Dasty eshte qen i rraces "Bischone" dhe mjaft plak per te thene se eshte kelysh. Ndonese plak ai ka mbetur kelysh.Kelysh i llastuar me dashuri e privilegje. Deri kur i njoha te gjitha sjelljereagimet e tij, kam patur nje ndjenje jo te mire per qente e dyshekut. Edhe pse qenin e oborrit tim e kam dashur mjaft.
...Fqinja im Ndue Zefi, kishte nje qen te bardhe, krejt te bardhe e te madh sa nje mez dy ditesh.
Emrin e qenit e bardhe nuk e kujtoj,per te mos thene se as nuk ia kam ditur kurre. Kujtoj vetem se e kam patur shume frike, edhe pse ishte i bardhe , dhe kafshet e bardha nuk para me ngjallin frike si psh te zezat apo kafshe me ngjyra te tjera . Qenin e bardhe e te madh sa nje mez dy ditesh, e kam pare rralle , edhe pse Ndue Zefi eshte fqinja im me i afert per nga largesia fizike e shtepise se tij me shtepine time.Ky qen ishte nje qen "roje" , jo vetem i oboorit te shtepise se tij por , sidomos pas ores dymbedhjete te nates, behej roje i te gjithe oborreve te shtate shtepive tona te vena **** per *****, stil kinez,"me nder me thane" E qeni i bardh e i madh sa nje mez dy ditesh kur behej roje i te shtate oborreve , mund te lihte e te sulej kundra secilit qe ishte ne njerin nga shtate oborret.Madje nje here ka sulmuar edhe bash te birin e Ndojit, i cili kish dale nje nate, (nje nate nga netet qe kish ardh nga ushtria me leje) per te toritur nje enderr te keqe dhe ishte ulur ne derrasen-stol ne fund te oborrit nen hije te dardhes. "sa abuzon qeni nga liria e zinxhireve!Abuzimi me lirine, duhet ta kete prejardhjen nga qeni!
Qe ate nate une zura justifikimin e perteses per te dale ne oborrin tim te merrja dru per oxhakun duke thene"ehu, nuk dal une tani te marr dru eshte nate e me ha qeni i Ndue Zefit"
(une abuzoja me friken 5 ore para se qeni te lirohej nga zinxhiret e te merrte "sherbimin")!
...Ndersa, qeni i oborrit tim ishte krejt i zi. As se si, dhe se kush e kishte sjelle kete qen ne shtepine tone nuk e mbakam mend. Por di qe , kur e pashe per here te pare, u ankova duke thene-"Ku e keni gjetur kete gje sterr te zeze e me te shemtuar se cdo qen?!" Qe prej dtes se pare m'u be se e thirra "Terri". Terri erdhi nje muaj pasi makina "Zuk" kishte shtypur qenin tjeter dhe qe e kishim thirrur "ofi" per dashuri e tifozllek te nje futbollisti.
Ne fshatin tim, makina muka ka shtypur vetem nje qen, dhe qene...por edhe nje femije 5 vjec dhe nje grua 37 vjec e cila nje femije 5 vjec la jetim. "Njeriu jo ralle ka fatin e qenit per fat!
...
Muajin e pare harroja me dashje ta ushqeja Dustyn. Ndersa, e nxirjja jashte ne oborr, te pakten aq here sa dilja vete per te pire cigaren e merzise e te pendimit pse kisha ardhur ketu. Qe te rrezosh pendimin, nuk mjafton kthimi mbrapa. Madje kthimi mbrapa mund te ta dyfishoj pendimin.Dhe, si zgjidhjen me te mire nga te gjitha te mirat e munguara, duroja merzine, pendimin dhe Dustyn.
Ne fillim nuk me afrohej, as kur i vija rrypin lesho-terhiq ngjyre blu, ne nje zinxhire te sermte, as kur i nderrpja shallin e kuq e te mendafshte me nje shall te verdhe e te mendafshte. As kur , nje here ne jave e vija ne vendin e pare te makines per ta cuar ne sallonin e kasheve per ta lare e per ti krehur leshrat.
Ndersa tani, pas me shume se pese muajsh, une dhe Dusty jemi familjarizuar. Sa here e hap frigoriferin per te gjetur nje gje, me te cilen me duhet ti qep gojen urise, qe me uleret ne fund te stomakut, me behet se degjoj edhe ulerimat e urise nga fundi i stomakut te Dustyt. Dhe hame te dy njehresh, madje shpesh edhe te njejtin lloji ushqimi. Ndodh ndonjehere qe nuk ua ve vsshin ulerimave te ulerise nga fundstomaku im, pasi kohet e fundit kam pasur nje peshe jo te kombinuar me gjatesine.(jam shkurtuar pervec se jam shendoshur) dhe ust vetem ulerimat e urise ne stomakun e tij, dhe per cudi pushojne edhe ato ne stomakun tim. Ky ishte edhe komunikimi i pare midis meje dhe Dustit. "Komunikim i heshtur ulerimash" . Dusty, eshte i plakur , pervec viteve qe i di sa ka, e dallon plakjen e tij nga nje e care qe ka ne shpatullen e djathte dhe qe e ngacmon shpesh me puter. QEnte e plakur nuk i le mendja, po eren e gjakut e kane shume te rende, dhe kane etje edhe kur nuk jane te ushqyer. Para pese muajsh, nuk e di nese pinte kaq shume uji sa pij tani. Por tani, e degjoji kenaqesisht kur pin uji, "mla, mla, mla" rropatshem. Edhe kur nuk jam ne distancen e mundshme per ta degjuar roppatjen e ujit neper gjuhe, e di se pij uji shpesh e shpesh se, shpesh e shpesh me urinon dyshemen, te cilen me duhet ta pastroj. Piiifaaa, c'ere te keqe...!
Nje dite nuk durova, ulerita me inat, dhe i fola me gjuhe njeriu e duke e pare me urrejtje njeriu e shava" plak, qen bir qeni, na qelbe, me nxive e me shurrove jeten, te zente makina te zente..." Rrinte i mbeshtetur ne bisht e me shikonte drejt e ne sy, me nje shikim fajtori e ndjes'shem. Thashe me vete, heshtur" Po te dije te flas, me siguri duhet te jete duke me kerkuar falje" . Pashe ne veten time se ketu ngjaja me qenin , te pakten me Dustyn po, pasi nuk di as nuk mundem kurre te kerkoj falje me ze, por ashtu ne heshtje duke te pare drejt e ne sy. Dhe i shtova heshtjes " po te jete njeri, me siguri tani duhet te jete skuqur" Si i dashuri im skuqej pas cdo tradhetie. (tradhetia e shuron dashurine si qeni dyshemene). Kurre nukkisha pse ta pyesja qe te me tregonte, se ne njefare menyre ai rrefehej paditshem me skuqjen e fytyres. Dhe kjo ka qene njera nga arsyet qe nuk e kam lene per shume vite, deri kur iu mbarua krejt i kuqi."Tradhetia e treguar eshte gjithenje me pak se cilado genjeshter."
... Diten tjeter , Dusty, kishte urinuar prap. Kushedi sa ishte verdallisur me padurimin dhe ne fund.... Ate dite e kam dashur per here te pare. Kishte urinuar ne pjaten e vet dhe ishte shtrire ne nje qoshe e flinte nen gerhimen e sigurte qe nuk kishte bere faj. Mu be se e gerhitura e tij , me thosh' " E di c'ke , te lutem shume mos me shaj si dje, tek e fundit pjaten time mos e laj, dyshemene qe e kemi te perbashket eshte e paster".
Ku ta dish, edhe qente pendohen e ndryshojne. Se per tu lenduar jam krejt e bindur se lendohen. (Ky qen nuk ka shpirt qeni, nuk e di c'shpirt ka, por e ka..dhe te ndjeshem). Nuk rri shtrember para njerezve qe i duan qente,. Kam filluar ti dua edhe une. Dusty 15, eshte fjalekalimi qe une e perdor shpesh per tu marre vesh me pronaret e tij dhe punesusesit e mij. Kujdesi per qente paguhet mire. Ndersa dashuria....! Dashuria nuk ka cmim!
...
E M.
mesdhjetori, 2002: Michigan
Krijoni Kontakt