Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë do t'ju shtynte për t'u kthyer në trojet e baballarëve tanë?

Votues
22. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • 1. Rrëzimi i poshtetit Socialist në RSH/Pavarësia e Dardanisë.

    4 18.18%
  • 2. Ringritja e sistemit të Drejtësisë anembanë trojeve shqiptare.

    14 63.64%
  • 3. Hyrja e papritur e Republikës së Shqipërisë në B.E.

    4 18.18%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #-9
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Kthimi i shqiptarëve të emigruar në trojet e tyre.

    Emigrimi i Shqiptarëve dhe largesa prej mëmëdheut është një dukuri që ka ndodhur që në kohën e ilirëve, të arbërve, dhe gjeri sot në ditët tona. Shumë prej tyre jemi edhe ne, shqiptarë që mblidhemi në këtë forum prej anembanë botës. Ashtu si valët e shqiptarëve që lanë Dardaninë gjatë viteve 80-të, ashtu ndodhi edhe me shqiptarët e R.SH.ës gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Nëse për një çast mbyllni sytë dhe meditoni, çfarë do të ishte shtysa që do t'ju mbushte mëndjen për t'u kthyer në trojet e baballarëve tanë:

    1. Rrëzimi i poshtetit Socialist në RSH/Pavarësia e Dardanisë.
    2. Ringritja e sistemit të Drejtësisë anembanë trojeve shqiptare/Shtypja e korrupsionit dhe padrejtësitë.
    3. Hyrja e papritur e Republikës së Shqipërisë në B.E.

  2. #-8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Për mendimin tim, Drejtësia Institucionale është shërimi, çelsi, dhe shpetuesi final i problemeve ashtu si në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, Maqedoni, dhe së fundi si rrjedhoj edhe në Çamëri për banorët Çamë.

    Kam një besim të fortë se ringritja shkallë-shkallë e drejtësisë, dhe sidomos besimi i qytarëve shqiptarë tek drejtësia në mëmëdheun tonë, do të lulëzonte Ekonominë, sepse nga kunkurenca e ndershme mirëqënia do të rritej detyrimisht. Nëse vetë sistemi drejtësor do të godiste si fuqi e pavarur të korruptuarit në Qeverinë e RSHës, at'herë si rrjedhoj edhe qeverisja do të përmirësoj natyrshmi, dhe çdo palë politike, si e djathtë apo e majtë do të qeveriste më mirë sepse rrjedhimisht do profesionalizoheshin edhe më shumë gjatë hartimit të alternativave të tyra qeverisëse.

    Çështjet e Shqiptarëve jashtë RSHës do të ishin më të përballuara nga vetë RSHja nëse në brëndësi të saj ringrihet Drejtësia Institucionale. Evropa në të njëjtën kohë do të kuptonte se shqiptarët mund të vetë-qeverisen të bashkuar ndaj edhe çështja e dyzuar e pavarsisë së Dardanisë do të gjente një zgjidhje më të thjeshtë dhe të shpejtë: pavarësi për shqiptarët e Dardanisë.

    Gjithnjë, pas këtyre rrejdhojave, dashuria për mëmdheun do të rriteshe në zemrën e çdo shqiptari. Mbjatja në dorë e pashaportës shqiptare në dorë do të ishte një nder si për vetë kombësinë tonë, ashtuedhe nën sytë e evropianëve të tjerë. Kultura jonë do të përçmohej më shumë, zakonet tona do gjenin më shumë interes së pari prej vet ne shqiptarëve, dhe së fundi prej të gjithë botës.

    Emri jonë do të ishte një nder më i madh, dhe së fundi, bota do t'i dëgjonte kërkesat e Çamëve për t'u kthyer në Çamëri, në tokën ngaku e ka prejardhjen edhe emri jonë i Shqiptarit.

    Por kjo gjithnjë sipas mendimit tim se Drejtësia Institucionale është zgjidhja e vetme e kthimit tonë, dhe e ringjalljesë së jetës së natyrshme në tokën e baballarëve tanë. Duhet që t'i japim më shumë vëmdje ringritjes së institucionit tonë Drejtësor, sepse është në të mirën e të gjithëve ne.

    Sinqerisht
    Drini.

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Nese do te isha kryeminister per 30 dite.. do te kisha ndermarre disa hapa konkrete per ndryshimin e gjendjes...

    1. Do te ndertoja nje burg te sigurise se larte diku ne mes te ndonje mali.. e do te hidhja brenda perjetesisht.. shkaktaret e kesaj gjendjeje.. si socialiste ashtu edhe demokrate..

    2. Do te shperbeja parlamentin dhe me rrogat e tyre do paguaja nje polici profesioniste e aktive.

    3. Do tu jepja zgjidhje perfundimtare gjithe reformave te lena akoma pergjysem ketu e nje shekull

    4. Do te hiqja doganat per tregeti te lire.

    etj.. etj.. se me erdhi frymezimi mua..


    kush do plotesoje keto te mesipermet per mua do te jete njeriu (apo partia) e denje per qeverisje..


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime është që me gjithë fuqinë time t'i shërbej këtij brezi; duke bërë kështu, njëkohësisht, kam dhënë kontributin tim më të mirë edhe pë brezin e ardhshëm... - george mueller

  4. #-6
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Huggos po i plotesove ti keto qe the,,,,,,une do jem e para qe do te kthehem ne Shqiperi pergjithmon.

  5. #-5
    Hyrja e papritur e Republikës së Shqipërisë në B.E. Nga kjo do vinte dhe opsjoni 2. Ringritja e sistemit të Drejtësisë anembanë trojeve shqiptare.

  6. #-4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Rikthimi i shtetit ligjor dhe kthimi i inteligjences shqiptare ne drejtimin e vendit. Per aq kohe sa injorantet te jene ne pushtet, jam i bindur qe te pakten intelektualet shqiptare te vjeter apo te rinj qe jetojne ne Perendim, do ti qendrojne larg Shqiperise.

    Shqiperia ka nevoje per kete kategori njerezish pasi nga emigrimi keta sjellin ate kryesoren qe mungon ne shoqerine shqiptare, kulturen e pergjitshme demokratike qe kane akumuluar nga vitet ne Perendim.

    Nese investohet per integrimin e ketyre njerezve ne shoqerine shqiptare, une do te thosha se ky do te ishte investimi me i madh qe do te behej per rivleresimin e interesave tona kombetare. Interesat tona kombetare perfshijne jo vetem integrimin e trojeve te ndara, por edhe emancipimin e shoqerive shqiptare me kulturen demokratike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #-3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2003
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    16
    do te kthehesha ne shqiperi po te isha akoma shqiptar por per fat te keq(te mire faktikisht)jam vetepagezuar ne italian(fallco natyrisht)

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e claudio20
    Anëtarësuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    frankfurt
    Postime
    8

    Cool

    Nese Shqiperia do te pranohej ne BE do te thote qe eshte e stabilizuar,qe drejtesia funksionon pak a shume ne rregull,me pak fjale qe vendi eshte ne rruge te mbare.
    Besoj se kjo do ishte arsyeja kryesore qe mund te shtynte dike te kthehej.
    Sot per sot ne s`na qasin ne BE.Sepse shume pika nuk i permbushim,sepse jemi te korruptuar dhe mbi te gjitha sepse Evropa nuk para na ka dashur ndonjehere.
    Por besoj se (jo dhe aq vone) eshte e detyruar te na pranoje.Sepse i duhet per te plotesuar territorin,per te hapur dhe zhvilluar tregjet,per te kontrolluar me shume se sot,ku eshte nje kukull ne politikat dhe strategjite boterore.
    Besoj se nje pjese e atyre qe jane ne Evrope mund te ktheheshin nese gjendja permiresohej ndjeshem.Por nuk besoj se do ktheheshin shume nga ata qe jane ngulur perfundimisht ne Amerike.

    Naten!
    jeto jeten si ne diten e fundit

  9. #-1
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450
    Shqiperia nuk mund te pranohet ne BE,oer sa kohe do te vareshin institucionet e pavarura nga politika.Qe te kthehen emigrantet ne shqiperi duhet ne rradhe te pare te reformohen disa institucione qe jane kthyer ne shkateruesit e shqipetareve,po mundohem ti mare me rradhe.
    1- Dogana institucioni i pare ku perplasesh sapo vendos kemben ne Shqiperi.per nje Shqiptar qe vjen per here te pare,mallkon vehten qe erdhi. Vendi ku shkaterohen bisneset e ndershme,vend ku te mesojne si te vjedhesh,etj
    2-Gjykata,vend ku nuk e gjen te drejten asnjehere,po nuk pagove,persekutore te bisnesit privat kur perplasesh me bisnesin me kapital shteteror.
    3-Tatimet,Shkateruesit me te medhenj te bisnesit te vogel dhe te mesem.Te gjithe punonjesit e tyre duke filluar nga drejtori jane ortak me shtetin.Taksat e larta pa filluar akoma mire.Nuk mbrojne prodhimin vendas por perkundrasi,eluftojne me te gjitha mjetet qe kane ne dore,me gjoba qe nuk ngre koke kurre.Me ligjet e tyre faforizohen bisneset e medhenj qe kane mbeshtetjen e politikes.
    4-Dhoma e tregtise,nje vend qe mbledh dhe ndihmon vetem pjestaret e familjeve te politikaneve.Nuk ka ndihmuar dhe mbeshtetur deri tani asnje inisiative te lire private.Kam 12 vjet antar i kesaj dhome dhe jam ftuar asnjehere as une dhe as shoket e mi qe nuk jane te varur.Vijne oferta nga te huajt por flene ne sirtar,ose i jipen atyre qe nuk jane te zote,dhe mbasi deshtojne keto,askush nuk afrohet tek kjo dhome tregtie.Shitesa me te medhenj te vizave,pasojat e te cileve i vuajne bisnesmenet neper ambasada dhe doganat e Europes.
    5-Ministria e finances.Organizon tendera qe nuk i fiton asnjehere ai qe punon me ndershmeri,po ai qe paguan ose eshte i lidhur me politiken.Me ligjet qe ka nxjere e ka shkateruar bisnesin vendas pa filluar akoma.
    6- Bankat e nivelit te pare dhe te dyte.Askush prej ketyre nuk perkrah bisnesin dhe inisiativat e lira,kjo ndofta nga qe e dine qe nuk ka shtet dhe kane frike se i humbin parate.Asnjehere nuk mund te veshe ne jete ide te medha n.q.s.nuk te perkrah nje banke.
    7- etj.etj.akoma
    Pa ndryshuar keto institucione ku ti sherbeje me te vertete Shqiperise,ne nuk do te bejme asnjehere shtet,dhe saskush nuk do guxoje te kthehet ne Shqiperi per te kontribuar dhe per te vene ne jete ate qe ka mesuar ne emigracion.

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e Spot-NMMTM
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Postime
    4
    Qe te gjithe nga ne qe jemi larg shqiperise besoj pa perjashtim kan thene kur kan ik -Vetem per ca kohe te bojm i dor pare ne te kthehemi-
    E thonmja me te bomen jan i cik larg
    Kushdo nga ne aty ku esht vendos ka formuar nje lloj shoqerie dhe esht ambjentuar me venin se pernryshe je vetem nje makin qe puno e fle .Dhe kur mendon kthimin ,... bukur kur e shef nga larg por kur je aty gjith ato kujtime e gjnona qe ti i ruan kan ndryshuar dhe ne skemi qen pjese e tyre(mu per vete per shembull me duhet na i TOURISTIC GUIDE kur te shkoj ne Tiron)
    Thjesht du me thon qe sado qe qefi ma ka s'ma merr menja qe do kthehem perfundimisht atje
    Pastaj kot si thon amerikes burgu me i omel ne bote :P

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 06:38
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •