Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Nese ngreme mure sa here nuk na pelqen nje gje shume shpejt do te perfundojme si dikur e nje kohe kur ishim " pishtar ne brigjet e adriatikut".
    Te smbrapsesh nuk eshte trimeri ne shqip perkthehet "frikacat", ose i "pafuqishem". Kushtetuta eshte e Serbise, dhe jo e Shqiperise dhe Pandushi( qe me menyren se si eshte sjellur me kujton njehere e nje kohe z. Alia, ku ktheu mbrapsht nje propozim te kancelarit gjerman ne 1985, nuk po them se jane propozime te njejta, por them qe reagimi eshte i pamatur).
    Pandushi do nuk do me veprimin qe ka bere ka treguar qe jemi vend "trimash", dhe "flake kashte". Nese duam te arrijme dicka duhet ta arrijme me diplomaci, dhe mos dhenia shans diplomacise tregon qe fryma e konfrontimit dhe e vijes se ashper eshte mbizoteruese. U ulen ne nje tryeze Irlandezet dhe Anglezet, dhe rezultatet jane shume me premtuese se dikur, fale diplomacise, dhe qetesise, dhe deshires per te arritur ate qe do.

    Pandushi nuk e ben nje gje te tille me Greket, ose me Maqedonasit, pasi e di qe i pret "su-ma thuma", dhe se u mbyllin kufijte dhe u ngelin maunet pa ardhe nga turqia, bullgaria, zoterinjeve tregtare shqiptare. E pra e thashe nese fillojme refuzojme gjithmone kur nuk na pelqen dicka tregojme qe jemi si ai femija i lumtur qe kerkon ate qe i pelqen perndryshe nuk e han ushqimin...

    Nderimet e mia

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    mire zotri kundra rrymes si thua ti, te shkoshe ke serbet dhe tua besh amin kushtetuten e tyre e cila te pret ne dyshe ,dhe me ket nuk do te thot se ju ndalet hovi diplomacise por perkundrazi ju mundsohet te hapen rruge tjera e jo si dojne sllavet,femija i lumtur ne ket rast eshte Nebojsha Covic ketij duhet ti behet me dije se ka shkuare koha per te zgjedhur si dojne ata vete.
    fytyrat jane hapur

  3. #13
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pikerisht DINI2 , Shqiperia dhe Shqiptaret kane nevoje per politikane qe ulen ne tryeze edhe me hasmin e tyre, dhe ua thone ne fytyre ate qe ata mendojne. Te flasesh duke ikur do te thote te jesh burracak, ose te mos jesh i pergjegjshem.
    Si mendon ti sikur Pandushi te ishte ulur me homologun e tij dhe ne tryezen e bisedimeve ne sy te gazetareve, te kishte thene qe: Ai dhe kombi shqiptar nuk bashkohe me politiken me te cilen KOSOVA po trajtohet, do te kishte efektin qe duhej, dhe do te ishte nje veprim i menduar mire i matur, dhe do te tregonte qe SHQIPTARET jane per bashkepunim ne rajon, por kur secili respekton tjetrin, dhe secili mbron interesat e veta.
    Nuk ndihmon as Kosoven e as SHqiperine veprime te tilla te papergjegjshem, individuale te pamenduara, dhe mbi te gjitha veprime qe nuk kane asnje pikesynim. Ne politiken shqiptare ka mbizoteruar gjithmone veprimi i pa-menduar dhe pa qellim. Per mendimin tim cdo gje duhet te kete nje qellim, dhe te arrihet maksimumi mundshem i atij qellimi.
    Me kedo nese do te arrish ate qe deshiron nuk duhet te flasesh nga LLOGORJA por duhet te ulesh dhe te shprehesh ate cfare ti mendon .

    Ja kalofsh sa me mire..
    ( amerikanet dhe NATO sulmuan Serbine , dhe e bombarduan ate, gjate luftes ne Kosove, dhe Nebojsha Covic shkoi dhe u ul ne nje tavoline me ate qe i bombardoi vendin e tij. Ky veprim duhet ti beje politikanet shqiptare te mendohen mire, dhe te masin mire cdo gje qe bejne pasi po shkohet drejt dialogut, dhe jo luftes)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Persa i perket deklarates se Covic se ku ndodhet Kosova pergjigja eshte: Kosova ndodhet aty ku eshte pikerisht ne Kosove. Do ishte e parakohshme te thoje se ndodhet ne Shqiperi.
    Per "kundra rrymes", Mos bej paralelizma pa vend si ajo e ramiz alise me gjermanet apo irlanda me angezet.
    Majko ka treguar qendrueshmeri politike me deklaraten e tij dhe burreri jo teka te momentit. Mund te diskutohej me serbet po te ishte fjala per ceshtje teknike, kurse per per gjera kaq themelore dhe parimore pala shqiptare duhet ta thote me force zerin e saj. Nuk e kuptoni se kjo eshte kohe prove per ceshtjen e Kosoves dhe komuniteti nderkombetar po teston sa mban secila pale. Deklaratave ekstremiste serbe u duhet treguar vendi me qendrime te vendosura dhe jo me sperdredhje qe mund te na kushotjne rende. Mos ngaterroni diplomacine me politesa diplomatike pa vlere ose aq me keq me paburreri apo inkonsistence ne politike.
    E theksoj: Eshte periudhe prove: Amerika dhe Europa tani ndodhen ne nje situate te tille qe do te vendosin festen sipas kokes. Ky eshte nje endurance test. We should not give up now, ose pendryshe nuk do te kete vlere asgje qe eshte bere deri tani.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    o kundra rrymes, Covic nuk kishte zgjidhje tjeter pervecse te ulej ne tavoline me amerikanet, kujton se ata i lane ndonje mundesi tjeter, edhe nje here mos bej paralelizma absurde.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Po kuptohet se eshte qendrim i

    P.Majkos e jo qeverise shqiptare çfare do te ishte deshira jone.Frigohem se do te kete kosekuenca P.Majko nga Nano dhe banda e tij.Si do qe te behet Pandeli tregoi veten jo per se pari here.Kosova e ka mirepritur kete qendrim por eshte zhgenjy me ate te qeverise qe 'udheheqet' nga Idi Amini i bardhe.Nuk mund te kuptoje se si kane durim e nuk ia kthyne potkojet kah dielli ketij surrogati.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    zotri kundra rrymes Majko purkundrazi tregoje burrerin e tije me ket gjest kaqe te celluar dhe kjo ka me shume efekte se sa te ishte ne tryezen e tyre perplot kurthe.
    fytyrat jane hapur

  8. #18
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Vendimi i Pandeli Majkos eshte nje vendim i drejte dhe me vende.
    Ne Shqiperi eshte bere zakone qe perfaqsuesit politiko-qeveritare me servilizmin e tyre, te dalin ne kundershtim me mendimin popullore!
    Keta mendojne se duke qene me afer me mendimin e (atyre qe duan ta lene Kosoven ne kuadrin e Serbise)bejne "politike te emancipuar"dhe Europa do ti shikoje dhe vleresoje si politikane "large-pames e rrealiste"......kurse populli do ti vleresoje si SPIUNE dhe sahane-lepires, qe per karike shesin gjithcka.
    Do te me pelqente qe Majko te qe dhe pake me i vemendshem me fqinjin e Jugut................

  9. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    E kam theksuar dhe nje here qe po shkohet drejt politikes dhe zgjidhjeve paqesore, dhe jo drejte politikes konfliktuale, dhe asaj qe nuk nxit dialogun. Une theksova qe Shqiperia( ky eshte mendimi im) ka nevoje per politikane qe te flasin dhe te mbrojne te drejtat e shqipetareve dhe jo mos te pranojne te ulen me dike ne tryeze bisedimi dhe ti shtroje aty mendimet e tij. Une paralelizma nuk po bej sepse e di qe eshte e kote pasi edhe une vij nga ai shtet dhe e di mire mentalitetin qe kemi por po ju jap nje shembull tjeter ate te uljes ne tavoline te Palestinezve dhe Izraeliteve.
    Per mendimin tim kur te jete koha per revolucion( qe i ka ik koha) do te na duhen revulucionare dhe populiste, dhe kur eshte koha per politike do te na duhen politikane. E pra dhe une dua te them qe Majko nuk ka shprehur psh mendimin tim, shokeve te mi, ata qe une njoh, dhe se ai ka shprehur mendimin e tij qe mund te jete kryekeput me mendimin e popullit qe e ka vene aty.
    E kote te diskutoni per " sahan lepiresa", dhe "SPIUNE", pasi TRIM eshte populli, udheheqesi atje lart duhet te punoje per popullin, dhe te arrije te realizoje kerkesat e popullit. Me largime ose refuzime bisedimesh a mundet ndokush nga ju te me thote si do te zgjidhen gjerat ? Mos do te duhet te na vije "baba Bushi" te na tregoje karriket, dhe tavolinen, apo do ti kthehemi dhe njehere kallashnikovit. Sa per paralezimin me Iralandezet, nese ke studiuar pak histori ( e kam fjalen per Iralanden e veriut) , kane afersisht te njejten histori me shqiptaret, aq sa shpesh u afrohen njeri tjetrit dhe ne mentalitet) nuk flet kot me kot.

    E folura me pasion eshte per mitingjet elektorale, ose per tubimet alla 1997 Vlore. Momentalisht Kosova eshte juridikisht pjese e SERBISE duam apo nuk duam ne. Ketu nuk eshte te jemi apo mos te jemi patriote. Duhet te jemi realiste dhe te perpiqemi per qellimin tone. P Majko eshte minister i mbrojtjes per Shqiperine dhe jo per KOSOVEN, e cila ka institucionet e veta. Pra Pandushi i fryn zjarrit dhe ju siguroj qe nga ai zjarr nuk do te digjet ai vete por shume te tjere qe jane anash dhe po shikojne me adhurim Pandushin qe vapa e Tiranes e harlisur pak dhe me te vertete besoj se eshte populist( popullor) , kur ne fakt per mua me duket DON Kishot qe mundohet te krijoje kundershtare dhe te kete me ke te luftoje.
    Mendimi im Pandushi duhet te ulej ne tavoline dhe aty te shprehte mendimin e tij.

    Beni nje dallim dhe efektin qe do te kishte deklarata qe besoj PANDUSHI duhet te kishte bere( afersisht ideja qendron) ne nje tryeze pune e bisedimesh:

    Ne po flasim per ceshtjen e sigurimit ne ballkan por besoj se nuk do te kete siguri nese qeveria serbe vazhdon politiken e saj me krijimin e kushtetuva konfliktuale. Qeveria Shqiptare nuk eshte dakort me nje politike te tille. Kosova duhet te shprehe vullnetin e saj.

    Dhe jo DEKLARATA EMOCIONALE E PANDUSHIT :
    Une nuk ulem ne tavoline me ata qeveria e te cileve po krijojne kushtetuta konfliktuale.

    Per mendimin tim politikani lufton me fjale dhe fjala ka efektin e duhur kur thuhet ne vendin dhe renditet ne menyren e duhur.

    Ju faleminderit

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    7

    Question


    A ka ndokush ndonje informate per bazat ushtarake te Grekeve qe jane ne Shqiperi e qe jane lejuar nga Pandeli Majko?

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 17:54
  2. Gjykata refuzon legalizimin e partisë fetare “Mëmëdheu”
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 07:27
  3. Ne tryeze me Krishtin dhe me njeri-tjetrin...
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 09:36
  4. Kuvendi i Shqipërisë dhe OSBE-ja, tryezë për buxhetin!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:04
  5. Tryeze e Braktisur......
    Nga bela852001 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •