Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Kallezim per nxitje te urrejtjes nderetnike ne Shqiperi

    "Ky liber nxit urrejtjen fetare ne Shqiperi". Ky ka qene kallezimi qe nje person, ka bere, prane prokurorise se Tiranes, per botimin me titull, "Nacionalislamizmi Shqiptar", me autor Kastriot Myftaraj. Libri i botuar nga shtepia botuese "Albin 2000", Tirane, dhe ka dale ne shitje rreth dy muaj me pare, ndersa prej gati nje muaji, ne prokurorine e Tiranes, nje person ka depozituar denoncimin ndaj autorit te ketij botimi. Ai tashme eshte ne shitje ne disa prej librarive te kryeqytetit. Prej disa javesh, prokuroria e Tiranes nisur hetimet ndaj librit te titulluar "Nacionalislamizmi Shqiptar" i shkruar nga Kastroit Myftaraj dhe shtypur ne shtepine botuese "Albin 2000". Burime prane prokurorise se Tiranes, thane se sipas kallzimit te depozituar ne organin e akuzes, ky liber permban paragrafe ku nxitet urrejtja fetare. Ky eshte denoncimi i pare i kesaj natyre ne Prokurorine e Tiranes.

    Nxitja e urrejtjes nderfetare eshte edhe akuza mbi te cilen Prokuroria ka nisur hetimet e saj, pas kallezimit te depozituar nga qytetari emri i te cilit ende nuk behet i ditur, nga organi i akuzes. Te njejtat burime thane se hetuesit per momentin disponojne vetem nje paragraf te shkurter te ketij libri, ne forme fotokopjeje, i cili ka mberritur ne Prokurori se bashku me kallzimin penal per kete liber, nga denoncuesi. Burimet e sipercituara kane sqaruar se hetimi eshte ne fazat e para te tij dhe se ende nuk kane mundur te marrin ne dore botimin e plote te ketij libri. Nderkohe qe per momentin nuk eshte ndermarre asnje veprim procedurial as ndaj personit qe njihet si autor i librit, Kastroit Myftaraj.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Publikohet fraza qe nxit urrejtjen fetare

    Prokuroria e Tiranes, per here te pare ka publikuar dje frazen, e cila eshte bere objekt padie penale ne librin "Nacional-islamizmi shqiptar", qe sipas prokurorise, "perben elemente te vepres penale te "nxitjes se urrejtjes mes feve". Ky liber ka dale ne qarkullim rreth dy muaj me pare dhe ka si autor Kastriot Myftarajn. "Qe islami asht fe e poshtnimit njerezor kjo kuptohet nga fakti qe ajo ka adaptu per ritin e faljes ranien permbys". Kjo eshte fraza e shkeputur nga libri dhe i perket kreut VI ne faqen 102, qe u be publik dje nga zevendesprokurori i Tiranes, Kosta Beluri, ne baze te te cilit prokuroria ka nisur nje procedim penal. "Nxitja e urrejtjes mes feve" eshte nje veper penale qe bie ne kundershtim me interesat e shtetit shqiptar per bashkejetese ne paqe midis feve dhe si e tille, kjo veper eshte penalisht e denueshme", -thane burime zyrtare te Prokurorise se Tiranes. Po ky burim pohoi se: "pas sekuestrimit ne cilesine e proves materiale te librit "Nacional-Islamizmi shqiptar", me autor Kastriot Myftaraj dhe ballafaqimit me paragrafet qe ka dorezuar ne prokurori denoncuesi, do te merren ne pyetje autori i librit si dhe botuesi i tij". Denoncuesi nuk ka dorezuar ne prokurori si prove librin, por vetem disa paragrafe te shkeputur te librit, ku sipas tij, nxitet urrejtja mes feve.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Kjo eshte shenja me e dukshme e eres greke qe ka futur mes shqipetareve edhe luften fetare,pasojat do ti vuajme ne shqipetaret ne ditet ne vazhdim.

    kristali

  4. #4
    xhivola
    i/e ftuar
    Inkuizicioni vazhdon.............
    E kujt i rruhet se ca thote ky Myftaraj?
    Merren mileti me ndalim librash tashi.
    O tempora o mores!

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte me mire te merresh sot me ndalim librash se te merresh neser me ndalim lufte !

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Postuar mė parė nga Orku
    Eshte me mire te merresh sot me ndalim librash se te merresh neser me ndalim lufte !
    Na perpuqen mendimet Orku
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    xhivola
    i/e ftuar
    Pse kaq frike nga mendimi i dikujt?
    Kaq te pagdhendur i mendon shqiptaret ti, qe dashke tu imponosh se c'te lexojne, c'te mendojne dhe se cilat vendime te marrin?
    Cila qenka kjo elite qe e di se c'eshte e mire per shqiptaret?
    Pse nuk ke besim ke populli shqiptar qe ka bashkejetuar ne harmoni mes feve per shekuj te tere?
    Shume perbuzje per popullin tuaj.
    Une per vete kam besim se populli im, do e lexoje jo vetem ate, po kedo e cfaredo, dhe do dije te ndaje shapin nga sheqeri, dhe do te dije te distancohet nga thirrje per lufte nderfetare.
    Me besim ke ai poppull, se i ka rezistuar kohes e percarjes pa censure.
    Vdiq Enveri, rrofte Enveri i thone kesaj pune.

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postulati nr 1 i lirise eshte :

    Liria e dikujt mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Me kete perkufizim nenkuptojme se edhe ajo ka kufizimet e veta. Ne cdo vend te botes ekzistojne ligje censure per veprime apo shprehje qe nxisin urrejtjen fetare apo racore. Raste te tille te censures ke ne cdo vend te botes se lire duke filluar nga Amerika e deri ne France apo vendet skandinave.

    Askush nuk u imponon shqiptareve se cfare duhet te lexojne apo nuk duhet te lexojne .... ne gjykate nuk kane perfunduar ata qe e kane lexuar librin por ai qe e ka shkruar sepse ka thyer ligjin dhe do te perfundonte njelloj atje sikur te kishte ofenduar qofte edhe nje individ te vetem !

    Postuar mė parė nga xhivola
    Cila qenka kjo elite qe e di se c'eshte e mire per shqiptaret?
    E njejta elite qe vendos kudo ku ka shtet ligjor .... gjykata !

  9. #9
    xhivola
    i/e ftuar
    O Orku mos valle po flet per ate gjykate te ciles nuk i beson per "Hakmarrjen" etj?
    Lejini librat se nuk vjen e keqja nga librat or jo.
    Kemi ne aq tru si popull sa te dime brockullat nga te vertetat.
    Une si parim jam kundra ndalimit te librave, pamvaresisht nga permbajtja.

  10. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Me pelqen ose jo mua, e afte apo e paafte ne mungese te asaj gjykate vendi do te ishte shume me keq nga cfare eshte. Nese ligji nuk zbatohet ne 80% te rasteve zgjidhja nuk eshte t'i vesh shkelmin 20%.

    Problemi nuk shtrohet vetem tek nje rast i vecante por mbi te gjitha tek moskthimi i tij si fenomen.Ne vend sot ekziston nje tolerance fetare e cila duhet ruajtur me cdo cmim.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •