Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Gjuha shqipe, mediat dhe mllefi im!

    As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė lavdishme?

    ROBERT SHVARC


    Nuk ma do mendja se mė pėrket vetėm mua qė t’ua kujtoj bashkėkombasve tė mi, se gjuha ėshtė identiteti i njė kombi, pasaporta e tij, me tė cilėn ai paraqitet nė botė. Kjo ėshtė thėnė dhe stėrthėnė, ėshtė vėrtetuar dhe stėrvėrtetuar. Megjithatė, njė rikujtim i kėsaj tė vėrtete absolute nuk do t’i bėnte keq njė pjese mjaft tė madhe tė asaj “armate” tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinė se ka kombe (dhe jo vetėm njė e dy, por disa), tė cilėt gjatė mijėvjeēarit tė tėrė e kanė ruajtur brez pas brezi gjuhėn e tyre, tė folur dhe tė shkruar, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe pėrndjekjeve nga ana e fqinjėve tė tyre pushtues dhe oreksmėdhenj. Dhe, pėr fat tė mirė, njėri nga kėto kombe ėshtė edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh tė vetėkėnaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata qė, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s’ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se filan fėstėku “zotėron” tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat “i than” me gojė e me shkrim! Si ka mundėsi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz “ta thajė” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike sepse me atė pretendon tė nxjerrė bukėn!!!

    Snobizėm dhe dritėshkurtėsi

    Unė, qė jam ulur t’i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore, sepse prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte, pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, e cila ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Pra, qė tė kthehem te thelbi I ēėshtjes: A e ka dėgjuar ndonjėherė ky brez i ri i “njerėzve tė penės”, se nė vitin 1972 ėshtė mbajtur nė Tiranė “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhės sė njėsuar letrare shqipe”, kongres nė tė cilin kanė marrė pjesė dhe e kanė miratuar edhe vėllezėrit kosovarė, madje duke qenė nėn thundrėn e rėndė tė serbėve?! Fakti qė ata, ndoshta nuk kishin lindur ende nė atė kohė, nuk do tė thotė kurrėsesi se historia e Shqipėrisė fillon pas lindjes sė tyre, nuk do tė thotė kurrėsesi qė ata tė lejohen tė bėjnė diellin dhe shiun dhe tė fshijnė, madje, veprėn e lavdishme dhe plot sakrifica tė Rilindasve tanė tė mėdhenj! Nė emėr tė cilit “mision iluminist” veprojnė kėshtu? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė! Apo (siē dėgjojmė shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkėj mbajtur nė epokėn e PPSH dhe tani duhet tė konsiderohet i paqenė, tani gjuha duhet t’u pėrshtatet kohėrave moderne, duhet varrosur pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave, duhet tė mos respektohet fare lakimi i emrave nė rasat emėrore, gjinore, kallėzore, dhanore etj., duhet tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?! Me sa di unė, as Rilindasit tanė, patriotė tė kulluar, as Naim Frashėri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, pra, e gjithė ajo plejadė qė i vuri themelet e shėndosha gjuhės shqipe, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė
    lavdishme?

    Rreziku qė kėrcėnohet

    Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq:
    DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
    TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund tė vazhdoja me qindra e qindra shembuj tė tjerė, por besoj qė edhe me kaq kuptohet se ē’dua tė them. Pra, sipas kėsaj logjike brilante, gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)! Nuk kam si tė mos ndalem edhe te pėrkthimet e filmave tė huaj, subtitrat e tė cilėve kullojnė nga idiotizma tė pashembullta: ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen; dialogjet pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse githmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: TI E DI SE ĒFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njejėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes. Nuk dua tė ndalem fort gjatė as me zėvendėsimin pėrmbytės tė fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja, sepse pėr kėtė problem ka vite qė bien daullet, por askush nuk do t’I dėgjojė. Kėto fjalė janė p.sh tė tipit MOMENTI (nė vend tė: ĒAST); EVENIMENT (nė vend tė:
    NGJARJE); GJENERATE (nė vend tė: BREZ); AGRAVIM (nė vend tė: RENDIM); APERTURE (nė vend tė: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikė se, nė vazhdofsha t’i rendis kėta xhevahire, do tė mbushej njė fjalor i tėrė me titull: “Fjalor i gjuhės moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalė tė gjuhėve anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonė shqipe nuk ka as mė tė voglėn nevojė pėr kėsilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vėrtetuar shumė e shumė herė se ėshtė nė po atė lartėsi tė gjuhėve tė huaja tė ashtuquajtura “tė mėdha”. Shtetet e mėdhenj mund tė kenė me dhjetėra e dhjetėra dialekte, por kur vjen puna pėr gjuhėn zyrtare, pėrdorin vetėm njė gjuhė tė njėsuar. Atje, ēdo fėmijė I fillores e di fort mirė se ku duhet ta verė edhe presjen, pale t’i lejohet tė bėjė gabime trashanike gramatikore... Shqiptarėt pak se i ka zėnė e keqja e madhe qė fėmijėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė, tė moshės shkollore apo tė porsalindur, nuk do ta mėsojnė ndoshta kurrė gjuhėn amtare - por tani I kėrcėnon edhe rreziku qė, nė vetė vendin e tyre, tė flasin njė gjuhė tė bastarduar!

    Apel pėr tė gjithė

    Sė fundi desha tė theksoj qė, edhe nėse gjuhėtarėt tanė tė shquar nuk janė nė mes nesh, nxėnėsit e tyre tė denjė janė ende gjallė. Prandaj dėshiroj t’u drejtoj njė apel tė gjithė mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t’i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarshinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokėbetonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrėt!

    (Autori ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė rėndėsishėm nga gjermanishtja nė shqip dhe jeton nė Tiranė)
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    per gjuhen

    Eshte e vertete.Te gjitheve ne qe kemi kaluar nga shkallet e njohjes me te thelle te gjuhes sone dhe qe kemi deshiren e jashtezakonshme qe kjo gjuhe te pasurohet edhe me e ndjejme deri ne palce te ndergjegjes. Dhe me e pakta qe mund te bejme eshte ta ruajme nga tendencat per t'u"modernizuar".Eshte e habitshme lehtesia e shume mjeteve te shtypit, radios, televizionit etj qe po bejne, pikerisht, te kunderten.Ata qe duhet te ishin udheheqesit.Te kap trishtimi duke ndjekur nje emision lajmesh.Personalisht, sa here shkoj ne Shqiperi, nuk i ndjek fare,sepse me dhemb perdhosja.Me siguri edhe une jam fajtore.Te gjithe kemi pjese ne fajin tone.Po mbetemi spektatore, duke mos ditur c'mund te beje secili prej nesh ne kete ceshtje kaq te madhe sic eshte gjuha.
    Me vjen te qaret kur shoh bastardimin qofte edhe te dialekteve.Sheh se edhe ato po kthehen ne formen me te keqe te tyre: ne zhargone.Nuk po permend fjalet e huaja nga te gjitha vendet ku kane emigruar.Dhe kjo behet per hir te "modes" se perendimit,pa ditur se te paret qe na denojne per maskren e bere ndaj gjuhes eshte vete perendimi.
    Ndergjegja kombetare dhe dashuria per te po harrohen.Gjithe puna e bere deri tani, vertet po shkelet.Nuk dua te ndalem tek arsyet, sepse autori i ka thene te gjitha c'doja te thoja.Vecse po bej nje thirrje:Shqiptare mbani gjuhen qe te mbani identitetin!Kam patur raste te degjoj mendimin tejet absurd, se shqipja nuk eshte e pasur, nuk te shpreh e te tjera.Mjeranet!Nje sy te hedhesh ne Nolin, Kadarene,Agollin,Poradecin e shume te tjere, pa permendur perkthimet aq te pasura dhe dinjitoze te veprave me te medha te koherave.Mos te harrojme se asnje prej tyre nuk u "qa" nga varferia.Kur nuk ishte fjala e krijoi.Kur ishte e huaj e zevendesoi.Kjo eshte dashuri dhe perkushtim.
    Ne mos mundemi ta udheheqim Ne kete pasurim, te bejme ate qe mundemi. Ta ruajme.Te ruajme vetveten!

    Ps.,Po cik paksa, gjuhen e humbur te femijeve shqiptare ne bote."Krenarine prinderore" qe femija i tyre flet kaq rrjedhshem anglisht,gjermanisht etj."Largpamesia" e tyre shkon deri tek fabrika ku do te punoje ai femije.Qofte edhe tek karrriera.Edhe nje here shqiptaret po vrasin vetveten.Deri kur???????

  3. #3
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79
    Jam dakort me ju se gjuha shqipe eshte perdhunuar keq keto kohet e fundit.Nuk ka kujdes me e kushdo shkruan si i teket.
    Duhen me shume studiues si puna e Robet Shvarc qe ka bere dhe perkthime me vlera, te flasin me shpesh ne mbrojtje te gjuhes.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Se gjuha shqipe eshte duke pesuar nje fijasko te vertete kete jemi duke e pare qe te gjithe.Por eshte interesant te dim se nga kush dhe pse?
    Mendimi im eshte se njerezit me profesion ka kohe qe kane humbur interesimin e tyre rreth kesaj qeshtje duke pare se me te dhe qeshtjen e gjuhes jane duke u marre analfabetet e tipit te gazetareve bashkohor pa asnje cik shkolle , prandaj dhe eshte shume e arsyeshme pse ata jane larguar nga kjo rruge dhe tani jane te stepur.
    Si mund te arsyetohen gazetaret e sotem me nje shkolle jo profesionaliste per kete pune, me nje shkolle ku qeshtjes se gjuhes i kushtohet nje vemendje minimale , atehere cka pritet nga keta.
    Po ne anen tjeter ne ditet e sotme kur nuk funksionon asgje ne shtetin tone ne na dalin ne skene shume doktor shkence,ligjerues apo profesor qe ndoshta nje here apo dy kane shkelur ne pragun e deres se nje fakulteti apo tjetri e ai tani duhet te ligjeroje rreth nje qeshtje qe ka shume pak njohuri per te.
    Doktoret e shkencave te sotme,proifesoret,gazetaret e shume e shume profesione tjera sot jane sikur paqurkat mbas shiut.

    Oj sharki e lehet si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kush lexon shtypin shqiptar ne internet, mund te kete vene re dukurine e meposhteme: Perkthimin nga anglishtja ne shqip te disa emrave te qyteteve dhe fjaleve.

    Psh. New York perkthehet Neė Jork
    Washington -//- Eėshington
    Show -//- Shoė

    Ndoshta jam une gabim, por ky lloj perkthimi me duket i cuditshem. Jo vetem ata qe jetojne ne Amerike, por edhe ata qe kane pak njohuri nga anglishtja e marrin vesh qe eshte gabim.
    Nga pikpamja gjuhesore (ndonje specialist mund te jape opinione) nuk me duket te kete ndonje rregull te percaktuar. E di qe ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe eshte vendosur psh qe Europe te thuhet Evrope, Washington te thuhet Vashington, por jo Eėshington. Ka ndonje te jape mendim? Ndoshta jam une gabim.
    .

  6. #6
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Bokėrrimė,

    Europa ėshtė Europė e askush s'ka vendosur ta quajė ate "evropė", por ky ėshtė njė gabim qė e bėjnė shumė prej nesh, pastaj Washington ėshtė Uashington e jo Vashington sepse nėse ke mėsuar nė shkollė ndoshta tė kujtohet se W-ja shqiptohet si u (jo uu e thellė).
    Sa pėr ato "Neė York" e tė ngjashme, ėshtė nė pyetje "gabim"teknik sepse kanė zėvendėsuar nė tastaturė w-nė me ė, pra pėr atė arsye edhe kur shtypin w ju del ė.
    etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tal Aga : 26-07-2002 mė 03:18
    tė gjitha me masė!

  7. #7
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Tal,

    dakord me gabimin "teknik" te w me ė. Nuk kemi c'tu bejme atyre qe kane nderruar germat ne tastiere.
    Sa per fjalen Evrope, nuk eshte nje gabim qe e bejne shume prej nesh. Po te hapesh Fjalorin Drejtshkrimor te Gjuhes shqipe, botim i vitit 1976, ne faqen 739 do te shikosh se shkruhet Evrope dhe jo Europe.

    Nuk e di ku e ke bere shkollen ti, por ne shkollen qe kam bere nuk me ka mesuar njeri shqiptimin e W-se (faleminderit qe me tregove thellesine dhe cektesine e shqiptimit) per faktin se W-ja nuk ekziston ne alfabetin shqip.
    .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    Mendimi im eshte se bastarduesit me te medhenje te gjuhes shqipe jan gazetaret ,do kisha ndaluar me ligj ēdo gazete apo radio televizor qe bastardon gjuhen e bukur shqipe,per shembull ne France ndalohet me ligj fjalet e huaja te perdoren ne gazeta dhe mjete te informimit

  9. #9
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Po pse nuk shkruani qe televizionet tona po bejne te na humbe gjuha jone.
    Degjoni ne cdo tv
    -Performance
    -asocim
    -luk .....etj
    Po pse o njerez te mire nuk keni qef te flisni SHQIP qe t'ju kuptojme te gjithe si une dhe femijet e mi por edhe gjyshja ime.
    Per kete bertisni e hajde ta ngreme zerin e jo e shkroi me "I" a me "J"

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga ILovePejaa Lexo Postimin
    As Naimi apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė lavdishme?

    ROBERT SHVARC


    Nuk ma do mendja se mė pėrket vetėm mua qė t’ua kujtoj bashkėkombasve tė mi, se gjuha ėshtė identiteti i njė kombi, pasaporta e tij, me tė cilėn ai paraqitet nė botė. Kjo ėshtė thėnė dhe stėrthėnė, ėshtė vėrtetuar dhe stėrvėrtetuar. Megjithatė, njė rikujtim i kėsaj tė vėrtete absolute nuk do t’i bėnte keq njė pjese mjaft tė madhe tė asaj “armate” tė pafund gazetarėsh dhe gazetarkash, tė cilėt, me njė arrogancė, mendjemadhėsi dhe mospėrfillje skandaloze, po e pėrdhosin pėrditė e mė shumė, thuajse nė tė gjitha mediat, gjuhėn tonė tė bukur dhe unikale amtare. Ndoshta ata nuk e dinė se ka kombe (dhe jo vetėm njė e dy, por disa), tė cilėt gjatė mijėvjeēarit tė tėrė e kanė ruajtur brez pas brezi gjuhėn e tyre, tė folur dhe tė shkruar, duke i bėrė ballė nė mėnyrė tė admirueshme asimilimit apo shfarosjes dhe pėrndjekjeve nga ana e fqinjėve tė tyre pushtues dhe oreksmėdhenj. Dhe, pėr fat tė mirė, njėri nga kėto kombe ėshtė edhe kombi shqiptar. Gjithashtu, ndoshta, ky brez kalemxhinjsh tė vetėkėnaqur (nuk kam si t’i quaj ndryshe ata qė, madje, me “fakultet” filologjie apo gazetarie) nuk kanė as njohuritė elementare tė gramatikės, morfologjisė, sintaksės dhe drejtshkrimit tė gjuhės shqipe. Pastaj (a s’ėshtė pėr tė qeshur?!) dėgjojmė gjithandej, se filan fėstėku “zotėron” tri a katėr gjuhė tė huaja, tė cilat “i than” me gojė e me shkrim! Si ka mundėsi, si i ka mjaftuar koha dhe vitet e pakta qė mban mbi kurriz “ta thajė” anglishten, italishten, gjermanishten apo ndoshta edhe kinezēen, - kur nuk e zotėron ashtu siē duhet as gjuhėn e vet amtare, ndaj sė cilės ka edhe njė pėrgjegjėsi tjetėr morale dhe etike sepse me atė pretendon tė nxjerrė bukėn!!!

    Snobizėm dhe dritėshkurtėsi

    Unė, qė jam ulur t’i hedh nė letėr kėto radhė, jam shumė i mllefosur. Jam i mllefosur, i mėrzitur dhe me gjak tė prishur, ndonėse kėto nuk m’i lejon gjendja ime tejet e rėnduar shėndetėsore, sepse prej kohėsh prisja qė tė binin kambanat e alarmit pėr kėtė krim ndaj gjuhės sonė. E prisja nga Akademia e Shkencave, nga Instituti i Gjuhėsisė, nga katedrat filologjike tė universiteteve tona tė shumtė, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturės, nga mėsuesit shembullorė dhe vetėmohues tė gjuhės shqipe nė shkollat e tė gjitha niveleve. Por kambanat nuk ranė dhe ende nuk po bien... Dhe, nė qoftė se unė po i bie tani kėsaj kambane, dėshiroj qė zėri im tė mos mbetet njė zė nė shkretėtirė. Mendoj se pėr kėtė kam njėfarė tė drejte, pėr njė gjysmė shekulli kam dhėnė ndihmesėn time pėr gjuhėn tonė amtare, e cila ishte dhe ėshtė dashuria ime mė e flaktė. Pra, qė tė kthehem te thelbi I ēėshtjes: A e ka dėgjuar ndonjėherė ky brez i ri i “njerėzve tė penės”, se nė vitin 1972 ėshtė mbajtur nė Tiranė “Kongresi i drejtshkrimit dhe i gjuhės sė njėsuar letrare shqipe”, kongres nė tė cilin kanė marrė pjesė dhe e kanė miratuar edhe vėllezėrit kosovarė, madje duke qenė nėn thundrėn e rėndė tė serbėve?! Fakti qė ata, ndoshta nuk kishin lindur ende nė atė kohė, nuk do tė thotė kurrėsesi se historia e Shqipėrisė fillon pas lindjes sė tyre, nuk do tė thotė kurrėsesi qė ata tė lejohen tė bėjnė diellin dhe shiun dhe tė fshijnė, madje, veprėn e lavdishme dhe plot sakrifica tė Rilindasve tanė tė mėdhenj! Nė emėr tė cilit “mision iluminist” veprojnė kėshtu? Nė emėr tė modernizmit, tė snobizmit, tė dritėshkurtėsisė! Apo (siē dėgjojmė shpesh) me pretendimin se ai kongres na qenkėj mbajtur nė epokėn e PPSH dhe tani duhet tė konsiderohet i paqenė, tani gjuha duhet t’u pėrshtatet kohėrave moderne, duhet varrosur pėrgjithmonė parimi fonetik i shqiptimit tė emrave, duhet tė mos respektohet fare lakimi i emrave nė rasat emėrore, gjinore, kallėzore, dhanore etj., duhet tė huazohen modelet e anglishtes apo tė italishtes, sepse janė gjuhė mė dinamike, mė elastike, mė praktike se ajo jona?! Me sa di unė, as Rilindasit tanė, patriotė tė kulluar, as Naim Frashėri apo Kristoforidhi, as Konica apo Noli dhe as Xhuvani apo Ēabej, pra, e gjithė ajo plejadė qė i vuri themelet e shėndosha gjuhės shqipe, nuk kanė qenė ndonjėherė “anėtarė tė PPSH”. Atėherė, nga na vjen gjithė kjo pėrbuzje dhe gjithė ky nėnvleftėsim pėr veprėn e tyre tė
    lavdishme?

    Rreziku qė kėrcėnohet

    Dėgjojmė, pėr shembull, spikerėt e TV-ve dhe tė radiove si edhe gazetarėt e medias sė shkruar tė thonė apo tė shkruajnė pa tė keq:
    DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
    TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it). Mund tė vazhdoja me qindra e qindra shembuj tė tjerė, por besoj qė edhe me kaq kuptohet se ē’dua tė them. Pra, sipas kėsaj logjike brilante, gjoja pėr hir tė ruajtjes sė origjinalitetit tė emrave, na u dashka tė themi e tė shkruajmė, pėr shembull: KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)! Nuk kam si tė mos ndalem edhe te pėrkthimet e filmave tė huaj, subtitrat e tė cilėve kullojnė nga idiotizma tė pashembullta: ata janė tė mbushur me konstrukte krejt tė huaja pėr shqipen; dialogjet pėrkthehen mekanikisht fjalė pėr fjalė, duke mos e dhėnė forcėn qė duhet tė ketė njė dialog dhe, thuajse githmonė, ndėr ta gjen gafa tė tilla, si: TI E DI SE ĒFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njėjti personazh kalon nė tė njėjtėn frazė nga njejėsi nė shumės. Po emrat e personazheve? Ata jepen herė nė origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herė me parimin fonetik tė shqipes. Nuk dua tė ndalem fort gjatė as me zėvendėsimin pėrmbytės tė fjalėve tė shqipes me fjalė tė huaja, sepse pėr kėtė problem ka vite qė bien daullet, por askush nuk do t’I dėgjojė. Kėto fjalė janė p.sh tė tipit MOMENTI (nė vend tė: ĒAST); EVENIMENT (nė vend tė:
    NGJARJE); GJENERATE (nė vend tė: BREZ); AGRAVIM (nė vend tė: RENDIM); APERTURE (nė vend tė: HAPJE, HYRJE),etj., etj. Kam frikė se, nė vazhdofsha t’i rendis kėta xhevahire, do tė mbushej njė fjalor i tėrė me titull: “Fjalor i gjuhės moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalė tė gjuhėve anglisht, frėngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonė shqipe nuk ka as mė tė voglėn nevojė pėr kėsilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vėrtetuar shumė e shumė herė se ėshtė nė po atė lartėsi tė gjuhėve tė huaja tė ashtuquajtura “tė mėdha”. Shtetet e mėdhenj mund tė kenė me dhjetėra e dhjetėra dialekte, por kur vjen puna pėr gjuhėn zyrtare, pėrdorin vetėm njė gjuhė tė njėsuar. Atje, ēdo fėmijė I fillores e di fort mirė se ku duhet ta verė edhe presjen, pale t’i lejohet tė bėjė gabime trashanike gramatikore... Shqiptarėt pak se i ka zėnė e keqja e madhe qė fėmijėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė, tė moshės shkollore apo tė porsalindur, nuk do ta mėsojnė ndoshta kurrė gjuhėn amtare - por tani I kėrcėnon edhe rreziku qė, nė vetė vendin e tyre, tė flasin njė gjuhė tė bastarduar!

    Apel pėr tė gjithė

    Sė fundi desha tė theksoj qė, edhe nėse gjuhėtarėt tanė tė shquar nuk janė nė mes nesh, nxėnėsit e tyre tė denjė janė ende gjallė. Prandaj dėshiroj t’u drejtoj njė apel tė gjithė mėsuesve tė tė gjitha kategorive tė shkollave, tė gjithė trupit pedagogjik tė universiteteve tona, Akademisė sė Shkencave, Institutit tė Gjuhėsisė, Ministrisė sė Arsimit dhe asaj tė Kulturės qė tė japin kushtrimin dhe tė mos e lejojnė mė tej masakrimin e gjuhės shqipe. Ata duhet ta shfaqin medoemos opionionin e tyre, pėrpara se tė jetė tepėr vonė, pėrpara se ky masakrim tė sjellė me vetė pasoja tė paparashikueshme! Nė qoftė nevoja, mund t’i drejtohet njė peticion edhe Presidentit tė Republikės apo Kryeministrit pėr ndėrmarrjen e sanksioneve - sepse, fatkeqėsisht, nė kėtė vend tė bekuar, ku demokracinė ende e ngatėrrojnė me anarshinė totale, vetėm gjobat i sjellin nė vete disa kokėbetonė, qė mė kujtojnė tri vargjet e paharruara tė Bertolt Brehtit: “Nga tigrat munda tė shpėtoj,/ Me gjakun tim ushqeva ēimkat,/ Por kokėn ma hėngrėn mediokrėt!

    (Autori ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė rėndėsishėm nga gjermanishtja nė shqip dhe jeton nė Tiranė)
    Jam i mendimit se mediat po kontribuojne shume ne bastardimin e gjuhės sonė,pajtohem plotėsisht me hapėsin e temes, vetem se un do te thoja qė mos tė futen ne ket rang edhe mediat e shkruara,sepse ne to shkruhet gjuha e paster letrare .
    Gjuha e mediave tė folura ėshtė e nivelit mė tė ulėt.Udhėheqėsit e programeve te ndryshme sidomos atyre rinore,nuk posedojnė njohuritė elementare mbi normėn gjuhėsore,dhe ne kete mėnyre bėjne shkelje tė palejueshme tė saj,ata nuk posedojne as leksik qe do tu mundesonte njė komunikim tė nivelit mesatar me degjuesit apo shikuesit.Leksiku i tyre permban fond shumė tė varfėr fjalėsh dhe ėshtė i ngarkuar me fjalė tė huaja...
    Po flas per mediat nė Kosove ,por nuk mendoj se qendrojne mė mire as ne Shqiperi, mjafton ti hudhesh nje shikim disa temave kėtu ne forumin shqiptar ,ku shumica e anetarve jan nga Shqipnia,dhe menjiherė krijohet pershtypja se edhe atje pėrdhoset gjuha pameshirshem dhe un mendoj se kjo ėshtė gjėja me e turpshme qe mund ta beje njė popull...Nese njė njeri i moshuar, apo i moshes mesatare nė qender te Prishtines degjon nje bised mes dy tė rinjve me siguri se shum pak do te kuptonte nga ato qe ata i flasin.
    Pos informimit,gjuha e mediave luan rol tė rėndėsishem edhe nė formimin gjuhėsor tė auditoriumit dhe ushtron ndikim ne kulturen e tė shprehurit tė tij,veēmas te tė rinjeve,,e si mund ti shėrbejne kėtij misioni mediat qė vetė manifestojnė njė nivel aq te ulėt tė kultures gjuhėsore..
    Me kėto bastardime mediat duhet ta din se i bejne keq edhe vetes sė tyre,pasi qe suksesi nė konkurencė kushtėzohet edhe nga ngritja e kualitetit gjuhėsor.
    Degjuesit dhe shikuesit qė kanė njė formim gjuhėsor tė mirė ndjehen te torturuar nga shprehjet e varfėra gjuhėsore dhe nga konfuzioni,paqartėsia e shprehjeve te tyre...Shkeljet e normave gjuhėsore deri nė perdhosje tė gjuhes nė mėnyrė publike nga njerz qė nuk posedojnė kualitetet e duhura ėshtė akt i dėnueshem dhe nė vendet ku funksionon mirė shteti juridik ato shkelje dėnohen si ēdo shkelje e rregullave tjera tė shoqeris...Ne gjendjen qe ėshtė krijuar,marrja nė mbrojtje e gjuhės shqipe nga ana e institucioneve pėrkatese te kultures ėshtė njė akt civilizues,apo detyrė patriotike...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •