Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    klevis, europianet nuk e mirepritin zgjedhjen e Berlusconit pasi ne ate kohe Europa ishte gati 100% ne duart e te majteve, dhe Berlusconi i perket spektrit te djathte. Nuk jane "problemet me drejtesine te Berlusconit" pasi ato probleme jane fabrikime dhe asnje akuze deri me sot nuk eshte vertetuar nga drejtesia italiane. Pastaj, europianet jane baballaret e korrupsionit, dhe Shirak po kerkon te rizgjidhet president, edhe pse mbi te rendojne akuza korrupsioni 10-here me te medha se ato te Berlusconit.

    Berlusconit bravo i qofte, pasi nuk e kerkoi voten e italianeve per "ta terhequr kemben zvarre" sic kane bere te gjitha qeverite e meparshme italiane. Italia eshte nje vend qe ende nuk ka gjetur stabilitetin politik te brendshem, dhe arsye per kete eshte se ne Itali ka dy pushtete, ai i shtetit demokratik, dhe ai i krimit. Egzistojne fije qe lidhin krimin e organizuar me strukturat e shtetit dhe keto fije Berlusconi po i keput me nje seri reformash kurajoze qe nuk i arnojne problemet, por i zgjidhin ato ne planin afatgjate.

    Italia ka nevoje per reforma rrenjesore, dhe prioriteti aktual, qe qeveria e re po ben nje pune te shkelqyer eshte lufta ndaj krimit te organizuar. Fakti qe kabineti i Berlusconit eshte vene ne shenjester te grupeve mafioze, tregon qarte qe drejtesia italiane po godet zemren e krimit. Pasi te priten fijet e krimit, atehere Italia do te jete ne gjendje te marre fryme lirisht dhe vendi te fitoje stabilitetin politik.

    Arritja me e madhe e Berlusconi, dhe e politikes italiane ne pergjithesi, do te qe pikerisht perfundimi me sukses i mandatit 4 vjecar qeverises. Ky eshte nje evenimen i madh per politiken italiane, dhe ky shembull tregon qarte gjendjen politike te brendshme ne Itali, qe ka qene gjithmone kaotike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Morgenluft, Skandinavi:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #13
    Profesor Doktor ne Fillore Maska e ERI VLORA
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    BOLOGNA
    Postime
    8

    FLISNI ORE FLISNI

    tani po flisni si pasneser,po hajdeni njehere ne itali e provoeni cdo te thote emigrant,me letra e pa letra,arsyetoni akoma sipas bindjeve politike,
    ERI

  4. #14
    Profesor Doktor ne Fillore Maska e ERI VLORA
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    BOLOGNA
    Postime
    8

    HA HA HA

    TIRANA ju duhet te vini urgjentisht ne klase,nuk duhet te mungoni kur jepen leksionet,Po pse meqe berluskoni eshte imprenditor i mire duhet te jete medoemos politikan i zoti.nqs eshte keshtu parrulla e tij eshte ZOTI PER TE GJITHE E TE GJITHE PER MUA ha ha ha

    PSemendjen ne mesim,ose neser do paraqitesh me prindin
    ERI

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Po he ore Eri shyqyr he burre i dheut!Keta qe flasin nga amerika e kepusin kodra mbas bregut e keta ne shqiperi qe e kujtojne berlusconin per hyjni ua shpjegon dot se ca d.m.th te jetosh me berlusconin ne pushtet e te jesh i huaj jo ore burre per ta eshte e thjeshte per ta politika jane parrullat kunder mafies se kuqe tamam si berisha ne shqiperi.

  6. #16
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Angry ....

    Eshte e kote te perpiqesh te dialogosh me ata persona te cilet nuk marrin mundimin as te lexojne me kujdes ato qe bashkebiseduesi ( ne kete rast, virtual ) ju shkruan.

    Une ftoj te gjithe " te diturit" dhe "ekspertet" berlusconiane te lexojne fjalet e thjeshta te Erit. Kush eshte ne Itali, si edhe une, e di vete se perse behet fjale.

    Ju lutem atyre qe per ceshtjet italiane ( dhe sidomos per ceshtjet italiane lidhur me Shqiperine ) informohen vetem dy tre here ne vit prej gazetave apo mediave te pertej oqeanit, te mos nxitohen ne shprehje mendimesh radikale, sepse ne kete menyre, ndonese terthorazi fyejne rende ( dashje padashje ) shume lexues.

    Per kete aspekt do te doja qe te sensibilizoheshin edhe moderatoret ( ndonese kam pershtypjen se kjo ka per te qene paksa e veshtire, meqenese jane disa prej moderatoreve qe kane shprehur mendimet me te papranueshme ).

  7. #17

    Per: FLISNI ORE FLISNI

    Postuar mė parė nga ERI VLORA
    tani po flisni si pasneser,po hajdeni njehere ne itali e provoeni cdo te thote emigrant,me letra e pa letra,arsyetoni akoma sipas bindjeve politike,
    Dhe per te tjeret pas Erit


    Cfare do te thote EMIGRANT?

    Ore po cfare kuptimi fjala emigrant? Pse cfare prisni ju? Te shkoni ne shtepine e tjetrit dhe te silleni sipas qejfit? Aq sa kane bere shume e kemi te gjithe ne.

    E kam thene edhe ne nje shkrim tjeter. Para 10 viteve edhe lireta na kane hedhur nga dritaret ndersa tani nuk eshte faji i Berlusconit qe nuk duan te na shohin me sy, por faji i qaflesheve shqiptare qe na e prishen imazhin qe kemi patur.

    A i lexuat lajmet e djeshme? 100 e kusur shqiptare u arrestuan vetem ne Italine e veriut me lloj lloj akuzash.
    cfare kusuri kane italianet qe te degjojne bemat tona ne token e tyre?

    Ne vend qe te shkojme e te punojme e studiojme, te ulim koken e te mos ndihemi, fryhemi, bertasim, ulerasim, vjedhim, grabisim, perdhunojme etj etj etj. kujtojme se kemi cliruar Italine

    Kuptohet jo te gjithe, madje nje perqindje teper teper e vogel e atyre qe jetojne ne Itali, por na takon ne shqiptareve qe te distancohemi te paret, ti demaskojme, te prononcohemi kundra atyre akteve, pasi jane krime te eksportuara nga vendi yne drejt tokes se tyre.

    Cfaj kane italianet qe shteti yne eshte i inkriminuar deri ne qelize dhe nuk ben asgje per te luftuar krimin. Lexoni vetem Zerin e Popullit sot ne kryeartikull, lere pastaj shtypin tjeter qe eshte larg qeverise. Perse nuk permenden emigrantet e tjere sa cpermenden shqiptaret? Ka plot marokene, tunizine, algjeriane etj etj deri ne filipineze. Madje jane edhe rrace me ngjyre. Nuk kane frike ato nga rracisti Berluscon sa c'kane shqiptaret qe kane te njejten rrace me te.

    Nuk i kuptoj disa gjera. Si mundemi ne te gjykojme te tjeret ne vendin e tyre? Ne qe gjithe kohes po qahemi se te huajt ne Shqiperi po kontrollojne cdo gje, greket, serbet etj.

    Si do t'ju vinte ju qe neser te ishin kinezet ata qe te bejne ligjin ne qytetin apo lagjen ku jeni rritur?

    Sado masa kundra emigracionit qe te marre qeveria e Berlusconit, njerezit e ndershem, familjaret, personat e rregullt nuk kane pse te frikesohen? Nuk ka se cfare t'ju beje.

    Perkundrazi jane kriminelet, hajdutet, kondrabandieret ata qe i frikesohen me shume, pasi ata po e provojne te paret mbi kurriz politiken e Berlusconit.

    Mjafton vetem te ndjekesh shtypin dhe mbushem faqet me njoftime mbi arrestime, dhe lufte nga kriminalitetit, mafiozllekut etj. Nga dolen tere keta mafioze, kriminele, kondrabandiere shqiptare qe me pare shtypi nuk shkruante? Mbine brenda pak muajve?

    Pastaj, duke cituar akoma ate qe ka thene Eri. Hajdeni ne Itali qe te provosh se cdo me thene emigrant.

    Po shkoni ne Gjermani, France, Angli, Austri, Spanje, Zvicer, Suedi, Danimarke etj etj dhe shikoini se si trajtohen emigrantet. Ku ta gjesh Berlusconin para tyre. Dhe te gjitha keto vende kane qene te drejtuara nga te majte me pare.

    Edhe dicka tjeter.

    Kini parasysh qe Italia eshte shtet kufitar ne Komuniteti europian dhe politika e saj emigratore eshte kritikuar jo pak here nga keshilli i Europes, pasi shumica e emigranteve e perdorin Italine si trampoline per te kercyer ne pjesen tjeter te Europes.
    Prandaj edhe kjo ceshtje nuk mund te quhet 100% ceshtje e brendshme e Italise.
    Per me teper lexoni nje shkrim te New York Times qe e postova ne kete forum, qe flet per nje takim te Blair me Aznar dhe ku duken teper qarte qellimet e tyre dhe te gjithe Europes ne lidhjme me ceshtjen e emigracionit.

    Prandaj eshte e kote qe te thuhet jo Berlusconi jo rracizmi etj etj.

    Politikat liberale ose me sakte anarkike qe kane ndjekur qeverite e majta ne keto vitet e fundit ne Europe do ta sillnin nje dite rezultatin e tyre.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Kush thote se nuk distancohemi nga kriminelet?Gjithkush ben aq sa ka mundesi dikush qe punon krijon vetvetiu imazhin e mire e te tille sjane pak po te dalesh e te thuash ne gazete se jane me qindra mijera shqiptaret qe punojne nuk eshte nje sensacion si i tille nuk paraqet interes per gazetat e mediat italiane.Eshte patetike gjithashtu te thuash se ligji i ri i berlusconit perndjek kriminalitetin e frikeson kriminelet kur kthen ne klandestine edhe ata qe pas 6-7 vjetesh pune u skadon kontrata apo ngelen pa pune askush spo i kerkon italianeve qe te na mbajne me buke pa punuar ajo qe i kerkohet eshte garancia e vlerave minimale qe dallojne njeriun e lire nga skllavi vlera qe smund ti mohohen dikujt per faj te dikujt tjeter te cilin te njejtat rregulla nuk e cenojne aspak.Sa per te majtet mos u bini aq ne qafe se nuk e meritojne te pakten ne itali se ne shqiperi smund te flas dot.

  9. #19
    Ai ligj ka ekzistuar prej kohesh. Edhe para 10 vitesh e deri tani ashtu ka qene. Po te mos rinovoje kontraten e punes nuk ta rinovonin soggiornon. Une nuk kuptoj nga dalin keto te rejat.
    Pyesni shqiptaret qe u jane djegur dokumentat ne vitet e kaluara per kete gje.

    Ah, se me pare ka ekzistuar si ligj, por kishte raste qe nuk zbatohej dhe rinovohej soggiorno ok, pra ligji ekzistonte dhe nuk zbatohej ndersa tani ligji zbatohet me me rigorozitet. Per kete nuk ka faj Berlusconi.

    Politika e te majteve ka bere kete dem qe ne menyre direkte edhe nuk para bie ne sy. Duke ndjekur politike liberale ndaj emigracionit ilegal, bente qe si krimineli dhe i ndershmi te futeshin ne nje kallep.

    Pra mundesi per te hyre ne rruge legale nuk kishte, keshtu qe mjeti i vetem ka qene ilegaliteti. Pra hynin ne Itali te gjithe kategorite e personave.

    Cdo dy vite behej nga nje sanatoria dhe perfitonin te gjithe, pra te gjitha kategorite e njerezve. Ketu ndodh edhe e keqja qe sic e thashe me pare nuk para duket ne aparence.

    Sepse i marrin dokumentat edhe ata kriminele, shfrytezues te prostitucionit, kontrabandiere etj te clet nuk kane punuar as edhe nje dite te vetme, por me milionat qe kane siguruar nga trafiqet jane ne gjendje te korruptojne nga shefat e kuesturave, tek avokatet madje ne disa raste deri tek gjykatesit.

    Dhe kjo gje nuk eshte e drejte. Pra si une qe punoj dhe jetoj me djersen e ballit ashtu edhe ai qelbesire kemi te njejtat te drejta. Kjo gje nuk duhet te ndodhe.

    Emigracioni duhet te jete i organizuar, ashtu sic e kane shume vende perendimore. Vete Berlusconi e ka deklaruar qe Italise i duhen me mijera emigrante te rinj ne vit per te mbushur boshllekun qe kane shume sektore te ekonomise.

    Dihet qe Italia eshte nje shtet i plakur dhe ku raporti midis moshes se plakur dhe asaj qe eshte ne gjendje per pune ndryshon perdite. Jo Berlusconi, por edhe rracisti me i madh nuk ka cfare ti beje ndaljes se fluksit emigrator drejt Europes dhe Italise. Europa tashme eshte e plakur dhe ka nevoje per njerez te rinj qe te punojne. Por problemi eshte se cfare kategorie njerezish do te jene ata qe do te pranohen ne vendet e Europes.
    Kuptohet qe eshte e pamundur qe te seleksionohen te gjithe nje e nga nje, keshtu qe shume gjera do ti lihen edhe kompleksiteti dhe paragjykimeve.

    Pra me kete dua te them qe nese ne shqiptaret do te vazhdojme te bejme probleme atehere (jo qeveria, e leme ne kete rast), por vete populli do te kerkoje masa te forta karshi emigracionit ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti. Prandaj edhe ne Europe po rikthehen qeverite e djathta te cilat premtojne masa me radikale ndaj fenomenti te emigracionit.

    Por, por, kini parasysh edhe kete tjetren. Qe sic e thashe me siper, jane vete keto qeveri te cilet kerkojne emigrante dhe pa ekzistencen e tyre shume sektore te ekonomise rrezikojne vdekjen, prandaj ne rast te nje zgjedhje te mundshme e cila faktikisht dhe ne disa raste legalisht ekziston, shqiptaret do te lihen pas dore dhe do te favorizohen komunitetet e tjera.

    Nuk me kujtohet se cila qeveri ka qene ne ate kohe (pasi ne Itali nderrohen cdo vit), Dini, Amato, Prodi, D'Alema apo ndonje tjeter, ku u verejt nje fluks i pazakonte emigrantesh nord afrikane (tunizine, marokene etj). Menjehere qeveria italiane nenshkroi marreveshje bashkepunimi me qeverite e atyre vendeve per lejimin e emigranteve sezonale, per ndihma te medha ekonomike ndaj atyre vendeve per dhenie me te medha te drejtash te ketyre emigranteve ne Itali etj.
    Fakt ka qene qe deri para pak vitesh nje emigrant afrikan ka patur te drejte te hapte nje aktivitet te vetin, qofte edhe te shiste ne rruge si indipendent, ndersa shqiptaret pervec disa licencave te pakta te leshuara nga ministria e jashtme me leje speciale nga homologja italiane nuk kishin gje tjeter.
    Llogarit sikur shqiptareve ti hapen portat plotesisht cfare mund te behet ne Itali. Nuk ka qeveri qe te rezistoje dhe detyrimisht do te vije ne fuqi nje parti qe do te marre masa restriktive.

    Kjo eshte per te miren e njerezve te ndershem, pasi sa me pak kriminele, sa me pak kontrabandiere aq me pak opinioni popullor do te reagoje kundra shqiptareve. Dhe pas pak kohesh sa me pak te na permendet emri neper faqet e gazetave, neper televizione etj aq me teper koncesione do te kemi nga qeveria italiane.
    Nuk e kam fjalen vetem tek soggiorno, por te kemi te drejtat e nje kombi dinjitoz europian. Te kemi shume me te drejta se c'kane afrikanet, te drejta biznesi, studimi te lire etj etj deri sa te vime tek levizja e lire e popullsise.

    Eh tani keto duken si endrra, por po nuk u zbythen qelbesirat endrrat po endrra do te mbeten. prandaj edhe une jam dakort me shume masa qe merren atje, qofte edhe me hapjen zjarr ndaj skafisteve kur ata jane jane ne kthim.

    Atje nuk eshte Shqiperi ku qeverite vine ne fuqi si pasoje e manipulimeve, vjedhjeve etj. Atje vjen ne pushtet deshira dhe vullneti i nje populli. Prandaj eshte populli italian qe deshiron ato masa, pasi ato masa premtoi Berlusconi perpara se te merrte pushtetin dhe po te mos i zbatoje do te quhet mashtrues, demagog etj etj.

    Pra ne si shqiptare duhet te ndryshojme mentalitetin e popullit italian.
    Shpresoj qe sa me teper kriminele shqiptare te perfundojne neper burgje apo te kthehen ne Shqiperi, me qellim qe pjesa e ndershme e shqiptareve te na ktheje krenarine e humbur ne Europe.

    Pershendetje te gjitheve.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte ajo qe tha Redi qe emigranti nuk ka te drejtat e shtetasit, jo vetem ne itali por ne cdo vend te botes. Edhe ne US, pas asaj qe ndodhi ne shtator, emigracioni eshte ne skrutinitet dhe po flitet per rinovim te INS, agjensise qe merret vetem me emgigracionin qe te jete ne gjendje qe te kontrolloje me mire cdo njeri qe hyn apo del ne US.

    Ajo qe Berlusconi po ben eshte per tu pershendetur edhe nga emigrantet e rregullt shqiptare ne Itali. Ai po e pastron Italine e Shqiperine bashke nga te gjitha trafiqet qe mbulohen nga Shqiptaret, ato trafiqe qe qeverite e majta i lane me qellim te leviznin ne lira pasi fijet e krimit shkonin tek qeveritaret ne Tirane. Lexoni temen e krimit te organizuar tek "Problematika Shqiptare" dhe do te lexoni statistikat e krimit ne muajt e fundit kane rene 75%.

    Pasi krimi dhe trafiqet te kene rene ndjeshem nga brigjet shqiptare, vetem atehere shteti italian do te nderthuri politika investimesh per te ndihmuar vendin fqinje Shqiperine. Gjithashtu, filozofia e djathte mbi emigrimin eshte kontrolli i plote mbi dhe integrimi ne shoqeri i te gjithe atyre emigranteve qe i japin kontributin e duhur shoqerise, qofte me studime, qofte duke punuar e duke paguar taksa. Kete politike ndjek cdo qeveri e djathte ne bote, jo veteme Berlusconi.

    Shume nga ju nuk arrini ta shihni kete tani, por me kalimin e kohes do te shikoni ndryshimin per mire. Me shpartallimin e krimit, populli italian nuk do te degjoj me ne media bemat e krimineleve shqiptare, por do te degjoje mbi arritjet e studenteve dhe artisteve shqiptare. Imazhi ka per te ndryshuar plotesisht nga keq per mire.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  3. “Muslimanėt nė Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-10-2008, 19:52
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Goran Bregoviē pėr herė tė parė koncert nė Tiranė
    Nga BOKE nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 366
    Postimi i Fundit: 21-04-2006, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •