Pershendetje Albasoul dhe gjithe ju antere!
Ne rradhe te pare ju uroj te jeni mire me shendet dhe te shijoni ndopak keto dite pushimesh.
Une jam nje 25 - vjeçar nga qyteti bregdetar i Vlores, dhe qe po ju shkruaj per faktin se ne keto dite te nxehte ne qyetetin tim po shikoj situata apo proçese qe me teper se absurde (absurditetin e gjen ne te gjitha format dhe trajtat e tij ne Shqiperi ne ditet e sotme), mund ti quash me plot gojen nje plan i perpiluar sakte per nje atentat te mundshem ndaj turizmit te qytetit tim.
Ne rradhe te pare dua te trajtoj problemin e rrugeve. Ka gati nje vit qe firma Kamatahis po nderton kanalizimet e ujrave te bardha te qytetit tone. ne shume pika nevralgjike te qytetit tone punet zgjaten ne kohe çuditerisht dhe rruget kane ngelur pa u shtruar me nje pluhur vrases qe ngrihet ne rruge nga trafiku i makinave. Pirgjet e dheut i gjen ngado biles edhe te "Kulaçi" ne Skele, mu perpara Qendres tregtare "Riviera""! Dhe te mos mjaftonte keto germadha te lena pas dore ne nje periudhe vershimi turistash por firma merr lejen 15 ditore duke lene gjithcka te shkrete dhe largohen per pushime!.
Problemi i Dritave siç eshte prekur shume shpesh edhe prej jush eshte "plage" tjeter. Dritat ne qytet dhe bregdet ne zonat turistike mungojne ne orare te zgjatura dhe jo te saktesuara nga dega e KESH-it ne Vlore!!!!!!
Problemi i Ujit, deri tani shume tragjikomik per ta besuar po te mendosh burimet e ujit te pijshem qe disponon qyteti i Vlores. E me gjithate uji ka munguar shpeshhere ne keto dite te nxehta e jo me ore por deri tani jane numeruar ne qytet deri ne 4-5 nderpreje dy ditore , biles edhe tre ditore me uje te pijshem!
Trafiku i renduar ne qytet si dhe prishjet e qetesise kane jo te pakta megjithe letargjine qe ka pesuar "karakteri i ashper" vlonjat ne keto dy vitet e fundit. Policia akoma vazhdon te ushtroje kontroll ne pika kyçe ku kalojne turistet duke "gjuajtur" makinat me targa te qyteteve te tjera, te cilat udhetojne me njerez te perzheritur nga dielli e kripa!!!!! Nderkohe qe ne pikat me nevralgjike si Tuneli apo Kalaja apo Marina rralle gjen patrulla policie qete ndihmojne trafikun e renduar!
Tendenca e fundit e Policise se Rrethit per te mbyllur diskot verore apo vendet e argetimit ne oren 12-00 eshte nje tendence per te vendosur rend e qetesi e pakuptimshme sa dhe absurde!!!!!!!!! Ne 13 vjet turizem , asnjehere skam pare kaq shume turiste dhe dyndje ne Vlore sa kete vit, kaq argetim, kaq gjalleri deri ne oret e vona te nates.
Bashkiaket e Vlores kane mbyllur zyrat dhe kane shkuar me pushime, ne kete situate ne qytetin e Vlores!!!!!!!!!!!!!
Pyetja qe une shtroj eshte:
Tere keto situata te krijuara jane pjese e nje plani strategjik per te bllokuar turizmin ne qytetin tone, per te trembur turistet ?!!!!
Apo thjesht eshte nje situate e paparashikuar prej asnjerit, dhe erdhi thjesht si kerkim i hapesirave te tjera nga ana e turisteve dhe njerezve te kombesive te ndryshme qe kane zbarkuar ne Vlore keto dite?
Cfare po ndodh me Vloren!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Krijoni Kontakt