Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: krijime ....

  1. #1
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450

    krijime ....

    Copėza natyre nga atdheu im
    ---- Qiell , Diell , Shi ----

    Penelata tė njė piktori romantik



    Prilli i dashuruar
    me krėhėrin e argjėntė tė vesės
    krihte flokėt e gjelbėrt tė barit.

    x x
    x

    Ditė e bukur
    Vathi i kuq i diellit varej nė veshin e bardhė tė resė.

    x x
    x


    Ishte vjeshtė
    kur shosha e kaltėr e qiellit
    shoshiste grurin e argjentė tė shiut.

    x x
    x

    Nė stinėn e pranverės
    Torta e kaltėr e qiellit
    zbukuruar me kremin e bardhė tė reve .

    x x
    x

    Shi me diell
    si trishtimi i ėmbėl i dashurisė
    si shitja e ėmbėl dhe e hidhur e greipfrutit qė tė jep kėnaqėsi.

    x x
    x

    Dimri ka ngritur jakėn e murrmė tė reve
    dhe ecėn ngadalė mbėshtetur nė bastunin e trungjeve tė ēveshura tė pemėve.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ēmime tė ndryshme pėr tė njėjtin mall




    Herė veshur fustan minifund
    kofshėt e bukura zbuluar.
    Herė veshur fustan maxifund
    kofshėt e bukura mbuluar.
    Nė "shitje" kėmbėt me fustan sėbashku
    por ēmimet ndryshojnė :
    I lirė sipas fustanit
    I shtrenjtė sipas kofshėve.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Tokė e zhuritur



    Mbrėmjes kur rrudhat e dhjamosura tė lėkurės sė reve
    Varen nė fytyrėn e mplakur tė diellit tė lodhur,
    Ēapitet ngadalė si hije
    njė vashė e mplakur
    me njė qen te madh leshator tė pėrjargur.

    Fytyra e saj e ngrysur si copė nate
    burrėzuar nga qimet nė mjekėrr,
    Petat e kremit tė yndyrshėm nė lėkurėn e rjepur
    si suva gėlqereje tė rėnė nga muret e njė shtėpie tė vjetėr.

    Ndjenjat, jeta dhe trupi ju thanė ngadalė,
    I humbi gjallėria ,freskia dhe ėmbėlsia prej luleje tė njomė,
    Lulet e ėndėrave ja rrėzoi vjeshta e moshės
    dhe dimri i pa shpirt qė e afron .

    Ju zhurit buza pėr njė puthje kalorėsi
    nė trupin shkretėtirė pa oaze, pa shi,
    Ku saēi i diellit pjek byrekun e rėrės
    Byrek qė s' do ta shijojė njeri.

    Asnjė karvan s' po duket nė horizontin e pėrvėluar
    Asnjė ēallmė e bardhė dashnori.
    U bė si toke e ēarė nga thatėsira e gjatė
    e etur pėr pikėn e ujit qė s 'e mori.

    Qeni fėrkohet nė shalet si shkopa
    ajo me sytė gri egėr sheh pėrqark,
    Njė ēift i ri
    pėrpara saj puthet
    Ajo pėshtyn plot nerva
    dhe sheh me inat.


    Pėshtyn
    ndalon njė ēast
    s'di ē' tė bėjė
    Nis tė shajė, me fjalė kot,
    Por qeni leshator i pėrjargur
    E tėrheq drejtė natės pėrherė e mė fortė.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Njė tren nė mesnatė



    Llamarina e ndryshkur e ēatisė sė qiellit mbėrthyer me gozhdėt e
    bronxta tė yjeve,
    Hėna pikon nė tjegullat gri tė reve,
    Njė lokomotivė me avull vrapon duke shfryrė
    trokėllijnė patkojtė e saj mbi shina si kalė me galop .



    Buburit zjarri,
    kazani shfryn avull,
    Trenistėt tė nxirė nga djersa dhe pluhuri i qymyrit tė zi ,
    Treni i mesnatės i vjetėr dhe i rėndė
    me kollėn e avullit si plak pa njeri .


    E ka perfshirė ndryshku si bari qė mbin vėnd e pa vėnd
    e megjithatė jeton ,
    Ka dhe ky tren njerėzit qė vazhdojne ta duan
    e ndokėnd qė e pastron .


    Ka dhe ky tren pasagjerė qė udhetojnė
    e ndokėnd qė ka edhe nostalgji ,
    Mė shumė pleq e plaka
    po s' pėrjashtohet edhe ndonjė i ri.


    Pleqtė heqin pagjumėsinė duke udhėtuar
    sheh veė syze miopėsh dhe bastune tė gjatė,
    Tek tuk e ndonjė ēift tė rinjsh
    Ėshtė origjinale tė bėsh dashuri nė njė tren avulli nė mesnatė .


    Dhe ja ku vjen stacioni
    nė dritė tė zbehtė
    Trenit i dridhen eshtrat e hekurta prej frenimit,
    Zbresin disa pleq
    dhe hypin disa tė tjerė
    Ndėrsa cifti i ri ėshtė nė kulm tė dashurisė dhe gėzimit .


    Kali i murrmė i trenit pi ujė me etje
    e pastaj tagjinė e zezė tė qymyrit pėrtyp e s' pushon
    Sėrish nis udhėtimin krenar
    se jeton akoma
    megjithėse reomatizma e ndryshkut dhimbjen ja shton .


    Krenar se ke akoma pasagjerė qė tė duan
    Vrapin e lodhshėm megjithatė s'e ndale ,
    Eh, pleqtė vrasin veēse pagjumesinė
    ndėrsa ēiftet e rinj
    velitur nga diskot , duan dashuri origjinale.

    Zgjaten shinat si mendim i thellė, i gjatė
    Mbi to rrėshqet treni me avull
    i ndryshkur, i zi


    Merr e zbret pasagjerėt e mesnatės nė stacione
    qė megjithse pak,
    bėjne tė jetojė edhe ai !

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Kur lexova keto poezi...

    .....perjetova krejetesisht emocionin qe me ka dhene vetem poema"Re me pantallona" te Majakovskit. Te zakonshme dhe te jashtzakonshme, kaprocioze dhe te thella...kam mbetur e hutuar para tyre... Prototype, e di qe je vajze, ke hyre shume bukur ne kete forum. Mireserdhe dhe urime....Nga Dikea

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    tipe

    ne keto poezi ka me shume se dy gjini,
    ka me shume se shtate ngjyra,
    me shume se shtate nota...
    (me dukesh edhe piktore)
    kam gjithe natyren dhe gjithe shpirtin brenda fjales....brenda poezise...
    me vjen te te rilexoj duke vetngjare me ikjen e lodhjes...duke me zbukuruar deshirat poetike. KJo lloje poezie dhe thurje me ben te clirohem...te fitohem ne kembim te emocionit te ri...
    me mbushe.... kam per te te lexuar prap, e ndoshta prap do te them ate qe do me ri mbjell poezia jote...(po munda dhe po dita ta them.)
    ishe e munguar....ke gjetur dhe kohen qe na duheshe.
    faleminderit..urime... poezi-bukura.

    nga macia blu + ngjyra qe me dhe ti....

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    faleminderit goca jeni shume te mira me mua se shpejti do sjell te tjera ......

    ju puth tek faqja .

    prototype

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450

    Unhappy pak dhimbje

    Dashuri tė kėqija




    Veē dashurive tė mira
    qė u ngjajnė karburanteve tė mira qė bėjnė tė ecė shpejtė njė veturė
    ka edhe dashuri tė kėqija.

    Dashuria e keqe
    ėshtė dashuri shumė e madhe pėrzier me xhelozi shumė tė madhe
    qė i ngjan njė karburanti " Super " pėrzier me ujė,
    dhe vetura e dashurisė kėrcet kohė pas kohe
    me shpėrthime tė frikėshme.

    Rezultati:
    Njerėzit pėrreth shajnė nėpėr dhėmbė tė befasuar nga krismat,
    ndėrsa motori
    megjithėse i ri
    shumė shpejtė do tė shkatėrrohet...












    Dashuritė qė nuk shpėrthejnė



    Dashuria qė nuk shpėrthen ėshtė si konxhet e trėndafilit
    qė thahet pa arritur tė ēelet ,
    duke shkuar kot ngjyrėn dhe aromėn .


    Mbetet ajo
    si toka neutrale midis dy kufijve shtetėrore
    qė s' shkelet
    nga qytetarėt e dy anėve .


    E si ē' do gjė qė lind
    dhe kjo dashuri vdes.
    Por nė ndryshim nga dashuritė e llojeve tė tjera
    jeta e saj
    e shkurtėr ėshtė jashtėzakonisht .





    Dritare me xhama tė thyera




    Kondomi gri i reve diellin e kuq e mbuloi nė perėndim
    Dita si pasjon i venitur po shkrihet ngadalė.
    Si hije del tė shėtisė nė parkun e vetmuar
    I sėmuri me AIDS:
    Njė djalė !


    Fytyrė e perėnduar ,sy tė humbur
    Ta shohė mė asnjeri mė nuk do
    Miniera e vjeshtės nė parkun plot pemė
    Minerali i kuq i gjetheve i shpėrndarė kudo.


    Anash i kalon njerėzve,
    anash po i kalon jetės.
    Tashmė gjithēka pėr tė s' ka kuptim.
    Jeta ju thye si xhami i njė dritareje tė harruar pakujdesisht hapur,
    qė era e pėrplas me tersėllim...

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Kush flenė dhe kush nuk flenė




    Kur vjen nata
    Flenė zogjtė, janė lodhur gjithė ditėn duke kėrkuar dhė kėnduar,
    S' flen bufi, fillon turnin e punės pėr tė siguruar bukėn e gojės,
    Flenė gjykatėsit ,disa i dėnoi dhe disa i nxorri tė pa fajshėm,
    S' flen shoferi, njė moment gjumi dhe arkivoli ėshtė gati ,
    Flen varfanjaku, s' ka ē' mendohet shumė, s'ka ē' tė llogarisė,
    S' flen pasaniku, duhen numuruar paratė qė u fituan ditėn ,
    Flen fėmija, nuk di ē' halle ka bota ,
    S' flen nėna, ka merak pėr fėmijėn ,
    Flen njeriu i mirė, ka menduar se ka ē' do gjė nė rregull,
    S'flen njeriu i keq, mendon si tė shkatėrrojė njeriun e mirė,
    Flen diktatori, qetėsine ja jep kėrrbaēi,
    S' flen i shtypuri, i dhėmbin kockat nga dhuna,
    Flen vajza naive qė dashurinė se ka provuar,
    S' flen djali budalla nga dashuria i marrur,
    Flenė tė vdekurit nė krevatet e baltės,
    S' flenė tė gjallėt, nga frika e vdekjes,
    Flenė presidentėt nesėr do referojnė,
    S' flenė ndihmėsat mbi fjalime punojnė,
    Flenė budallenjtė e spitalit psikiatrik,
    S'flenė tė mėncurit tė pėrkujdesen pėr ta,
    Flenė punėtorėt, janė zgjuar shumė herėt ,
    S' flene pleqtė, kanė fjetur gjithė ditėn,
    Flenė, kush i flihet ,
    S' flenė, kush s'i flihet.


  10. #10
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime tė ndaluara
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 12:19
  2. Krijime nga *Llemadeo Dukagjini*
    Nga ALBA nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 01:56
  3. Krijime # 3
    Nga Prototype nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 17:32
  4. Mbledhėsi i Folklorit: Nė '96 regjistrova 38 krijime
    Nga Beqari002 nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 12:16
  5. Cilat krijime shqiptare ju kane pelqyer me shume? Lista!
    Nga Benni nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •