Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Post Majko refuzon te ulet ne nje tryeze me homologun Serb

    Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, njoftoi dje se kishte refuzuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi

    Majko: Nuk ulem në tryezë me homologun e Malit të Zi

    TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, ka refuzuar ftesën e kolegëve të tij të Malit të Zi për një tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet çështjet e sigurisë rajonale dhe bregdetare. Në një konferencë për shtyp, dhënë dje, ministri Majko bëri të ditur se arsyeja pse ai e refuzonte këtë ftesë që i kishte mbërritur në zyrën e tij, ishte fakti që nuk mund të ulet në një tryezë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, kur në Beograd po përgatitet një Kushtetutë, e cila e llogarit Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë. Megjithëse Majko e vlerësoi si miqësore ftesën e kolegëve të tij, deklaroi mospjesëmarrjen e tij në Konferencën për Sigurinë Rajonale, që do të zhvillohet në Malin e Zi. Ai sqaroi se "me strukturat e sigurisë në Mal të Zi kemi një marrëdhënie nga më të mirat". Ministri i Mbrojtjes shtoi se, "me keqardhje, mund të them se unë nuk mund të shkoj në aktivitete për t'u ulur në të njëjtën tryezë me ministrin e Mbrojtjes së një vendi, i cili shumë shpejt presupozohet të ketë një kushtetutë, që mund të orientojë një varg problematikash të sigurisë në rajon". "Ne nuk mund të bëjmë dhe të ecim njëkohësisht në dy rrugë: në rrugën e krijimit të perceptimit sikur gjithçka shkon në rregull dhe, ndërkaq, në Beograd të shkruhet kushtetuta e konfliktit",- theksoi Majko. "Kjo kushtetutë rrezikon ta mbajë jo vetëm Serbinë, por edhe Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë jashtë strukturave të integrimit rajonal dhe atij evropian",- tha ministri.

    Ftesa
    Më parë, tha ai, kam pasur edhe një ftesë nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Malit të Zi. “Në fakt, nuk ishte ftesë e mirëfilltë, por një tentativë për të filluar diskutimin e marrëveshjeve bilaterale, normale, do të thosha, të cilat, edhe në kuptimin teorik, po edhe atë të përgjithshëm, i shërbejnë integrimit të përbashkët të Serbisë e Malit të Zi, por gjithsesi i shërbejnë një vizioni që, në fund të fundit, do të bashkojë qytetarët e Evropës Juglindore për procesin mëse normal të integrimit rajonal. Por, ndërkaq, e bashkëlidhur kjo me fakte, të cilat gjithsesi ende nuk janë në vëmendje të publikut, do të thosha, që mund të theksohen dhe të bëhen disa burime përballë ftesave, të cilat, në një plan të veçantë, nuk kanë dhe nuk ofojnë asnjë efekt negativ”,- sqaroi Majko. Nga informacionet që vetë Majko ka publikuar dje “dhe reagimet që vijnë edhe nga politikanë të Kosovës, siç është reagimi i kryeministrit Rexhepi apo i zotit Thaçi, në Beograd me pak fjalë po përgatitet kushtetuta e konfliktit”.

    Kushtetuta
    Kjo kushtetutë, tha ministri Majko, e llogarit Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë, pra, nuk mund të konsiderohet me emër tjetër përveçse si kushtetutë të konfliktit. Nuk dëshiroj të mendoj se kjo do të ketë të bëjë me krijimin e një atmosfere emocionale, duke e konsideruar këtë kushtetutë pikërisht me emrin e saj të vërtetë. Por mendoj se kjo është një kushtetutë, e cila do të kalojë në instancat përkatëse të Serbisë dhe do të krijojë një varg problemesh të paparashikuara për sistemin e sigurisë rajonale, për sistemin e sigurisë, në të cilin Shqipëria dëshiron të qëndrojë partnere për ta orientuar drejt një sistemi të sigurisë, i cili, në fund të fundit, në një të ardhme të afërt, nuk do të ketë nevojë për ushtarët e NATO-s në rajon. Sistemi i sigurisë aktualisht, sidomos në Evropën Juglindore,- vijoi më tej ministri shqiptar i Mbrojtjes,- që përfshin Bosnjën, Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë, mbetet gjithsesi një sistem delikat, një sistem delikat që ka të bëjë sa me të kaluarën, aq edhe me një varg problemesh që janë përballë politikanëve për t’i zgjidhur. Ministri Majko shtoi se "ky fakt do të jetë shumë problematik, nëse do të kryhet në zyrat e Beogradit. Serbët historikisht kanë pasur fat, por fati i tyre gjithsesi mbetet eksperimental. Unë mendoj se ata duhet t’u japin fund eksperimenteve. Ata duhet të zbatojnë Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara". Majko e konsideroi një moment të veçantë emërimin e z. Harri Holker në postin e kryeadministratorit të OKB-së në Kosovë. "Tashmë Kosova ka institucionet e veta, qeverinë e saj dhe përfaqësuesit e vet, për të hyrë në rrugën e dialogut mëse normal me Serbinë",- deklaroi dje ministri i Mbrojtjes, Majko.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Veprim mese i arsyeshem.

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Plotesisht dakort me siperfolesin.

    Kjo ishte dhe arsyeja per te cilen mendova ta sillja ne forum kete shkrim.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Se tani i lexova artikujt ne shtyp. Ata qe shprehen kunder kesaj si Tritan Shehu me shoke nuk e kuptojne qe mospjesmarrja eshte nje mesazh diplomatik mjaft i pershtatshem per kete moment. Mospjesmarja eshte nje mjet efikas ne raste te tilla, mjet ky i perdorur shpesh dhe nga Powell gjate aktivitetit te tij. Sigurisht qe mund te dergohej zevendes ministri po mesazhi qe do jepej nuk eshte i njejte.

  5. #5
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anëtarësuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Jam shume dakort me mendimin dhe menyren e zgjidhjes se ketij problemi nga Majko.Perderi sa te gjithe shqiptaret pa perjashtim jane kundera futjes se Kosoves ne kushtetuten e serbise-mali zi,ne te cilen thuhet qe Kosova i perket atyre, veprimi i ministrit te mbrotjes Majko eshte pervecse i drejte edhe kurajoz.
    Pasi lexova nje artikull te KJ"perplasja e Nano_Majko",nuk arrita te kuptoj perse shoku Nano ishte merzitur kaq shume per mos vatjen e Majkos ne mal te zi.Do kisha deshire qe dikush ta sillte kete artikull ne forum,pasi koha ime eshte shume e kufizuar.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une jam plotesisht dakort qe Shqiperia duhet te mbaje nje qendrim ne lidhje me perfshirjen e emrit Kosoves ne preambulen e kushtetutes serbo-malazeze. Por rruga permes te ciles shteti shqiptar duhet t'i pergjigjet ketij realiteti duhet te jete e tille qe te kete vazhdimesi. Pra nese Majko bojkton sot diplomacine serbe duhet qe ky veprim te vazhdoje edhe ne te ardhmen. Si rregull ky vendim nuk i takonte iniciatives se Majkos por qeverise ose edhe parlamentit pasi Pandi nuk mund te garantoje dot vazhdimesine e saj !

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    BEOGRAD
    Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq e ka vlerësuar si ''politikisht të pamatur'' rrefuzimin e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pandeli Majko që të marrë pjesë në konferencën e ardhëshme për sigurinë rajonale në Podgoricë për shkak të qëllimeve të autoriteteve të Beogradit që në kushtetutën e ardhëshme të Sërbisë të shpallin Kosovën si pjesë të saj.
    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi dje se autoritetet e Beogradit përgadisin,si'ç e quajti, ''kushtetutën e konfliktit'', sepse në ate kushtetutë Kosova përfshihet si pjesë e territorit të Sërbisë. Ai tha se nuk mundet të ulet në të njejtën tryezë me ministrin e Mbrojtjes vendi i të cilit përgatitë kushtetutë të tillë.
    Duke reaguar ndaj këtij vlerësimi të ministrit të Shqipërisë, Nebojsha Çoviq shtronë pyetjen: ''Nëse Kosova nuk është në Serbi, atëherë ku ndodhet? Mos vallë ndodhet në Shqipëri'', thotë Nebojsha Çoviq.



    Kosova apo Dardania patjetër që gjendet në Shqipëri nëse Coviq nuk e ka ditur këtë gjë, kurse sa për Shqipërinë e madhe, Shqipëria edhe me Dardaninë prapë nuk është e madhe e as sa duhet të jetë dhe në të vërtetë është.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Bravo i qofte Majkos, ka merita te medha ne lidhje me ceshtjen e Kosoves, dhe historia mbase do ta tregoje me mire...
    MtrX ubicumque felix

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Mos lexoni me shume se sa duhet ne nje akt, ky eshte thjeshte nje akt, nje gjest qe edhe pse behet ne vullnetin e mire te ministrit tone te mbrojtjes, ajo perben vetem nje incident dhe asgje me shume.

    Ajo qe une dua te shikoj eshte mbyllja e kufirit me Malin e Zi, proteste te shtetit shqiptar ne keshillin e Sigurise ne OKB, takime te presidentit Moisiu me presidentin Rugova per kete problem, te Nano me Rrexhepi. Por a mund te beje Nano nje gje te tille?! Dua te shoh parlamentin shqiptar te denoncoje aktin e federates inegzistente serbo-malazeze.

    Majko eshte minister i qeverise Nano, qeveria me filogreke dhe me filosllave qe njeh historia moderne shqiptare. Nga qe ju jeni mesuar qe te lexoni e degjoni vetem propagande pro-greke dhe pro-sllave nga qeverite socialiste ne keto 6 vjet, nje incident i tille ben buje, edhe pse eshte vetem nje incident e asgje me teper.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2003
    Vendndodhja
    gjenev
    Postime
    43
    nese vazhdojne keshtu politikanet shqiptar ateher vetem se do te forcohemi si populll per ti gjenjezuare armiqte tane shekullor i lumte Pandelit Majko.
    fytyrat jane hapur

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 17:54
  2. Gjykata refuzon legalizimin e partisë fetare “Mëmëdheu”
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 07:27
  3. Ne tryeze me Krishtin dhe me njeri-tjetrin...
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 09:36
  4. Kuvendi i Shqipërisë dhe OSBE-ja, tryezë për buxhetin!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:04
  5. Tryeze e Braktisur......
    Nga bela852001 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-08-2002, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •