Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Po flasim për dashurinë

    P.s

    mendoj se ky tregim eshte shume i vlefshem, per shume e shume qe pergjerohen per dashuri, shkruajne per te, japin mend por ne fund te fundit jane vec ca egoist/e.

    P.s.s autori s'di nese eshe shqiptar a i huaj, por meqe s'kishte emer perkthyesi e vura te shqiptarja.

    Po flasim për dashurinë


    A. BAS

    1.
    Ditani nuk e lexoi letrën menjëherë. E lexoi vonë, kur shkoi në shtëpi.

    I keq!
    Vërtet je shumë i keq! Unë të thashë se të dua, një herë, edhe një herë dhe ti... Mendova se do të të vinte mirë, doja ta ndaja me ty ndjenjën time të marrë e të papritur, se unë kam nevojë të shprehem, kam nevojë të ta them shumë herë, të ta çaj kokën, sepse nuk ia kam thënë askujt.
    Dhe ti! Je shumë i keq, më bëre të vuaj, ma prishe ëndrrën. Ajo nuk është vetëm një shprehje për mua. Është diçka e shenjtë. Do të ma paguash, shumë bile. Dikur, në ëndrrat e mia, ndryshe e mendoja shqiptimin e atyre dy fjalëve.
    Ti nuk je aspak më i mirë se unë. As mua nuk më linin gjurmë këto fjalë, kur m’i thoshte dikush. Të kuptoj, edhe pse me dhimbje, po s’kam çfarë të bëj. Nuk është më në dorën time sjellja ime, se asgjë në veten time nuk është më imja. Jam e çmendur që bëhem gati të jap gjithçka nga vetja ime vetëm për ta kënaqur ndjenjën time, vetëm mos t’ia dëgjoj rënkimin asa, që ka filluar të më bëjë dëm.
    Vetëm edhe pak, sa të mësohet ndjenja me ty, sa të ngjajnë ditët me ditë, sa t’i shtroj të rrahurat e zemrës sime dhe, kur të zgjohem një ditë, ti nuk do të jesh më.
    Unë do të ta jap sonte gjumin, do ta deh me vetmi shtratin tim, le të përmbyset krejt bota pa ty dhe pa mua.
    Megjithatë, të dua...

    Kur mbaroi së lexuari, në fillim buzëqeshi, pastaj e pushtoi një ndjenjë e pakuptimtë keqardhjeje. Por s’arrinte të kuptonte në i vinte keq për Ninën, që s’kishte ardhur në kohën e duhur në jetën e tij, apo për veten, që ishte aq bosh, sa nuk fuste dot askënd brenda zemrës.
    “Jam bosh?”, pyeti veten papritur, sikur ta kishte zënë në faj, brenda një paradoksi elementar. “Po ç’lloj boshllëku qenka ky që nuk e lejon rimbushjen? Në fizikë boshllëku është parakusht për një mbushje të re pa probleme. Ndërsa në punët e zemrës, me sa duket, fizika e thjeshtë nuk funksionon.”
    E mori përsëri letrën dhe nisi ta shihte me vëmendje. Duke lexuar me kujdes, filloi të nënvizonte pjesët që, sipas mendjes së tij, prishnin ekuilibrin e brendshëm të rrjedhës së mendimeve të Ninës, në raport me ndjenjën e deklaruar të saj. Nënvizoi: Je shumë i keq, do të ma paguash; ti nuk je aspak më i mirë se unë; jam e çmendur që bëhem gati të jap gjithçka nga vetja ime vetëm për ta kënaqur ndjenjën time; ti nuk do të jesh më; le të përmbyset krejt bota pa ty dhe pa mua.
    “Gjashtë kontradikta”, tha me vete, “gjashtë kontradikta thelbësore në një letër kaq të shkurtër, aq më shumë në letrën e parë me formulën e plotë të deklarimit të dashurisë. Tmerrësisht e vështirë të jesh ekuilibrist i sukseshëm me njërëz të tillë, të edukuar me paradokse”, murmuriti dhe, papritur, shkoi te telefoni. Formoi numrin e Ninës dhe priti.

    2.
    Pas një kohe shumë të gjatë pritjeje, një “alo” e dridhur erdhi që matanë, nga bota tjetër.
    - Po flije? - tha Ditani si i zënë në faj.
    - Jo, - u përgjigj Nina, - nuk më flihej dhe bëra një dush shumë të nxehtë. Thonë se të jep gjumë.
    - Është e kundërta, - tha Ditani. - Nëse dëshiron të flesh menjëherë, duhet që dushin ta bësh me ujë të ftohtë. Akull.
    Sigurisht që ia fuste kot. Pastaj shtoi, duke i dhënë bisedës drejtimin më të padëshirueshëm të mundshëm:
    - Më ke gënjyer, - i tha.
    - Pse?! - bëlbëzoi Nina si e shokuar. - Për çfarë të kam gënjyer?
    - Për dashurinë.
    - Si?!
    - Ti nuk më do aspak. Jo se kjo ndryshon ndonjë gjë tek unë, por nuk rrija dot pa ta thënë.

    3.
    Për disa çaste, ra një heshtje tejet e dyshimtë në anën tjetër të telit. Ndërkohë, Ditani ndezi një cigare.
    Më në fund, u dëgjua sërish zëri i Ninës:
    - Alo, je ende në linjë?
    - Po. Sigurisht.
    - Atëherë dëgjo. Ti s’kupton asgjë nga dashuria. Mbase s’ka asnjë faj ajo vajza, që të la hijen.
    - Kjo ishte e shtata, - u përgjigj Ditani, pothuajse i argëtuar me të vërtetë nga shfryrja hakmarrëse e Ninës.
    - Çfarë ‘e shtata’? - nxitoi të kërkonte shpjegime Nina, gati-gati e zemëruar.
    - Kontradikta e shtatë. Gjashtë të tjerat i ke të shkruara në letrën ku më shfaqje dashurinë.
    - Nuk të dua më, - e ndërpreu Nina me inat. - Jam penduar. Harroje!
    - Ha-ha-ha, - qeshi Ditani, me të vërtetë i argëtuar nga kthesa e papritur e ngjarjes së çuditshme që po përjetonte. - Edhe ti si të tjerat, - shtoi pas së qeshurës. - Mua të gjitha të dashurat më lënë. Ja, kështu si ti.
    - S’kam qenë ndonjëherë e dashura jote, - ia përplasi tjetra me inat. - Dhe nuk do të jem ndonjëherë. Kurrë!
    - Kjo që the është kontradikta e tetë dhe, natyrisht, s’ka si të jesh e dashura ime me kaq shumë kontradikta brenda ndjenjës sate. Dashuria është energji, është harmoni, është vlerësim, është inteligjencë, është mirëkuptim, është përkujdesje, është mirësjellje, është përkëdhelje, është tolerancë, është ëndërrim, është çlirim, është përsosje, është pajtim, është vazhdim... është vetvetja e transplantuar te tjetri dhe tjetri i transplantuar te vetja, ndërsa ti mbart një negativitet pothuajse të skajshëm...
    Ndoshta Nina nuk e priste një deklarim të tillë skandaloz dhe, pothuajse e revoltuar, mbylli telefonin.

    4.
    Ditani ndezi televizorin pa kurrfarë shenje habie në fytyrë dhe deshi të shtrihej në divanin e tij të vjetër, kur tingëlloi sërish zilja e telefonit.
    - Alo?
    Ishte sërish Nina.
    - Dëgjo ti, i poshtër! - i tha. - Gjithë jetën do vuash dhe ke për të vdekur në vetmi.
    - Më kërcënon?
    - Aspak. Thjesht parashtroj të ardhmen tënde. Pa më thuaj njëherë, cilat ishin ato kontradiktat në letrën time?
    - E ç’të duhen? Ti nuk më do më.
    - Dua të mësoj. Mbase më shërbejnë kur të bëj dashuri me ndonjë tjetër!
    - Mos merr mësime nga njerëz të dështuar si unë. Mësuesi i dështuar nuk mund të ketë nxënës të sukseshëm.
    - M’i thuaj, përndryshe s’të flas më kurrë!
    - Kështu po, më pëlqen. Ndihem mirë kur më urdhërojnë. Tani po t’i them. Menjëherë.
    Mori letrën në dorë dhe, duke lexuar, vazhdoi:
    - E para, shkruan se jam i keq. Njeriu, të paktën formalisht, dëshiron më të mirën, jo më të keqen. Në mënyrë të veçantë, dashuria dhe e keqja nuk shkojnë aspak. Kështu që nisja jote për të ardhur tek unë “i keqi”, është e gabuar. E dyta, do të ma paguash, shkruan. Dashuria, para së gjithash, është një premtim për mirëkuptim, është një parakusht për qetësi e siguri të ndërsjelltë, ndërsa ti më kërcënon e më frikëson qysh në ditën e parë, sikur jemi armiq. Mos e harro kurrë që dashuria e përjashton dëshirën për hakmarrje. E treta, ti nuk je aspak më i mirë se unë, deklaron. Dashuria nuk e pëlqen krahasimin dhe aq më pak klasifikimin e njërit apo të tjetrit në vlerat e ndërsjellta. Aq më tepër që vlerësimi është gjithmonë skajshmërisht relativ dhe e pezmaton dashurinë, që është ndjenjë e pranimit dhe jo e refuzimit. Shkallëzimi i vlerave është faktor përjashtues. E katërta, jam e çmendur që bëhem gati të jap gjithçka nga vetja ime vetëm për ta kënaqur ndjenjën time, deklaron ti. Domethënë, qysh në nisje dashuria jote është një pendim fatal. Pendimi është preludi i shkatërrimit të dashurisë. E pesta, ti nuk do të jesh më, profetizon me keqdashje të ligë, duke më parathënë përjashtimin e ardhshëm. Ende pa hyrë mirë në zemrën tënde, ti thërret përmbarimin që të më nxjerrësh jashtë! E gjashta, le të përmbyset krejt bota pa ty dhe pa mua, lëshon mallkimin primitiv të njerëzve të vegjël, që mendojnë se pa “ata” bota le të zhduket tërësisht ose, të paktën, le të vuajë pambarimisht. Dashuria nuk e pranon vuajtjen, as për vete dhe as për të tjerët. Kupton?
    - Kuptoj, - tha Nina, gati duke ulëritur. - Kuptoj që ti nuk e meriton as dashurinë e femrës më të keqe në botë!
    - Një femër e keqe s’mund të dashurojë...
    - Asnjë faj s’paska patur ajo e dashura jote që ia mbathi. Shkofsh në djall!
    Mbylli telefonin dhe nuk u ndie më.

    Albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria është energji, është harmoni, është vlerësim, është inteligjencë, është mirëkuptim, është përkujdesje, është mirësjellje, është përkëdhelje, është tolerancë, është ëndërrim, është çlirim, është përsosje, është pajtim, është vazhdim... është vetvetja e transplantuar te tjetri dhe tjetri i transplantuar te vetja, ndërsa ti mbart një negativitet pothuajse të skajshëm...
    Me pelqeu si tregim....shume kuptimplote!
    Keshtu duhet te jete dashuria,po a eshte valle per te gjithe keshtu?
    Per fatin tone te keq,jo per disa dhe fatmiresisht po per te tjere....
    "Carpe Diem"

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Ksaj i them dashuri un ...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    xhuxhumaku
    ka kohe qe endem ne internet dhe nuk gjej dot nje shkrim qe te me bej ta lexoj deri ne fund
    ky qe ke postuar ti, te te them qe me pelqeu ... eshte pak...
    ndonjehere ajo qe deklarohet si dashuri eshte thjesht egoizem... paranoje/ankth/kompleks per te mos qene i refuzuar.... frike per te mos mbetur vetem...vetem kaq....por qe nuk ka asgje te ngjashme me dashurine...

    njerezit e vegjel, rrjedhimisht, "dashurojne" (nese mund te perdorim kete fjale) ne menyre te vogel...

    te pershendes, me tundove te shkruaja ...

Tema të Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  3. Personit te vetem qe me riktheu ne jete.
    Nga studente22 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 05-11-2005, 11:08
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Nëçmimi eliminon dashurinë!
    Nga Davius në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •