DIKUR MĖ NDODHTE SHPESH
I bėja natės ftesė, pėr njė kafe,
Se mė pėlqente
por edhe mė duhej!
Nė ora njė,kur gjumi sytė hapte,
Pėrballė meje,ajo vinte,ulej!
Vetėm flokėt i kishte prej nate,
Se trupi,krejt,asaj i farfurinte!
Sa herė e prekja,pėr ēudi, me zjarrthe,
Mė mbushej prej asaj dhe dora ime!
Nuk di pse ty,ajo, aq shumė tė ngjante,
Ty,qė prej meje,tashmė,ishe e ikur!
Ajo si ti lexonte dhe filxhanet,
Si ti,me gjarpėrinj,mė shihte lidhur!
Dhe veē kur dita ishte shumė afėr,
Ikte prej meje, ikte,zhdukej fare!
Unė sdi tė ngrihem
si somnambul,natėn,
Por di qė ende kam,nė duar zjarre!
Dhe e di mirė qė ende skam lajthitur,
Si mund tė flas me netėt
qė shpirt skanė?!
Por ende nuk e di pse pranė shtratit,
Sa zgjohem nuk gjej njė,
por dy filxhanė!
6 nentor,2003
PARADOKSET E MIA
Asnjėherė si kam dashur
ditėlindjet,
As vitet e Rinj tė dėbortė!
Ata vijnė pėr tė dėshmuar ikjet,
Shtegėtimin
nė njė tjetėr botė!
Asnjėherė smė kanė pėlqyer
tė qeshurat,
Qė prodhojnė meshkujt eunukė!
Aq mė keq kur ato dalin nga femrat,
Qė janė gati tė flirtojnė
edhe nė rrugė!
Asnjėherė smė ka pėlqyer
tė puthemi,
Duke menduar sejcili pėr njė tjetėr!
Edhe qielli qė ėshtė i pafund,
Nuk i mban dot dy diej,njėherėsh!
Asnjėherė smė kanė pėlqyer
fishekzjarret,
Qė krijojnė bukurira tė pėrkohshme!
Se pas kėsaj na duken mė tė tmerrshėm,
Kuajt tanė tė zinj te paradokseve!
5 nėntor,2003
PADI PĖR DETIN EGJE
Nė minutėn e fundit,
Nė orėn e fundit nė atė plazh
tė Kalithe-as,
Nė ditėn e fundit nė atė qytet grek,
Deti mė vodhi unazėn e martesės!
Kjo ndodhi nė thellėsitė e tij,
Ku mė ftoi pėr tė parė koralet,
Ku mė mashtroi me perlat qė kish,
Brenda guackave tė pa hapura fare!
Mė futi nė kurth,ku mė rrethoi me alga,
Mė lidhi me gjithė ato fije tė padukshme,
Mė torturoi me kandilėt e neveritshėm,
Ma mbushi gojėn me molusqe!
Pa mė solli edhe peshq tė kuq ,tė mė hutonte,
(E dinte qė isha poet e gėnjehesha lehtė!)
Mė tregoi edhe peshkaqenėt qė i rrinin roje,
Dhe mė rrėmbeu unazėn e martesės!
Vetėm pastaj mė la tė lirė,
Mė hoqi prangat dhe unė u ngjita lart!
Mė vėshtronte gishtin bosh edhe qeshte,
Si tė ishte njė triumfator i madh!
Ai sish det,
Ish bastard!
5 nėntor, 2003
Krijoni Kontakt