Interesant eshte fakti qe ne Dhaten e Vjeter midis te dyja ardhjeve te Krishtit nuk ekziston nje ndarje kohore. PROFECITE per te duket se nuk perfshijne ndarjen midis te dyja ardhjeve te Tij.
Ne asnje vend ne Dh.V nuk thuhet qe Mesia i pritur do vije dy here. Kjo ishte nje konfuzion per judejte. Ata e prisnin Mesine si Mbretin e Madh kombetar qe do clironte Izraelin dhe do ta bente kreun e njerezimit.
Por, premtimi per Mesian u dha qe ne kopshtin e Edenit, disa mijevjecare para krijimit te kombit izraelit, dhe ky premtim perfshiu gjithe njerezimin, para se te lindnin kombet dhe racat.
Pervec premtimit te qarte: "Fara jote(e gruas) do i shtype koken fares se gjarprit!", kemi dhe shenja te tjera si: dhenia e rrobave prej lekure (pra te marra nga kafshet e flijuara per kete qellim),
ekzistenca e Pemes se Jetes(prototipit te Kryqit) etj...
Duke vazhduar me tej me shenja e profeci nga me dometheneset.
Kur Jezusi erdhi ne bote, populli i Tij e mohoi duke e shpallur mashtrues e magjistar, per vete faktin se Ai thoshte se ishte Mesia e nuk pranonte te behej Mbreti i tyre.
Interesante eshte eshte pyetja: C'do kishte ndodhur nqs Jezusi do pranonte te kurorezohej mbret i Izraelit?
Une mendoj se ne kete rast do vendosej Mbreteria e Krishtit ne toke, por ne kete mbreteri nuk do hynte askush!!!
Kjo Mbreteri do ishte Mbreteria e Denimit per boten.
Krishti si person i drejte nuk do e toleronte mekatin tek askush, madje as tek Izraeli, dhe te gjithe do shpalleshin fajtore para Gjyqit te Tij te drejte.
Djalli i ofroi Atij alternativen: Adhurome e do te te bej Zot te kesaj bote, sepse kjo bote eshte e imja dhe une ja dhuroj kujt te dua!
Krishti nuk e mohoi kete fakt: Bota eshte e Djallit! Per te qene mbret i saj duhet behesh sherbetor i Djallit.
Por nga ana tjeter Ai ishte Perendia dhe si i tille kishte pushtet ta nullifikonte pushtetin e Djallit, kjo do sillte shkaterrimin e njerezimit, sepse te gjithe ishin prone e Djallit.
Dhe kjo alternative ishte e papranueshme per Dashurine e Tij, sepse Ai pa brenda njeriut mundesite e shumta per shpetim, mundesi te cilat ishin shuar me kohe brenda Djallit.
Pra Ai duhet t'ja rrembente Djallit ate pasuri qe Djalli e kishte vjedhur me mashtrim. Dhe kjo pasuri ishte Njerezimi!
Ky rrembim nuk mund te behej me force, por me anen e Kryqit.
Ne Kryq, Ai do i therriste njerezit ne pendim, ne rilindje. Ai do zinte vendin e gjarprit te bronzte qe Moisiu ngriti dikur ne shkretetire me urdhrin e Zotit, per te shpetuar popullin e tij nga kafshimet e gjarperinjve.
Ai do zinte vendin e Qengjit qe u flijua qe bijte e izraelit te sperkasnin dyert e shtepive me gjakun e tij qe mos prekeshin nga vdekja. Tani me Gjakun e Tij, bijte e Izraelit te Ri do sperkasnin dyert e zemrave qe vdekja e perjetshme te mos kishte pushtet mbi ta!
Kjo ishte dhe deshmia qe Ai dha tek Ponc Pilati:
"Une jam mbret, por jo i kesaj bote.Pikerisht per kete kam ardhur ne bote, qe te deshmoj te verteten!"
Do duhej nje fare kohe qe prej mbreterise se Djallit te rrembeheshin ata qe do beheshin pjese e Mbreterise se Tij. Dhe kjo kohe do ishte KOHA E KISHES!
Kjo kohe i ngjan kohes kur Noe po ndertonte Anijen e tij per te shpetuar nga permbytja e sigurt. Kjo permbytje do vinte ne momentin kur Anija te kishte perfunduar dhe te gjithe njerezit te kishin degjuar mesazhin e ndeshkimit dhe te shpetimit:
Ky mesazh ishte i dyfishte: Lajm i keq dhe i Mire njekohesisht
Lajm i keq se bota do permbytej dhe i MIre se Zoti i kishte dhene botes nje mundesi shpetimi: Anijen e Noes! Kush besonte e futej ne Anije, do shpetohej. Por kur Anija te ishte gati, dyert e saj do mbylleshin njehere e pergjithmone per kete bote mekati per t'u hapur serisht ne Boten e Re qe do krijohej pas shkaterrimit te se vjetres!
Nepermjet ketij Shembulli shfaqet qarte Misteri I Kishes!
Permbytja eshte Gjyqi i Fundit dhe Bota e Re eshte Mbreteria e Perendise qe do vendoset me pas...
Krijoni Kontakt