Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Shkelet armëpushimi në Liberi

    Botuar: E mërkurë, 25 qershor 2003 - 19:38 CET

    Rebelët tashmë e kontrollojnë më shumë se gjysmën e vendit

    Ambasadori britanik në KB, Sir Jeremi Greenstock ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të përkrahë gjerësisht idenë e një lloj forme intervenimi në Liberi nëse kjo do të sillte armëpushim dhe do të siguronte një zgjidhje politike.

    Sir Jeremy po fliste në prag të nisjes së një misioni të Këshillit të Sigurimit në Afrikën perëndimore pas rifillimit të luftimeve midis qeverisë dhe forcave rebele. Edhe nëse diplomatët nuk do të shkojnë në Monrovia, ata do të mbajnë konsultime me autoritete të larta në vendet fqinje në atë se si ky konflikt mund të përfundojë dhe çfarë masash duhen marrë që këto luftime të mos kalojnë kufijtë e Liberisë. Ambasadori britanik në KB , Sir Jeremy Greenstock që drejton misionin tha:


    "Nëse do të kishte ndonjë komb drejtues që ishte gati të ndërmerrte veprime në Liberi në atë formë që mund të sillte një zgjidhje politike dhe që të respektohej armëpushimi, atëherë unë mendoj se kjo do të mirëpritej në arenën ndërkombëtare. Ndihmë e tillë nga jashtë e atij lloji -duket konstruktive.


    Kandidati më i dukshëm është SHBA, vendi që ka lidhje më të forta historike me Liberinë. Sir Jeremy tha se diskutime aktive po zhvillohen në Uashington rreth mundësisë së ndonjë misioni ushtarak, por asnjë lloj vendimi nuk është ndërmarrë. Nëse Amerika do të ndërhynte, kjo do të ndiqte metodën e dislokimit të trupave britanike në Sierra Leone dhe ushtarëve francezë në Bregun e Fildishtë.

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Liberianët kërkojnë ndërhyrjen amerikane

    Botuar: E shtunë, 28 qershor 2003 - 15:46 CET

    Mijëra qytetarë kanë demonstruar në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia, duke i bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndërhyjnë në luftën civile atje.

    Me vendosjen e armëpushimit pas disa ditë luftimesh midis forcave qeveritare dhe grupit më të madh rebel, që kanë lënë më shumë se 300 civilë të vrarë, përveç të vrarëve midis palëve luftuese, turmat u mblodhën para ambasadës amerikane dhe kërkuan paqe.

    Korrespondenti i BBC-së thotë se liberianët mezi presin një ndërhyrje amerikane në konflikt.

    Liberia ka lidhje të veçanta me SHBA-në, që ndihmoi në krijimin e shtetit në shekullin 19 si një vend për afro-amerikanët e lirë dhe ish-skllevërit.



    Presidenti Taylor duhet të largohet, me qëllim që vendi t'i shmanget gjakderdhjes së mëtejshme.

    Xhorxh Bush
    Prandaj nuk është befasuese që Washingtonit t'i kërkohet nga Kombet e Bashkuara, udhëheqësit rajonalë dhe vetë liberianët që të ndërhyjë ushtarakisht për të ndaluar luftimet.

    Pas disa javë luftimesh të ashpra, të shoqëruara me viktima ndër civilët, në një fjalim për politikën e SHBA-së në Afrikë, presidenti Xhorxh Bush ka folur haptas rreth konfliktit dhe i ka kërkuar presidentit liberian Charles Taylor të largohet.

    "Presidenti Taylor duhet të largohet, me qëllim që vendi t'i shmanget gjakderdhjes së mëtejshme," tha zoti Bush.

    "Të gjitha palët në Liberi duhet të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme paqeje dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë me qeveritë rajonale që të mbështesin këto bisedime dhe të hapin rrugë drejt zgjedhjeve," tha presidenti Bush.

    Kundërshtim i qeverisë

    Por thirrja e zotit Bush u kundërshtua brenda vetëm pak orësh nga qeveria e Liberisë.

    "Ai (presidentit Taylor) është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe qeveria e tij është shumë popullore në Liberi," tha ministri i Informacionit, Reginald Gudrige.

    "Asnjë liberian nuk ka dalë për të kërkuar dorëheqjen e tij, është bashkësia ndërkombëtare ajo që po bën një presion të tillë," tha ai.

    Megjithatë, zyrtari i lartë liberian tha se presidenti Taylor ka pranuar të japë dorëheqje si pjesë e një marrëveshjeje të paqes.

    Ai nuk përmendi se zoti Taylor ka kërkuar si shpërblim një varg lëshimesh, përfshirë tërheqjen e një aktpadie për krime lufte në Sierra Leonen fqinje nga Gjykata e OKB-së.

    Civilët e pësojnë



    Ka disa qindra njerëz që po vdesin nga sëmundjet, si kolera, malaria apo fruthi.

    David Parker, kordinator ndihmash i BE-së
    Pas luftimeve të ashpra rreth kryeqytetit Monrovia të paktën 300 civilë kanë humbur jetën vetëm në dy ditët e fundit.

    Por kjo është vetëm njëra pjesë e rrëfimit, thotë David Parker, koordinator i ndihmave të Bashkimit Evropian në Liberi.

    "Ka disa qindra njerëz që po vdesin nga sëmundjet, si kolera, malaria apo fruthi," thotë zoti Parker.

    "Këto janë vdekje që nuk tëheqin publicitet por që po ndodhin në këto çaste, meqë ne nuk kemi mundësi të ofrojmë ndihmë elementare në këto kushte," tha ai.

    "Refugjatët janë në panik, ata nuk e dinë se ku të futen për të gjetur strehim."

    Po cila është perspektiva? A do ta marrin rebelët Monrovian së shpejti? Kjo mund të mos jetë zgjidhja ideale politike për një komb që ka vuajtur shumë nga lufta e vazhdueshme civile për më shumë se dy dhjetëvjeçarë, por të paktën do t'i jepte fund agonisë njerëzore.

    Megjithatë shumë kush mendon se lufta vështirë se do të përfundojë shpejt, pavarësisht nga armëpushimi i arritur.

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Liberia: epiqendra e stuhisë

    Botuar: E hënë , 23 qershor 2003 - 08:33 CET


    Afrika perëndimore rrezikon që të përfshihet në një luftë rajonale shkatërruese pasi konflikti dhjetëvjeçar në Liberi, vazhdon të përhapet në vendet fqinjë, si Sierra Leone, Guinea dhe Bregu i Fildishtë.

    Konflikti nga Liberia është përhapur dhe vazhdon të përhapet në gjithë Afrikën perëndimore

    Para pak ditësh, me ndërmjetësimin e vendeve të rajonit, u arrit armëpushim me grupeve rebele qeveritare dhe atyre që mbështesin presidentin e vendit, Charles Taylor, mbi të cilin është ngritur aktakuza për krime lufte në Sierra Leone.

    Albana Kasapi e seksionit tonë bisedoi me Alex Vines, shefin e programit për Afrikën në Institutin Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare këtu në Britaninë e Madhe rreth situatës në Liberi dhe përreth.

    BBC: Z. Vines, sa janë gjasat që armëpushimi mes rebelëve dhe forcave qeveritare, të mbajë?
    Vines: Është shumë herët të thuash nëse armëpushimi do të mbajë apo jo. Vetë liberianët janë shumë të lodhur nga konfliktet dhe dëshira për paqe është shumë e madhe mes tyre. Por këtu ka një problem, presidenti i Liberisë, Charles Taylor që akuzohet për krime lufte nga një gjykatë e veçantë në Sierra Leone, cili do të jetë roli i tij? Ai duhet të largohet nga posti për t'i hapur rrugë një qeverie të përkohshme, por z. Taylor ka deklaruar se nuk do të lërë postin derisa të tërhiqet aktpadia ndaj tij. Kështu që kjo është një çështje e vështirë për tu zgjidhur.

    BBC: Pse ka rritur situata në këtë pikë në vend?

    Z. Taylor është pjesë e problemit, por dhe e zgjidhjes së tij
    Vines: Liberia që nga fillimi i viteve 90 ka qenë skenë e luftës civile. Një ish-komandant ushtarak, Taylor, u zgjodh president i vendit në zgjedhjet e vitit 1997. Votimi në ditën e zgjedhjeve ishte i lirë, por gjatë fushatës elektorale, pak a shumë, ai patid eklaruar se nëse nuk do të votoni për mua, nuk do të ketë paqe. Dhe shumica e liberianëve votuan për të, sepse donin paqe. Problem është se ai nuk ka rritur ndonjë gjë dhe kjo ka kontribuuar në formimin e grupeve të armatosura opozitare.

    BBC: A mund të na shpjegoni se ç'pasoja mund të ketë situata në Liberi në gjthë rajonin e Afrikës perëndimore?
    Vines: Z. Taylor, kur u bë president, kishte plane për tu zgjeruar në rajon. kështu që ai mbështeti rebelët në Sierra Leonen fqinjë, Frontin e Bashkuar Revolucionar, që u bënë famëkeq për brutalitetin ekstrem, duke prerë madje, edhe krahë e këmbë fëmijësh. Në fund, e gjithë kjo e bëri me turp komunitetin ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara ndërhynë me mbështetjen britanike, dhe Fronti, pak a shumë u mund. Vendi kaloi një periudhë tranzicioni dhe me zgjedhjet në fund të vitit të kaluar, ka tani një qeveri demokratike.

    Liberia u përpoq të zgjerohej dhe në Guinea, në fqinjin e vet verior, por pas pritjes me luftë, detyrua të tërhiqej mbrapsht. Në shtator të vitit të shkuar, ndodhi e njëjta gjë me koloninë franceze të Bregut të Fildishtë.

    Arsyeja pse Liberia donte zgjerim, është se ekonomia e vendit është shumë e dobët dhe Z. Taylor e grupet paraushtarake që ai mbështeste, u kamën nga vjedhjet e luftërave dhe diamantet e fqinjëve, veçanërisht të Sierra Leones dhe deri në një shkalle, edhe të Guineas. Pikërisht këtu u zhvillua për herë të parë konflikti i ashtuquajtur i diamanteve të gjakut dhe për këtë arsye, Kombet e Bashkuara, përveç embargos së armëve, kanë vendosur dhe një embargo për diamantet mbi Liberinë, embargo kjo që ende është në fuqi.

    BBC: Çfarë mund të bëhet për të ndaluar gjakderdhjen e mëtejshme në Liberi dhe në gjithë Afrikën perëndimore. A po funksionojnë sanksionet?
    Vines: Sanksionet e OKB-së, si ato që kemi parë në ish-Jugosllavi, tani Serbi e Mal i Zi, funksionojnë deri në një farë shkalle, por me kalimin e kohës, e humbasin vlerën. E njëjta gjë po ndodh me Liberinë.

    Problemet këtu janë dy: formimi i një qeverie të përkohshme dhe dërgimi i një forcë stabilizuese në Liberi për të monitoruar armëpushimin dhe për të ringjallur besimin mes liberianëve.

    Kryeqyteti është kthyer në skenë lufte, ndihmat nuk shkojnë më larg se qendra e tij

    Z. Taylor është pjesë e problemit, por sipas të gjitha gjasave dhe pjesë e zgjidhjes së tij. Dhe për ketë arsye, shumë gjëra varen nga e ardhmja e tij dhe se çfarë do të bëhet me aktakuzën ndaj tij. Gjykata speciale për krime në Sierra Leone ka deklaruar se nuk do ta tërheqë aktpadinë.

    Është me rëndësi që çështja e Liberisë të zgjidhet, sepse Liberia është qendra e stuhisë që ka shkaktuar probleme në Afrikën perëndimore për mbi 10 vjet. Në fillim konflikti ishte në Liberi, pastaj u përhap në Sierra Leone, pastaj në Guine, dhe tani është përhapur deri në Bregun e Fildishtë.

    Prandaj mendoj se gjatë muajve të fundit, gjërat kanë arritur kulmin dhe kemi ardhur në këtë situatë: rebelët në rrugët e Monrovias dhe forcat qeveritare që luftojnë për mbijetesë....

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti amerikan dhe kabineti i tij po mundohet te japi nje qendrim final zyrtar ne lidhje me luften civile ne Liberi. Asgje nuk eshte hequr si opcion nga tavolina dhe brenda kabinetit Bush ka mendime te ndryshme se si te adresojne krizen. Sekretari Powell mbron qendrimin e dergimit te trupave ushtarake paqeruajtese nderkombetare midis tyre edhe ushtare amerikane qe do komandojne kete operacion. Kerkesen per dergim trupash e kane bere edhe disa partnere europiane, sekretari i OKB Anan dhe vete populli liberian, qe vetem nga perhapjet e fjaleve per gjoja dislokim trupash amerikane ne Liberi, dolen per te festuar perpara ambasades amerikane ne Liberi.

    Sekretari i Mbrojtjes Rumsfeld nga ana e tij eshte kunder dergimit te trupave ushtarake amerikane pasi sipas tij ushtria amerikane nuk eshte gati per impenjime te reja, ushtaret e saj po mbulojne konfliktet ne Irak, Afganistan. Sekretari i kujtoi kabinetin edhe eksperiencen e keqe ne nderhyrjen ne Somali ne 1996, ku gjeten vdekjen shume ushtare amerikane.

    Presidenti Bush pritet te marri nje vendim brenda kesaj fundjave pasi te henen ai do te ndermarri nje udhetim 5 ditor ne Afrike. Vendimi i tij do te ndikoje ndjeshem edhe imazhin qe presidenti Bush do te percjelle dhe marri nga vendet afrikane.

    Vlen te permend ketu se Liberia eshte mbase i vetmi shtet afrikan qe ka patur nje histori te hershme me SHBA. SHBA krijoi kete shtet afrikan menjehere me heqjen e skllaverise ne SHBA, duke u dhene keshtu mundesi ish-sklleverve te lire qe te kthehen me deshire ne vendin e tyre. Pra SHBA ka nje detyrim moral ndaj Liberise me shume se cdo shtet tjeter afrikan.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Albo, si mendon ti duhet te coje trupa amerikane ne Liberi
    SHBA-ja apo jo?
    A di gje c'fare pasojash do te mberrijne ne Afrike neqofse Liberia nuk eshte e ndihmuar nga USA?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga Eliona
    Albo, si mendon ti duhet te coje trupa amerikane ne Liberi
    SHBA-ja apo jo?
    A di gje c'fare pasojash do te mberrijne ne Afrike neqofse Liberia nuk eshte e ndihmuar nga USA?
    SHBA do te dergoje trupa ne Liberi, por se sa dhe me cfare misioni kjo ngelet per tu pare. Pas perfundimit te luftes se ftohte, impenjimi i fundit i administrates amerikane dhe ish vendeve kolinizatore France e Angli, eshte risia me e madhe qe i ka ndodhur gjithe kontinentit afrikan ne plot 13 vjet.

    SHBA asnjehere nuk e ka pare kontinentin afrikan si nje sfere interesash te saj dhe eshte kufizuar vetem ne maredheniet ekonomike me Afriken e Jugut, vendit te I ne bote per eksportin e diamanteve, dhe Nigerise, shteti me i madh afrikan dhe eksportues i naftes ne SHBA, rreth 18% e sasise vjetore te naftes ne SHBA eksportohet nga Nigeria.

    Zgjidhja qe do te ofrojne amerikanet nuk do te jete zgjidhja maksimale qe presin liberianet por nje zgjidhje e ndermjetme. Liberia eshte nje shtet i shkaterruar qe kerkon nje impenjim teper te madh ne njerez, kohe dhe te ardhura. Administrata Bush e ka pjaten e saj plot me rimekembjen e Afganistanit dhe Irakut dhe nuk eshte fort enthuziaste per te qendruar ne nje plan afatgjate ne Liberi.

    Liberia eshte shteti i vetem afrikan me nje histori 180 vjecare me SHBA, ky shtet eshte krijuar nga sklleverit qe fituan lirine ne SHBA dhe zgjodhen qe te ktheheshin ne Afrike. SHBA ka nje impenjim moral historik karshi Liberise me shume se sa nje interes kombetar. Prioriteti i vetem kombetar amerikan qe mund te aplikohet ne Liberi eshte rivendosja e sigurise ne shtetet e deshtuara qe shume kollaj mund te kthehen ne parajse per grupe terroriste qe i perdorin keto vende per te goditur interesat amerikane ne bote. Shembulli i Afganistanit eshte shembulli me i mire dhe Liberia shume kollaj mund te kthehet ne nje Afganistan te dyte nese nuk i jepet nje zgjidhje luftes civile 13 vjecare ne vend.

    Kontinenti afrikan eshte kontinenti i vetem per te cilin SHBA nuk ka politika te jashtme apo impenjime direkte dhe vizita e Bush ne kete kontinent dhe ndihmat humanitare per AIDS kane ngjallur shpresen tek vendet Afrikane qe SHBA dhe mbare bota e qyteteruar do ti rikthejne vemendjen e tyre nga Afrika. Afrika eshte kontinenti i braktisur.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Përleshje të ashpra mes rebelëve dhe forcave qeveritare. Presidenti Taylor betohet se do të luftojë deri në fund

    Lufta në Liberi, vetëm dje 50 të vdekur

    MONROVIA – Pamje tronditëse në kryeqytetin e Liberisë, Monrovia. Vetëm dje kanë gjetur vdekjen të paktën 50 vetë gjatë luftës së ashpër civile që ka filluar një muaj më parë. Forcat rebele janë ngritur kundër forcave qeveritare duke kërkuar largimin e presidentit të vendit Charles Taylor. Një sërë mortajash kanë goditur edhe ambasadën e fortifikuar amerikane në Monrovia, duke plagosur të paktën 3 vetë. Dëshmitarët njoftojnë për “Rojterin” se një turmë banorësh të irrituar kanë lënë të vdekur në rrugë rreth 18 trupa, njëri prej të cilëve pa kokë. Kufomat ishin të shtrira para ndërtesës së ambasadës amerikane. Në këtë situatë, stafi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara është detyruar të largohet nga vendi. Dy sulme të ashpra rebelësh në muajin qershor lanë qindra të vdekur dhe bënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shihnin mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në këtë vend, të krijuar nga skllevërit e liruar amerikanë në shekullin e 19-të. Dy fraksione rebelësh përbëjnë dy të tretat e Liberisë së shkatërruar nga luftërat. Këta rebelë i kanë rrënjët në fiset e zemëruara që nga lufta civile e vitit 1990, gjatë së cilës u vranë 200 000 vetë. Që nga qershori vazhdojnë përditë luftime të ashpra mes forcave qeveritare dhe rebelëve, ndërkohë që popullata e kryeqytetit është detyruar të zhvendoset. Numri i saktë i të vdekurve është vështirë të përcaktohet. Ndërkohë dje janë nisur marinsat e parë amerikanë drejt kryeqyteitt të Liberisë për të rritur sigurinë atje. Sipas burimeve të cituara nga “Rojter”, rreth 21 marinsa me helikopter kanë mbërritur tashmë në destinacion.
    Presidenti amerikan Xhorxh W Bush ka kërkuar hapur që presidenti i Liberisë, Taylor, të largohet nga vendi, si një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa presidenti liberian Taylor ka deklaruar se do të luftojë deri në fund dhe nuk do të largohet nga posti. Dje ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Liberi, John Blaney, u ka bërë apel rebelëve që po luftojnë për të marrë nën kontroll kryeqytetin e vendit, Monrovia, të ndalojnë përparimin. Blaney tha se grupi kryesor rebel nuk duhet të shkojë më tutje, dhe në vend të avancimit, të përqendrohet në negociatat për arritjen e një marrëveshjeje paqësore. Presidenti i vendit Charles Taylor, mund të jetë duke humbur territor, por së fundi ai foli me ton të ashpër dhe sfidues: “Mund t’u them atyre, luftëtarëve në Monrovia se luftimet do të bëhen rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi dhe duhet të përgatiten për këtë. Unë nuk do ta braktis kurrë këtë qytet, njerëzit e mi. Unë do të luftoj, përkrahësit e mi do të inkurajohen të luftojnë deri në fund”, -tha ai.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Lufta civile në Liberi po shkakton një katastrofë humanitare.

    OKB e pavendosur për dërgimin e trupave
    700 të vdekur në Liberi, nis kriza humanitare
    Lufta civile në Liberi ka shkaktuar pothuajse 700 të vdekur ditët e fundit. “Numri i të vdekurve është mbi 600 dhe mund të arrijë në 700”, -ka thënë ministri liberian i Mbrojtjes Daniel Chea për AFP-në, duke shtuar se 60 civilë janë vrarë në mënyrë brutale gjatë luftimeve të së hënës. Rebelët e Liberisë kanë vite që luftojnë kundër qeverisë, por kohët e fundit ata i kanë intensifikuar sulmet dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit të vendit Charles Taylor. Rebelët e lëvizjes “Liberianët e Bashkuar për ringjallje dhe demokraci (LURD)” kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë luftimet deri sa të marrin nën kontroll tërësisht kryeqytetin e vendit Monrovia. Në këtë qytet prej ditësh dhjetëra mijëra njerëz jetojnë në tmerr, me mungesa të theksuara të ujit, ushqimeve, dhe ilaçeve. Spitalet janë mbushur plot me të plagosur, ndërkohë një pjesë e mirë e civilëve vdesin rrugëve. “Ajo që ne duam është të marrim gjithë qytetin. Nuk do të zgjasë shumë, se njerëzit po vuajnë”, -tha Sekou Damate Conneh, kreu i LURD për AFP-në. “Në këto momente, ne nuk tërhiqemi”, -ka këmbëngulur ai. Ndërkohë në kryeqytetin e Senegalit, Dakar janë mbledhur dje ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së shteteve të Komunitetit Ekonomik të Afrikës perëndimore (prej 15 anëtarësh). Ata kanë premtuar se do të dërgojnë një kontigjent fillestar prej 1500 ushtarësh në Liberi. Ndërkohë SHBA ka dërguar një numër të vogël marinsash të cilët po bëjnë evakuimin e stafeve ndërkombëtare që kanë punuar deri tani në Liberi. Ende nuk është rënë dakord që të dërgohet një mision paqeruajtës nën mandatin e OKB-së. Ndërkohë Pentagoni ka njoftuar se 4500 marinarë dhe marinsa nga Horn i Afrikës dhe nga Deti i Kuq u dërguan në Mesdhe, nga ku ata mund të shkojnë në Liberi për 7 deri në 10 ditë. Bush ka thënë se SHBA do të konsiderojë dërgimin e trupave në vend, nëse presidenti Charles Taylor jep dorëheqjen. Në Uashington, zyrtarët amerikanë i kanë dënuar gjithashtu rebelët që po shkatërrojnë kryeqytetin dhe gjithë vendin, dhe u kanë bërë thirrje atyre të ndalin ofensivën. Por dje luftimet kanë vazhduar edhe më të ashpra. Po luftohet pranë rezidencave të presidentit Taylor, kështu rebelët mendojnë se fitorja është e afërt dhe nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Ndërkohë liberianët po kërkojnë bukë dhe ujë pasi bombat kanë shkatërruar gjithçka. “Ne po vdesim këtu”, -ulërinte dikush në turmën që ishte mbledhur para ambasadës amerikane dje. Edhe presidenti amerikan Xhorxh W Bush ka deklaruar se është tepër i shqetësuar për fatin e njerëzve në Liberi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Dy jave me pare, me inisiativen e SHBA, keshilli i sigurise i OKB miratoi ne unanimitet aprovimin e dergimit te nje force paqeruejtese ne Liberi. Franca, Gjermania dhe Meksika ishin te vetmet vende qe absternuan.

    Sot eshte dita ku trupat paqeruajtese afrikane te kryesuara nga Nigeria do te hyjne ne kryeqytetin e Liberise. Rreth 2200 trupa amerikane jane afer bregut liberian por nuk kane marre asnje urdher dislokimi. Veshtiresia qe po has Washingtoni eshte perpilimi i nje objektivi te qarte per kete mision ne menyre qe trupat amerikane ta kene te qarte si te reagojne. Por situata ne Liberi, e ben te veshtire kete. Presidenti liberian mendohet te kete levizur nga kryeqyteti dhe sipas mirekuptimit me Nigerine, ai duhet te largohet nga Liberia brenda 3 diteve te hyrjes se trupave paqeruejtese.

    Edhe me hyrjen e trupave paqeruajtese gjendja mendohet te ngelet e veshtire pasi ne Liberi nuk ka asnje mirekuptim paqesor te cilin forcat ushtarake mund te ruajne. Vendi eshte ne anarki te plote fale nje lufte civile 13 vjecare.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Sot, presidenti Taylor ka dhene doreheqjen ne Liberi ashtue dhe sic pritej. Ai ia kaloi pushtetin zevendesit te tij. Ne ceremonine e dorezimit te pushtetit ishin edhe 3 presidente afrikane. Taylor ne fjalimin e tij te fundit akuzoi SHBA si mbeshtetese dhe financuese e rrebeleve dhe se ai po largohej pa te drejte. Gjithashtu ai i beri thirrje komunitetit nderkombetar qe te ndihmoje Liberine. Ndersa kur iu drejtua popullit te tij, ai premtoi qe nje dite do te kthehet ne Liberi.

    Taylor i eshte ofruar azil politik ne Nigeri. Mbi te rendojne akuza per genocid dhe krime kunder njerezimit ne vendin fqinj Siera Leon. Me largimin e Taylor, merr fund edhe lufta 14 vjecare civile ne Liberi.

    Menjehere pas largimit te Taylor, nje prej krereve kryesore te forcave rrebele e shpallen luften te perfunduar. Ai beri thirrje qe zv/presidenti te qendroje ne pushtet deri ne tetor, kohe e mjaftueshme kjo per krijimin e nje qeverie teknike. Rrebelet mbajne nen kontroll 2/3 e territorit te Liberise.

    Ne nje shenje force, luftanijet amerikane dolen ne brigjet afrikane dhe kjo ngjalli entuziazem ne rradhet e liberanianeve qe dolen ne brigjet e Monrovia per te pritur zbarkimin e trupave amerikane. Por amerikanet ende nuk kane marre urdhra dislokimi dhe misioni aktual i tyre eshte ndihmesa e trupave paqeruejtese nigeriane me llogjistike, telekomunikocion dhe marrja e masave per organizimin e transportimit dhe shperndarjes se ndihmes humanitare qe eshte jetike per kete shtet te shkaterruar.

    Forcat nigeriane po perpiqen te sigurojne portet kryesore ne Liberi ne menyre qe te filloje hyrja dhe shperndarja e ndihmes humanitare. Deri me sot, paqeruajtesit nuk kane hasur ne konflikt me rrebelet dhe jane pritur si shpetimtare ne rruget e Monrovia.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Duke ditur qe privacy juaj shkelet ......ju si ndiheni?
    Nga baby dream në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 18:24
  2. "Ne burgun e grave po shkelet jeta private"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •