Close
Faqja 81 prej 270 FillimFillim ... 3171798081828391131181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 801 deri 810 prej 2693
  1. #801
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2007
    Postime
    3
    Hmmm shume mire djema per mua eshte vetem Virtual Dj... dhe per ngjitjen e kengenve qe te dalin si mix per ti hedhur ne Cd eshte Acustica...eshte fiksim...

  2. #802
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2007
    Postime
    3
    pershendetje une kam punuar me kamera digitale...montazher dhe e kam masuar vet...eshte pa e veshtir...duhet te shkarkosh pinacle 9 dhe me nje fish e hedh kollaj nuk e di nqs a do mundesh qe ti hedhesh....eshte shume e thjesht..shpresoj qe tju hyje ne pune

  3. #803
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Kam edhe une nje pyetje per programet e perpunit te kengeve.
    Para nje kohe e kam pare te nje shoke nje program qe me te ishte e mundur te ndryshoje instrumentet ne ate kenge, d.m.th mund ta beje kitaren klarinet, piano e ku ta di une, mundeshe edhe ta shtoje ose fshije nje instrument nga ajo kenge, ishte e mundur edhe p.sh. t'ia ndryshosh zerin kengetarit apo ta fshije kengetarin e ta lije vetem muziken pa kenge (text) fare. Ishte nje program shume i mire por emri nuk me kujtohet.
    Nese e din dikush le te na tregoj, se une per vete jam i interesuar per te.

    FLM

  4. #804
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Ekran blu kur luaj kėngėt nė Windows Media Player

    Para 1 muaji, problemet me mediaplayerin qe ne dukje mund te duken edhe siperfaqesore, me sollen as me pak e as me shume se sa djegjen e hard diskut. Ne fillim ngecte ne mes te kenges dhe rifllonte, derisa nje dite u shfaq tmerri i perdoruesve, Ekrani Blu. Problemi eshte se edhe sot, pasi kam vene hard disk te ri, po fillon i njejti problem dhe mund ta merrni me mend shqetesimin tim. Me ngec kenga ne mes, dhe rifillon pas rreth 10 sekondash. Per me teper ekrani blu mu rishfaq serish dhe kompjuteri u ristartua por shyqyr Zotit nuk pati probleme. Dua te di se cfare mund ta shkaktoje kete, mos ndoshta mediaplayer me krijon kundershti me ndonje program tjeter qe kam ne lap top ?!! Problem virusesh nuk besoj te jete sepse pervecse bera skanimin, nuk me duket se ekzistojne viruse qe te shkojne deri aty sa te prishin hard-disk ! Shpresoj ne ndihmen tuaj ...!

  5. #805
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėr cilin Media player bėhet fjalė? Windows Media Player?
    A ndodh i njėjti problem me Real Player, Winamp? A ndodh problemi kur nuk dėgjon muzikė?

    Mund tė kesh probleme tė tjerė qė shkaktojnė ndėrprerjen e zėrit, por ndėrprerja e zėrit nuk e dėmton hard diskun. Biles mund tė jenė problemet e hard diskut qė shkaktojnė ndėrprerje tė kėngėve por dhe kjo nuk ndodh shpesh.

    Mesazhet nė ekran blu zakonisht shkaktohen nga problemet me pajisjet harduerike ose drejtuesit e tyre. Mbaje shėnim mesazhin qė tė del nė ekran dhe hidhe nė forum qė tė mėsojmė diēka mė shumė.

    Hidhi njė sy menaxherit tė pajisjeve (device manager) pėr tė parė nėse ke ndonjė problem me drejtuesit. Hape tek paneli i kontrollit > sistemi > tabela hardueret. Problemet dallohen me shėnja tė verdha e tė kuqe.

    Nėse pėrdor Windows XP Pro mund tė kontrollosh dhe paraqitėsin e ngjarjeve tek paneli i kontrollit > veglat e administratorit. Nė tė majtė zgjidh bllokun Application dhe shiko mos ke ndonjė mesazh gabimi me tė kuqe para se tė dilte ekrani blu. Kontrollo dhe bllokun System.

    Na jep disa tė dhėna pėr laptopin? Sa i shpejtė ėshtė procesori? Sa memorje ka? Sa hapėsirė bosh ka hard disku? A e ke defragmentuar hard diskun? Cilin version tė Windows pėrdor? Ēfarė programe mban hapur? Tė pyes pėr kėto sepse kompjuteri mund tė jesh duke e mbingarkuar me shumė programe qė nuk i pėrballon dot.
    Edi

  6. #806
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Lap topi eshte HP me procesor dual core me dy cope nga 1.83
    Hard disku eshte rreth 80 giga dhe jane te lira rreth 60 giga.
    Perdor goxha Msn , por njekohesisht perdor programe si Java sdk apo J creatorin per zbatim.
    Winampin se kam provuar ndonjehere ketu dhe real playeri per aq pak sa e kam perdorur ka qene ok.
    Para disa ditesh vura re qe ne fakt problemi me shfaqej ne momentin qe ngrija volumin ne maximum dhe prej atehere nuk e coj me aq lart, keshtu qe dhe problemi nuk eshte shfaqur.
    Gjithsesi, me shume se sa i shqetesuar, ne keto momente jam vertet kurioz rreth problemit sepse duhet te them qe dhe vete nuk jam keq nga ana e teknologjise se com e megjithate nuk arrij te kuptoj se c lidhje mund te kete volumi i larte me prishjen e hard diskut. Problemi nuk me ndodh asnjehere kur nuk degjoj muzike dhe drejtuesit qe i kam pare qe ne fillim te shfaqjes se problemit nuk ka asnje problem. Defragmentimin e kam bere disa here por me aq njohuri sa kam nuk eshte se ndikon ne menyre thelbesore rreth te tilla problemeve. Perdor windows XP servis pack 2 mos gaboj.

  7. #807
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660

    Media Player portativ nuk luan kėngėt

    Para ca ditesh bleva nje media player portabel te markes COBY. Sipas manualit suportonte formate te ndryshme audi,vidio dhe foto. Pas karikimit te baterive provova te shkarkoj disa kenge dhe video muzikore. Procesi i kopjimit kryhet me sukses, por kur une provoj ti luaj ne player nuk hapen. Bile nuk jane fare te dukshme atje. Playeri nuk i lexon dot. A mund te me dihmoni me ndonje ide se ku mun te jete problemi.....?
    Faleminderit

  8. #808
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Lexo manualin !
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #809
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nga tė dhėnat mė lart duket se kompjuteri ėshtė i pajisur pėr tė pėrballuar me lehtėsi luajtjen e kėngėve, si nga procesori, ashtu dhe hard disku.

    Ėshtė me tė vėrtetė interesante vėrejtja qė ke bėrė pėr volumin e lartė tė zėrit si shkaktar i problemit. Nėse ky ėshtė vėrtet shkaktari i dėmtimin tė hard diskut, problemi ėshtė mekanik, jo softuerik. Altoparlantėt e zėrit nė pėrbėrjen e tyre krijojnė fushė magnetike dhe valė zėri, dy dukuri qė mund tė ndikojnė hard diskun.

    Fusha magnetike luan njė rol kryesor edhe tek hard disqet. Altoparlantėt dhe hard disku duhet tė kenė izolim tė mirė qė fushat magnetike tė mos ndėrhyjnė tek njėra-tjetra, por nė laptop pjesėt janė shumė afėr dhe izolimi mund tė mos jetė i mjaftueshėm. Megjithatė, probleme tė tilla janė zgjidhur prej kohėsh nga industria e kompjuterit, dhe njė kompani si HP nuk do bėnte gabime tė tilla nė ndėrtimin e kompjuterit. Prandaj, shkaktari mė i mundshėm pėr dėmtimin e hard disku mund tė jenė valėt e zėrit.

    Valėt e zėrit tė altoparlantėve shkaktojnė dridhje tė cilat transferohen nė tė gjithė laptopin. Kur ti ngre volumin e zėrit, valėt janė mė tė mėdha dhe dridhjet mė tė forta. Nėse laptopi nuk ėshtė ndėrtuar mirė, forca e dridhjeve tė shkaktuara nga altoparlantėt mund tė jenė aq tė forta sa tė ndikojnė nė punėn e hard diskut. Kjo do shkaktonte kokėn e lezimit/shkrimit tė gėrvishte sipėrfaqen e disqeve (brėnda hard diskut) duke rezultuar nė dėmtim tė pariparueshėm. Por, edhe pa shkaktuar gėrvishtje, dridhjet e zėrit mund tė shkaktojnė luhatje "milimetrike" nė kokėn e leximit/shkrimit tė hard diskut dhe kėto janė tė mjaftueshme pėr tė ndaluar ose ngadalėsuar punėn e hard diskut. Rrethana tė tilla mund tė korruptojnė tė dhėnat nė memorje -- ekrani blu -- ose dėmtimin fizik tė hard diskut.

    Dridhjet e shkaktuara nga zėri i lartė mund tė jenė mė tė dėmshme nėse ti bllokon altoparlantėt (psh: kur mban laptopin nė prehėr) dhe nuk i lejon valėt tė dalin jashtė. Kjo do formonte njė presion mė tė lartė e do shkaktonte mė shumė dridhje brėnda laptopit.

    Njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė parė nėse ėshtė vėrtet zėri i lartė qė shkakton problemin ėshtė tė pėrdorėsh kufjet. Kur vė kufjet, altoparlantėt brėnda laptopit nuk prodhojnė mė valė zėri dhe nuk shkaktojnė dridhje. Nė kėtė rast nuk duhet tė kesh probleme me laptopin sado i lartė tė jetė zėri.

    Ndėrsa pėr tė parė sa dridhje shkakton zėri i lartė, vendos njė gotė tė mbushur me ujė ngjitur me laptopin dhe vėr re rrathėt e ujit kur ngre zėrin. Kėshtu do kesh njė ide sa dridhje mund tė arrijnė tek hard disku.

    Jam kurioz tė di mesazhet qė dalin nė ekranin blu kur ndodh ky problem.
    Edi

  10. #810
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Si i ke transferuar kėngėt dhe videot? Nėse i ke hedhur tek disku qė del tek dritarja Kompjuteri im, atėherė kėngėt mund tė mos jenė transferuar ne dosjen ose formatin e saktė. Zakonisht kėngėt transferohen nėpėrmjet Windows Media Player ose njė softueri tjetėr tė posaēem pėr pajisjen.

    Kontrollo qė tė kesh instaluar tė gjithė programet qė erdhėn me pajisjen dhe ndiq hapat e manualit pėr transferimin e kėngėve.
    Edi

Tema tė Ngjashme

  1. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  2. USA-Euroasia Grant Program
    Nga Larsus nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •