Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pak me lart kam vendosur fillimin e romanit Labirintet e Medeas te Brunilda Zllamit.

    Ne lidhje me shkrimtaret secili ka mendimin e vet dhe ashtu si mua nuk me interesojne opinionet e te tjereve mbi ta (pra nuk te pyeti njeri te pelqen apo jo shkrimtarja, thjesht te pyeten ne di ndonje gje per te), po ashtu nuk pres qe opinionet e mia te ngjallin ndonje interes tek te tjeret. Kjo eshte arsyeja perse vete nuk dhashe ndonje vleresim mbi te, por thjesht solla fakte. Pra titujt e romaneve te shkruara nga ajo si dhe nje poezi te shkeputur nga libri i saj i pare (ne mos gaboj), te cilin ajo e ka shkruar kur ka qene 18 vjec.


    Gjithashtu kreshnik, ne te gjithe jetojme jashte Shqiperise dhe mundohemi sa mundemi te sjellim informacionin qe kemi per shkrimtaret shqiptare. Por nuk mund te presesh qe ti dime disa gjera ne ajer, kjo eshte arsyeja perse informacioni nuk eshte gjithmone i plote.

    Ne lidhje me fillimin e librit te saj te cilin e kam vendosur me lart, thote vazhdon ne fund, dmth ideja ishte te sillja pjesen me te madhe te librit ne internet, kjo gjithmone pa prekur dhe interesat e vete autores. Pra ske si te kuptosh cfare eshte shkruar nq se nuk e lexon ate.


    Miresevjen ne forum!


    (mos prit shume nga te tjeret kur vete nuk jep asgje)



    p.s. Nuk u merzit njeri se ti kritikove shkrimtaren, pasi asnjeri nga ne nuk ka ndonje lidhje farefisnore me te dhe mendimet jane te pritura. Por ti bere kritike per ata qe po ndajne njohuri me ty dhe bere kritike per shkrimtaren kur vete po thua qe nuk ke asnje njohuri per te dhe ske lexuar asnje liber te saj. Nq se ve re ne shenimin tim ne fund them "Ndoshta... " Pra ndoshta duke qene se ka pasur shoqeri ne Korce ka shtyre qe dhe librat e saj te pelqehen me shume atje. Asnjeri nuk i mori hakun Kadarese ne kete mes.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiori pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Kreshnik uk me dy poezi nuk krijohet pershtypja mbi nje autore aq me teper per B.Zllamin e cila njihet per romanet e saj dhe jo poezite,por edhe nisemi ashtu po te tregoj se edhe Kadareja do dilte qesharak po te gjykohej vetem me dy poezi,psh:"Martohet mesuesja me nje traktorist!",apo "Saldatori!".Pse merr persiper te japesh gjykim kur nuk e ke lexuar Zllamin,mos harro nje njeri qe ka shkruar mbi dymije faqe letersi deri ne moshen 25 vjece dicka eshte,padyshim,ndersa per ate qe eshte shitur ne Korce ky eshte fakt dhe tere shtypi e ka paraqitur kete psene ta gjejme!?

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Andrra e Jetes pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Dua - Brunilda Zllami
    (Roman)

    Botues: Fatmir Toci
    Redaktor: Skender Hasko
    Perkujdesja Grafike: Mereme Nelaj


    Tek shoh oren qe ecen me vjen cudi qe minutat nuk perplasen me njera-tjetren, ashtu si ne. Mendoj me vete se duhet te egzistoje nje ligjesi qe i ben gjerat e perjetshme. I ben te kene nje ryme te tyre duke ruajtur nje dinamike qe ne tokesoret e vdekshem e duam, mundohemi ta imitojme, por nuk ia arrijme dot. Ka kaq shume gjera qe nuk i shpjegojme dot, por prape vazhdojme si te nemitur nje lufte qe nisi kushedi se kur, kush e di se nga kush. Luften per te ditur me shume per veten dhe per te tjeret. Qe i vogel, i ulur prane teleskopit kam dashur te vezhdoj pafundesine ku jemi zhytur pa pasur frike, si per te zbuluar se ku duhet te jete vendi yne ne kete mjegullnaje. Ciles pjese i takojme? Apo pafundesia nuk mund te kete pjese, se eshte e pandare? Nje gje kaq e madhe si gjithesia eshte bashkuar, kurse ne, pjeseza kaq te vockela te saj mundohemi te krijoje kufinj, ndarje, luftera te kota.
    Syte tradhetare shikuan serisht nga teleskopi. Ata nuk e donin filozofine dhe abstraksionin, por dicka reale qe mund ta perkedhelin me butesine e tyre, ku truri dhe veprimet boshe jane dicka e kote dhe absurde.
    Yjesia e Balenes. Ajo me fton te le kete planet dhe te hidhem ne pafundesi, prane asaj shtrige te shumekerkuar, por te pazbuluar ende. Kam menduar shpesh se dicka te ne duhet te jete shume e vecante, pasi kemi nje pafundesi dhesirash qe ne fillim lindin tek ne si nje sembim ne zemer, pastaj kthehen si pa kuptuar ne obsesione. I kemi gjithmone si flutura plotngjyreshe ne mendje, ca si relike, ca ne levizje. Cdo te benim sikur te mos egzistonte fjala "DUA", qe na jep zemer te kerkojme gjithmone e me shume ne jete?
    Ndihem i merzitur. Sonte eshte nje nate e ftohte dhe kjo ndihet me shume ne Observatiorin "Remer". Kupola ngjyre argjendi eshte e mbyllur, por gjithsesi pamja eshte e bukur. SIkur kupola te hapej do te dukej pamja eshokante e qiellit dhe yjeve qe ne nje nate te ftohte duken si te gdhendur ne nje pasqyre blu. e ndiej se jam i mberthyer ne kete karrige, megjithate mundohem ta imagjinoj veten sikur po rrokullisem mes planeteve te galaktikes qe enden te pashqetesuar ne hapesire. Serisht per te njemijten here me erdhi ne mendje Kashta e Kumtrit. Nje emer i cuditshem qe iu vu nje galaktike te sistemit diellor tokesor. Nga Kashta lind Qumeshti, dhe krijohet rruga magjike e qumeshtit. Po kush e kishte ushqyer diellin tokesor qe te behej me i deshiruar ne te gjithe diejt e Universit? Nuk e di, por me tremb ajo qe te gjithe diejt ndonje dite, sado te fuqishem, duhet te kthehen ne xhuxhe te bardhe. Sa here qe shoh qiellin mendoj me vete se si nuk na behet jeta monotone. Neper botet e ndryshme te universit ka kaq shume gjera per te zbuluar, kurse forca jone eshte shume e vogel per te mundur t'i shetisim te gjitha, te mesojme nga pafundesia se si mund te jetohet perjetesisht.
    Si nuk merzitemi kur biem ne gjume cdo nate dhe ngrihemi cdo mengje ssikur asgje te mos kishte ndodhur, si per te vazhduar nje punte te organizuar ne menyre robotike, e cila nuk na kenaq aspak, por na jep nje gezim te vargullt, te mjere. Nuk merzitemi as kur dallojme thinjen e pare, rrudhat ne fytyre, dridhjet sklerotike te nje mase te squllet mishi qe perpelitet mes jetes dhe degradimit te plote. Si nuk trishtohemi aspak kur shohim nje arkivol te mbuluar me nje cope te vjeter qe niset gjoja per ne boten e pertejme, por ne fakt eshte drejt rruges per t'u bere produkt i pare i asaj qe krijoi. DHe me e keqja eshte se te gjithe e dime se aty eshte nje njeri qe me pare e kmi cilesuar si mik, i kemi falur shume minuta te vyera nga jeta jone e varfer. Per mua eshte nje ankth i parrefyer vdekja, por nuk dua ta mendoj. Gjithmone kam qene i mendjes qe kur dicka mendohet shume kthehet ne nje te vertete sikur te ishte nje bestytni e trasheguar biologjikisht neper ato copeza te vogla qe quhen ADN. ....



    p.s. nga ky liber kam kaq lexuar gjithesej dhe nuk e di kur do marr mundimin te lexoj me shume. Me eshte dukur humbja me e madhe e kohes. Me duket sikur shkrimtarja ka qene ne gjume kur e ka shkruar kete pjese dhe as e kishte idene cfare po thosh - mire ajo po ata qe e redaktuan cfare kane menduar

  6. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me vjen shume keq qe e lexova kete teme... sepse me e keqja e gjithekesaj keqardhjes time eshte , se nuk rri dot pa thene ;(pervec asaj qe-mua nuk me duket aq e mire , as aq etalentuar sa thuhet ketu pergjithesisht, madje me duket shume e dobet, pls te me falin adhuruesit e saj .... pasi po e theksoj , "mua me duket") , mendimi im behet bindje , kur them se ; Eris Rusi , njeri nga anetaret e forumit tone , eshte dhjetra here me i mire, dhjetra here me artist.
    ... Duke iu kerkuar ndjese edhe nje here adhuruesve te brunildes, dhe atyre qe e vleresojne brunilden vetem e vetem qe paska bere dicka,(packa se kjo dickaja eshte mjaft e dobet-per mendimin tim -prap, iu pershendes te gjitheve. Ndersa ndjej keqardhje per veten qe e lexova kete teme, dhe sidomos qe shkrova , sepse kushedi c'do me shkruani.

    v.o. Fior, c'u bere moj???

  7. #15
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Une kam lexuar pak nga kjo shkrimtare dhe te them te drejten per mendimin tim eshte ne nivele mesatare.

    Mgjate po ju jap nje titull libri te saj :

    JETOJ NE HARRESEN TENDE.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #16
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Sapo kam mbaruar librin e saj "Nje tjeter".


    Sipas biografise ne liber shkruhet keshtu :


    Ne kete roman trajtohet jeta e njerezve te lodhur nga perditshmeria. Personazhi kryesor nje gazetar Mikeli, deri diku idealist dhe i ndershem, gjendet perpara shume veshtiresive ne jeten personale ashtu edhe profesionale. Jeta e tij , Gretes ( te shoqes e cila e urrnet qe ishte nje idealist dhe nuk ishte i zoti ti jepta asaj pasuri dhe fustanet e bukura , gje qe coi ne divorcin e tyre dhe kishin nje vajze 8 vjece), Ana gruaja e me vone e Mikelit , nje vajze e varfer qe i kishin vdekur prinderit dhe kishte nje vella 6 vjec dhe gjyshen , ( ana semurej shpesh pershak te punse se rende qe bente ne fabriken e kepuceve u detyrua te fuste vellain ne nji jetimore , kur mbas tre muajve shkoji ta merrte ne shtepi e kishin dhene per biresim ne Greqi , gje qe nuk ishte e vertet por e kishin shitur per ti marre organet , ashtu sic benin me te gjithe femijet e jetimore..........) , dhe shume personazhe te tjere te cilet jane te nderthurur me fije te padukshme dhe secili prej tyre kerkon dicka tjeter. "Nje tjeter".... nuk eshte thjesht nje grua , nuk eshte thjesht nje tjeter realitet , nje tjeter jete.........


    Roman te tjere te saj jane:

    Dinosauret e ndergjegjes ( 2001)
    Matilda ( 2003)
    Jetoj ne harresen tende ( 2004)
    Endrra e paperfunduar e nje gruaje ( 1997)



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  9. #17
    Proza e dobet dhe hicthenese, poezia bajate e pa forme. Po ndoshta do me kete rene gripi mua e me ka topitur gjendrat e perceptimit. Me siguri vete e kam fajin qe nuk me pelqeu. Sidoqofte mendoj se ngrihen lart vlera qe nuk ekzistojne e perlavdohen mediokritete. Te me falin dashamiresit, po ne nje kohe ku bota po mbushet me shkrime e gjenite e kane kaluar numrin qe mund te lexonte nje njeri normal qe mbush te 100-at, do qe me mire t`i ngrinim pak shkopinjte e kercimit se larti. Sidoqofte Brunilda paska punuar: 2000 faqe ne moshen 25 vjecare tregon zell. Poshte puna!

  10. #18
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Romanin e fundit te Brunilda Zllamit qe kam lexuar une eshte Cmimi i perjetesise.

    Do ja u keshilloja qe ta lexonit, jam e sigurt qe do ju pelqeje shume.

  11. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jetoj ne Harresen tende ..eshte nje roman i Brunhildes.. qe pershkruan tiranen e sotme.. student e konviktore, tiranas gjahtare qe gjuajn konviktoret e bosa me gra qe mbajne dashnore te reja..e goca qe din te cajne..e marrin pun zyrash me rroga te mira e bejne qejf etjetj..

    Ajo i ngjyros bukur tipat e njerzve qe perbejne ate pjese te tiranes qe i jep tonin Tiranes se sotme..

    Pra vajza nga tropoja e ka psikologjisur metropolin..

    Libri lexohet me endje..ska llafollogji boshe as sforcime me u duk moderne ne stil..
    Brunhilda te terheq ne lexim me natyrshmeri.. realizem.. e kuriozitet ..

    I lumte e Suksese qikes tropojane.. brunilde Zllamit..

    Un e lexova kte roman por ne menyren time.. nje sy faqeve 1-2-3..nje sy faqeve 50-51-54.. e nje sy fundit..

    Ja vlen ta lexosh po te jesh me pushime ne Dardhe te Korces..


    Pra Brunilda eshte nje romaciere e mrekullueshme.. qe do na jape te tjera surpriza..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 05-02-2005 mė 03:13

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    1
    Libri "Dikur ishim bashke,,," e Brunilda Zllamit eshte nje nga librat me fantastik qe kam lexuar deri tani. Gjithashtu eshte edhe prekes.
    Faleminderit
    rodhka

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •