Nje program i mire per kete qe kerkon te besh eshte Sound Forge.
http://mediasoftware.sonypictures.co...orgefamily.asp
Per heqjen e zhurmes ka nje plug-in me vete "Noise Reduction"
http://mediasoftware.sonypictures.co...uct.asp?PID=14
Edhe pa plug-in, sound forge ka disa menyra per eliminimin e zhurmes por nuk
jane aq te avancuara. Per heqjen e zhurmes mendoj se duhet te ritesh zerin ne
maksimum (normalize) dhe pastaj te eliminosh te gjithe zerin poshte nje niveli
te caktuar, pra te eliminosh zhurmen. Zakonisht duke punuar me keto programe,
zgjedh nje pjese te regjistrimit qe eshte vetem me zhurme (5-10sek) dhe i thua
programit qe ta analizoje ate pjese si zhurme. Pas analizimit programi eshte ne
gjendje te dalloje zhurmen nga zeri dhe e zvogelon ate ndjeshem. Duke eliminuar
zhurmen, mund te demtosh edhe zerin, prandaj duhen bere shume eksperimente per
te gjetur nje harmoni midis nivelit te zhurmes dhe folesit.
Nuk eshte e lehte te heqesh zhurmen, prandaj duhet te tregosh kujdes te madh per
ta shmangur ate qe kur e regjistron zerin. Nqs mikrofoni po regjistron edhe zera
te larget, mundohu te zvogelosh ndjeshmerine ose nivelin e regjistrimit/volumit
qe te kapesh vetem zerin e folesit. Zeri i folesit nuk do regjistrohet me volum
te plote por kete mund ta regullosh me programet e perpunimit shume lehte. Me
sound forge me lart shkon tek menuja ( tools > normalize ).
Nqs mikrofoni eshte mbi tavoline, mundohu te vesh ndonje cope robe nente qe te
mos percillen dridhjet, kercitjet, trokitjet qe ndonjeri ben ne tavoline duke
luajtur me stilolapsin apo duke levizur gotat e ujit.
Nqs ke mundesi mikronofin mund ta izolosh edhe me nje cope sfungjer (si ato te
kufjeve) qe te zvogelosh ndjeshmerine per zerat e larget.
Per programin me lart, kam bere nje guide te shkurter ne Shqip qe me eshte
dashur per faqen e muzikes. Nqs ke deshire mund te ta dergoj me email ose mund
ta hedh edhe ketu ne forum. Problemi eshte se programi eshte i shtrenjte dhe nuk
e di a do mund ta perdoresh. Tek kjo faqe mund te shkarkosh nje version falas
per 30-dite
http://mediasoftware.sonypictures.co...p2.asp?DID=461
Nqs ke mundesi, provo te hedhesh nje pjese te zerit te regjistruar ketu ne forum
qe te luajme me ate dhe te tregojme rezultatet. Nqs te ben pune, te tregojme
menyren qe ta perdoresh per te gjithe regjistrimin. Nje tjeter program i
ngjashem me sound forge eshte Cool Edit. Ky mund te jete me i perdorur se sound
forge dhe mund te gjesh edhe guida ne internet. Besoj se mund ta shkarkosh tek
download.com
Krijoni Kontakt