Patjeter eshte nje ajo, eshte edhe nje ai, pastaj cuditerisht jane edhe ata, fillimisht te paperfillshem, e me vone te medhenj, te rende si qepallat e pagjuma, te mbushur deri ne ngjeshje si nje sherbyese e kolme qe vjen ere yndyre, e qe nuk reshtet se shari neper dhembe.
Kjo eshte e tere bota, per dike qe nuk ka qene kurre ne Alaske, apo le te themi qe kurre nuk ka mundur te shkoje pertej rruges ne buze te se ciles gjendet shtepia e tij.
Ky mund te jete nje i paralizuar, apo nje trekembesh te cilen nena e mban larg gazetareve te etur per skupin e dites , kureshtareve, dhe komshinjeve gojemedhenje.
Nje burre rreth te 40-ve mbi 180 kile,i ngarkuar me dy baule te renda sa gjysma e peshes se tij ecte me hapa te vegjel ne nje nga rruget kryesore, ne nje dite te nxehte korriku.E kishte zene nje diarre e terbuar dhe perreth tij nuk kishte asnje banjo publike, nderkohe qe shtepine e kishte ne anen tjeter te qytetit. Koka e rruar taze, kishte zene nje kore zgrebulle, e cila ishte e gjakosur nga te kerruarat , e tani qe ishte i mbuluar nga djerset ajo i digjte dhe i kerruhej njekohesisht. Ai beri nje perpjekje per te nxituar, pasi e prera e barkut qe i shkaktonte diarreja tani ishte edhe me e forte, por nuk mundi. Nuk ishte pesha e bauleve te renda ajo qe e pengonte. Rrezet e kofsheve ishin ngrene ferkimeve, tani ato i digjinin jashtezakonisht, e per kete arsye nuk mund te ecte me shpejte. Sikur te mos kishin mjaftuar te gjitha keto, tani po e besdisnin edhe gurickat te cilat i ishin futur midis gishtave te kembes, dhe tek shtrengoheshin pas rripave te sandaleve, kishin filluar tia benin kemben gjak. Ecte cale, me dhimbjen e barkut te fryre, qe mezi priste te shkarkohej, nen peshen e dy valixheve gjigante, me deshiren te kerruante koken gjysem e gjakosur, e ti hidhte nje kove uje te ftohte kofsheve te rrjepura , qe tani i digjnin si ferr, me deshiren te hiqte nga sandalja gurickat qe po turturonin me keq se te 180 kilet e tija. Tek mendonte te gjitha keto te keqija qe e kishin zene, ngushelloi veten me mendimin se mund te kishte qene edhe me keq, mund te kishte qene femer dhe mund te ishte me perioda. A thua fati ta kishte degjuar ne keto caste dhe menjehere i dergoi nje grerez qe e bickoi ne faqe. Auuuuu uleriti, pamundur ta fshihte dhimbjen, dhe bashke me dhimbjen nje sprruco pizge i shpetoi neper shale e iu bashkua kofsheve te rrjepura.
Pastaj sikur te mos kishin mjaftuar ai, ajo dhe cuditerisht ata, eshte burri qeros 180 kile, me te cilin ti sapo u shkembeve, por qe nuk mund ta shikoje, sepse vemendja, e mban larg nga natyra jote kureshtare, karakteri llapaqen, dhe mbase per te te bere te ndihesh fatkeq, ne pamundesi per te njohur fatin e te tjereve.
Patjeter eshte nje ajo, eshte edhe nje ai, pastaj cuditerisht jane edhe ata, ata plus nje, nje te cilin nuk mund ta shikosh.
Krijoni Kontakt