Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368

    Cfare po ndodh me Vloren

    Pershendetje Albasoul dhe gjithe ju antere!

    Ne rradhe te pare ju uroj te jeni mire me shendet dhe te shijoni ndopak keto dite pushimesh.

    Une jam nje 25 - vjeçar nga qyteti bregdetar i Vlores, dhe qe po ju shkruaj per faktin se ne keto dite te nxehte ne qyetetin tim po shikoj situata apo proçese qe me teper se absurde (absurditetin e gjen ne te gjitha format dhe trajtat e tij ne Shqiperi ne ditet e sotme), mund ti quash me plot gojen nje plan i perpiluar sakte per nje atentat te mundshem ndaj turizmit te qytetit tim.

    Ne rradhe te pare dua te trajtoj problemin e rrugeve. Ka gati nje vit qe firma Kamatahis po nderton kanalizimet e ujrave te bardha te qytetit tone. ne shume pika nevralgjike te qytetit tone punet zgjaten ne kohe çuditerisht dhe rruget kane ngelur pa u shtruar me nje pluhur vrases qe ngrihet ne rruge nga trafiku i makinave. Pirgjet e dheut i gjen ngado biles edhe te "Kulaçi" ne Skele, mu perpara Qendres tregtare "Riviera""! Dhe te mos mjaftonte keto germadha te lena pas dore ne nje periudhe vershimi turistash por firma merr lejen 15 ditore duke lene gjithcka te shkrete dhe largohen per pushime!.
    Problemi i Dritave siç eshte prekur shume shpesh edhe prej jush eshte "plage" tjeter. Dritat ne qytet dhe bregdet ne zonat turistike mungojne ne orare te zgjatura dhe jo te saktesuara nga dega e KESH-it ne Vlore!!!!!!
    Problemi i Ujit, deri tani shume tragjikomik per ta besuar po te mendosh burimet e ujit te pijshem qe disponon qyteti i Vlores. E me gjithate uji ka munguar shpeshhere ne keto dite te nxehta e jo me ore por deri tani jane numeruar ne qytet deri ne 4-5 nderpreje dy ditore , biles edhe tre ditore me uje te pijshem!
    Trafiku i renduar ne qytet si dhe prishjet e qetesise kane jo te pakta megjithe letargjine qe ka pesuar "karakteri i ashper" vlonjat ne keto dy vitet e fundit. Policia akoma vazhdon te ushtroje kontroll ne pika kyçe ku kalojne turistet duke "gjuajtur" makinat me targa te qyteteve te tjera, te cilat udhetojne me njerez te perzheritur nga dielli e kripa!!!!! Nderkohe qe ne pikat me nevralgjike si Tuneli apo Kalaja apo Marina rralle gjen patrulla policie qete ndihmojne trafikun e renduar!
    Tendenca e fundit e Policise se Rrethit per te mbyllur diskot verore apo vendet e argetimit ne oren 12-00 eshte nje tendence per te vendosur rend e qetesi e pakuptimshme sa dhe absurde!!!!!!!!! Ne 13 vjet turizem , asnjehere skam pare kaq shume turiste dhe dyndje ne Vlore sa kete vit, kaq argetim, kaq gjalleri deri ne oret e vona te nates.
    Bashkiaket e Vlores kane mbyllur zyrat dhe kane shkuar me pushime, ne kete situate ne qytetin e Vlores!!!!!!!!!!!!!


    Pyetja qe une shtroj eshte:
    Tere keto situata te krijuara jane pjese e nje plani strategjik per te bllokuar turizmin ne qytetin tone, per te trembur turistet ?!!!!
    Apo thjesht eshte nje situate e paparashikuar prej asnjerit, dhe erdhi thjesht si kerkim i hapesirave te tjera nga ana e turisteve dhe njerezve te kombesive te ndryshme qe kane zbarkuar ne Vlore keto dite?


    Cfare po ndodh me Vloren!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DiGiTeX : 12-08-2003 më 04:11
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  2. #2
    (IrcOp) On Albasoul.Com Maska e MoRfEuS
    Anëtarësuar
    11-03-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    6
    o nil vlla mos ke ngatrruar gje adrese se ne ketu nuk jemi as kryeministria e shqiperise dhe as bashkia e vlores kshu qe skemi se cfar te bejme as per ty dhe as per vloren . un te pakten jam rrehat me vloren , dhe ju andej nga vlora dilni nje her nga flota detare ngjitur me ate me keni mua ciao se skam se cfar te te them me per kete tem pervcse te gjitha keto qe ke thene jan te verteta por qe skemi se cfar te bejme

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678

    lol MorfeuS mbase ke te drejte ka ngateruar adresen !!!
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    sdi cfare te te them dhe une nga vlora jam, po si than me lart keto probleme skemi si ti zgjidhim ne.
    Be yourself and you will always be in fashion.

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postimet ne forum behen para se gjithash per efekt informacioni dhe komunikimi, prandaj me duken pavend komentet per ngaterrim adresash pasi kam bindjen se aresyeja e postimit lidhet me informimin dhe ndergjegjesimin per situaten ne Vlore.

    Nese do te ecnim me idene se problemet duhet te trajtohen vetem atje ku marrin zgjidhje ne kete forum duhej te funksiononte vetem PADOGANA.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Reni
    Anëtarësuar
    24-07-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    30
    Morfeus e ke gabim vlla forumi per te diskutuar eshte dhe Nili ka te drejte sepse eshte shume qeshara te te vi policia te te ngreje nga tavolina ne disko kur ti je ne kulimin e qejfit sic me ka ndodhur mua ne oren 00:30 ne nje disko verore ne Vlore pa hajde se per drita çoku jemi mesuar dhe nuk na ben me pershtypje po ky ligji qe kane nxjere tani qe çdo disko duhet te mbyllet mbas mesnate eshte vertet çmenduri nje gje e tille u be dhe vjet qe bashkia urdheroi gje çdo lokal mbas ores 23:00 te mbyllej pasi prishte qetesin publike, keto lajme nuk jan pritur mire nga populli, ose mundte jete qe policia eshte e pa fuqishme te mbaje regull dhe qetesi dhe i bie shkurt me mbylljen e diskove ose mundte jete ajo tjetra qe thote Nil "nje atentat te mundshem ndaj turizmit".
    Megjithate shpresoj qe kjo gjendje mos te ndikoje negativisht per Vloren dhe veren tjeter te kete me shume turista se kete vit dhe mbase qeveria heq dore nga ky ligj kaq abstrakt.
    Ju uroj te gjitheve pushime te kendeshme
    Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-08-2003
    Vendndodhja
    xxx
    Postime
    7
    Ke mese te drejteNIL per te gjitha ato qe ke shkruajtur dhe une ne vlore jam dhe nuk ke nga tja nisesh per te treguar ato qe ndodhin ketu ne te vertet.Por e nisim me me te fundit mbyllja e diskove ne nje qytet bregdetar e turistik ku eshte pare e eshte degjuar kjo o njerez? Te leme fare se po te fillojme do te na duhen 20 dite e me shume per ti treguar te gjitha.Por shpresojme qe vitin tjeter te mund te ndyshoje dicka.

    Le te shpresojme qe dicka te ndryshoje
    Bye

  8. #8
    PoEti ReBeL
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    71

    Pershendetje

    Pershendetje NIL dhe te gjithe ju anetaret e tjere te ketij forumi . E lexova me vemendje problemin qe ka shtruar NIL dhe bashkohem me shqetesimin e tij , pasi eshte nje realitet qe po ndodh sot ne Vlore . Desha te kundershtoja pak MoRfEuS & Ardi_Pg_ID per pergjigjen qe kane dhene . Eshte e vertete qe problemet nuk mund ti zgjidhim me ane te forumit , por te pakten nuk mendoj se eshte e veshtire qe te jepnit mendimet tuaja per problemin qe ka shtruar NIL . Perderisa angazhohemi ne te njejtin komunitet shqiptar , do kemi edhe probleme te tilla per te diskutuar .
    Edhe une jam nga Vlora dhe aktualisht ndodhem ne Vlore . Jo vetem mua apo NIL-it i ka rene ne sy ky shqetesim por gjithe vlonjateve dhe turisteve qe kane ardhur ne Vlore per te kaluar pushime te rehatshme dhe te kendeshme . Bashkohem me shqetesimet qe ka shtruar Dafni dhe Reni ku shprehen per rastin me te fundit : A eshte normale qe policia e shtetit te mbylle diskot pas ores 00.00 , ne nje qytet bregdetar dhe ne kulmin e "qejfit" ? Ku mbi te gjitha , Vlora , kete vere ka turiste me shume se cdo vit tjeter . Pa harruar ketu edhe nderhyrjen e firmave te huaja apo ato te vendit neper ruget e qyetit . Pa harruar problemin e gjithe shqiptareve , ate te te jetuarit ne erresire .
    Kjo eshte dicka absurde qe na ben pesimist per nje te ardhme me te mire . Pa mendjemadhesi desha te shtoja qe studioj per Turizem ketu ne Vlore dhe keto probleme qe po jetojme me shqetesojne shume . Nuk me mbetet gje tjeter vecse te bashkohem me urimin e parashkruesve : Per nje te ardhme sa me te mire dhe me pak probleme te kesaj natyre , pasi eshte nje fatkeqesi e madhe qe nje nga perlat me te bukura te Shqiperise , te katandiset ne kete gjendje qe po jeton sot .
    Gjithe te mirat .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109

    Question Re: Cfare po ndodh me Vloren



    Pyetja qe une shtroj eshte:
    Tere keto situata te krijuara jane pjese e nje plani strategjik per te bllokuar turizmin ne qytetin tone, per te trembur turistet ?!!!!
    Apo thjesht eshte nje situate e paparashikuar prej asnjerit, dhe erdhi thjesht si kerkim i hapesirave te tjera nga ana e turisteve dhe njerezve te kombesive te ndryshme qe kane zbarkuar ne Vlore keto dite?


    Cfare po ndodh me Vloren!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    O djema,
    nje gje nuk kuptoj une:

    Ju po shqetesoheni per VLONJATET ( Vloren) apo per TURISTET ???

    p.s pse valle midis 2 te keqijave preferojme me te voglen ( rastesisht dhe me afat-shkurtren ) ???

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reni
    Anëtarësuar
    24-07-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    30
    Hena
    ne shqetesohemi per Vloren ne te cilen bejne pjese vlonjatet dhe turistat dhe une spo kuptoj ate qe skupton ti lol
    Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Barcaletat e Brarit per Vloren, apo kujt t'i vij rradha
    Nga Brari në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 17-09-2008, 17:57
  2. Ish-kryebashkiaku Zilja: Piramidat e grekët dogjën Vlorën
    Nga Hyllien në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-03-2007, 02:40
  3. Ti nuk je më.....
    Nga studente22 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 06:44
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Goditja e fundit e qeverisjes për Vlorën
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2004, 05:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •