Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 153
  1. #61
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Buzuku, Budi, Bogdani e deri tek Fishta ishin shkrimtar ekzotik, qe i perkasin periudhes se monasticizmit, pra murgjer qe rine brenda e lexojne tere diten. Ata ishin pra klerike te kulturuar qe qelluan te jene shqiptare.

    Ne thelb shkrimet e tyre ngelen vepra apo kuriozitete te krahines dhe fisit dhe figura e tyre sidomos ajo e Fishtes nuk u kthye kurre ne kombetare, se ne te vertete nuk e kaluan lumin e Matit. Fishta i kendon luftrave te malesoreve kunder Serbit, dhe me nje dialekt teper te theksuar, kur rilindasit shkruanin Toskerishten letrare dhe i kendonin Shqiperise, kombit apo idealit kombetar. Ndryshimi Fis-Komb duket shume qarte ne botekuptimin e shkrimeve te tyre. Krahaso Fishten me Nolin dhe botekuptmi i shkrimeve te tyre ka 500 vjet distance. Bile Fishta nuk denjon ti quaj "shqiptare" tosket ne librin e tij por i shikon si turq, e myslimane qe vetem duhet te kthehen ne sherbim te vullnetit "suprem" te malesoreve luftetare. Edhe kur vizitonte studentet shqiptare ne itali, Fishta merrte menjane ata katolike dhe i udhezonte qe te mesonin shume keshtu qe tua kalonin atyre myslimane dhe te dominonin mbi ta. Kujtoj ketu se ky mbahej si Ismail Kadare i asaj kohe.

    Frashellinjte perfaqesonin ne shqiperi nje dinasti te tere figurash te shquara, qe perbejne aksin kryesor te cdo levizje progresiste komb e shtet formuese te shqiptareve. Sigurisht ata u edukuan ne Perandorine Turke qe ishte amerika e kohes. A mos valle Nene terezen duhet ta quajme "tradhetare" se ka nenshtetesi "Indiane", se i dha 1000 here me shume Indise se sa Shqiperise apo se kockat i ka po atje?? Frashellinjte i shembellejne familjeve Kenedy, e Rockfeler ne amerike. Ata udhehoqen jo vetem levizjen kulturore kombetare, por edhe ate politike qe ne 1877.

    Ne kete aspekt gjuha qe mbizoteroi revolucionin me te madh te shqiptarizmit, pra Rilindjen Kombetare, eshte padyshim kandidatja kryesore ne standartin e gjuhes qe e fund te fundt eshte karakteristike e kombit dhe jo e fisit.

    Ne kemi te drejte ta imponojme kete dialekt ne emer te komb-formimit, ashtu sic eshte imponuar ne te gjitha kombet e tjera moderne dhe stabel ne kete bote. Sot merr ne dore nje liber frengjisht te 150 viteve me pare dhe e lexon pa problem edhe pse ne ate kohe standarti ne france flitej vetem nga 1/20 pjese e popullsise. Kjo eshte karakteristike e kombeve moderne, stabel dhe te qendrueshem, kombeve qe nuk prishin sot cfare ndertuan dje, sic kerkojme te bejme ne, edhe pse ky standart atje eshte vene ne menyre shume here me diktatoriale.

    Nuk ka asnje arsye ne kete bote pse standarti te ndryshohet, ashtu sic ka 1000 arsye qe ai te permiresohet. Eksperiencat e shteteve me moderne e kane vertetuar se kjo etape, ku gjuha standarte eshte akoma e paperqafuar nga shumica e popullsise eshte nje etape normale e evolimit te standartit. Me tej standarti eshte nje gjuhe perfekte qe ka perballuar sfida shume te medha, qe nga perkethimet e Bibles dhe Shekspirit nga Noli e deri tek gjuha krijuese dhe teper e zhdervjellte e Kadarese. Ankohen se Geget nuk e flasin dot kete gjuhe? Pse e flet Qosja, Demiraj e sa e sa shqiptare te tjere ne Gegeri? E pra se populli s'ka per ta folur kurre standarten e paster, si ne veri edhe ne jug.
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 27-03-2004 më 21:19

  2. #62
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Leshator! Deri tani, pavaresisht se nuk kam qene dakort me shkrimet e tua, kisha mendimin se te pakten kishe kulture ne replike dhe faktet e opinionet e tua(s'ka rendesi te sakta a te pasakta) i rradhisje mire.

