Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e larguar Maska e dora
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    75

    Brunilda Zllami

    E hapa ket tem se me pelqen shume brunilda zllami shkruan shume bukur por fatkeqesisht sdi shume per te.desha qe kush nga ju di ndo nje gje te me shkruajdhe te me thoni ndonje nga librat e fundit ne ka ber pres pergjighjen tuaj .dhe desh tju thosh qe librat e fundit te saj qe kame lexuar jane (Dinozauret e ndergjegjes)dhe(labirntet e Medeas)pres te shkruani dhe ju.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dora pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pėr ty


    Ne heshtjen e piset te mbytur nga lumi

    ...I fjaleve te thena e te pathena

    ......Mendova per ty

    Ne tisin e erret te nje nate

    ...Qe fshihte dashuri e mekate

    ......Mendova per ty

    Ne syte e fjetur te Botes

    ...Qe dhe ne dasmen e saj vesh fustan te zi

    ......Mendova per ty

    Kur para syve te mi u shfaqe ti

    ...Jetova per ty

    Kur bota te shembet e te rilinde perseri

    ...do jem aty

    ......Per ty

    ...Vetem per ty!





    P.S Marre nga libri "Enderra e paperfunduar e nje gruaje"-Brunilda Zllami.

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Eshte nga Bajram Curri,Tropoje dhe di qe ka studiuar per mjekesi eshte nje e re shume e talentuar dhe nje shkrimtare e cila ne Panairin e Librit ne Korce rezultoi me e shitur nga Kadare!?I uroj te gjithe te mirat e suksese ne krijimtari,,,

  5. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Labirintet e Medeas
    Brunilda Zllami
    Botimet Toena
    Tiranė 1999 - Botues : Fatmir Toēi


    Ajo e urrente vjeshten. Jo se vjeshta i sillte ndonje ndjenje te vecante, perkundrazi. E urrente se nuk i sillte pothuajse asgje, pervec nje boshlleku te kobshem. Vjeshta vetem e perkedhelte me vetmine e saj, e puthte me buzet e ftohta prej vejushe. Ajo s'dinte pse i ishte krijuar ideja se vejushat kishin harruar te puthnin. E cuditshme qe ne nje mbremje te tille ajo te mendonte per puthjen e vjeshtes. Ne fund te fundit, ajo nuk e kishte pasur kurre nje problem te tille. E ema gjithmone i thoshte se, qe kur kishte ardhur ne bote, kishte marre pak nga dashuria e te tjereve.
    Frynte nje ere e ftohte qe luante paksa me floket e strukur ne kapese, pastaj ngrinte cepat e pardesyse duke iu kapur pas mishit si nje oktapod qe nuk donte ta linte te shkonte gjekundi. I erdhi per te qeshur me ate krahasim qe i erdhi ne mendje. Fundja ideja se ishte prane detit dhe ndonje nga ato kafshe misterioze te pashfaqura te tij do ta ndiqte, do ta kapte dhe do ta perkedhelte me fshikullima dhjami si ndonje nga ata zyrtaret e kapur fort pas karrigeve burokratike. Ja, si ai thesi i fryre qe i kishte propozuar para ca ditesh. I kishte akoma ne mendje ata syte e tij si veze pate me rrathe te dhjamur poshte, me forma hene te thyer mbi uje qe e kishin bere per te vjelle. Megjithate...nuk kishte mundur ta refuzonte. Ai thes balene e dhjamur ishte pushteti dhe gjithcka ne kete bote i perulet atij, pavaresisht se kush e perfaqeson ate. Nje njeri i kulturuar apo nje kafshe me fytyre te shperfytyruar njeriu!
    U afrua prane klubit te famshem te atij qyteti provincial dhe befas tymi qe ishte aty brenda i kujtoi se nuk kishte asnje cigare. Zhurma qe behej atje po e terhiqte si nje magnet i fuqishem. U fut ne klub me hapin e saj te sigurte qe i bente burrat te ndiheshin te pasigurte. Sapo hyri, ndju se zhurma u fashit ngadale si nje gjarper qe donte te fshihej poshte tavolinave te mbushura me gota, tavlla duhani, bishta cigaresh, madje edhe domino qe preheshin si te vdekura mbi to. E ndjeu se te gjithe syte e atyre burrave ishin ngulur mbi te. Dikush e pershendeti, dikush terhoqi nje karrige dhe e ftoi per t'u ulur, kurse nje tjeter qe mbante nje rreth floriri ne gisht e shikonte vjedhurazi duke lakmuar bukurine e saj.
    - Medea, eja te pime nje gote! - i tha njeri rreze veshit. Ajo e shikoi duke buzeqeshur pa thene asnje fjale. Ai ishte nje djale rreth te njezetepesave me nje buzeqeshje feminore qe e beri Medean te ndiente nje dashuri prej nene. Ai djalosh i kujtoi Laerten e saj te embel qe ishte ne Tirane me studime. Nuk i pelqeu qe ai djalosh aq i njome t'i vardisej ne ate menyre. Shikoi veten ne nje nga pasqyrat e barit. I pelqeu! Per fat te keq, natyre e kishte pikturuar me durimin e mjeshterine me te madhe qe mund te kishte ne dispozicion. Ajo kishte marre petalet e trandafilit per t'ia bere buze, ujerat e Jonit per t'ia bere sy, krahet e shqiponjes per qerpike, rrezet e diellit per floke, shembellimin e hyjneshave te lara ne valet e detit per trup, aftesine e Aferdites per tundim! Si do te kishte qene jeta e saj po te kishte qene e shemtuar?! As qe donte ta mendonte. Baristi i ofroi nje gote martini duke i bere me shenje nga nje tavoline ku ishin ulur dy burra. Njerin e njihte, e kishte patur dikur shok klase. Kishte qene nje nga ato dashurite e saj fluturake kur ishte ndjere e rritur per te bere gjithcka qe i pelqente. AJo kapi goten pa medyshje dhe u nis drejt tyre. Ne goje iu formua si gjithmone ajo buzeqeshje qe i vriste te tjeret pak nga pak si nje ilac gjumendjelles.
    - Eja Medea, te te prezantoj me nje mikun tim dhe banorin e ri te qytetit tone, - foli Landi duke tundur koken si me tallje. Medea ia nguli syte te porsaardhurit sikur donte ta lante ne syte e saj. Ai ishte nje djale rreth moshes se saj me nje fytyre te hequr sikur t'ia kishte kapur njeri nga poshte, Ai levizte gishtat ngadale mbi tavoline dhe asaj i shkoi ne mendje se ishte ndonje pianist i mbaruar.
    - Kjo eshte nje mikja ime e femijerise, Medea. Ne keto momente te eshet afruar gjeja me e bukur e qytetit tone. Kurse ky eshte Arnest Begaj, shoku im i fakultetit, shkrimtar i degjuar tani, - foli perseri Landi kur vuri re se ajo kishte mbetur me goten ne dore si e ngrire. Fjala shkrimtar e habitit Medean. Ajo i mendonte ata si njerez qe kane nje bote te tyren dhe jo nje bote te perbashket me njerez si ajo. Deshi ta dinte ne i dukej e bukur. Donte te ishte e kendshme para nje shkrimtari. Po ai nuk i dukej si shkrimtar. Po si ishte? As si te tjeret nuk ishte. As si ata burra ne ate klub qe po e veshtronin me epsh. Ai kishte njeveshtrim te qete, te mbytur dikue ne trishtim te bute, por paksa te ftohte. Kete ftohtesi indiferente ia jepte ajo ngjyre gri e erret qe kishin syte e tij. Ajo zgjati doren dhe preku lekuren e tij te bute si te nje femije.
    - Jam i lumtur te njoh nje grua kaq te bukur si ju Medea! Kjo do te thote se ne shkrimtaret nuk fantazojme kot kur pershkruajme bukurine femerore, - foli Arnesti duke shkoqitur fjalet, sikur te ishin rruaza te vendosura mbi qafen e saj. Ajo u skuq. Kishte vite pa u skuqur, madje ne kujtesen e saj sikur nuk ishte rendur asnje gje ne lidhje me kete fjale. Nuk dinte si te sillej, si te fliste. Ishte hera e pare qe ndodhej para nje klase te tille intelektualesh. Kishte njohur zyrtare nga te gjitha llojet: skuther, ulkonja e ujqer, por kurre nuk kishte takuar nje shkrimtar.
    - Kenaqsia eshte imja, - foli ajo me ze te ulet, pastaj u ul ne karrige. Nuk ndihej rehat. I dukej vetja se ishte aq e rende se ai vend ku ishte ulur do te thyhej me dysh. Ngjyra e martinit iu duk si gjaku i saj i perzier me aventurat e vrullshme qe kishte kaluar gjate viteve te mbetura ne rrjetat e te kaluares.
    - Perse keni ardhur ne qytetin tone tani qe sezoni i plazhit ka mbaruar? - i tha ajo pa ia hequr syte. Ai buzeqeshi. Ne mendje i vinin si ushtare te gjithe personazhet qe kishte krijuar, por asnje me bukurine e kesaj femre. Medea! Ku e kishte degjuar kete emer?! Vinte nga lashtesia apo nga modernizimi, nga pallate mbreterish apo nga gradaciela qe synojne qiejt, ishte yll hollivudi apo princeshe qe synon lumturine, ishte djall apo engjell, ishte cope deti apo qielli?!
    - Mendoj qe ngjarjet e librit tim do te zhvillohen ketu ne Sarande, por nuk e njihja si qytet. Keshtu une gjate ketyre diteve do mundohem te njoh cdo cope toke e cdo pike uji te qytetit tuaj!
    - Eshte e veshtire te njohesh nje qytet. Edhe per ne qe jetojme prej kaq kohesh ketu, ka dicka qe na duket e re, megjithese jemi munduar t'i veshim cdo vendi nje histori te vecante, nje cope jete nga ana jone. Ja, per shembull, detin qe kemi atje tutje me nje vizite do ta njohesh, por ai mban kaq shume mistere sa ti nuk mund t'i imagjinosh.


    vazhdon...




    Ne Korēė Brunilda ka pas mbajtur korespodence me disa nga moshataret e mia, menjehere pas librit Dashuri apo urrejtje. Dhe mbaj mend na i dergonte librat para se ti publikonte. Kjo krijoi dhe rrethin e adhuruesve te saj, ndoshta...

    Libra te Brunilda Zllamit

    Dashuri apo urrejtje - 1996
    Fantazma e shpirtrave te etur - 1996
    Endrra e paperfunduar e nje gruaje - 1997
    Puthja e Henes - 1998
    Hijet - 1999

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Duke i shtuar atyre gjerave qe jane shkruar per Brunilden: talentin e saj per te shkruar e ka shfaqur qe ne vitet e shkolles se mesme,te cilen e ka kryer ne shkollen e mesme te pergjitheshme "Asim Vokshi" ne qytetin B. Curri.
    Rjedh nga nje familje tropojane,intelektuale,
    babai -mjek
    Mami-mesuese.

    Stili i shkrimeve te saj me pelqen.
    Me vjen keq qe kam lexuar vetem dy libra te saj,per shkak se jam larg e nuk arrij t'i posedoj.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #6
    E talentuar!

    i kam lexuar gjithe librat e siperpermendur. Me ka pelqyr shuume "Labirinthet e Medeas"

  8. #7
    i/e larguar Maska e dora
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    75
    Faleminderit te gjithve per pergjigjen edhe une kam lexuar disa nga librat e saj te cilet jane
    Dashuri apo urrejtej.
    Endra e perfunduara e nje gruaje me bare.
    Labirintet e Medeas.
    Hijet.
    Dinozauret e ndergjegjes.

    keto ishin disa nga librat e saj qe kame lexur kush nga ju di ndonje librin e saj qe kadal se do ti them mamit te ma blej e te ma dergoi.

    Dashuria!Nuk dihet nese ekziston,nuk dihet nga ka ardhur,nuk merret vesh asnje gje.Ajo eshte instikt,thjesht instikt kafsheror i veshur me petka njerzore.Dashuria!Dashuroj?!Kush duhet t'i kete shpikur i pari keto fjale.Kushe?!Prifterinjt?!nuk besohet.i vetmi dallim mes kafshve dhe njerzve eshte se instiktet njerzore i atribohen dikujt ne veēanti per te cilin mendja e mashtruar thur diēka te cilen e quan dashuri.Azgje nuk mund te quhet e tille,por thjesht te mbiquhet.Kaq shume gjera per dashurin nuk i kishte menduar kurre ne menyre kaq te rrufeshme.E kur?!Kur degjoj zerin e Janit.Zerin e burrit te saj te dashur!Burrit,te vetmes kafshe madheshtore qe mundi te krijonte natyra!
    (e mare nga libri Labirntet e Medeas.)

  9. #8
    i/e larguar Maska e kreshnik_uk
    Anėtarėsuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    2

    Mendim per krijimet e Brunilda Zllamit

    Qysh ne fillim bej vrejtje pasi nuk percaktohen gjinia dhe zhanri i librave te botuara te Brunildes. As Dora capkene qe e prezanton, as Fiori dhe as Andrra e jetes nuk informojne se per c'lloj librash behet fjale, per poezi, tregime, novele, roman, drame a letersi dokumentare.
    Une mendoj se per te vleresuar nje krijues ne shkallen siperore sic vleresohet nga treshja e mesiperme Brunilda Zllami, se pari duhet te kesh lexuar me kujdes gjithe krijimtarine e saj, sidomos kur eshte fjala per proze. Se dyti, qe vleresimi te mos jete fiktiv, i pabazuar, perndryshe te mos jete i bere per hatre (lidhje gjaksore, dashurore, miqesore, shoqerore, interesa te gjithecfareshme) duhet ta argumentosh me fakte...
    Pse thote, fjala vjen, Andrra e jetes ose ndonje botues se librat e Brunildes jane shitur ne panairin e Korces me shume se te Kadarese, edhe nese kjo eshte, padiskutimisht, e vertete, nuk do te thote se kjo krijuese eshte me e talentuar se Kadareja dhe te tjeret...
    Une e lexova me kujdes disa here poezine e saj "Per ty" dhe realisht konkludova se ajo eshte nje poezi e dobet, pasi perserit dicka qe e kane thene te tjeret me pare me nje stil dhe figuracion me te pasur. Persa i perket atyre copezave te prozes, ashtu te shkeputura me duket se s'kane kuptim. Lere pastaj qe aty ne faqet e internetit jane shkruar me plot gabime, jo vetem ortografike, ortoepike dhe sintaksore, por edhe shume korrelacione kuptimore s'kane lidhjen e duhur llogjike me njera-jetren. Keto te fundit s'besoj te jene gabimet e percjellesve, anetareve te forumit te permendur me lart, por te autores, gjera te cilat flasin per nje mungese te dukshme te kultures se saj te nevojshme letrare.
    Keshtu,mund te them se nuk eshte mire te prezantohen krijuesit me superlativa te pamerituara, sepse, kesisoj, prishet pune duke iu imponuar lexuesit me krijues qe s'jane ne nivel te larte si Zllami, Vreto dhe Qaja.

  10. #9
    i/e larguar Maska e dora
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    75
    kreshnik uk ne radhe te pare une e hapa kete teme se mos ndonjeri dinte ndonje gje me shume per te dhe ti ske pun fare te vish ketu dhe te me thuash mua si duhet te ape temen dhe e dyta ajo eshte nje shkrimtare shume e mir dhe ne qofte se ty ste pelqen mos bej gabimin te shkruash me ketu.

  11. #10
    i/e larguar Maska e kreshnik_uk
    Anėtarėsuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    2
    Dora, ta dija se do prekeshe kaq shume, ne fund te fundit, sic e gjykoj une, per hicmosgje, nuk do te kisha shfaqur fare mendim per autoren Brunilda Zllamin. Aq me pak kur une nuk kam lexuar asnje liber te saj. Une u nisa nga ato dy copeza te vogla proze dhe ajo poezia e vetme e saj, te pasqyruara ne forum. Une nuk jam krijues dhe as kritik. Une shfaqa, thjesht, nje mendim sic ma ndjeu zemra ne ate cast, por nese mendimet e lira te shprehura ne formen e kritikes edhe sot nuk lejohen si dikur, pervec lavderimeve, atehere eshte e kote te pretendohet se po ndreqim...
    Sidoqofte, une te kerkoj falje sinqerisht! Sa per autoren, do mundohem sa me shpejt t'i gjej librat e saj, t'i lexoj dhe te kem keshtu nje mendim te plote timin.
    Me mirekuptim, Kreshnik_uk

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •