Close
Faqja 62 prej 270 FillimFillim ... 1252606162636472112162 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 2693
  1. #611
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar mė parė nga Studenti 2006
    Pershendetje djema! Kam nje problem dhe shpresoj te me jepni nje ndihme. Nuk e di, por kompjuteri sa here qe shikoj filmat Divx me ngec figura bashke me zerin, kjo gje me ndodh mbas disa minutash dhe Del+Alt+Ctrl nuk me funksionojne. Kompjuteri ka parametra jo te keq 996 Mhz, Ram 256, hapsire ka te mjaftueshme. Kam instaluar edhe codet e fundit per Divx dhe xvid dhe kjo gje vazhdon te jete. Nuk e di por lexova diku qe thonin se per nje problem te tille duhet te gjesh Biosin origjinal te kompjuterit. Nuk e di nese jam i sakte apo jo, prandaj kerkoj ndihme nga ju. Ju lutem me shkruani. Me respekte.
    Ngecja te ndodh per faj te procesorit te pafuqishem 996mhz.Kjo fuqi procesori nuk e perballon nje film 700 mb.Me sa duket ngarkesa qe ka kompjuteri ne servise antivirus dhe programe te tjera ne taskmanaxher ja ul shume resorset kompjuerit.Keshtu qe procesori nuk ka mundesi te ekzekutoje instruksione nga shume burime njekohsisht,serviset e gjalla ne taskmanaxher dhe videon.
    Te duhet te shikosh memorjen RAM qe mbushet shume shpejt dhe nuk ka me hapesire te lire.Edhe mungesa e hapesires RAM e lire shkakton ngecje.Te duhet nje program qe te cliroje automatikisht memorje te lire si psh RAM Page.A ka videokarte kompjuteri? Kjo te ndodh me nje skedar video apo me te gjitha?Provo nje disk dvd origjinal te blere.A ti jep keto probleme?Kur te ndezesh kompjuterin mos mbaj asgje hapur,asnje program asnje dritare interneti.Luaj vetem videon.Nqs video do luaje mire,normal,pa nderprerje, kjo tregon qe kompjuteri mund ta luaje videon ne kushte pa ngarkese.nqs video perseri do ngece atehere do kete problem qe lidhet me mungese videokarte(video luhet nga videochipi i madherbordit qe ka fuqi dhe cilesi inferiore.Te duhet videokarte.Te duhet kompjuter i fuqishem me fuqi procesori 2.4 ghz e lart.Ai kompjuter me 996 mhz mund ta mbaje vertet mire windowsin xp,por po ti shtosh gjera te tjera,programe video,te gjitha keto i krijojne ngarkese procesorit.Arrin nje moment qe ai mbytet nga ngarkesa,nje pjese instruksionesh nuk ekzekutohen,per pasoje ndonje program ose video ngec.Provo ti luash videot me programin Divx Bundle 6.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #612
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Ndihmė pėr hapjen e filmave nė kompjuter

    Kam nje problem te tille qe nuk po i gjej dot zgjidhje pasi nuk jam ekspert ne fushen e programeve.

    Ne momentin qe insertoj DVD (jo origjinale pasi origjinalet i njef automatikisht) me nxjerr disk error me programin e dvd dhe windows media player can not play this type of file because the disk might be corrupted. edhe kete ma ben me disa filma qe kam blere ketu ne lindjen e mesme pasi dvd qe kam blere ne tirane hapen pa probleme.

    Nuk e di a jam i qarte me problemin tim por do ta vleresoja shume nje ndihme nga ana e juaj.

    ju faleminderit OLI-Inter
    vari leshte

  3. #613
    i/e regjistruar Maska e Studenti 2006
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    51

    Filmat Dvix me bllokojne kompjuterin

    A ka mundesi mos e fshije njeri kete teme. Une nuk e kuptoj pse fshihen pa asnje lloj arsye kur ne presim qe dikush te na japi zgjidhje. Shpresoj te me kuptoni.

    Filmat Divx me bllokojne kompjuterin, luajne 5-10 Minuta dhe pastaj me bllokohet edhe figura bashke me zerin. Parametrat e kompjuterit nuk jane shume te keqija, processor eshte 996 Mhz dhe Ram 256. Kam instaluar Codet e fundit per Divx dhe Xvid, dhe vazhdon te ma japi si problem. Ju lutem me shkruani nese keni ndonje informacion ne lidhje me kete gje. Me respekte Studenti 2006.
    JETA ESHTE NJE LIBER.
    KAPAKET E TE CILIT JANE LINDJA DHE VDEKJA
    NDERSA FLETET DITET
    JETOJENI SA ME SHUME

  4. #614
    i/e regjistruar Maska e Studenti 2006
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    51
    Faleminderit Djema per pergjigjet. Kompjuterin e formatova vetem per kete gje dhe nuk i kam instaluar fare programe qe ta ngarkoj me shume sec duhet. Kam instaluar Window Xp Service Pack 1, dyshoj se ndoshta service pack 1 nuk mund te gjeje Biosin origjinal te motherbordit dhe kjo e ben kete pune mendoj une nuk mund te flas me bindje te plote, jam koshjent per parametrat e kompjuterit qe nuk jane nga me te fundit por mund te them qe ne disa filma nuk ma jepte kete pune megjithese cilesia e filmit ishte e mire. Nese mund te me ndihmoni qe me ane te ndonje programi te percaktoj Biosin orgjinal dhe ndonje program qe ta minimizoje memorjen dhe te bej nje prove. Si thoni djema? Ju falenderoj edhe nje here per kohen qe me kushtoni. Me respekte Studenti 2006
    JETA ESHTE NJE LIBER.
    KAPAKET E TE CILIT JANE LINDJA DHE VDEKJA
    NDERSA FLETET DITET
    JETOJENI SA ME SHUME

  5. #615
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Me dergo nje e-mail edhe te dergoj une nje program ti hapesh keto DVD>
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria

  6. #616
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    e PARA eshte Ctrl+Alt+Del
    e DYTA mund te persoresh Alt+Tab edhe zgjidh nje program tjeter e mund ta heqesh filmin nga background.
    e TRETA mund te shtypesh ESC edhe te heq ng full view of the film
    e KATERTA perse e formatove komputerin. Kishte menyre tjeter.

    Mendoj te ndihmoje edhe pse e ke formatuar Komputerin.

    Just my 2c worth
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria

  7. #617
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nqs kompjuterit nuk i ke bere ndonje azhurnim biosi,atehere mund te kete nevoje.Kompjuterat me 995 mhz fuqi procesori jane shitur rreth vitit 2000.Eshte kohe e gjate dhe me siguri do gjesh version me te ri biosi.Emrin,modelin dhe versionin e biosit e gjen duke rindezur kompjutern.Ne momentin e ndezjes mbaj shtypur butonin F1,ose F2,ose Del.Do hapet ekrani ne bios.Shiko lart per emrin,psh AMI(Amerikan megatrend..) model,version,data kur eshte krijuar.Keto i mban shenim dhe shkon te faqja ne internet e kompanise per te gjetur modelin e biosit qe ke.Aty per modelin shiko cfare versioni eshte.Nqs versioni ne internet eshte me i madh se ai qe ke atehere shkarkohet skedari i biosit.(krahasohen numrat e versionit qe ke me ate te faqja e prodhusit te biosit).Te duhet modeli i madherbordit me te dhenat per chipsets dhe drajverat me versionet perkatese.
    Keto mund ti gjesh me programin Sandra Home Pro.http://www.badongo.com/file/1171127 Shkon te faqja e kompanise qe ka prodhuar madherbordin dhe shiko se mos ka ndonje skedar azhurnimi per chipsets te madherbordit.Pasi ke bere keto e provon dhe njehere videon.
    Perpara se te luash videon mbaj hapur dritaren e taskmanaxherit.Shtyp njekohsisht ne tastjere ALT+CTRL+DEL dhe ne taskmanaxher klik ne "performance" Hapet dhe luhet video.Shiko diagramen e perqindjeve te ngarkeses se procesorit.Cfare ndodh kur ngec video?A eshte perqindja e procesorit 100%.Nqs video ngec kur procesori ka shkuar 100% atehere fajin e ka procesori.Nuk e perballon.Nqs video ngec dhe miu nuk punon,tastjera nuk punon,ekrani ka ngrire,atehere eshte problem me memorjen ram qe eshte mbushur,nuk ka hapesire te lire per te marre dhe mbajtur fragmentet ne vazhdim te videos.Per pasoje video ngec.Perdor programin Ram page.Konfiguroje me minimum memorje 25 dhe maximum 175.Sa here qe memorja e lire te bjere ne nivelin kritik 25 mb atehere programi Ram page do nderhyje automatikisht dhe do tentoje te cliroje memorje te lire deri 175 mb.Kjo krijon mundesi qe video te luhet.
    http://www.jfitz.com/software/RAMpage/ Link shkarkimi http://www.jfitz.com/software/RAMpage/rampg16.zip
    Provo ta luash videon me videolan. http://www.videolan.org/mirror.php?m....8.5-win32.exe Ky eshte program shume i mire.Suporton gjith llojet me te njohura te videove dhe punon mire.Nqs video perseri te ngec edhe me videolanin atehere ka
    mundesi qe videoja eshte me difekt.Burimi nga eshte marre video,si eshte encoduar,nuk eshte bere mire.Ai qe ka krijuar videon ne procesin e krijimit,regjistrimit,djegjes,mund te kete pasur probleme ne kompjuter me drajverin video ose kodeksa te panevojshem ne komjuter qe kane shkaktuar demtim te videos ne regjistrim,ngecje te perkohshme,vazhdim,prishje te cilesise se figures,renie te memorjes, etj.Duhet te kesh ne kompjuter kodeksin FFDshow.
    http://www.free-codecs.com/download/FFDShow.htm
    Kur video te luhet,mire eshte te mos mbahet e hapur ne komplet ekranin,por ne permasa te kufizuara.Klikohet te dritarja e programit player ne cep lart djathtas te butoni i mesit katror(midis butonit X dhe butonit-)
    Sigurohu qe drajverat audio video i ke versionet me te reja.Gjithashtu edhe programi qe luan videot duhet jete versioni me i ri.Mire eshte te mos perdoret windows media player.Me mire perdor vlan 085 ose divx bundle pro.http://www.divx.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 11-08-2006 mė 18:27
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #618
    ° dIsOrDeR ° Maska e Orso
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    313

    Video editor

    Kush nga ju me sugjeron nai video editor,ose me sakte une doja dicka si cool edit(adobe audition)tani po per video.Kam pare Adobe premiere por eshte pak i rende dhe shume i sofistikuar.Doja dicka per prere pjeset me te bukura te nai filmi etj etj.

  9. #619
    i/e regjistruar Maska e Studenti 2006
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    51
    Te faleminderit Edmondi dhe Benseven11 per pergjigjet tuaja, po bej keto qe me thate dhe do tju kthej pergjigje si shkoi puna. Edhe nje here ju falenderoj per kohen qe me kushtuat. Me respekt Studenti 2006
    JETA ESHTE NJE LIBER.
    KAPAKET E TE CILIT JANE LINDJA DHE VDEKJA
    NDERSA FLETET DITET
    JETOJENI SA ME SHUME

  10. #620
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Magix Movie Edit http://www.magix.net
    http://site.magix.net/english-us/home/video/
    Kodi:
    http://rapidshare.de/files/22804534/MEP.e-ver.rar
    --
    Edit studio
    http://www.puremotion.com/
    Kodi:
    http://www.megaupload.com/?d=QCNV425Q
    Password: AppzGalaxy.info
    --
    Full Motion Video
    http://www.f-m-v.com/download.html
    http://www.f-m-v.com/download/fmv50.exe
    Kodi:
    http://0day.andr.net/appzworld/0501/motion.zip
    password www.appzworld.com
    --
    Honestech Easy Video Editor 2 http://www.honestech.com/main/menu1_6a.asp
    Per prerje/kopjo,paste,bashko copash filmi,per te ndare nje film ne copa.
    http://www.honestech-us.com/products...20shareeng.exe
    Kodi:
    http://rapidshare.de/files/14245572/20927.rar
    --
    Honestech video editor 7 http://www.honestech.com/main/menu1_6b.asp
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema tė Ngjashme

  1. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19
  2. USA-Euroasia Grant Program
    Nga Larsus nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 13:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •