Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Zhvillimi dhe problematika e vendeve te ashtuquajtura te Botes se Trete.

    Ne kete teme ju ftojme te gjitheve te diskutojme mbi nje prej problemeve kryesore te njerezimit, ate te zmadhimit te "gap"-it te zhvillimit midis vendeve te industrializuara te perendimit dhe atyre te ashtuquajtura vendet e "botes se trete", dhe vendet ne zhvillim e siper.
    Gjithashtu :
    Ne Kete teme do behet nje permbledhje me problemet madhore te Globit, duke filluar nga popullsia dhe me rradhe. Tema do te jete ne azhornim te vazhdueshem me lajme dhe publikime nga burime te ndryshme te Organizatave qe merren me studimet e kesaj natyre.
    Cilat jane problemet? Cilat jane sfidat qe perballojne keta popuj, per te cilet shume pak flitet neper opinionin boteror, i cili eshte i zene me problemet e dilemat e lufterave te te medhenjve (te cilat as qe mund ti ndikoje dot), dhe pak kohe harxhon per tu marre me varferine, me vdekjet e femijeve nga mospatja e ujit te pijshem, apo e gjerave me elemntare per mbijetese (Ilace, ushqim, etj).

    Cila mendoni se duhet te jete ndihma qe vendet e zhvilluara duhet tu japin ketyre popujve?
    Si mund ta zhdukim varferine?


    Me poshte po ju jap nje publikim te UNESCO-s:

    Vendet e varfėra vėshtirėsi pėr arsimin

    Organizata e OKB-sė pėr arsimin, UNESCO, thotė se mė shumė se 50 vende nuk do tė mund tė arrijnė objektivat pėr tė cilat ėshtė rėnė dakord nė forume ndėrkombėtare pėr t'i ofruar arsimimin e duhur tė gjithė fėmijėve deri nė vitin 2015.

    Njė raport i UNESCO-s thoshte se konfliktet e brendshme dhe kostoja e luftės kundėr virusit HIV dhe sėmundjes sė SIDA-s po pengojnė pėrpjekjet e vendeve tė varfra pėr tė arritur objektivat e vendosura nė takimin e nivelit tė lartė nė Senegal dy vjet mė parė.

    Shumica e vendeve qė duket se nuk do tė arrijnė kėto synime deri nė vitin 2015, janė nga Afrika Subsahariane, por aty pėrfshihen edhe vende me tė ardhura mesatare si Jugosllavia, Venezuela apo Mauricius.

    Nė kėto objektiva pėrfshihen arsimi fillor pėr tė gjithė fėmijėt, arritja e barazisė midis sekseve nė arsimim dhe pėrgjysmimi i niveleve tė analfabetizmit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 14-03-2003 mė 12:14
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Popullsia e Tokes eshte aktualisht 6 Miliarde dhe po shtohen...

    Nė vendet mė tė varfra tė botės popullsia po rritet me shifra tė papara. Ndėrkohė qė kanė mė shumė gojė pėr tė ushqyer, burimet e tjera kombėtare do tė shtrydhen edhe mė tej, gjė qė do tė ēojė nė mungesa ushqimore, keqėsimin e shėndetit dhe pėrkeqėsimin e mjedisit.

    Sipas njė parashkimi mesatar tė Kombeve tė Bashkuara nė vitin 2001, popullsia pritet tė shkojė deri nė 9,3 miliardė nė vitin 2050, me njė rritje prej 97% nė vendet nė zhvillim.

    Megjithatė, nė botėn e industrializuar ėshtė vėnė re njė rėnie e numrit tė lindjeve. Shkalla e mbarsjeve nė botė ėshtė pėrgjysmuar nė 40 vitet e fundit dhe demografėt tani parashikojnė se popullsia e botės do tė arrijė kulmin nė 8,4 miliardė.

    Por kjo shifėr pėrsėri pėrbėn njė rritje tė popullsisė me mė shumė se dy miliardė njerėz nė vendet qė kanė mė pak mundėsi pėr ta pėrballuar. Bota e pasur ndodhet para vendimesh shumė tė vėshtira: A duhet tė mbyllė dyert e saj dhe tė lejojė numrin e popullsisė tė zvogėlohet, apo tė mirėpresė emigrantėt ekonomikė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 14-03-2003 mė 12:12
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Grafiku i rritjes se popullsise se globit

    Ndiqeni me vemendje..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #4
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Fakte: Miliona ende vuajnė nga uria

    Qindra miliona njerėz ende nuk marrin ushqimin e duhur, megjithėse nė tė gjithė botėn sasia e ushqimit ėshtė mėse e mjaftueshme. Plehėrat kimike, pesticidet, farėrat me cilėsi tė lartė dhe mekanizimi kanė rritur prodhimin. Prodhimi i mishit dhe peshkut ėshtė katėrfishuar.

    Por statistikat e zymta qė flasin pėr erozion tė tokės, rėnie tė stoqeve tė peshkut, ēpyllėzime, ndotje me nitrate dhe diversitet gjenetik shtojnė frikėn pėr tė ardhmen.

    Dhe bota ėshtė ende larg objektivit tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė pėrgjysmuar numrin e tė uriturve deri nė vitin 2015.

    Si mund tė marrim mė shumė nga toka e degraduar dhe detet qė po boshatisen pėr tė ushqyer milionat e njerėzve qė nuk kanė lindur ende?

    Si mund tė garantojmė ushqimin pėr njė afat tė gjatė pėr ata qė nuk kanė burime pėr tė blerė apo pėr tė prodhuar ushqimin e tyre?
    Gara kundėr rritjes sė popullsisė vazhdon....

    Ne foton ne vazhdim pasqyrohet :
    Rritja e prodhimit ushqimor në botë
    Kalori/ për person/ në ditë

    Vendet në zhvillim --
    Vendet e zhvilluara --
    Kërkesa nga vendet e zhvilluara --
    Kërkesa nga vendet në zhvillim --
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 14-03-2003 mė 12:25
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Ndotja
    Gjysma e banorėve tė qyteteve tė botės ėshtė e ekspozuar ndaj sasive potencialisht dėmprurėse tė dyoksididit tė sulfurit, ozonit dhe elementeve tė smogut.

    Qytetet
    Vetėm njė nė dhjetė vetė jetonte nė qytete nė fillim tė shekullit tė kaluar. Tani kjo shifėr shkon nė gati 50%, dhe po rritet ende.

    Ushqimi
    Prodhimi i ushqimeve do tė duhet gati tė dyfishohet pėr tė plotėsuar kėrkesėn e kėsaj rritjeje.

    Popullsia
    Popullsisė globale do t'i shtohen nė dhjetė vitet e ardhshme 800 milion njerėz.

    Biodiversiteti
    Ēdo vit zhduken mijėra specie pėr shkak tė aktivitetit njerėzor dhe humbjes sė vendeve natyrale tė banimit.

    Pylltaria
    Prerja e pemėve dhe konvertimi i tokės pėr tė plotėsuar kėrkesat e njerėzimit i ka pėrgjysmuar pyjet e botės.

    Mocalishtet
    Zhvillimi urban dhe industrial ka marrė gjysmėn e moēalishteve gjatė shekullit tė 20.

    Uji
    Brenda 25 vjetėsh gjysma e popullsisė sė botės do ta ketė tė vėshtirė tė gjejė ujė tė freskėt tė mjaftueshėm pėr tė pirė dhe ujitje.

    Refugjatet
    Deri nė vitin 2025 numri i refugjatėve tė larguar pėr shkak tė pėrmbytjeve dhe fatkeqėsive natyrore mund tė katėrfishohet deri nė 100 milionė vetė.

    Energjia
    Qė zhvillimi njerėzor tė jetė i drejtė dhe i qėndrueshėm botės sė pasur mund t'i duhet tė zvogėlojė pėrdorimin e energjisė dhe burimeve me 90% deri nė vitin 2050.

    Transport
    Gjatė 20 viteve tė fundit ka pasur njė rritje prej dy tė tretat tė pėrdorimit global tė energjisė nėpėr shtėpi, numri i makinat nė rrugė ėshtė dyfishuar, dhe trafiku ajror ėshtė katėrfishuar.

    Mbeturinat
    Ndėrsa rritet popullsia, konsumi dhe pasuria, rritet edhe sasia e mbeturinave qė prodhojmė.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Njė pamje mė e gjerė e problemeve

    Nga Aleks Kërbi
    BBC


    Mundėsitė pėr tė zgjedhur njerėzimi po pakėsohen dhe zgjedhja po vėshtirėsohet. Qė nga viti 1950 popullsia e botės ėshtė dyfishuar ndėrsa konsumi ėshtė rritur akoma mė me shpejtėsi. Duhen bėrė disa llogari. Njė pjesė e popullsisė ėshtė tashmė atje.

    Edhe pėr sa kohė nuk do t'i lagen kėmbėt tė pasurve? Konsumi i naftės ėshtė rritur 7 herė nė 50 vitet e fundit. Ndėrkohė prodhimi i mishit, gjuetia e peshkut dhe emetimet e karbonit nga karburantet janė katėrfishuar. Pėrdorimi i ujit tė freskėt u rrit gjashtėfish shekullin e kaluar.

    Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit, gjurma ekologjike e njerėzimit nė planet ėshtė 20% mė shumė se sa mund tė ofrojė toka. Raca njerėzore konsumon burimet natyrore tė 1,2 Tokė-ve.

    Hendeku midis tė pasurve dhe tė varfėrve ėshtė rritur mė shumė dhe ėshtė bėrė mė i dukshėm. Afro 30% e popullsisė sė botės vuan nga njė formė apo njė tjetėr e tė kequshqyerit dhe rreth dy tė tretat e njerėzimit jetojnė me mė pak se dy dollarė nė ditė.

    Tė varfėrit e botės nuk mund tė sigurojnė zhvillim tė qėndrueshėm.

    Njė familje, sė cilės i duhet tė sheshojė njė pyll pėr tė prodhuar ushqimin e vet dhe siguruar karburantin pėr ta gatuar atė, nuk ka mundėsi tė zgjedhė njė jetė tė garantuar.

    Mė tė varfrit kanė mė pak forcė pėr t'u mbrojtur nga pasojat e problemeve tė mjedisit global siē ėshtė ndryshimi i klimės.

    Dhe, ndėrsa njė-pėrqindėshi i pasur nė popullsinė e botės konsumon aq sa 44-pėrqindėshi i varfėr, ne do tė na duhej tė pėrdornim shumė mė shumė burime nėse tė varfėrit do tė jetonin ashtu si tė pasurit.

    Ēfarė ėshtė zhvillimi i qėndrueshėm?

    Nė parim, zhvillim i qėndrueshėm do tė thotė qė tė mos pėrdoren burimet mė shpejt sesa ėshtė mundėsia e Tokės pėr t'i zėvendėsuar ato - "ta trajtojmė Tokėn sikur tė kishim ndėrmend tė jetonim pėrgjithnjė."

    FAKTE:

    Ujrat e gjysmės sė lumenjve tė botės janė pakėsuar dhe ndotur shumė;
    Mė shumė se ēereku i stokut tė peshkut tė deteve ėshtė harxhuar;
    Rreth 15% e Tokės ėshtė degraduar nga aktiviteti njerėzor;
    Niveli i detit pritet tė rritet brenda disa dekadash edhe nė rastin mė tė mirė;




    Nė praktikė, ēdo gjė, duke filluar nga bioteknologjia e fuqia bėrthamore tek vegjetarianizmi e udhėtimi me tren, inkurajohet nė emėr tė zhvillimit tė qėndrueshėm - deri nė atė pikė saqė disa veprimtarė thonė se termi tani nuk ka kuptim.

    Mė optimistėt thonė se nuk do tė ketė asnjėherė katastrofė pasi zhvillimi nuk ka kufi.

    Ata argumentojnė se zgjuarsia njerėzore gjithmonė do tė gjejė njė zgjidhje. Shoqėria do tė gjejė materiale tė reja tė papėrpunuara, do tė zhvillojė teknologji mė tė pastra dhe do tė administrojė burimet ujore nė pakėsim, nė mėnyrė qė humbja e burimeve dhe ndotja tė mos pėrbėjnė mė problem.

    Kjo ėshtė pjesė e politikave neo-liberale, sipas tė cilave, qė tė kemi njė botė mė tė mirė duhet qė ne tė gjithė tė shpenzojmė dhe konsumojmė mė shumė pėr tė krijuar pasuri pėr tė gjithė, dhe industrializimi ngadalėson rritjen e popullsisė dhe rrit standartet mjedisore.

    Por, nėse "zhvillim" do tė thotė qė ēdo person nė planet tė dėshirojė tė ketė njė makinė, tė fluturojė rreth gjysmės sė botės pėr pushime dhe tė blejė njė celular ēdo vit, ndoshta nuk do tė kemi shpresė, thonė skeptikėt. Ne nuk kemi Tokėra sa duhet pėr kėtė lloj kapitalizmi konsumi.

    Diskutime

    Kjo pėrplasje perspektivash ėshtė nė zemėr tė negociatave ndėrkombėtare shpesh tė zemėruara dhe me pėrēarje mbi konservimin dhe zhvillimin - duke filluar me traktatin Kiotos pėr ndryshimin e klimės e deri tek takimi i nivelit tė lartė pėr ushqimin e mė pas nė takimin e nivelit tė lartė nė Johanesburg pėr Zhvillimin e Qėndrueshėm.

    Industria do tregje tė hapura dhe marrėveshje vullnetare. Veprimtarėt kanė frikė se ekonomia e globalizuar nuk mund tė kontrollohet nga kapaciteti i institucioneve politike.

    Tė dyja palėt flasin pėr zhvillimin e qėndrueshėm si rruga pėr tė arritur objektivin, megjithėse jo gjithmonė ajo ofron zgjidhje tė lehta, dhe ndonjėherė nuk afron asgjė.

    Dhe kriza lidhet si me brezin e tanishėm ashtu edhe me tė ardhmen.

    Ndėrsa autoritetet qeveritare, pėrfaqėsuesit e industrive, shkencėtarėt, deputetėt dhe veprimtarėt vazhdojnė tė debatojnė pėr tė ardhmen e planetit, mė shumė se 30 mijė fėmijė tė moshės nėn pesė vjeē vdesin ēdo ditė nga uria ose nga sėmundje qė mund tė parandalohen lehtė.

    Eksperienca pėr administrimin e mendimit tonė pėr tė ardhmen ėshtė varfėr. Profesori Xhejms Lavlok ka thėnė se kualifikimi i njerėzve pėr tė qenė shėrbėtorė tė Tokės ėshtė njė i llojtė me aftėsinė e dhive pėr tė qenė kopshtare.

    Dhe ne nuk kemi 1,2 Tokė.
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Ne grafikun qe ndjek do paraqitet
    Shpėrndarja e tė ardhurave nė botė
    Ēdo ndarje pėrfaqėson njė tė pestėn e popullsisė sė botės.
    Vendet mė tė pasurat jane ne kry te piramides dhe ne fund ndodhen ato me te varferat.
    Sic do e shihni ndarja eshte ne 5 pjese dhe ne 1/5 qe i takon pjese me te pasur te vendeve me te pasura te botes , permbahet 82.7 e pasurise se pergjithshme. Shifrat e dhena jane ne baze te PNUD 1989.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 14-03-2003 mė 12:51
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    SHBA: $15 miliard per te luftuar AIDS ne Afrike

    Sot presidenti Bush, ka dale perpara kamerave televize ne Shtepine e Bardhe per ti kerkuar kongresit amerikan aprovimin e fondeve prej $15 miliard per nje plan pilot 5 vjecar qe ka per qellim parandalimin dhe kurrimin e viktimave te AIDS ne kontinentin afrikan.

    Afrika eshte pllakosur nga virusi qe nga fillimi i viteve 90 dhe kjo semundje ka goditur ne menyre te frikshme gjithe kontinentin afrikan ku virusin e mbartin gra, burra e femije pa perjashtim.

    Ky plan i presidentit Bush thyen nje tabu ne politiken e jashtme amerikane ku kontinenti Afrikan ka qene gjithmone jashte interesave kombetare amerikane ne boten e post-luftes se ftohte. Sipermarrja e fundit e Bush behet per qellime humanitare dhe ishte ky njeri prej premtimeve te presidentit Bush perpara kongresit amerikan ne muajin janar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Shume interesante shkrimet tuaja Enri.
    Eshte me te vertete nje problem shqetesues niveli ne rritje i popullsise se botes.

  9. #9
    man of honor Maska e trinity
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88
    Apokalips Now !

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Keto ditet e fundit presidenti Bush ka firmosur ligjin e aprovuar ne kongresin amerikan per $15 miliard dollaret qe do te shkojne per te luftuar AIDS ne disa prej vendeve me te goditura nga kjo epidemi, kryesisht kontinenti afrikan dhe ishujt e karaibeve.

    Plani eshte nje plan pilot i pari i ketij lloji qe nese jep rezultatet e parashikuara do te pasohet nga nje plan tjeter ku perkushtimi amerikan do te jete me i madh. Me anen e ketij plani, SHBA kerkon qe te sjelli ne vemendjen e vendeve te G8 shkallen e larte te epidemise ne kontinentin afrikan dhe ti shtyje keto vende qe te ndjekin shembullin e SHBA-se per te financuar projekte te tilla. Ky akt i SHBA-se eshte nje akt human qe i atribuohet:

    1. Presidentit Bush - i cili i perket asaj klase politike qe njehet si "konservatorizmi pasionant" qe ne qender ka pikerisht mireqenien e shtresave me te varfera te shoqerise. Nje plan te ngjashem Bush e ka aplikuar edhe ne SHBA me inisiativen e tij te ashtuquajtur: "iniciativa e besimit" ku shteti federal do tu akordoje fonde federale te gjitha atyre institucioneve fetare qe marrin persiper ofrimin e sherbimeve sociale per shtresat me te varfera dhe me te traumatizuara te shoqerise.

    2. Administrates Bush - e cila ka ne dy postet kyce, dy amerikano-afrikane te mirenjohur per opinionin publik amerikan: Gjeneralin Kolin Powell ne postin e Sekretarit te Shtetit, dhe Condoliza Rice ne postin e keshilltarit kryesor te presidentit Bush ne Keshillin e Sigurise Kombetare dhe maredhenieve nderkombetare. Prania e ketyre dy figurave kryesore ne administraten e Bush ka bere qe administrata amerikane, ndryshe nga administratat e tjera paraardhese ta shtrije me larg doren e ndihmes per kontinentin e harruar afrikan. Prania e ketyre dy figurave te minoritetin afrikan ne administrate, perben edhe precedentin e pare ne historine e administrates civile amerikane ku afrikano-amerikanet mbajne poste kaq te larta.

    3. Luftes ndaj terrorizmit - kjo lufte e beri administraten amerikane te kuptoje qe ka nje detyrim human dhe moral qe tu vije ne ndihme vendeve qe nuk kane asnje mundesi per te mbijetuar duke u shtrire doren e ndihmes. Kjo ndihmon ne rregullimin e imazhit amerikan ne bote qe krahas luftes di te ndermarri edhe inisiativa te tilla humanitare qe nuk kane asnje perfitim tjeter pervecse atij humanitar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kronologjia e ngjarjeve tė Shqipėrisė drejt NATO
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 09:31
  2. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Emra Ilire Te Vendeve Dhe Lumenjve Ne Serbi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 19:21
  4. G-8 anulon borxhet e 18 vendeve tė varfra
    Nga D&G Feminine nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2005, 16:01
  5. Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-06-2004, 08:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •