Nė udhėtimin e dytė nė Shqipėri, disidenti lituanez gjen tė botuar shqip librin e tij Dialog nė dimėr qė ėshtė e para vepėr e kulturės lituaneze botuar tek ne
Tomas Venclova: E kam parė dosjen e KGB
Elsa Demo
Remineshencat nga koha e leximeve tė para dhe diktatorėt janė arsye tė mjaftueshme pėr tu ndjerė i lidhur me njė vend tė huaj. Poeti dhe publicisti disident lituanez Tomas Venclova tregon se teksa lexonte Plautin pėrkthyer nga gjyshi i tij, fantazia e ēonte nė Epidamnos, nė amfiteatrin ku mendohej tė ishte luajtur nė lashtėsi komedia Vėllezėrit. Aty (nė Shqipėri) i bėhej sikur pinte njė gotė verė me personazhin, Peniculus. Kėtė asociacion dhe shprehja e Heraklitit ēdo gjė rrjedh, Venclova i shkrin nė poemėn kushtuar Shqipėrisė, tė cilėn e shkroi pas vizitės sė parė nė vitin 1995. Nė fakt ai thotė se kjo ėshtė njė poemė pėr Shqipėrinė e Enver Hoxhės, pėr bunkerėt. Poema ka hyrė nė pėrmbledhjen me poezi tė zgjedhura Dialog nė dimėr pėrkthyer nga Gentian Ēoēoli dhe Rigels Halili, botuar nga Aleph. Kjo ėshtė e para vepėr e kulturės lituaneze qė botohet shqip. Mė pas e njohu Shqipėrinė nga kujtimet e udhėtimit tė ambasadorit tė Lituanisė nė Suedi, Savickis, i cili nė periudhėn midis dy luftėrave, nė kohėn e Mbretit Zog erdhi nė Durrės e Tiranė.
Sa pėr diktatorėt, ata kanė qenė jo pak por njė gjysmė shekulli si nė vendin e tij dhe nė hapėsirat e sovjetėve, bėmat e tė cilėve si bashkėkohės i njeh mirė. Ndėrsa Enver Hoxha sipas tij, barabitet me tė gjithė kėta tė stepave tė marrė sė bashku.
Venclova ka njė pėrvojė tė vetėn nėn regjimin komunist. Nė vitin 1977 u detyrua tė largohej nga Lituania, si pasojė e kėrcėnimeve tė pushtetit. Ai mundi tė hyjė lirisht nė atdhe nė vitin 1991 dhe pa me sy dosjen e denoncimeve kundėr tij dhe vendimet qė ishin marrė pėr dėbimin e kėtij armiku tė popullit.
Venclova ėshtė bashkėkohės dhe pėrkthyes i poetėve si Nadjezhda Mandelshtam, Boris Pasternak, Ana Ahmatova, Josif Brodski etj. Nė vitin 1971 ishte botuar vėllimi i tij i parė poetik Shenja tė fjalės. Angazhohet nė aksionet e ndėrmarra nga disidentėt sovjetikė, ėshtė njė nga themeluesit e Grupit tė Helsinkit nė Bashkimin Sovjetik sė bashku me Andriej Saharov, Mirra Ginzburg dhe Anatoli Shēaranjski. Pėr kėtė arsye detyrohet nga autoritetet sovjetike tė emigrojė. Nė vitin 1977 vendoset nė SHBA, ku prej vitit 1978 mban titullin e profesorit tė letėrsisė ruse dhe atyre sllave nė Universitetin Yale
Intervista
Zoti Venclova, nė kėtė vizitė tė dytė tuajėn kėtu, mund tė thoni ēfarė atmosferė ka nė vendet postkomuniste si Shqipėria, krahasuar me atdheun tuaj, Lituaninė
Ishte njė vizitė tepėr e shkurtėr ajo e vitit 1995. Zgjati vetėm disa orė, erdhėm nga Bari nė Durrės. Fjetėm njė natė nė Tiranė dhe tė nesėrmen qysh nė 5 morėm autobusin pėr nė Janinė. Ėshtė e pabesueshme se si ka ndryshuar Shqipėria prej atėherė deri sot. Tirana ishte njė qytet gati-gati i vdekur, Hoteli Arbėria ishte shumė i keq. Ajo qė na bėri pėrshtypje ishin njerėzit e kulturuar qė kemi takuar. Ishte e dukshme se si njė popull qė sapo u ēlirua nga diktatura komuniste, nė tė gjitha mėnyrat i drejtohej kulturės botėrore. Ndėrsa sot Tirana mė duket si njė Nju Jork i vogėl, njėherėsh si kantier ndėrtimi. Nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me qytetin qė kam parė dhjetė vjet tė shkuara.
Pėr tė shprehur sa shumė ka ndryshuar, po ju them se duke udhėtuar nga Durrėsi nė Tiranė, dikur kam numėruar rreth 100 bunkerė, ndėrsa dje nga Shkodra nė Tiranė, shumė herė mė pak. Nė vitin 95 do tė thosha se Lituania ėshtė shumė herė mė mirė se sa Shqipėria. Sot nuk mund tė shprehem me tė njėjtėn siguri. Mė duket se Lituania ėshtė njė vend mė tepėr perėndimor, ndėrsa Shqipėria mė tepėr oriental. Kjo gjė nuk ka pėr tė ndryshuar, por mė duket se ky ndryshim mes tyre ėshtė interesant.
Ku e shihni kėtė Shqipėri orientale?
Do tė thosha se duket nė rrugė, nė atė qė quhet atmosfera e rrugės, duket nė lėvizje, nė arkitekturė, qoftė dhe pėr faktin se ka disa xhami pėrreth. Nė Lituani nuk kemi xhami, kemi njė pėrqindje tė vogėl myslimanėsh. Nė Vilnius ka pasur mė parė vetėm njė xhami dhe njė varrezė myslimanėsh e cila u shkatėrrua nga regjimi komunist. Janė myslimanėt tata, tė ardhur nga Krimeja e sotme qė u futėn nė Lituani nė Mesjetė si luftėtarė. Flasin gjuhėn bjelloruse myslimanėt tanė dhe vetėm Kuranin lexojnė arabisht.
Kur flas pėr shpirtin oriental tė rrugės, flas pėr atė qė duket tek pazaret, dyqanet, gjė e kam ndeshur edhe nė Bullgari, Rumani, Jugosllavinė Jugore
Kur flitet pėr pozitėn e ndėrmjetme tė Shqipėrisė thuhet se ajo ndodhet me njė kėmbė nė Lindje dhe tjetrėn nė Perėndim. Me zor pritet qė edhe ajo kėmbė nė Lindje tė hidhet kėtej Perėndimit
Unė nuk besoj se kjo duhet tė shikohet si diēka negative, nė asnjė mėnyrė, sepse ėshtė e rėndėsishme, pasuruese dhe interesante qė nė kulturėn shqiptare hasen tė dyja kėto rryma. Natyrisht herėt a vonė Shqipėria do tė jetė anėtare e Bashkimit Europian. Dhe mė duket se as atėherė shqiptarėt nuk duhet ta harrojnė atė kėmbėn e dytė, kėmbėn orientale. Sepse kjo i jep njė nuancė identitetit tuaj, identitetit shqiptar dhe kjo ėshtė me vlera. Kjo ėshtė diēka qė e pasuron kulturėn dhe nuk e dėmton atė. Po bėj njė krahasim. Gjeorgjia ka qenė pėr mua vendi mė i dashur nė Bashkimin Sovjetik, ėshtė vend i krishterė, por ka edhe dimensionin oriental. Kjo ndėrthurje ėshtė tepėr e bukur. Kjo duket edhe nė kuzhinė: nėse nuk do tė kishim shishqebapin, atėherė do tė ishte vėrtet njė humbje e madhe. E njėjta gjė ndodh edhe nė Lituani e cila ėshtė me njė kėmbė nė Lindje, nė Lindjen Ruse dhe me kėmbėn tjetėr nė Perėndim. Ne dėshirojmė me tė madhe qė Lituania ti afrohet sa mė tepėr Perėndimit. Por mendoj se duhet tė mbetet edhe ajo pjesė lindore nė kulturėn lituaneze.
Ēfarė dhe si ndodhi nė jetėn tuaj nė vitin 1977?
U largova nga Bashkimi Sovjetik, mė dėbuan. Ėshtė pak e ndėrlikuar si ēėshtje. Mė dhanė pasaportėn dhe lejen pėr tė dhėnė disa leksione nė Kaliforni, nė SHBA. Pas shumė e shumė vitesh u gjet dhe protokolli i Komitetit Qėndror nė Moskė, ku u vendos pėr mua. Komiteti Qėndror i Vilniusit donte tė mbetesha nė Bashkimin Sovjetik, ndėrkohė qė Moska, konkretisht Juri Andropov, diskutuan nė Komitetin Qėndror tė Partisė Bolshevike Ruse, se ēfarė duhej bėrė me Venclovan, si ta zgjidhnin kėtė problem. Vendosėn tė mė japin pasaportėn, tė mė dėbojnė nga Rusia. Sa mė shpejt, aq mė mirė do tė ishte pėr ta. Kur erdha nė Kaliforni mė konfiskuan pasaportėn dhe mbeta pa dokumente. Pra ishte njė lloj emigrimi i detyruar. Nė atė radhė ishte dhe Mistislav Rostropovic, violinist i shquar rus dhe Vladimir Ljubimov. Mes nesh thoshim se jemi anėtarė tė grupit mė eskskluziv nė botė, sepse rreth 40 vetė i lanė tė iknin nga Bashkimi Sovjetik, tė tjerėt, me dekret special iu morėn nėnshtetėsinė sovjetike. Unė tani kam nėnshtetėsinė amerikane dhe nėnshtetėsinė lituaneze dhe kėto mė duken mėse tė mjaftueshme.
Krijimtaria juaj ishte nė njė konfrontim tė hapur me regjimin e kohės?
Konfrontim tė hapur kam pasur nėpėrmjet publicistikės sime dhe jo si poet. Si poet shkruaja atė qė ndieja. Nė pėrgjithėsi kėto gjėra nuk botoheshin. Unė arrita tė botoja vetėm njė vėllim, Shenja tė fjalės nė 1971. Personalisht jam pėrpjekur tė shkruaja poezi qė nuk ishin as sovjetike, as antisovjetike. Thjesht jam pėrpjekur tė shkruaj poezi tė mira.
Thuhet se kur donit ti tregonit Ana Ahmatovės poezitė e para, nėse nuk do ti pėlqente, do tė gjenit njė rrugė tragjike shpėtimi
Nė fakt kėto ishin poezitė e Ahmatovės qė unė i kisha pėrkthyer lituanisht. Ajo ka qenė gjithmonė e kujdesshme kundrejt poetėve tė rinj, e dinte qė kishin ambicjet, komplekset e veta. Kur erdhi Josif Brodski i tha nė poezitė tuaja ka njė mister; kur erdhi Aleksandėr Solzhenicin ajo i tha nė poezitė tuaja ka shumė pak mister, ndėrsa Solzhenicin iu pėergjigj kurse nė poezitė tuaja zonjė, ka shumė mister. Unė i ēova poezitė qė i kisha pėrkthyer lituanisht. Nuk e njihte gjuhėn time dhe tha: e keni ruajtur intonacionin. Unė kuptova sikur nuk i kishte pėlqyer pėrkthimet e mia. Mė pas kur mėsoi se pėrkthimet ishin vėrtet tė mira, mė telefonoi dhe mė tha: tani e di qė nė pėrkthimet tuaja ka njė mister, prandaj ejani tė mė vizitoni dhe tė bisedojmė.
Pėmendėt protokollin qė ėshtė mbajtur pėr ju nė Komitetin Qėndror tė Moskės. Dosjen tuaj tė plotė e keni parė? Ēmendoni pėr fenomenin e dosje tė sigurimit tė shtetit nė ish- vendet komuniste?
Kėtu do ti pėrmbahesha gjykimit. Ka praktika tė ndryshme. Kėshtu nė Poloni nė fillim nuk u hapėn dhe mė pas u hapėn. Hapja e dosjeve ka pasur raste qė ka sjellė drama, ka sjellė keqkuptime tė mėdha, kėshtu qė nuk mund tė jepja ndonjė mendim edhe pėr ju. Unė e kam parė dosjen time tė KGB-sė. Ma treguan. Nuk kisha dashur ta bėja njė veprim tė tillė dhe u pėrmbajta pėr shumė kohė. Kisha frikė se do tė gjeja emrat e miqve tė mi qė do tė mė kishin denoncuar dhe do tė sillte patjetėr diēka tė keqe. Falė zotit ēdo gjė ishte nė rregull, me pėrjashtim tė dy personave pėr tė cilėt e dija qė mė denonconin prej kohėsh.
E kishit tė vėshtirė tė ktheheshit nė shtėpi, pas dėbimit?
U pėrpoqa tė kthehesha edhe para rėnies sė komunizmit, por vizėn nuk ma dhanė. Madje pėr herė tė parė kam hyrė nė Rusi, me njė grup turistėsh amerikanė, nė fund tė vitit 1988. Isha i fshehur. KGB e mėsoi qė kisha qenė nė Bashkimin Sovjetik vetėm pasi kisha ikur. Mė vonė nė dosjen time do tė lexoja korrespondencėn mes KGB-sė sė Shėn Petėrburgut, Leningradit tė asokohe dhe KGB-sė sė Vilniusit dhe njė raport tė saj ajo shkruante: si ėshtė e mundur qė ai armik i popullit ka hyrė nė vendin tonė. Atėherė ata morėn njė vendim qė tė mos hyja nė Bashkimin Sovjetik, tė paktėn pėr njė 5-vjeēar dhe ky vendim ėshtė nė dosjen time. Madje edhe atėherė kur ēdo gjė nė Bashkimin Sovjetik po merrte fund, vizėn nuk ma dhanė. Vetėm nė vitin 1991 e mora pėr herė tė parė. Natyrisht ishte kėnaqėsi shumė e madhe tė shihja nėnėn time pas shumė kohėsh, e cila jeton akoma, 94 vjeē. Dhe qė nga ajo kohė kam qenė nė Lituani ēdo verė.
Duke qenė dėshmitarė pėr gjysmė shekulli i tė rejave dhe rrymave nė poezinė botėrore tė shek.XX, ēfarė i kanė sjellė ato poezisė nė tėrėsi? Personalisht ju, ēfarė besoni se keni arritur nė poezinė tuaj?
Avangarda ekstreme, ajo futuriste, rryma si dadaizmi, mendoj se janė interesante dhe me vlera dhe se do ti bėjė ballė kohės ajo poezi qė ėshtė moderne, por pak a shumė mė formale, si poezia e Rilkes, Mandelshtamit, Milloshit, Ahmatovės, Brodskit.
Brodski dikur ka shkruar pėr kėtė qė nuk ėshtė e rėndėsishme tė tė kuptojnė pasardhėsit. E rėndėsishme ėshtė tė tė kuptojnė paraardhėsit, pra ata qė kanė shkruar para teje. Pra qė mua dhe atė tė na kuptojė Pushkini.
Ndėrmjet tė tjerash unė mundohem tė shkruaj njė poezi tė tillė, njė poezi qė nė latinisht quhet poesis docta, pra njė lloj poezie akademike, mė formale. Aty ekziston njė lloj sfondi kulturor, ka shumė citate, mitologji. Avangarda ekstreme e hedh tutje kėtė mbėshtetje kulturore, ndėrkohė qė unė jo.
Si tek asociacioni i njėrės poezi tuajės nel mezzo del cammin di nostra vita me Komedinė hyjnore?
Ky ėshtė njė stad qė duket, por ka shumė qė janė tė fshehura.
Kėtu, pra ka qenė Epidamnos
Unė duhet tė ndihem krenar qė libri im ėshtė i pari libėr qė botohet nė shqip nga gjuha lituaneze, por ne kemi shkrimtarė me vlerė tė shekullit 19-20 qė mund tė pėrkthehen nė tė ardhmen,- tha poeti lituanez tė premten pasdite nė Galerinė Zenit ku u bė prezantimi i librit tė tij Dialog nė dimėr. Ai tha se nga letrat shqipe njihte emra si Naim Frashėri, Fan Noli dhe Ismail Kadare. Venclova shprehu bindjen se dy letėrsitė, shqipe dhe lituaneze kanė deri-diku njė fat tė pėrbashkėt. Veprat e para i pėrkasin shekullit 16. Vepra e parė e shkruar lituanisht i pėrket vitit 1547.
Sa pėr fatin e letėrsisė lituaneze gjatė regjimit komunist, poeti shprehet se ajo nuk ka sjellė asgjė me vlerė nė letėrsi, pėrkundėr kontributit tė shkrimtarėve qė emigruan nė Francė, Amerikė, Kanada, Australi, tė cilėt pėr disa dekada krijuan njė letėrsi mė vete. Sot numri i kėtyre shkrimtarėve ėshtė zvogėluar. Kur u detyrova tė emigroj gjeta njė lloj ambienti letrar. Pas vdekjes sė Stalinit u shfaq dhe njė grup shkrimtarėsh tė rinj, mes tyre edhe unė, qė nisėn tė shkruajnė nė mėnyrė mė tė lirė. Sot kėto dy kėnde tė letėrsisė janė bashkuar.
Para se tė lėrė Shqipėrinė nga njė udhėtim nė Jug, Tomas Venclovas i ėshtė rezervuar dje nė Durrės njė e papritur e kėndshme. Nė amfiteatrin e Durrėsit u vendos njė pllakatė ku janė shėnuar vargjet e para tė poemės tij Nė nder tė Shqipėrisė: Kėtu pra ka qenė Epidamnos/nė kėtė vend kaq tė pasur me ekzistencė tė varfėr.
17/07/2005
KATEGORIA: Kulture
Krijoni Kontakt