Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Albos edhe Redit

    Shkruani te dy shume gjate, por keni tendence ti perzieni gjerat. Pasi keni shkruajtur nje fakt, hop, kaloni ne ideologji. Flisni per qeverite e djathta e te majta te Europes e te Botes, sikur te ishin fotokopje te spektrit politik Shqiptar, duke harruar traditat e shquara te kraheve politike te vendeve Perendimore.

    Dikskutoni te dy per ceshtjen e emigracionit ne Itali, duke u nisur nga pozita teorike dhe nuk e merrni mundimin te kuptoni se cfare na shqeteson ne te tjereve qe shkruajme ketu.

    E perseris edhe njehere. Si Shqiptare, nuk na intereson shume se cfare politikash ndjek nje qeveri apo nje tjeter e shtetit fqinj. Historia tregon se politika e jashtme e Italise ndaj nesh ( e cila eshte ne njefare mase e vetmja qe mund te na interesoje ), ashtu si ndaj Ballkanit ne pergjithesi mbetet ne vija te pergjithshme e pandryshuar.

    Ato perqindjet e uljes se kriminalitetit, kemi vite ketu ne Itali dhe kesisoji degjohen here pas here. Besoj do jesh dakord me mua kur shkruaj se mediat vendase e trajtojne shume me gjere problemin sesa NY Times-i.

    Por te gjitha keto jane probleme anesore.

    Thelbi i ceshtjes eshte ligji i ri i emigracionit i pregatitur ne emer te qeverise Berlusconi nga Bossi, lideri i Lega Nord, ksenofob i deklaruar dhe Fini, lideri i AN ish Movimento Sociale Italiano, parti qe tragetoi per ne kohen tone, gjate gjysmeshekullit te kaluar, trashegimine ideologjike fashiste.

    Ligji i ri mund te kritikohet nga cdo pikepamje. Brenda vete koalicionit qeverises po bien sallate sepse nje pjese e mire nuk e pranon dhe ka rrezik te mos miratohet ne parlament. Faktikisht eshte bllokuar per momentin dhe do shqyrtohet pas zgjedhjeve administrative qe zhvillohen sot dhe neser.

    Gjithesesi, une ju ftoj edhe njehere te mos flisni pa i studjuar pak gjerat edhe ne detaj. Te gjithe dijne te shkruajne si Redi apo Albo, dhe nuk besoj se ka njeri kundra teorive te ndryshme parimore qe paraqesin ata, per ceshtje qe shkojne nga lufta kunder emigracionit tek zbardhja e imazhit te Shqiptareve.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    BenAlbani, ti si emigrant ne Itali nuk ke te drejten e votes, pra nuk ke te drejten te besh as gek as mek per cfaredo ligji qe nxjerr qeveria italiane. Une i kuptoj interesat e emigranteve shqiptare nen Itali, por ti a i kupton interesat e shtetasve italiane ne Itali? Koalicioni i djathte ne Itali u zgjodh me shumice votash historike per nje sistem politik te paqendrueshem si ai i Italise, pasi te djathtet fituan shumicen dhe kontrollin e plote ne te dy dhomat. Bosi ne politika ka vite, dhe ata qe i dhane voten, e dine shume mire se cfare perfaqeson dhe cfare idesh ndan. Pra mbase une e ti nuk duam te shohim ligje te tilla, por vete shtetasit italiane duan ti shohin keto ligje ne vendin e tyre. Italia nuk eshte shteti yne, Shqiperia eshte !

    Problemi eshte me i gjere se sa e koncepton ti, dhe Redi ka sjelle edhe nje artikull mbi inisiativen e Britanise dhe Spanjes per "ligje me te forta per emigracionin e pakontrolluar ne Europe", pra nuk eshte vetem Italia, apo "cmenduaria" e Bosit apo Berlusconit per te ndermarre nje politike te tille agresive.

    Deri ne kete pike, une nuk shoh asnje shkelje te drejtash te njeriut nga ligji i emigracionit ne Europe, dhe cdo shtet demokratik ka te drejte te hapi apo mbylli dyert e veta sipas interesave te veta. Eshte shume e veshtire per emigrantin te mbroje te drejtat e veta ne toke te huaj pasi jemi bujtes aty ku jemi.

    Une si Albo di te them faleminderit qeverise Italiane qe po i ndeshkon kriminelet shqiptare kudo qe ata jane, dhe cfare pislleku qe ata bejne. Jane keta mora qe na njollosin dinjitetin si popull e si komb. Kontributi qe shqiptaret japin ne vendet ku punojne e jetojne nuk eshte vetem krimi dhe prostitucioni, por edhe arritje ne arsim, shkence e art. Sic e thashe edhe me lart, kur elementet kriminele te dergjen burgjeve, emigrantet e ndershem e hallexhinj do te gjejne jo vetem ndihmen e qeverise italiane, por edhe simpatine e popullit italin per ate shqiptar.

    Ajo qe me cudit mua BenAlban nga shkrimet e tua eshte refuzimi i pranimit te fakteve qe nuk ti servir NYT, por ti servirin mediat italiane dhe ato shqiptare. I gjen ne forum tek problematika shqiptare. Mediat nuk genjejne kur raportojne mbi kapje kriminelesh, tutoresh apo sasi droge pasi ato jane shifra dhe jo analiza.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nje pyetje kam:

    Ne cilin vend te europes mund te shkojne shqiptaret me lehte per studime universitare?

    (Le te provoje kush te vije ne gjermani)

    Sa per gjendjen ne Itali.

    Une nuk e di sesi e mendoni ju por une mendoj se eshte nga shtetet e pakta qe ka legalizuar me mijera vete mbasi ishin ilegal, provojeni kete ne Gjermani. ( as qe i shkon ndermend kujt )

    Ndersa sa per kriminelat shqiptare, une do te propozoja qe te gjithe shqiptaret qe bejne krime ne itali te nisen fishek mbas marrjes se vendimit ne burgun e burrelit dhe aty ta vuajne denimin e plote plus te mos kene te drejte per te gjithe jeten te shkelin ne Itali.

    Por ju kujtoj se tema eshte krejt tjeter.


    Italia si nje nga 7 vendet me te industrializuara te botes duhet te kete ndikim me te madhe ne ballkan.

    Fatkeqesisht nuk po e luan kete rol, por perkundrazi ka rene ne nivelin e greqise qe eshte nje hic perpara saj.

    Perse ndodh keshtu ?

    (kjo do te ishte interesante per tu diskutuar)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anton : 29-05-2002 mė 08:33
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vendi ne te cilin kisha menduar se do te kryeja studimet kur para disa vitesh isha ne vitin e katert te shkolles se mesme qe Italia.

    E lehte apo jo?
    Me traget mund te shkoje e te ktheheshe sa here te kishe pushim, prinderit do ta kishin me te lehte te te vizitonin, e po te zgjidhje nje shkolle te mire, nuk do te ishte keq te mbaje ne xhep nje diplome italiane.

    Tani them, Zot falemnderit qe nuk me bere te jem aty. Me tere tmerret qe bejne aty shqiptaret pershtypja jo qe eshte e keqe, por katastrofale.

    E c'do te hynin ne pune notat e mira, nje albanese dhe asgje tjeter nuk do te isha ne syrin e atyre qe do te me takonin per te paren here.
    Ndryshe ndoshta per njerezit me te cilet do te isha vene ne kontakt me te gjate. Sidoqofte kohe e shkuar, por nje gje dua ta shtoj, me vjen keq per vajzat shqiptare qe studiojne ne Itali.


    Me kujtohet nje lajm ne nje prej televizioneve italiane. Behej fjale per nje rapina a mano armata.
    Spikerja tha: ........i partecipanti eranno albanesi, non si esclude, anche italiani.

    Pra ka arritur puna qe jemi ne qe i organizojme dhe italianet vetem na shoqerojne.
    E pse atehere italianet mos te kene frike prej nesh.

    Gjendja eshte shume e keqe dhe ka per t'u perkeqesuar edhe me tej nese nuk merren masa.




    Per poziten e Italise ne Ballkan.

    Po e kufizoj veshtrimin tek Shqiperia.

    Per mendimin tim Italia e ka pasur, ka dhe do te kete interes per Shqiperine, pavaresisht se ne pamje te pare mund te jepet pershtypja ndryshe. E gjitha varet nga ata qe jane pushtet ne Shqiperi dhe nga ato qe vendosen ne politiken nderkombetare se cili shtet do te lejohet te kete ndikim mbi cilin shtet tjeter.

    Ne vitin 1997 ne Vlore per t'u takuar me banditet shkoi Romano Prodi megjithese punet ata po i benin me greket.
    Me pas shteti shqiptar u drejtua krejt nga Greqia.

    Ne vitin 1997, andej nga fundi i vitit (nuk e mbaj mend saktesisht) Nano ka bere nje propozim (jo te thene me ze shume te larte, por ata qe kane qene ne Shqiperi mbase kujtohen per te) qe te linte pershtypjen e deshires oer t'u kthyer ne protektorat te Italise.
    Tradheti kombetare. Per te eshte bere nje diskutim i zjarrte tek Radio Kontakt, diskutim qe e kam vetem te turbullt ne kujtese.


    Por mos harroni ndikimin qe mori Italia ne vitet 1991-1997.
    Mos harroni polemiken dhe gati-konfliktin qe u krijua per arsye te misionit Pelikan dhe pranise se ushtareve Italiane ne territorin shqiptar. Largimi i tyre u shqoerua me nota ftohje ne marredheniet Shqiperi-Itali. Nderkohe qe qendrimi do te kishte qene po aq tradheti ndaj Shqiperise per qeverine demokratike, sac eshte tradheti tani qendrimi i trupave greke ne Shqiperi.

    Mos harroni se dy here ne histori eshte sjelle si pushtues ne Shqiperi.


    Persa i perket rendesise se firmave italiane ne Shqiperi. Ajo ka rene per arsye se doren mbi jeten tone e kane greket, prandaj dhe e pare ne menyre relative ndikimi ka rene, po ne menyre absolute firmat italiane jane te shumta dhe kane nje game te gjere veprimi.


    Persa i perket rendesise politike.
    Eshte e madhe, eshte shume e madhe madje.

    Kam lexuar nje artikull tek gazeta New York Times para zgjedhjeve te vjetshme ne Itali. Ishte nje interviste me Silvio Berlusconi-n ku behej fjale per poltiken qe do te ndiqte ai dhe per rolin qe kishte dhe qe do te merrte Italia ne poltikat strategjike ne Evropen Juglindore.

    Me vjen keq qe ate artikull, megjithese mbaj mend qe e kam printuar, nuk e kam gjetur ne menyre qe ta sillja ketu.

    Megjithate ne te me ka bere pershtypje dicka qe ka thene Berlusconi, se ai personalisht ne politiken e jashtme ndiqte nje linje veprimi qe ishte ne perputhje te plote me ate amerikane, dhe se ai i miratonte qendrimet e departamentit amerikan te shtetit qe para se ato te ishin miratuar e paraqitur ne konferenca shtypi.
    Prej ketyre fjaleve mund te arrihej ne perfundimin se ai eshte filo-amerikan, por Berlusconi duket se kish kuptuar se kjo ishte menyra me e mire qe Italise t'i rritej vlera ne Evropen Juglindore.
    Duke lene menjane rendesine e forcen ekonomike te Italise, qe qendron akoma ne vendin e 7 ne bote, do te thoja se tashme ajo ka marre dore veprimi nga Amerika per te vepruar ne Ballkan.

    Sesi zhvillohen perpjekjet diplomatike, nuk mund te jete ne gjendje ta thote askush nga ne qe po diskutojme. ato jane te fshehta e neve na mbetet vecse t'i diskutojme ato Ex Post.

    Por Italia e mban syrin hapur mbi Shqiperine dhe mos bejme humor e te themi se ne nuk i interesojme. Do te ishte njesoj sikur te thonim se Amerikes nuk i inetreson se c'behet ne Kube meqe Kuba ka pasur partner tjeter per dekada me radhe, apo Gjermanise nuk i intereson Polonia, apo Austrise nuk i intereson Hungaria, Sllovenia e Kroacia, apo Rusise Ukraina e keshtu me radhe.


    Pershendetje!
    Dita
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 29-05-2002 mė 15:17

  5. #25
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Albos.

    Pikesepari, nuk kam shkruar askerkund se nuk besoj ate qe shkruajne mediat. As kam pergenjeshtruar ndonjehere faktin qe eshte fatkeqesisht i larte numri i Shqiptareve qe merren me veprimtari te paligjshme. Jam gjithashtu 100% dakord me idene qe shpreh ti ne lidhje me parimin e sovranitetit. Cdo popull ka te drejte, permes klases politike qe e drejton te beje ligjet qe deshiron.

    Pra sic e shikon deri ketu nuk ka vend per debat.

    Une mendoj, ashtu si edhe ti, se goditja e krimit te organizuar Shqiptar do te sherbeje per te c'njollosur deri diku popullin tone. Por "njolla" nuk vjen vetem nga krimi. Vjen edhe nga injoranca e Shqiptareve. Vjen edhe nga ngushtica e tyre ekonomike. Vjen edhe nga tabani tejet i ndryshem kulturor i shumeve prej nesh. Pastaj qe ka ksenofobe ketu dhe kete eshte e kote qe ta mohosh. Cdo shoqeri njerezore ka te tille. Lavdi Zotit, ne Itali nuk jane shumica e as nje numer i konsiderueshem, por egzistojne. Mentaliteti do kohe qe te krijohet dhe kohe qe te shkaterrohet gjithashtu.

    Kalojme tek ligji per emigracionin. E ke lexuar ndonjehere tekstin e projek-ligjit? Une po, disa here. Kur ta kesh lexuar edhe ti, eja te bisedojme bashke, pike per pike, me statistika ne duar.

    Mua me duket se ti ke kapur vetem idene kryesore te ligjit, ose me mire ate qe qeveria ka percjelle si ide kryesore te tij. Pra luften e ashper kundra emigracionit klandestin.

    Ne parim jam 100% dakord. Sikur ligji i ri ti jepte zgjidhje, apo te shenonte fillimin e zgjidhjes se ketij problemi, do ta mbeshtesja edhe une. Por ne realitet nuk eshte keshtu. Ka vend plot per diskutime e permiresime.

    Ceshtja e shkeljes kushtetuese eshte problem real. Por nese ti nuk e njeh ligjin, dhe ke thjesht nje njohuri te percipte e parimore eshte e pamundur te diskutojme per kete.

    Pershendetje
    BA

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Qe te jemi me te sakte dhe me konciz.Ligji i ri ne menyren sesi eshte formuluar shkel dhe ato pak te drejta te emigrantit ashperson marredheniet emigrant-punedhenes ben te pamundur integrimin e te huajve legal ne shoqerine italiane pasoje kjo edhe e propagandes te mediave ndaj shqiptareve pa arritur te luftoje kriminalitetin me shume se ligji i te majteve.Me ane te ligjit Turco-napolitano parashikohej debimi i te huajit te dyshuar (pra jo te denuar) edhe ne rast se ishte i pajisur me leje qendrimi debimi i klandestineve pa pasur nevojen e preavviso-s prej 15 ditesh.Tjeter pune sesa e majta arriti ta zbatonte si ligj m.gj.se menjehere pas hyrjes ne fuqi te ligjit shifrat e publikuara per riatdhesimin e klandestineve e te dyshuarve ishin te njejta me ato qe po nxjerr tani min. i puneve te brendshme Scajola.Pra ligji i meparshem bente seleksionimin e duhur te te huajve pa djegur te njomin me te thatin sic ben ligji i tanishem.E dyta Italise i eshte terhequr 3 here verejtje ne komunitetin evropian per abuzime ne lidhje me emigrantet shqiptare e kjo edhe kur ishin te majtet.E treta kur zgjedhesit Italiane votuan nuk votuan kunder emigranteve te rregullt por kunder te huajve qe kryenin krime e ishin klandestine tjeter pune se berlusconi me Finin e bossin e mund ta interpretojne ndryshe d.m.th heqin edhe shume te drejta te meparshme si e drejta e bashkimit familjar barazia perpara organeve shteterore mundesia e kthimit te permesso-s nga pune per shkolle e anasjelltas afati 6-mujor i ndejtjes pas mbarimit te kontrates se punes per te te dhene mundesine e gjetjes se nje pune tjeter etj.Ka nje diference te madhe midis asaj qe zgjedhesit duan dhe menyres qe perdor ti si qeveri per tja arritur qellimit e menyra e berlusconit eshte e tille qe do ktheje edhe ata qe jane emigrante te ndershem ne kriminele ose ne skllever.

    pershendetje

  7. #27
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "L’anno scorso, quasi 1000 studenti albanesi iscritti presso le Universitą italiane hanno ottenuto queste borse di studio, per un valore complessivo di pił di 2 milioni di Euro. "

    I lumte Italise!

    http://www.ambitalia-tirana.com/stam...16-05-2002.htm
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Goran Bregoviē pėr herė tė parė koncert nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •