Si kolapsoi gjuha shqipe?
Shkėputur nga Gjuha albaneze, 23 janar 2023.
Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe nė New Century. Nė shqip filluan tė inseroheshin fjalė tė reja. Nė fillim i pamė me difidencė e me shaka, i mbanim larg por ato maledetė ishin virus terribel. Na invazuan sa hap e mbyll sytė. Patėm besim te xhornalistėt tanė shumė bravi por nuk qėnė tė aftė tė pėrballnin luftėn civile, e qė nė oret e para u bė clear qė ishin me armikun. U gjendėm vetėm, komplet tė braktisur. Patritmas bambinėt tanė flisnin si anglez e italian. Menduam se fonemoni ishte i limituar, se do aplikohej vetėm te emigrantėt dhe se virusi nuk do rezisonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri te fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe kėtė pushtim soft, kėshtu thamė. Sa gabuam! Ngadalė ngadalė u pėrhap nė gjithė Albaninė dhe pati njė evolvim qė ne kuptuam tėpėr vonė. Bashkė me kolegun tim famoz Aqif Aqifi dilnim gati ēdo natė nė skuthat e rinisė dhe si ata marinarėt qė matin thellėsinė e detit, masnim thellėsinė e degjenerimit tė gjuhės albaneze. Nė zyra tė larta mendonim plane afatgjatė pėr tė ndalur hemoragjinė. E kuptuam vonė qė tashmė ishte late.
Maj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte tė rinjtė qė i ngrinin gishtin njėri tjetrit e ja bėnin Ciao.
<< More po ujku i ēaftė, se marr vesh. >> mė pėshpėriste. << Tani do ketė sherr. >>
Prisnim sherrin po nuk ndodhte, dhe nuk arrija ti shpjegoja qė Ciao do tė thoshte Tungjatjeta e qė ai gishti do tė thonte Dakord. Aqifi shikonte vetėm njerėz qė thoshin Ēahu e ndėrkohe i bėnin shenjė Hip kėtu shih Stambollin dhe nuk kuptonte se si ky ofendim nuk sillte asnjė reaksion. Shpresonte ēdo mbrėmje por nuk ndodhte asgje. Smarrin vesh putanat qė po i shajnė, i thoja. Por do ja dalim mbarė, lufta sapo ka filluar.
Sa wrong isha edhe unė. Tepėr tardi e kuptova qė lufta tashmė kishte mbaruar, dhe unė e ai nuk ishim pararoja por grupi qė ngel mbrapa ndėrkohė qė ushtria ėshtė shpartalluar. Direktorėt tanė nė Ministrinė e Arsimit nuk arrinin mė tna koordinonin dhe, ajo qė ėshtė mė e rėndė, sa herė qė shkonim pėr tė marrė udhėzime tė reja gjuha e liderave tonė bėhej gjithmonė e mė pak aksesibile pėr ne. Progresi ėshtė inevitabėl, na thoshte drejtori. Kur prezenca jonė u bė fastidiosa na hoqėn qafe. Aqifi as qė nuk e kuptonte, u desh tja thoshin nja njėzet-tridhjet herė qė spunonte mė aty. Ditė pėr ditė paraqitej nė ministri dhe nuk arrinin ti shpjegonin qė e kishin liēencuar dhe qe liēencuar do te thoshte pushuar. Unė shpėtova sepse kisha njė amico lart nė ministri. Shpėtova, i thėnēin. Sisha mė operativ, gjithe ditėn bėja fjalėkryqe qė bėheshin ditė pėr ditė mė tė vėshtirė, jo se ai qė i bėntė bėhej mė i zgjuar po pėrkundrazi, sepse bėhej gjithmonė e mė budalla. Po jam kokėfortė, e kėshtu mėsova fjalė si aksesibel, bionatyrė, amore, soft-disc, famoz. Nė njė farė mėnyre shpėtova, shpėtim i thėnēin. Bashkė me Aqifin vazhdonim croēatėn tonė personale, mbrėmjeve vonė. Ishim bėrė si ata stupidėt e fshatit qė flasin e asnjeri si merr vesh. Populli nuk e kuptonte se ēfarė rapresentonim ne, le qė as ne nuk e dinim mė se ēfarė ishim e ēfarė dreqin donim. Dy zombi qė flisnin njė gjuhė tė vdekur. Kishim humbur luftėn dhe, ajo qė ishte mė e keqe, armiku as na burgosi nė ndonjė prison e as na torturoi, na linte nė indiferencė e kjo na vriste akoma mė shumė.
Pastaj Aqifi vdiq, e doktori tha qė ishte faji i moshės po unė e dija qė kishte njė brengė tepėr tė madhe e qė vetėm kjo e vrau, asgjė tjetėr. Herė pas herė, gati ēdo uikend, shkoja edhe te ēimitero e flisja me tė sikur tė ishte akoma i gjallė. Nuk e kuptoja qė edhe gjuha ime po bastardohej, derisa mė doli nė ėndėrr. Ishte potent si gjithmonė e mu bė sikur mė tha Po edhe ti more kopuk po mė flet nė gjuhėn e dreqit? . U zgjova gjithe djersė, Damn, thashė me vete, ta kem humbur edhe unė vallė?
Po, e kisha humbur edhe unė. Kur takoja nipėrit na translonte djali se unė si merrja vesh. Po atė ditė, mbas endrrės u mundova tė luaja me ta por vetėm kur fituan e morra vesh qė unė po lauja shah e ata damė. Kisha vibrime negative e po atė ditė vajta tė takoja Aqifin. U ndala para gurit, lexova: Acif Acifon - Lindur the 1955 Mort 2018.
Burimi
Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit
Krijoni Kontakt