Brikena Shllaku
Trėndafile Visha


SHKODĖR - Ėshtė njė ndėr figurat mė tė spikatura tė inteligjencės shkodrane. Pinjoll i njė familjeje arsimdashėse qė ka kontribuar pėr mė shumė se dy shekuj nė arsim, prof. dr.Tomor Osmani, me tė drejtė cilėsohet si krenaria e qytetit tė Shkodrės. Falė kontributit tė tij nė fushėn e Gjuhėsisė (ka botuar mbi 200 studime dhe artikuj nė shtypin shkencor), profesori i njohur ėshtė nderuar njė vit mė parė nga presidenti i Republikės, Alfred Moisiu me medaljen "Mjeshtėr i Madh".

Gjuhėtari

Shkodranėt ndihen mirė kur tregojnė se janė pjesė e njė tradite dhe kulture tė vjetėr, se Shkodra gjatė gjithė historisė ka nxjerrė emra tė nderuar. Por nė fakt, ndjesia ėshtė akoma mė e fuqishme pėr ta kur shohin se mes tyre ka sėrish emra vezullues dhe po aq modestė, tė cilėt me kontributin e tyre tė pėrditshėm shkencor dhe intelektual, janė kthyer natyrshėm nė pjesė tė asaj tradite tė vyer, tė mbartur ndėr shekuj. Puna e bėrė gjatė 40 viteve nė arsimin e lartė, botimet dhe gradat shkencore, figura e kompletuar prej intelektuali, janė tė gjitha kėto arėsyet mėse tė mjaftueshme qė profesor. dr. Tomor Osmani tė jetė njėri prej tyre. Ky i fundit ka mbi 40 vjet nė arsimin e lartė e duket se ėshtė nė kulmin e aktivitetit tė tij. Profesor Osmani drejton sektorin shkencor tė Albanologjisė pranė Universitetit tė Shkodrės (njė nga meritat e tij ėshtė krijimi dhe arritjet nė sektorin e Albanologjisė). Dera e zyrės nė katin e dytė tė Universitetit "Luigj Gurakuqi", Fakulteti i Shkencave Shoqėrore, qėndron gjithjė e hapur. Pranė njė morie librash dhe letrash, profesori i vjetėr dhe i nderuar ėshtė i gatshėm tė ndihmojė jo vetėm studentėt, por edhe pedagogėt e rinj. Ēdo ditė nė aktivitet tė plotė, duke pėrgatitur materiale pėr botim, apo dhe materiale tė tjera, tė cilat sektori shkencor i Albanologjisė ka marrė pėrsipėr tė botojė. Ndėrkohė, profesor Tomor Osmani ėshtė titullar i lėndės "Morfologjia e Gjuhės Shqipe". E gjithė puna e bėrė ndėr kėto vite ėshtė vlerėsuar. Vetėm njė vit mė parė (24 tetor 2002) presidenti i Republikės, Alfred Moisiu e ka nderuar me medaljen "Mjeshtėr i Madh". Megjithėse Shkodra ka njė numėr intelektualėsh dhe figurash tė shquara, titulli nė fjalė u ėshtė akorduar vetėm katėr prej tyre: profesor. dr. Jup Kastratit, shkrimtarit Fadil Kraja, pėrkthyesit Gjon Shllaku dhe prof. dr. Tomor Osmanit.

Familja

Profesor Tomor Osmani rrjedh nga njė familje e vjetėr shkodrane, me tradita tė veēanta nė mėsimdhėnie. Babai i tij, Ethem Osmani dhe kunata, Urti Osmani, janė nderuar me titullin "Mėsues i Popullit". Ndėrsa vėllai, Shefik Osmani ėshtė nderuar me titullin "Mėsues i Merituar" (gruaja e kėtij tė fundit, Liria ka punuar gjithė jetėn mėsuese dhe drejtuese nė arsim). E gjithė familja sė bashku ka kontribuar plot 220 vjet nė arsim. Shtėpia e familjes Osmani ndodhet nė njė nga rrugicat e vjetra tė Shkodrės. Mbrujtur brenda kėtij gjaku mėsuesish, profesor Osmani vijon pėrgatitjen e njė brezi tė talentuar mėsuesish e studiuesish. "Krenohem kur dėgjoj se studentėt qė kemi pėrgatitur ne brezi i pedagogėve tė vjetėr kanė ecur shumė pėrpara, kanė bėrė emėr nė gjuhė, letėrsi, gazetari dhe politikė", thotė profesori i vjetėr.


Gjuhėtari ka kryer mbi 200 studime

Ja botimet ndėr vite tė profesorit
SHKODĖR - "Profesor Tomor Osmani ėshtė studiuesi mė kompetent pėr problematikėn e alfabeteve tė gjuhės shqipe". Kėshtu ėshtė shprehur prof. dr. Gjovalin Shkurtaj. Ndėrkohė, drejtuesi i sektorit shkencor tė Albanologjisė, Osmani ka botuar monografi (si "Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe", "Udha e Shkronjave" "Eufemizma", "Universiteti i Shkodrės ndėr vite"), si dhe njė sėrė tekstesh mėsimore. Profesori i njohur shkodran ka shkruar mbi 200 studime dhe artikuj nė shtypin shkencor dhe periodik si "Studime Filologjike", "Kultura Popullore", "Gjuha Jonė", "Buletin Shkencor", "Gjurmime Albanologjike", "Gjuha Shqipe" etj. Shumė prej kėtyre studimeve janė botuar edhe nė Prishtinė, Tetovė dhe Ulqin. Pėr planet nė tė ardhmen, profesor Osmani shprehet: "Pėrveē studimeve tė ndryshme po pėrgatis nė njė ose dy vėllime studimin "Vėshtrime Gjuhėsore", nė tė cilin pėrfshihen disa prej veprave tė autorėve tė Rilindjes dhe tė kohės sė sotme. Janė gjithsej 500 faqe shtypi".

(marrė nga gazeta Balkanweb)