    Po me kete shkrimin e fundit ja ke futur leshit kot daku.Qe nxjerr ne pah vlerat e njeres ane te Shqiperise, bravo te qofte por kush je ti qe injoron pjesen tjeter?

    Mos na trego perralla ketu si profesor.Tipa si puna jote jane gati ta ndajne Shqiperine lagje-lagje vetem per parime koti dhe verberi.

    Une nuk kam asnje te aferm nga veriu, megjithate po te them qe gegerishtja (ashtu si toskerishtja) eshte dialekt shume i pasur.Une e marr vesh shume mire madje komunikoj fare thjeshte me njerez nga Veriu i Shqiperise dhe Kosova.E di pse?Sepse i konsideroj shqiptare.Dhe ashtu duhet te besh dhe ti!

    Nuk do isha futur ne debat, por vura re qe ti nga nje teme interesante po e kthen ne nje teme idiotesh.Flet per Jugoret e Verioret e Shqiperise sikur flet per Pakistaneze e Norvegjeze.Harron qe te dyja palet kane titullin Shqiptare.

    Here tjeter icik me fleksibel.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    desha ti kujtoj z.lesh se po te mos kishte qene isa boleeeeeetini ismail qemali ne vend qe te ngrinte flamurin do te perfundonte i varur ne sheshin e flamurit!sa per gjergj fishten mesa duket se e ke lexuar si shume kadarene. kadareja si bir-kopil-besnik i enverit ndjek te njejten rruge per te ngjitur shkallet e fames, te vetmen qe di, te shkaterroje pretendentet. ashtu sic bente enveri ne kundershtaret politike. e gjithe vepra e kadarese eshte e pershkuar nga nje fije perverse e realitetit, nje dyjezim i tij.dikujt i lepij ****** e dikujt i fus thiken.apo mos ka frike kadareja se shqipetaret e jugut pasi te kene lexuar veprat e shkruara ne gege do te kuptojne se ky (kadareja ) s'na paska qene aq lart sa mendonin me pare. se ne vend qe te shprehin vete mendimin mbi "lahuten e malesise" duhet te lexojne per te mashtrime te shumllojshme ne nje tjeter liber ne gegerisht, ne parathenien e vepres se migjenit.zgjedhja nuk eshte aspak e rastesishme, por eshte thjesht varrmihese. per fat te mire pa sukses, nje njeriu si kadareja nuk i eshte besuar kurre plotesisht, se pari e se dyti se lahuten e dinin permendesh aq shumne njerea sa mendimi per te ne veri ishte i pa tundur, mjere kadareja!se shqipetaret duhet te mbesin ne erresire e te mendojne si dikur se ne amerike vdiset per buke, e ne shqiperi ku qumeshti ishte me gota per familje, ishte parajsa e botes.perpara se nje **** kanari si puna jote te zere me goje nje emer te tille duhet te mesoje gegerisht e te lexoje vepren e tij.cfare mund te thuash per migjenin?a arrin nje si ti te kuptoje nje perqendrim te tille ndjenjash e pervoje jetesore kur nuk di asgje ne gjuhen qe ai ka shkruar.
    persa i perket gjuhes shqipe ajo ka per te ndjekur rrugen e saj. gjuha eshte nje mjet demokratik e do te kete nje zhvillim poashtu demokratik. e ne demokraci fiton kush merr me shume vota, shoki!nga 7 milion shqipetare mese 5 falsin gegerisht, deshe apo s'deshe ti edhe shume te tjere. dialekti toske u zgjodh si gjuhe zyrtare se ca komunista **** (fatekeqesisht shqipetare)( i lutem redaktorit te mos me heqin asnje fjale nga sa me siper) nuk arrinin te kuptonin dialektin tjeter se ishin me shume te zene me studimin e rusishtes e dhe prostitucionin mendor qe ushtronin ne mosken. se cfare kemi qene ne para 500 vjetesh duhet ti kujtoj z.lesh(emerin e ke zgjedhe kallep, te bie si prezervativ, fix) se shkodra ka qene qyteti me i madh i ballkanit. po s'e kuptove shko e puet ndokend se ndoshta ta shpjegon.
    edhe dicka tjeter. ne itali ne komunat me shumice arbereshe gjuha shqipe, ose me mire dialekti i saj 500 vjecar eshte gjuhe zyrtare, ashtu sikur eshte zyrtare edhe gjermanishtja ne sudtirol e frengjishtja ne valle d'aosta. ne keto zona ekzistojne dy gjyhe zyrtare. secili mund te zgjedhe te shprehet si te doje, o LESH.po ti e ke eshe emrin qe vjen nga gegerishtja, nga llesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga troptit : 28-08-2003 më 06:41
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

  4. #64
    Refugjat!!! Maska e Gege Toska
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Downsview,Toronto!
    Postime
    55
    Ne Lidhjen e Prizrenit Abdyl Frasheri ishte figure qe luajti rol por kurre ate kryesorin,qarte,mjafton nje argument.turqit e varen Sulejman Vokshin per kete Lidhje,ndersa beu nga Frasheri vdiq ne shtratin e shtepise nga pleqeria,a mos pat ndonje konseguence per kete,aspak as burg nuk beri,historianet thone sa per te zbutur imazhin u internua ne Stamboll.po ne fakt ku u internua te familja e shtepia e vet!?Besoj se varja me internimin kane ndryshim te madh,aq me teper internim te gruaja e familja!?Une nuk dua te mohoj ate qe kane Frasherllinjte por ata kurre nuk jane Kenedet apo Rrokfelleret,sepse dihet cfare familjesh mafioze e kriminale jane keto ne USA,lexo Jim Marrs ne librin "Rule by secrecy" kush jane keto dy familje ne USA!Une nuk mund t'i poshteroj aq shume Frasherlinjte sa t'i krahasoj me keto familje mafioze te cilat po shuhen ngapak per shkak te kaluares se tyre!Rilindja shqiptare vjen ne shek.19,400 vjet mbas asaj Evropiane dhe eshte e diskutueshme te quhet e tille por le te nisemi nga kuptimi i kesaj fjale."Rilindje" dmth, "Ri-lind" pra nuk mund te rilindesh pa lindur dhe Lindja eshte te ata "murgjit" gjigande si puna e Bogdanit qe njihej ne mbare Evropen deri aty sa asnje nga rilindesit tane nuk pat fatin te njihej!E per fund ne qofte se don te dish pishtarin e dijes shqiptare dhe driten e vetedijesimit kombetar e ndezi Jeronim De Rada arbereshi me letersine dhe gazeten "Flamuri i Arberit"!Po nejse kujt t'ia thuash,njerez si leshatori kane ne pune vetem anen e majte te trurit...

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Neandertal

    Une me duket se u perpoqa ta menjanoj kete debat, dhe me sa mbaj mend jam shprehur.

    "Nuk e di pse po me vjen era konflikt krahinor mua ketu, apo me mire te them konflikt gege-tosk e katolik-mysliman.

    Nejse, per hir te miresjelljes dhe te mosdegjenerimit te ketij debati, une nuk po te pergjigjem, jo se nuk kam cte te them, por se injorantit i duhet hapur rruge, ndryshe ai te terheq ne nivelin e tij dhe aty te "mund" me eksperience."

    Eshte fatkeqesi kur miresjelljen, ta marrin per dobesi, por kompleksi i inferioritetit e ben te pamundur mbizoterimin e ndjenjave dhe emocioneve ne debat, sulmin personal dhe rajonal. Megjithate une po perpiqem EDHE NJE HERE ti kthehem debatit te gjuhes.

    Duhet te jesh i verber te mos shikosh qellimin e vertete te vrullit anti-standart sot.

    Se pari a ka ndonje opinion anti-standart sot qe qendron apo ka kuptim si i tille pa bere referenca tek Hoxha?? Kjo do te thote se ky sulm nuk ka asnje vlere ne vetvete, dhe se vlerat e tij ai i kerkon diku jashte, pra tek qenia e Hoxhes si diktator. A mos valle duhet ta ndryshojme gjuhen ne sot per inat te Hoxhes?

    Se dyti, sa injorant duhet te jesh (nuk te drejtohem ty) qe te vazhdosh te pretendosh se gjuha eshte mjet demokratik. Gjuha eshte elementi baze i komb formimit, eshte si nje ligj kushtetues i patjetersueshem, qe themelon bazen e nderteses se kombit. A ka komb e shtet ne kete bote qe eshte formuar dhe konsoliduar me ligje demokratike?? Nqs ne ligjet qe percaktojne procesin e kombformimit do ti ndryshojme sipas vullnetit demokratik, ne nuk do kemi kurre komb te qendrueshem, dhe me shume akoma, askush nga ne si shqiptare nuk do ti marre seriozisht ligjet e kombit, qe ne duam ti ndryshojne sa here ndryshon mendimi i turmes. Pra si mund te formohet nje komb i qendrueshem pa ligje te qendrueshme? Franca, italia Gjermania, etj etj e kane bere kete pikerisht duke eleminuar demokracine nga procesi komb-formues. Demokracia, apo vullneti i masave eshte pa lidhje (irrelevant) ne kete proces zhvillimi. Eshte vetem mendimi i elites qe ka rendesi dhe elita vendosi per kete variant gjuhe.

    A u be kjo ne kushtet e influences se pushtetit? Po, por ky proces eshte bere kudo nen kushtet e influences se pushtetit qe ka qeverisur vendin ne ate kohe, dhe edhe sot do behet ne kushtet e influences se nje mendmi "Ta shkaterrojme se e ka bere Hoxha". Ky eshte revansh i nje shtrese teper inferiore ne shqiperi, si ekonomikisht po edhe intelektualisht, qe nuk pyesin se ky standart u aprovua dhe u miratua nga figurat me te shquara te gjuhes dhe letrave shqiptare, puna e te cileve ishte kolosale dhe shume here me serioze se levizja e sotme anti-standart per shkaterrimin e rezultateve te asaj pune. Pra vendosja e standartit nuk mund ti shmanget kurre influencave te tilla. Ja pse cdo shtet dhe komb modern dhe i qendrueshem sot, e ka pranuar standartin ashtu sic u vendos dhe asnjehere nuk eshte perpjekur per ta permbysur por vetem per ta permiresuar.

    Pushtetet, rendet politike dhe ideologjite ndyshojne vazhdimisht dhe gjithmone do ndikojne ne keto norma kombetare, kjo s'do te thote qe ne duhet ti ndryshojme ato sa here qe ndryshohen pushtetet.

    Se treti duhet vertet te jesh me sy te mbyllur mos te kuptosh dy gjera te tjera, 1) se kjo levizje eshte dora e katolikeve ne shqiperi dhe pasardhesia me e plote e levizjeve instinktive anti-komb e anti-shtet te Markagjoneve e Dom Loro Cakeve, dhe 2) pushtetin qe te jep gjuha. Si klase e persekutuar dhe e pervecuar tere jeten, gjithmone pa pushtet, si dhe duke pare qe e ardhmja i premton shume pak per kete, pasi fuqia ekonomike dhe detyrimisht ajo kulturore eshte dhe po zhvendoset gjithmone e me shume ne jug, karta e fundit qe perdoret nga katoliket per te dominuar sado pak shoqerine shqiptare, gjoja ne emer te gegeve eshte ajo e dominimit kulturor ne emer te se kaluares dhe jo te se ardhmes.

    Mos u bej naiv te kujtosh se ketu ka gjera parimore, kjo eshte thjesht lufte per pushtet dhe dominance. Por cfare keta nuk kuptojne eshte se nuk ka kurre dominance kulturore pa dominance ekonomike. Ja pse, edhe pse kultura e gegeve eshte me e lashte dhe tradicionale ajo nuk dominoi kurre ne planin kombetar, apo pati shume probleme per tu paraqitur si kultura e kombit. Pra shqiptaret vajten dhe e moren ate si kulture per ta quajtur ate te tyren, me shume se sa kjo kulture erdhi tek ne per te na quajtur "popullin e saj". Nqs ti beson se une nuk jam realist atehere me thuaj se si e gjen veten nje tosk psh ne "Lahuten e Malsise", krahasuar psh me faktin se si e gjen veten nje geg ne veprat e Naimit.Te kujtoj ketu se ishte koha e komb-formimit.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22
    Leshator, argumenti tend eshte se duhet ruajtur "gjuha letrare shqipe" (qe njihet ndryshe edhe si "gjuha e realizmit socialist") sepse keshtu te pelqen ty dhe nje grupi shqptareshi qe u tingellon me bukur dialekti tosk se ai geg, kjo per arsye se ky eshte dialekti me te cilen ju jeni rritur.

    Pra ti thu, me pelqen mua dhe nje grupi te vogel shqiptaresh qe te ruajme te paprekur "standartin" e drejtshkrimit te shqipes qe ne trashegojme nga epoka e realizmit socialist. Ata 5 milion shqiptaret e tjere qe flasin dialektin geg duhet tu imponojme ne 2 milionet "standartin" tone, ata le te vrasin veten po nuk u pelqen qe nuk kane asnje fjale gegnisht ne "standartin" tone.

    Ky mentalitet manifestohet nga mendjet utopike qe i tremben me shume se cdo gje ndryshimit, qofte ky politik, shoqeror, gjyhesor, kombetar. Kjo shtrese e shoqerise shqiptare eshte ajo shtrese qe u ve ne sherbim te rregjimit komunist dhe nga mendimet qe ti hedh ne forum e ben shume te qarte trashegimine tende familjare dhe kulturore.

    Meqenese ti zure ne goje Frasherllinjte qe jane permetare, Abdyl Frasheri Lidhjen e Prizrenit e mbajti ne Prizren dhe jo ne Vlore. Naim Frasheri i kendoi "GJUHES SHQIPE" dhe jo toskerishtes. Sami Frasheri analizoi Shqiperine si komb dhe jo te krahinizuar. Mithat Frasheri, babai i nacionalizmit shqiptar e zoteronte gegnishten aq mire sa zoteronte shqipen dhe nje duzine gjuhesh te huaja.

    Nuk mund te japesh nje mendim me vlere per ceshtje kombetare sic eshte edhe gjuha shqipe kur nuk jeton me kohe dhe ndryshimet rrenjesore qe kjo kohe ka sjelle per kombin shqiptar. Kombi Shqiptar as fillon dhe as nuk mbaron brenda kufijve te Republikes se Shqiperise dhe ky eshte nje sistem referimi qe duhet ta keni gjithmone parasysh sa here qe diskutoni per ceshtje kombetare.

    Zgjidhja me e mire per te gjitha problemet kombetare, perfshi ketu gjuhen shqipe, eshte ajo qe vjen si rezultat i nje debati mbarekombetar qe ne fund kurorezohet me nje kompromis qe te gjitha palet e firmosin. Vetem mbi kete praktike demokratike interesat kombetare do te avancojne dhe shqiptaret do te ndertojne nje identetit te perbashket kombetar si nga veriu edhe ne jug.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-07-2003
    Postime
    85
    Kur mendon ti Albo se Republika e Shqiperise do e beje kete "ndryshimin" e gjuhes zyrtare?

    Ne cilin vit do realizohet ky projekti i gjuhes ?

  8. #68
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Leshator, kombi formohet me themele te forta, ku te gjithe do jene te barabarte edhe gjuhesisht, e nuk formohet ne paterica e te shtyhet me arsyetimin se qenka gabim te rishikohen dhe ripermiresohen gabimet.

    Argumenti i fundit i yt dhe i disave qe kane nostalgji per realizmin socialist, eshte Kongresi i 72. Tani qe edhe ajo kulle prej letre po shembet, bisha po i jep goditjet e fundit.

    Kombi shqiptar ka per te perparuar gjithsesi, eshte vetem ceshtje kohe. Dhe te perkujtoj ty dhe disa tjere, se kombi shqiptar nuk i numeron vetem 3.3 milione nga R. e Shqiperise, por 2 milione nga R. e Kosoves, 1 milion nga Maqedonia, 100.000 nga Presheva, medvegja, Bujanoci, 100.000 nga Mali i Zi dhe mese 5 milione tjere te shperndare neper Çamëri, Turqi, Evrope e Perendim.

  9. #69
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Leshator!

    Po replikoj fare thjeshte.Ta zeme se ti ke plotesisht te drejte per te gjitha sa ke thene.Problemi eshte se jane ngritur 5.000.000 bashkepatriote dhe thone"hej, jemi edhe ne ketu vella, mos po te dukemi pak?"

    Dhe ti cfare ben?Vazhdon me kokefortesi e ben shenje me koke "JO!".

    E gjitha cfare dua te them eshte se po vazhdove me vendosmeri me teorine tende (ate te paperkulshmerise) perfundimi do jete ndarje, percarje,armiqesi.Nuk eshte justifikim qe ty te shtyne disa ketu ne debat e siper dhe ti nuk durove dot e i shfryve te gjitha (tregoje historira se si Fishta fshinte ****** kur shkonte ne banje e detaje te tjera te parendesishme).

    Ne nje debat te rendesishem si ky fleksibiliteti duhet te jete ne kulm nga te dyja palet.Te pakten nese do te kontribuosh pozitivisht ne kete debat.Nuk me duket e udhes qe vetem se nje person ka kunje me kulturen tende, ti vjell vrer kunder kultures se tij etj., etj.

    Kjo vlen edhe per te tjere( nese e lexoni kete shkrim).Do ishte ne dobi qe pavaresisht se dikush prek ndjenjat tuaja me nje shkrim, e mira e te mirave eshte qendrimi neutral.Te gjithe e dime qe secili prej nesh ka preferencat,rezervat e parapelqimet e tij per nje dialekt, krahine, grup njerezish te caktuar(perfshi edhe mua).
    Puna eshte (gjithmone dobesia jone kjo) qe cakerrimat e ngrenia e inateve gjithnje mbizoterojne ne debatet tona kur behet fjale per gjera te rendesishme.

    Leshator, me kupto drejte.Une nuk mundohem aspak te te ndryshoj preferencat.Ti ke te drejte per veten tende.Por nese mendon se dikush shkruajti dicka qe ti kurrsesi nuk e pranon dot, shkruaj gjera paqesore perndryshe numero deri ne 3 milion dhe ke pare qe do te te dale mllefi i tmerrshem qe te mblidhet ne gryke.

    Gjithmone ne nje teme delikate si puna e Gjuhes Sone.Per te tjerat puna jote, nuk kam te drejte te te keshilloj.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    tung!
    se pari z.lesh te uroj shendet. se dyti persa i perket sesi e ndjen veten nje tosk,( pse tosk , mos ky toska nuk eshte shqipetar?????), ne lahuten e malesise, se pari .z.toske duhet ta lexoje e me pas te shprehet per c'ka lexuar.sesi u aprovuan bazat e gjuhes shqipe mund te them se u aprovuan ne te njejte menyre qe aprovohej cdo gje ne shqiperine e asaj kohe! kush ishte kunder perfundonte deri ne vdekje ne spac, qafe bari apo tuc( kampet e perqendrimit te kuq, ku perfundonin "cifutet" shqipetare). apo mos ke nevoje te te kujtoj listen e grupeve qe komplotonin e "zbuloheshin" cdo vit nga sherbimi i shtetit!meqe e kishe fjalen per ELITEN e famshme, apo famekeqe?,ajo "elite"beri qe shqiperia te ngelet aty ku eshte sot. them sot se elita e sotme eshte thjesht bija e te djeshmes, me tosin e nanes PARTI ne koke(krye).
    babai im ka qene mesues letersie per 37 vjet, e ne shtepi me eshte dashur gjithmone te flas ne gjuhe "leterare", por njekohesisht kam lexuar edhe "lahuten e malesise" ne nje botim te saj te vitit 42 botuar ne tr. ne shtepi e mbanim te fshehur nen parket, se po te na e gjenin na conin per pushime ne tuc!!!
    duhet te te kujtoj se nuk kam asgje kunder dialektit toske. kam studiuar per dy vjet ne tr per arkitekture e kam pasur shume shoke nga kolonja, korca, permeti, memaliaj, gjirokastra e vlora. bile nje xhaxha i imi e ka gruan nga kolonja, nga vodica, e nje tjeter nga vlora.
    gjate bisedimeve eshte folur kemi arritur te merremi vesh jo sepse ishte gjuha"letrare "ajo qe na bashkonte, por se ishte mirekuptimi e deshira e mire per te shkembyer mendime e per te arritur ne nje pike te perbashket. kjo ishte fryma qe mbizoteronte. e mbas gati dy vjetesh fillonim e benim shaka duke imituar dialktin e shokut.shqipetaret po arrijne te mesojne nga 4-5 gjuhe e s'po ia dilkan te mesojne nje dialekt te gjuhes se tyre. pordhe ne ajer!
    nuk jam ne asnje menyre qe te permbysen gjerat e te dale gjuha gege si gjuhe letrare. ne asnje menyre!!! por qe te arrihet nje kompromis i perbashket qe te gjithe shqipetaret kur te lexojne shqip te ndjejne se kjo gjuhe eshte e tyre, gjejne gjera te dialektit te tyre, e jo te detyrohen te flasin ne nje menyre te vetme duke eliminuar elemente themelore te dialekteve.dialektet jane per gjuhen si perrejte per lumin.pa perrej s'ka lume!
    te dish nje dialet tjeter nuk eshte thjesht nje gje e tepert. jo!!!
    te dish nje dialekt tjeter te gjuhes tende, se deshe apo s'deshe ti gjuha shqipe eshte edhe e jotja edhe pse shume "shqipetare" te fuqizuar nga fuqia "kulturore" qe po spostohet ne Jug(greqi!?!?!?), i kane rene hasha, eshte nje mundesi me shume per te kutuar vetveten,per te kuptuar zhvillimin e mendimit mbare-kombetare, per te kuptuar historine tone kombetare.shqipetaret kane mesuar latinisht e turqisht per hulumtuar historine e kombit tone neper bibliotekat e romes e stambollit per te vertetuar autoktonine tone e prejardhjen tone nga iliret, ndersa nje si ty s'arritka me fole gegerisht. me vlen natyrisht pyetja:
    S'MUNDESH APO S'DO???????
    Ndryshuar për herë të fundit nga troptit : 29-08-2003 më 06:36
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •