Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Rilindja

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Rrilindja

    Sot nuk po shkruaj perkufizime mbi artin ne periudhen e rilindjes por me shume do perqendrohem ne nje nga figurat e artit te kesaj kohe, sic eshte Mikelanxhelo. (gjithsesi tema eshte e hapur per diskutim mbi te gjithe artistet e tjere te kesaj periudhe).

    Mikelanxhelo, ose me sakte Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni lindi ne Caprese, Toskane ne 6 Mars (si sot), 1475 dhe vdiq 18 Shkurt, 1564 ne Rome. Ishte skulptor, piktor, arkitekt dhe poet i periudhes se rilindjes, si dhe nje nga influencat me te fuqishme te artit Perendimor. Ishte djali i dyte (kishte dhe kater vellezer) i Ludovico di Leonardo di Buonarotto Simoni dhe Francesca Neri. Edhe pse jo i lindur ne Florence, ai gjithmone e konsideroi veten si "djali i Florences".

    Francesca Neri (e jema) vdiq kur Mikelanxhelo ishte vetem 6 vjec dhe kjo ngjarja si dhe fakti qe i jati mendonte se artistet ishin thjesht punetore ashtu si kepuce gedhendesit, ai u mbyll ne vetvete duke treguar tek te tjeret nje karakter te ndrojtur si dhe mosbesimi. Gjithsesi i jati e dalloi shpejt inteligjencen e djalit te vet si dhe "urine" e tij per te mesuar shkronjat, keshtu ai e dergoi ate ne shkollen e Francesco Galeota i cili ne ate kohe jepte mesime gramatike. Gjate kesaj periudhe Mikelanxhelo u be shok me nje nga studentet e tjere te quajtur Francesco Granacci. Ai ishte 6 vjet me i madh se Mikelanxhelo dhe ne ate kohe ishte duke studiuar artin e piktures ne studion e Chirlandaios. Francesco e shtyu Mikelanxhelon te ndiqte po te njejtat mesime arti si te tijat.

    Ne moshen 13 vjecare, ai i tha me ne fund te jatit (i cili shpresonte qe Mikelanxhelo te behej tregetar dhe te mbante lart mbiemrin e familjes si dhe te shumfishonte aq pasuri sa ai vete kish krijuar deri me sot) se ai do te merrte pjese ne shkollen e piktorit Domenico Chirlandaio. Pasi gati nje viti studimesh ne artet freske Mikelanxhelo vazhdoi shkollen e skulptures ne kopshtet e Midici dhe shume shpejt ai u be i ftuar nderi ne shtepine e Lorenzo de'Medici, te Madhit. Atje u njoh me Medicit e rinj, dy nga te cilet me pas u bene Papė (Leo X dhe Clement VII). Gjithashtu ne te njejten kohe ju dha mundesia te njihej nepermjet Medicit te Madh dhe me humaniste te kohes si Marsilo Ficino dhe poetin Angelo Poliziano.

    Gjate viteve qe ai shpenzoi ne Kopeshtin e San Marcos, Mikelanxhelo filloi studimin e anatomise se njeriut. Si shkembim per te marre leje ne studimin e kufomave (e cila ne ate kohe ishte reptesisht e ndaluar nga kisha), drejtuesi i kishes se Santo Spirito, Niccolo Bichiellini mori si dhurate nje kryq te gedhendur nga Mikelanxhelo (punim i detajuar i fytyres se Krishtit). Por studimi i trupave te vdekur i shkaktoi probleme me shendetin, keshtu qe shpesh i duhej te nderpriste studimet per ti nisur me vone.

    Ne moshen 16 Mikelanxhelo kishte krijuar te pakten dy skulptura relievi ; "The Battle of the Centaurs" dhe "Madonna della Scala" (qe te dyja mbajne vitin 1489-1492, Casa Buonarroti, Florence), gje qe tregon se ai kishte arritur te kapte stilin e tij qe ne moshe te re.




    The Battle of the Centaurs
    Pėrmasat origjinale : 82x91,5cm




    Madonna della Scala
    Pėrmasat origjinale : 57x40cm

  2. #2
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    355
    Kush ka qene gruaja qe ka dashuruar Mikelanxhelo, nese vertet ka pas nje te tille?
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me sa kam lexuar une nuk di qe Michelangelo te kete qene ndonjehere i martuar. Megjithate sipas biografive : Gjate kohes kur ishte duke punuar mbi "Gjykimi i Fundit" (1538), ai u takua me Vittoria Colonna, poete dhe grua mjaft e njohur sidomos ne rrethet e njerzve te njohur ne Viterbo.

    Michelangelo dhe Vittoria, krijuan shoqeri te ngushte, madje edhe mund te thuhet dashuri te paster. Ajo vdiq ne moshen 46 vjecare dhe lidhja e tyre vazhdoi deri ne fund. Thuhet se Michelangelo i ka dhuruar tre vizatime (Crucifixion ne 1536, Deposition of Chris dhe Mary Magdalen).

  4. #4
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Arti i Rilindjes

    Lindja e Venus
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Rilindja, ose e njohur me mire se Renaissance( nga frengjishtja ) si periude fillon ne vitet 1400. Fillimet jane ne Itali, Firence me saktesisht. U quajt Rilindja sepse qe dalja e Europes nga vitet e frikshme te Mesjetes dhe fillimi i nje periudhe e mbushur me pasuri dhe mireqenie.

    Permendet Mikelanxhelon, megjithate disa nga emrat e medhenj te kesaj kohe qe fushen e artit qene gjithashtu: Da Vinci, Raphael, Titian (i preferuari im), Albrecht Durer, Donatello dhe shume te tjere.

    Da Vinci
    Virgjeresha dhe St Anee (1510)
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  6. #6
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    dhe mos harrojme

    Da Vinci
    Mona Lisa

    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

Tema tė Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Historia e bllokimit tė gazetės Rilindja
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-08-2006, 07:59
  3. Rilindja E Fabrikes Se Gozhdeve Kavaje
    Nga Qerim nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:45
  4. Arkitekturė shqipėtare!
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 17:57
  5. Rilindja Shqiptare
    Nga Kallmeti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2002, 00:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •