Leshator, Italianet nuk ishin komb modern ne kohe te Dante Aligierit, madje shumica shkruanin ne latinisht dhe nuk ishin as shtet e komb i unfikuar, por shtete/principata te vogla te pavarura.
Nuk e di se ku shkon tash argumenti yt per standardin, por gjuha shqipe ka karakteristika te tjera, dhe nuk ben te krahasohet me X dialektet e Italise. Dante Aligieri shumicen e veprave te tij i shkroi ne latinisht, sepse ai besonte se "vetem latinishtja mund ta perconte ndienjen e vertete te poetit."
Cdo komb, deshiron dhe aspiron pasurimin e gjuhes se vet me shprehje dhe fjale te reja. Ne ato i kemi, por nxenesit shqiptare nuk guxojne ti mesojne neper shkolla. Pse mos ti mesojne? Pse mos te jete nje tosk ne gjendje ta kuptoj me lehtesi Lahuten e Malcis, e nje geg Lazgush Poradecin?
Pse mos ta kuptoj nje shqiptar nga Prizreni, nje tjeter nga Elbasani, e nje nga Tetova, nje tjeter nga Ulqini?
Meqenese shumica e shqiptareve done dhe bashkim, se pari ta bejme gjuhen: kete mjet komunikimi, me te lehte per njeri-tjetrin qe te mund te kuptohemi. Zbrazetia e nder-kuptimit kombetar ka qene edhe shkaktare stereotipesh dhe merish qe nje krahine mban ndaj tjetres etj.
Nje rishikim i standardit, dhe pasurim i tij me shprehje gege dhe me fjale gege, une mendoj se eshte mese i domosdoshem. T'mos i bejme femijte tane, te huaj gjuhes se tyre.
Krijoni Kontakt