.................................................. ........................................
Pershendetje Eaglexxx!
Meqė postimeve tė mia,pėr dallim nga ato tė tjerve nė kėtė temė u bėhet analizė e hollesishme nga disa forumistė kėtu,po futem edhe un pak edhe pse nuk desha te zgjatesha shum...Sipas teje nė atė postim timin qenkan disa gabime,mirė,unė nuk jam ai i pagabueshmi,,nėse je ti gėzohem dhe tė pėrgėzoi,se paku mėsoj diqka nga ti.
Asnjėherė pa dashur te prodhoj situata konfliktuoze kėtu, desha te futem pak nė analizė, dhe kerkoj te bashkepunosh edhe ti.
Fjalėt tė cilat i ke cekur si gabime psh. POSEDON,FOND,POSEDOJNĖ,KUALITET,CIVILIZIM, KONTRIBON ... a nuk janė fjalė shqipe?(nėse nuk janė mė trego se fjale tė ciles gjuhė jane kėto?),,,fjalėn POSEDON e ke nėnvizuar disa herė si gabim...Po fjala KONFUZION ciles gjuhė i perket?
Vėrtet kur i pashe keto fjale qe i ke nenvizuar si fjalė te huaja,edhe te unė lindi pikėpyetja e madhe.
Pastaj e ke nenvizuar si gabim drejtshkrimi fjalinė SEPSE NĖ TO SHKRUHET GJUHA E PASTĖR LETRARE(kėtu fjala ėshtė per mediat e shkruara,gazetat kosovare)cila nga kėto fjalė ėshtė e huaj dhe ku qėdron gabimi i drejtshkrimit kėtu?
Mbetėn fjala bastardim dhe auditorium,kėrkoi mendimin tėnd te me tregosh se cilės gjuhe i pėrkasin keto dy fajlė.
Pres pėrgjigje.
Me respekt Arbeni!
Pershndetje Elinokton!
Asgjė nuk kam keqkuptuar, pikėrisht te ajo qe thua ti ėshte dallimi(pasi mė pyete pėr dallimin),arsyeje e kyējes sonė nė kėtė temė nuk ėshtė ti bejme citime korigjuese tjetrit,as shqetėsimi i z.Shvarc pėr gjuhėn shqipe,por eshte qė te flasim pėr rolin e mediave nė ruajtjen e gjuhės shqipe..
Nuk eshte qellimi as ti rekomandojmė tjetrit qe te vazhdon kurse gjuhe,por ti e bėre...Nje njeriu tė denuar me vdekje pėr shumė faje i thane kėrko deshiren e fundit para se te vdesėsh,ai u thot dua qė gurin e parė mbi mua ta hedh ai qė asnjiher nuk ka bėre asnje faje...ti fillimisht gjete *gabimet* te unė ne nje shprehje popullore,unė tė pyeta a e di si shkruhen thėniet popullore ,po nuk u pėrgjigje,pastaj prap me thua shiqo ne paragrafin e dyte te postimit tuaj se paska gabime,,ndersa un te them ty shiko njerin nga postimet tua i ka 8 rreshta dhe aty gjen mbi 20 gabime drejtshkrimi dhe fale te huaja...unė te them ty shiko citimin e parė qe me bėre,si u shprehe...
Kalo bukur!
Fjalėt tė cilat i ke cekur si gabime psh. POSEDON, POSEDOJNĖ,KUALITET,CIVILIZIM, KONTRIBON ... a nuk janė fjalė shqipe?(nėse nuk janė mė trego se fjale tė ciles gjuhė jane kėto?),,,fjalėn POSEDON e ke nėnvizuar disa herė si gabim...Po fjala KONFUZION ciles gjuhė i perket?
Djema nuk dua te futem ne mes te debatit tuaj po nuk munda te rri pa thene nja dy fjale.
Te gjitha keto fjale nuk jane shqip por jane huazime nga gjuhet latine.
Po mundohem te them ato shqipe
Posedon K a
Kualitet Cilesi
Civilizim Zhvillim
Kontriboj Ndihmoj ,b ehem pjese e dickaje.
Konfuzion Rremuje.
Problemi qendron se jane futur aq thelle ne perdorim sa ne nuk arrijme me t'i dallojme si te huaja.
Dhe pikerisht nje pjese te madhe te fajit e kane mediat.
Pershendetje te gjitheve
Prej shekujsh dihet fare mirė se administrata e njė shteti mund tė quhet e konsoliduar, kur ajo ka njė gjuhė tė unifikuar, tė qartė e tė prerė, jo vetėm pėr personelin e saj, por kryesisht edhe pėr mbarė popullin. Ēdo shtetas, pavarėsisht shkallės sė tij tė shkollimit (dhe jo tė shkallimit), duhet ta kuptojė atė ēka thonė Kuvendi, qeveria, gjykatat dhe jo mė pak mediat, tė shkruara apo elektronike qofshin kėto. Fatkeqėsisht, rasti nuk ėshtė i tillė nė Shqipėrinė e sotme. Para disa ditėsh, mė zuri syri e veshi nė ekranin e Televizionit publik Shqiptar, njė zėvendėsministėr qė po fliste pėr njė fond apo shumė tė caktuar parash, e cila, po e citoj, do tė disbursohet nė dy transhe. Jam i bindur qė lexuesi i vėmendshėm e i paanshėm i rubrikės sime tė sė dielės, e nuhat menjėherė qė kjo fjali ėshtė e pakuptueshme pėr shumicėn e shqiptarėve, sidomos pėr ata qė nuk dinė gjuhė tė huaja ose i dinė ato thjesht sa pėr njė komunikim tė pėrditshėm. Pra, lind pyetja: Ēfarė donte tė thoshte zoti zėvendėsministėr me kėtė fjali? As unė nuk do ta kisha kuptuar, sikur tė mos isha ēun Tirone me diplomė Sorbone, d.m.th. sikur tė mos kisha studiuar nė Francė dhe, rrjedhimisht, tė mos kisha ditur ta flisja e ta shkruaja frėngjishten: bourse frėngjtė i thonė qeses me para, débourser ka kuptimin nxjerr paratė nga qesja, pra, paguaj (nė anglishte to disburse), ndėrsa tranche do tė thotė, nė kuptimin e mirėfilltė, thelė, fetė, copė dhe seri shifrash tė njėpasnjėshme tė njė numri, kurse, nė kuptimin e figurshėm, do tė thotė pjesė; kėshtu qė do tė disbursohet nė dy transhe nė shqipe do tė thotė do tė jepet nė dy pjesė. Pra, pėr tė kuptuar shqipen e zotėrisė nė fjalė, duhet tė dish patjetėr ta flasėsh e ta shkruar frėngjishten dhe anglishten e sotme! Thėnė ndryshe, qė shqiptarėt tė merren vesh me njėri-tjetrin, duhet tė mėsojnė sa mė shumė gjuhė tė huaja. Thėnė mė popullorēe, duhet qė lepujt shqiptarė, sidomos ata qė janė nė pushtet, tė mėsojnė sa mė shumė gjuhė tė huaja qė tė arrijnė tė bėjnė stanin e tyre shtetėror dhe ti provojnė mbarė botės sė qytetėruar se mund tė bėhet stan me lepuj, por me lepuj qė dinė gjuhė tė huaja, ama, si ata vetė! Kėtij i them guxim unė: zėvendėsministri ynė qenka mirėfilli pėr tu pėrgėzuar! Madje, kėtė guxim e dėshmon vetė pėrdorimi, nga ana e tij, e foljes disbursoj e cila, siē sapo e pėrmenda, vjen nga emri bourse qė, nė frėngjishte, ka edhe kuptimin e figurshėm bole si sinonim paksa vulgar pikėrisht i emrit guxim!
Mjerisht, pėrdorimi i njė shqipeje tė pėrēudnuar nuk ėshtė tipik vetėm pėr politikanėt, deputetėt e qeveritarėt tanė. Ai ėshtė kaq i pėrditshėm nga shumėkush, madje deri nė neveri, edhe nė mediat tona tė shkruara dhe elektronike. Prej disa muajsh ndjek rregullisht edicionet qendrore tė lajmeve nė TVSH, Vizion +, Klan e Kryekanal (shqipėrim i saktė i emrit tė bujshėm Top Channel). Me pėrjashtim tė Kryeministrit Berisha, njė pjesė e mirė e anėtarėve tė kabinetit tė tij qeveritar e dhunojnė gjuhėn shqipe pa ua bėrė tėrr syri, veshi apo hunda; po kėshtu, me pėrjashtim tė Edi Ramės, njė pjesė e mirė e figurave mė tė njohura tė Partisė Socialiste e dhunojnė jo rrallė gjuhėn shqipe pa iu dridhur qerpiku, qimet e kokės apo edhe tė pjesėve tė tjera tė trupit; e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr jo pak deputetė tė tė dy krahėve.
Gjithsesi, dua ta siguroj lexuesin e vėmendshėm dhe tė paanshėm tė rubrikės sime tė sė dielės se nuk kam ndėr mend ti parashtroj kėtu lista tė gjata fjalėsh, strukturash e shprehjesh tė huaja qė i kam vjelė prej vitesh nga goja e personaliteteve tė sapopėrmendura. Por do tė tregohesha i padrejtė sikur tė kaloja nė heshtje faktin qė shumė e shumė gazetarė e masakrojnė rregullisht e me njė kėnaqėsi gati sadiste gjuhėn standarde shqipe, atė gjuhė qė, nė gojėn e nėn penėn e tyre, duhet tė ketė pėr mision ti pėrēojė lajmet sa mė saktė nė veshėt dhe, qė andej, nė ndėrgjegjet e dėgjuesve apo tė teleshikuesve, por qė nė fakt paraqitet sa vjen e mė shpesh si njė shkartisje italishteje, anglishteje e shqipeje tė zvetėnuar.
Sė fundi, por jo mė sė paku, i kėrkoj lexuesit tim tė bėjė njė pėrpjekje pėr tė mė kuptuar pėrse po jap kushtrimin lidhur me dhunimin sistematik tė shqipes nga vetė administrata shtetėrore, nga klasa politike dhe nga mediat, qė, pėr mua, ėshtė dhunim jo vetėm i shtetit dhe shoqėrisė, por edhe i kombit e i mendimit shqiptar.
Edmond Tupja - Panorama
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Do te disbursohet ne dy transhe........
Hajde politikan,hajde...
...dhun kundra gjuhes? asaj me te bukures ne bote,gjuhes shqipe?neser i jav....
o halli se po vujm e po pagujm per shtremnim e debilim t menjes ....A. na rujt e na nimoft...
E.Tupja ka arsye bazike ......
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 26-04-2010 mė 21:01
Krijoni Kontakt