Kush mund tė mos pajtohet se kėngėtarja Shkurte Fejza tashmė nuk ėshtė bėrė idhull pėr shumėkėnd! Ajo, qysh si vajzė, e dėshmoi talentin e saj nė Mushtisht tė Therandės, ku si filloriste, e pastaj si gjimnaziste, e nisi vezullimin e saj nė shkallė kombėtare. Si anėtare e SHKA Afėrdita tė fshatit, Shkurta e vulosi famėn e saj tė gjatė dhe tė pakontestueshme nga askush.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Kur e dėgjoj tek kėndon Shkurte Fejza, mė bėhet sikur dikush qėndis me mėndafsh. Sa lehtė kėndon, tė thuash pa i hapur fare buzėt dhe pa iu dukur dejtė e qafės"...ky vlerėsim i pėrafėrt i kėngėtares sė madhe Nexhmije Pagarusha duket se i thotė tė gjitha pėr kėtė kėngėtare, lapidare!
Sigurisht, si ēdo e re, Shkurta kishte nevojė pėr pėrkrahje dhe pranim tė vlerave tė saj. Kjo ndodhi mė 1975, nė festivalin Takimet e Majit, i cili ishte mbajtur nė Prizren, ku ajo e fitoi ēmimin Debutantja mė e suksesshme. Shkrimin e parė pėr tė e kishte shkruar atdhetari dhe dėshmori Jusuf Gėrvalla nė gazetėn Rilindja. Po nė kėtė vit, nė Mushtisht, themelohet SHKA Afėrdita, nė tė cilėn Shkurta ishte qė nga dita e parė, duke paralajmėruar njė Afėrditė pėr gjithė botėn shqiptare.
Po, si e ndien veten Shkurta tash, pas njė karriere tė gjatė nė muzikėn tonė tė pastėr dhe tė bukur?
Eh, si mund ta ndiej! Mund tė them, shumė mirė, madje shkėlqyer. Sikur, kur pas njė rruge tė gjatė e tė vėshtirė arrin nė njė kodėr, pastaj ndalesh dhe klith: Ia arrita. I rikujton sfidat dhe dukesh e lodhur, por kur tė shohėsh se e ke arritur cakun, atėherė tė shtohet fuqia dhe sikur i thua vetes: vazhdo pėr tė pushtuar edhe majat mė tė larta tė artit. E kam ditur se do tė jetė rrugė e gjatė, por kur e di ēka do nga jeta, mos u frikėso kurrė nga dėshtimi. Unė, qė ta flak pėr pak modestinė, nuk e njoh dhe nuk e pranoj dėshtimin, mu sikur vargu i Din Mehmetit: Fatin, nė kėtė rast tė kundėrtėn e tij, nuk e nėnshkruaj kurrė.
Shkurte, viti 1978 ishte vit qė bėri kthesė nė jetėn tonė muzikore. Madje, pėr kėtė ju keni meritė tė madhe. Keni pėrcjellė Festivalin e Gjirokastrės, i keni kėnduar Mic Sokolit, Erdha nga Qyteti, Moj Syzeza, etj. Ishin kėngė tė rėnda pėr kohėn, por ju kishit kurajė ti kėndonit?
Vetėm ata qė e kanė jetuar atė kohė e dinė. Kėnga shqipe dėgjohej rrallė, shumė rrallė. Njė pjesė e njerėzve kishin arritur kinse njė nivel tė kulturės dhe dėgjonin muzike sllave, ndėrkaq pjesa tjetėr dėgjonte fshehtas kėngė shqipe nga Radio-Tirana. Nė atė kohė mbahej Festivali i Gjirokastrės dhe unė e dėgjoja fshehtas. I mora kėngėt mė tė mira dhe me orkestrėn e SHKA Afėrdita u pėrgatitėm pėr ti kėnduar. Vlen tė theksoj se instrumentistėt dhe aktivistėt e kėsaj shoqėrie ishin njerėzit mė idealistė tė asaj kohe dhe ishin shumė tė pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare. Me njė pėrkushtim tė madh u bė orkestra e parė folklorike nė Kosovė.
Ndėrkaq, mė 1979, TVP i bėri xhirimet e para. Dy emisione nga gjysmė ore u emetuan, kurse dy tė tjera asnjėherė nuk i pa publiku?
Pas disa koncerteve erdhi kėrkesa nga RTP-ja pėr xhirimin e emisioneve. Dėshiroj tė theksoj se meritė tė madhe kanė disa njerėz tė RTK-sė pėr afirmimin tim aq tė shpejtė dhe tė vrullshėm. Dua ti pėrmend: i ndjeri Musa Tolaj, pastaj Mehdi Bajri, Nuhi Matoshi, Hamėz Lokaj e tė tjerė. Kėta e deshėn kėngėn e bukur dhe patėn guximin qė ti xhirojnė dhe ti shfaqin, sepse pushteti i atėhershėm i vlerėsonte si kėngė nacionaliste.
Por, koncertet mė tė shpeshta dhe mė tė dendura filluan rreth vitit 1980. Si u pritėt nėpėr ato koncerte dhe si ishte atmosfera?
Viti 1980 ėshtė vit i kulminacionit dhe i afirmimit tim. Koncerte kemi mbajtur nė tė gjitha qendrat e Kosovės, por edhe nėpėr fshatra. Ovacionet e publikut nuk ndaleshin gjatė tėrė kohės. Besoj se askush deri tash nuk kishte arritur ta nxiste atmosferėn nė nivelin qė kisha arritur unė.
Tashmė po krijohej idhulli Shkurte Fejza dhe ky idhull vazhdon tė jetojė edhe sot. Si ndiheni dhe ēfarė emocionesh keni?
Po, mund tė them se po. E ndieja kėtė si nėpėr koncerte, pastaj nė rrugė, nė shkolla, kudo. Kėtė admirim ndaj meje adhuruesit e shfaqnin nėpėrmjet letrave, saqė njė ditė edhe postieri i fshatit, si me shaka, mė tha qė tė shkoja tė merrja njė thes me letra pėr mua. Kjo ndjenjė mė ka pėrcjellė gjatė tėrė jetės. Pėrgjatė atyre viteve kisha marrė njėfarė vule tė famės, e cila edhe sot mė jep tė drejtė tė kėndoj dhe tė krenohem me kėtė konfirmim, pėrjetėsisht. Megjithatė, vazhdimisht mė ka pėrcjellė njėfarė lloj treme dhe asnjėherė nuk kam arritur ta emėrtoj drejt: ėshtė kjo tremė apo pėrgjegjėsi.
Megjithatė, ndėrmjet viteve 1981-1983, ishit e detyruar ta ndėrprisnit kėngėn dhe paraqitjen publike, pėr shkak se kėngėt tuaja ishin tė ndaluara nga regjimi totalitar. Megjithatė, me shumė peripeci arritėt qė mė 1984 ti nxirrnit katėr kėngė: Ēohuni djema, shaloni atin, Valizake, O ky vend i bukur me lule plot, Maji i kuq. Me kėngėn O ky vend i bukur me lule plot, nė Radio-Prishtinė e fituat Mikrofonin e artė?
Koncertet e fundit i kemi mbajtur mė 17 dhe 19 janar 1981 nė Mitrovicė dhe kurrė nė jetėn time nuk do ta harroj atmosferėn qė ka mbretėruar gjatė dy ditėve, kur kishte edhe nga 3000-4000 shikues. Pastaj erdhi ēasti i rėndė pėr mua, pėr anėtarėt e Afėrditės nga Mushtishti, si dhe pėr tė gjithė adhuruesit e kėngėve tona: ndėrprerja e dhunshme e aktiviteteve tona. Nė harkun kohor 1983-1984 mė erdhi ftesa pėr ti regjistruar disa kėngė popullore, por jo edhe folklorike me orkestrėn e RTP-sė. Megjithatė, u bė si u bė, dhe i regjistrova ato katėr kėngė, tė cilat bėnė njė bum artistik, sidomos kėnga Dola ke porte e kalasė (pastaj, Maji i kuq). Po atė vit, nė programin e dytė, kėnga O, ky vend i bukur me lule plot u bė hit i kohės dhe, me votat e dėgjuesve, e fitova Mikrofonin e artė. Ndonėse znj. Liljana Ēavolli mė kishte ftuar pėr ta marrė shpėrblimin, ai kurrė nuk mu dha, sepse dora e pushtetit ishte zgjatur edhe kėtu. Nuk e di si e kanė ndier veten ata qė e morėn ēmimin tim.
Keni kėnduar edhe nė Kėrēovė dhe aty keni krijuar njė atmosferė shpėrthyese. Si ndodhi kjo dasmė madhėshtore?
Kėngėt e mia sfidonin muzikėn sllave qė ishte ngulitur kudo nėpėr viset shqiptare nė Maqedoni. Nė vitin 1986 mė ftuan nė njė dasmė nė Kėrēovė. Shkova dhe kėndova, falė insistimit tė profesorit tė nderuar, Ukshin Hoti. Dasma u mbajt nė njė livadh, ku u mblodhėn mijėra veta. Mė besoni, dasma i ngjasonte njė demonstrate me tė shtėna dhe me brohoritje.
Duket se kjo atmosferė i tmerroi qarqet politike tė Maqedonisė, kėshtu qė derisa mė 13 shtator po kėndoja nė fshatin Stremnicė tė Tetovės, erdhi policia dhe vetėm falė presionit tė publikut, i shpėtuam arrestimit. Megjithatė, pasi arritėm nė Kosovė, nga lajmet kuptuam se gjithė grupin e kishin dėnuar me burg.
Pėr kėtė shkak, mė 1988 u larguat nga procesi arsimor si e papėrshtatshme, por e nxorėt albumin, Oj Kosovė, oj nana ime, i cili u bė njėfarė lamenti kombėtar?
Po, mė larguan arbitrarisht si e papėrshtatshme politikisht. Hajrushi (bashkėshorti, v.j.) e vuajti dėnimin me burg dhe ndėrkohė edhe atė e larguan nga puna mė 1989 pėr shkak tė organizimit tė grevės sė punėtorėve nė IGK Ballkan, ku ai punonte. Pastaj, edhe na i morėn pasaportat.
Por, fundi i vitit 1989, e solla albumin tjetėr dhe kėngėn emblematike Oj Kosovė, nana ime, e cila do tė bėhej njė megahit kombėtar. Nė fund tė viteve tė tetėdhjeta, synoja tė depėrtoja nė Evropė dhe tė merrja pjesė nė atmosferėn kombėtare, qė kishte pėr qėllim ngjalljen dhe forcimin e dashurisė pėr nėnėn (Kosovėn). Kjo kėngė sikur i shkonte pėrshtati ambientit tė krijuar. Njeriu duhet ta dojė nėnėn e vet dhe ta ngrejė nė piedestal. Edhe sot mendoj se mė shumė se fjala nėnė qė i lidh njerėzit, nuk e lidh asnjė tjetėr. I hyra tekstit tė Nolit, e pėrshtata, e kompozova muzikėn dhe doli kėnga Mbahu nėno, mos ke frikė, se i ke djemtė nė Amerikė. Dhe, ashtu doli.
Keni bashkėpunuar me kompozitorin nga Tropoja, Kolė Susaj, dhe pastaj mė 1992, pėr herė tė parė, keni shkuar nė Shqipėri, ku e keni regjistruar kėngėn pėr rrugėtimin tuaj tė parė nė Shqipėri? Si e pėrjetuar kėtė vizitė?
Bashkėpunimin me z. Kolė Susaj e kam filluar pa shkuar nė Shqipėri. Pas kėngės Oj, Kosovė, oj nana ime, e kam punuar albumin Pėr mėmėdhenė. Qarqet serbe duket i kishin rėnė nė gjurmė kėtij albumi dhe 30 mijė kaseta na i konfiskuan, por ne e gjetėm formėn dhe atė e incizuam sėrish dhe, kėsisoj, Pėr mėmėdhenė mori dhenė.
Me njė rast, thoni: Rrugės sime pėr nė Shqipni, mė ka pėrcjell ai Drini i Zi, dhe u nisa pėr me ardhė, porsi vala e Drinit tė Bardhė. Janė vargje emocionuese kėto?
Ishte viti 1992 kur shkova pėr herė tė parė nė Shqipėri. Rrugėn time artistike doja ta shėnoja ashtu siē e ndieja. Tekstin e Capalikut ia besova kompozitorit Zef Qoba, i cili e punoi pikėrisht ashtu siē kėrkoja: e bukur dhe me mesazh tė qartė. Vargun kam njė lot mpikon si ar, unė edhe si mall, edhe si brengė, edhe si gėzim... Nuk e di a e keni hasur kėtė varg nė ndonjė poezi, por nė kėngė jo se jo. Ky ėshtė varg vetėm i imi dhe dua ta ruaj me fanatizėm tėrė jetėn si diēka tė vlefshme.
Pastaj renditen kėngėt Ēka ka zogu qė po qan, Vdekje s'ka, Tė dua Kosovė, ku, nė njėfarė mėnyre, ishit nė kulmin e shkėlqimit tuaj.
E thash edhe mė herėt se kėngėt e mia kanė porosi nė momentin e daljes nė dritė dhe nė ēdo kohė mund tė dėgjohen. Sot, nė kėngėt e mia nuk do tė kisha ndėrruar asnjė fjalė, madje asnjė shprehje tė vetme. Nė kėto tekste e gjeni programin tim kombėtar, tė shprehur nėpėrmjet kėngės. Konsideroj se ēdo njeri duhet ta kryejė punėn ashtu si duhet dhe nė tė mirė tė popullit tė vet. Edhe sot le ta kryejė punėn e vet me nder dhe profesionalizėm. Tekefundit, Zoti i Madh kur ta jep njė dhunti, shfrytėzoje pėr tė mirėn e vendit. Pas luftės, kam vazhduar me albumet Jo nuk ndahet Mitrovica, pastaj kėngėn dhe albumin Tė dua Kosovė, Shqiptari tė dua, Guri i Pavarėsisė, e kėshtu me radhė.
Nė harkun kohor 2000-2004, sė bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzėn, motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollė Nikprelajn edituat shumė kėngė, tė cilat, tė tubuara nėpėr albume, e trandėn botėn shqiptarė nė mėrgatė?
Kėto vitet e fundit, shumė njerėz me vetėdije apo pa tė kanė hequr dorė nga muzika shqipe dhe dėgjojnė njė lloj muzike, tė cilės as emri nuk i dihet. Dhe, ne, kėngėtarėt, po incizojmė kėngė shqipe qė mund tė vallėzohet shumė bukur dhe tė pėrdoren nėpėr dasma dhe ahengje familjare.
Bashkėpunimin e kemi vazhduar me kompozitorėt Naim Gjoshi, Edmond Zhulali, Pėrparim Topēini, Aleksansėr Peēi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi,Valton Beqiri, Burim Krasniqi,Ylber Asllani, Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, kurse tekstet e kėngėve i kemi marrė kryesisht nga Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Alijaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqiraj, Bekim Lumi, Fatmir Muja, etj., por mė sė shumti mė kanė frymėzuar rilindėsit tanė, Fishta e Naimi. Dua ti falėnderoj tė gjithė kėta emra pėr bashkėpunim korrekt dhe shumė profesional e miqėsor.
Duket se juve po ju trashėgon bindshėm vajza, Gresa. Kėnga nė duet me tė, pėr nėnėn, ėshtė prekėse dhe plot emocione, apo jo?
Po, ka shumė emocione, sidomos pėr nėnat dhe tė them tė drejtėn kam pasur problem me emocionet e mia gjatė kėndimit, sidomos gjatė xhirimeve tė videoklipit. Sa i pėrket Gresės, ajo ka njė vokal tė ėmbėl dhe shumė tė mirė. Shpresoj se me punė do tė arrijė shumė.
Mirėpo, Gresa kėndon njė muzikė tjetėr, muzikėn e lehtė, nė skenė duket si njė zonjushė e rėndė?
Flm. pėr vlerėsimin tuaj. Po mundohem ta mėsoj pėr tė mirė. Tekefundit, njeriu me shembullin e vet i mėson dhe i edukon gjeneratat e reja. Ėshtė ēėshtje e tyre sa i marrin seriozisht kėto kėshilla.
Dukeni shumė modeste nė skenė dhe nė jetė. Jeni fjalėpake dhe zė mė bollėk?
Paraqitja skenike ėshtė art nė vete, por gjithmonė jam munduar tė jem e natyrshme, tė jem vetja, pra tė dukem origjinale. Pastaj, zėri, sepse pa zė tė bukur nuk ka kėndim tė bukur. Kurrė nuk e kam kopjuar dikė, por gjithmonė kam qenė Shkurte Fejza.
Megjithatė, duket se kėnga ju ka bėrė tė famshme dhe besa edhe tė pasur, sė paku shpirtėrisht, kurse materialisht mund tė vetėkuptohet?
Po. I kam katėr fėmijė. I pari ėshtė djali, tė cilit ia kam vėnė emrin nga rrėnjėt tona, Arbėr. E dyta ėshtė vajza, e cila e ka emrin nga rrushi ynė, Gresa. I treti lidhet me besėn, pra quhet Besiana dhe fėmija i katėrt e mban emrin e diēkaje qė po agon, pra Agnesa. Secili nga kėta emra ka kuptim dhe simbolikė nė kohėn kur kanė lindur. Jam e lumtur dhe jetoj nė harmoni me ta. Tė gjithė kėta janė pasuria ime mė e madhe.
Si ta mbyllim kėtė intervistė tė shkurtėr pėr karrierėn e pasur dhe tė gjatė tė Shkurte Fejzės?
Pėr tė gjitha tė arriturat e mia i falem Zotit, familjes sime dhe tė gjithė adhuruesve tė mi qė mė pėrkrahen pėr gjithė kėtė periudhė kaq tė gjatė.
Telegrafi
Krijoni Kontakt