Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 138 prej 138
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Pėr: Ismail Kadare

    Tashmė ėshtė bėrė rutinė shqiptare qė aty nga fundi i verės apo nė shtator tė riaktualizohet gjithnjė dosja "Kadare". Mbase dikujt i pengon vjeshta e "Nobelit"? Duke mos hyrė nė diskutimet se sa ėshtė i madh apo i vogėl si njeri, vetvetiu mė sillet nėpėr kokė pyetja: kujt do t'i bėnte sherr nobelisti i parė shqiptar nė letėrsi?
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  2. #132

    Ismail Kadare / Rrėfimi i panjohur i Kadaresė: Dyshimi pėr kancer, skaner nė Greqi

    Rrėfimi i panjohur i Kadaresė: Dyshimi pėr kancer, skaner nė Greqi

    Rrėfimi i panjohur i Kadaresė: Dyshimi pėr kancer, skaner nė Greqi

    Kur ndien se po tė vjen fundi, kur ajo ēka mund tė lexosh nė sytė e mjekėve nuk ėshtė shpresė, e vetmja dėshirė ėshtė tė pėrqafosh, pse jo dhe tė puthėsh njeriun e panjohur qė pėrpiqet tė tė mbajė nė kėmbė. Fundja, siē thotė Kadare “Ritualet nuk prishen nė fund tė jetės”. Kėto ndjesi kishin pėrshkuar qenien e shkrimtarit tė madh 30 vite tė shkuara, kur ndodhej nė Athinė, nė njė takim ndėrkombėtar shkrimtarėsh, tė cilin po e shfrytėzonte edhe pėr tė kryer njė vizitė mjekėsore. Marrėdhėnies sė acaruar mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė vitin 1984, qė ia bėnte tė pafavorshme vizitėn nė vendin fqinj, i shtohej edhe njė ankth qė lidhej me jetėn e tij. Mund tė ishte sėmurė me kancer. Dy mjekėt shqiptarė qė e kishin vizituar, e kishin kėshilluar tė bėnte njė skaner nė Greqi… dhe kjo nuk ishte gjė e mirė. Ankthin e atyre ditėve Ismail Kadare e ka fiksuar nė letėr, nė shėnimet e tij. Mbėrritja nė Athinė, gjendja e tensionuar politike, protestat antishqiptare para Ambasadės, shoqėrimi nga policia vendėse, vizita nė spitalin grek dhe pritja e pėrgjigjes sė mjekėve, ndėrsa njė infermiere me sy gri tė thellė e shoqėronte nėpėr korridoret e bardha. Pėr tė gjitha tregon vetė Kadare.

    SKANER NĖ ATHINĖ

    Shėnime
    1
    Jam ftuar nė njė takim ndėrkombėtar shkrimtarėsh nė Athinė. Ftesa qėllon nė kohė tė favorshme. Shqipėria mė 1984-n me kėmbėngulje kėrkon pėrmirėsim marrėdhėniesh me fqinjin e jugut. Takimi ėshtė nė shtator. Ftesa ėshtė miratuar qysh nė pranverė. Kam dėshirė tė shkoj nė kėtė takim. Dėshira shoqėrohet me dyshimin se mos atmosfera politike turbullohet. Befas kėtij dyshimi i shtohet njė pengesė e re. Njė krizė e pėrsėritur e shiatikut mė rėndohet nė fillim tė verės, duke mė bllokuar nė shtrat. I pari mendim i zymtė qė mė vjen, ėshtė rrezikimi i udhėtimit. Ėshtė herė e parė qė ai nuk rrezikohet prej shtetit.

    2
    Vizitė nga dr.Preza. Si pėrherė shoqėrohet nga dr.Basha. Dr. Preza nuk thotė asgjė pa kėrkuar mendimin e dr.Bashės. Ky i fundit, nga ana e tij, pėrsėrit pėrpiktaz ato qė thotė dr.Preza. Me sa duket, kam hernie diskale (dhjamth i shtyllės shpinore). Ndėrkaq, pėrpara gjetjes sė mjekimit tė duhur afatgjatė, duhet pėrjashtuar dyshimi i kancerit. Ky ėshtė mendimi i dr.Prezės. Dhe natyrisht i dr.Bashės. Kur marrin vesh udhėtimin nė Athinė, tė dy kėmbėngulin se duhet bėrė njė skaner atje. Pėr kėtė do tė mė nxjerrin njė autorizim. Gjatė verės pėrpiqem tė bėhem i riaftė pėr ecjen. Gjithė shqetėsimin e kam se a do tė jem nė gjendje t’i bėj ata 200 a 300 hapa nga porta e daljes sė ndėrtesės sė aeroportit gjer te shkalla e avionit.

    3
    Ndodhem nė Athinė, nė hotelin “Astir Pallas”. Pishinė, diell, luks, shkrimtarė. Mjedis qė i jep dyshimit pėr kancer njė ngjyrim tė veēantė pikėllimi. Ia tregoj shqetėsimin Danilo Kishit, fqinjit tim nė hotel, me tė cilin u njoha qė nė minutat e para tė mbėrritjes. Pėr ēudi, nė vend tė mė thoshte ‘s’ka gjė, mos ēaj kryet!’, i jep rėndėsi dhe mė nxit tė mos i shmangem vizitės. (Pak kohė mė pas, ai do tė kalonte vetė nėpėr kalvarin e njohur.)

    4
    Nė Athinė ėshtė ende nxehtė. I shmangem marrjes sė fjalės nė forum, ngaqė s’di ē’tė them. Ose mė mirė, ēdo gjė qė mund tė them, mund tė merret pėr keq. Nga tė dyja anėt: nga vendi im nė radhė tė parė, nga auditori ndoshta. Atmosfera politike midis Shqipėrisė dhe Greqisė befas keqėsohet. Ajo qė kisha frikė ka ndodhur, por tani s’mė bėn pėrshtypje fort. Nė njė darkė te zonja Fleming, vejusha e shpikėsit tė famshėm tė penicilinės, mė merren mendtė dhe rrėzohem. E zonja e shtėpisė e shqetėsuar thėrret njė nga mjekėt e njohur, mik tė saj. Doktori i vjetėr i shkollės angleze, me kostum tė zi dhe orė me qostek, mbėrrin nė orėn 11:00 pas darke. Mė viziton. I them se kam njė autorizim pėr skaner. Mė thotė se duhet ta bėj patjetėr. Mė premton se do tė ndėrhyjė pėr tė gjetur njė vend nė radhėn e gjatė.

    5
    Nė Athinė vazhdojnė prej disa ditėsh manifestimet kundėr Shqipėrisė. Ambasada shqiptare ėshtė e rrethuar nga forca tė shumta policie. Nisem pėr tė bėrė skanerin me njė makinė tė ambasadės. Njė makinė e policisė na ndjek pas. Nė fillim punonjėsi i Ambasadės e quan atė ndjekje pėrgjim. Pas pak e ndėrron vetė mendimin dhe e lavdėron: thjesht njė kujdes pėr tė na mbrojtur nga ndonjė provokim. Nė oborrin e spitalit, makina e policisė nuk e fsheh qė na shoqėron hap pas hapi. Madje, njėri nga policėt hyn brenda nė spital fill pas meje. Tjetri rri te hyrja.

    6
    Njė infermiere e hijshme interesohet pėr mua. Flet njė frėngjishte tė kėndshme dhe mė thotė tė mos mėrzitem. Nė tė vėrtetė kam njė lloj qetėsie, qė mund tė quhet edhe mpirje. Infermierja hyn dhe del disa herė. Gjatė kalimeve vjedhurazi mė shikon gjithė kureshtje, me sytė e saj gri tė ēelėt. Mė nė fund, qėndron pėrballė meje. – Mė falni qė po ju pyes, – mė thotė me zė tė ulėt. – Ē’jeni ju? Unė ngre supet. – Pacient, – i them. – E di qė jeni i huaj, – vazhdon ajo, – por… Nga njė kthim i kokės drejt derės qė ēon nė sallonin ngjitur, e kuptoj nė ēast pėrse e ka fjalėn. Ka parė ose ka folur me policin, qė ka zėnė vend atje. Buzėqesh dhe i them: – Nuk jam i burgosur. Jam shkrimtar. – Natyrisht, – thotė ajo, – s’e kisha fjalėn atje… Mė falni… Sytė i ka tė bukur, tepėr tė ėmbėl dhe bardhėsia e petkut tė saj mė duket tronditėse. Gjithė mjedisi duket sikur fsheh njė mundėsi dashurimi, nga ato qė pėr arsye qė merren me mend, nuk kryhen kurrė.

    7
    Doktorėt qė do tė mė shikojnė, vijnė pėr tė mė takuar. Ata gjithashtu flasin frėngjisht. Janė tepėr tė sjellshėm, i ngjajnė mjekut me kostum tė zi dhe me orė tė vjetėr me qostek. Tė dy pėrmendin rekomandimin e zonjės Fleming. Sytė e infermieres bėhen edhe mė tė ėmbėl. Ėshtė ajo qė mė ndihmon pėr t’u shtrirė nėn mbulesėn e rėndė tė aparatit. S’bėj ndonjė pėrpjekje pėr tė mos menduar. Mendimet kanė ikur tė gjitha, si tė duan tė mė lėnė tė qetė. Mpirjes i shtohet pėrgjumja. Kėrkėllimat e lehta tė aparatit e shtojnė atė. Vizita vazhdon gjatė dhe mė duket se mund tė dremit. Por diēka e papritur mė sjell nė vete. Befas mė ngjan se po e kuptoj tė folurėn e dy doktorėve, qė ndjekin nė kėmbė pamjen qė jep aparati. Nuk kam ditur kurrė greqisht, veē disa fjalėve tė pista, mėsuar prej shokėve minoritarė tė gjimnazit. Befas vėrej se veē fjalėve tė pista, di edhe ca fjalė normale. Pikėrisht ato qė nuk duhej t’i dija. – Dhenine dhiskales, – thotė njeri nga mjekėt. – Ine allos. (S’ėshtė diskale. Ėshtė tjetėr gjė.) Pikėrisht ajo qė, me sa duket, ka dyshuar dr. Preza, mendoj. Dhe natyrisht dr. Basha. Dhe mė tepėr se ata tė dy, unė vetė.

    8
    Njė trishtim i njė lloji tė veēantė mė kaplon befas. Si prerjet kirurgjikale qė zbuten nga qetėsuesit, ai nuk arrin tė mė shkaktojė therje tė dhimbshme. Ėshtė ndoshta trajta prej sarkofagu e aparatit, zėri i mjekėve qė vjen sipėr tij, gjuha e huaj nė tė cilėn shpallet dekreti, vetė thelbi i dekretit, qė nuk pranon mėdyshje. As falje e stratagjema pėr t’i bėrė bisht. Janė, me sa duket, tė gjitha kėto qė, nė vend tė panikut, mė krijojnė njė farė qetėsie. Ine allos… Kaq ka qenė caktuar qė tė ndodhem nė kėtė botė. Tė tjerė e kishin pasur afatin mė tė gjatė. Dhe po aq tė tjerė mė tė shkurtėr. Njė copė herė nuk arrij tė gjej se ē’moshė kam. Natyrisht, po tė pėrqendrohem qoftė edhe njė grimė mund ta gjej, por, i mpirė siē jam, nuk i kap dot vetvetishėm, pa fjalė dhe pa shifra, vitet e qėndrimit tim nė botė. Mė parė se tė ndodhė kjo, nė trurin tim bėhet njė tjetėr njehsim. Shumė shkrimtarė kanė vdekur mė tė rinj se unė. Ndoshta gjysma, ka mundėsi shumica… Pushkini, pėr shembull. Pėrse mė kujtohet pikėrisht ai? Nuk e di. Dhe aq mė pak nuk jam nė gjendje tė gjej sa vite ai ėshtė mė pak se unė. Pėr gjendjen time kjo ngjan vėrtet tejet e vėshtirė. Pra, Pushkini ka qenė mė pak nė kėtė botė. Kjo ėshtė kryesorja. Ine allos. Ashtu si ai, ashtu si mijėra sivėllezėr tė mi, unė do t’i bindem dekretit. Nga tė gjitha dekretet qė kemi vuajtur, ky ėshtė mė i pranueshmi. Je vetėm pėr vetėm pėrballė qiellit. Pa ndėrmjetės. Pa duar tė huaja. Dhenine dhiskales. Ine allos. Fjalėt mė pėrsėriten pa dashjen time. Ka diēka qė mė ikėn, qė fshihet. Herė-herė mė ngjan se e kap. Ka lidhje me atė qė ky kumt i keq mė erdhi nėpėrmjet gjuhės greke. Asgjė tjetėr s’mė ka ardhur nėpėrmjet saj. Nė gjimnaz, midis marrėzive tė shumta, kam qeshur si gjithė tė tjerėt, me greqishten e nxėnėsve minoritarė. Ka ndodhur shumė vite mė parė. Veē kėsaj, s’kam menduar kurrė se njė gjuhė mund tė hakmerret kėshtu. Ine allos.

    9
    Mbulesa e shurdhėt e aparatit nis tė lėvizė ngadalė. Jam prapė i shtrirė, por tani jashtė bunkerit. Me sytė e lodhur shoh infermieren. Pastaj mjekėt. Janė po ata, mjekėt me sahate tė vjetra me qostekė, qė numėrojnė orėt qė mė mbeten nė kėtė botė. Bėj tė ngrihem pėr tė zbritur, por infermierja bėn dy hapa drejt meje me ngut: ‘Non’, mė thotė me zė tė butė. ‘Vous ne pouvez pas.’ Mė shpjegon se askush s’ėshtė nė gjendje tė zbresė menjėherė pėr shkak tė marramendjes sė fortė. Dy mjekėt vazhdojnė tė flasin me zė tė ulėt, por kuptimi im i greqishtes ka marrė fund pėrgjithmonė. Infermierja mė afrohet edhe mė. – Tani mbėshtetuni tek unė pėr tė zbritur. Mė kap krahun tim dhe ma vė rreth qafės sė saj. Nga qafa, qė ngjan edhe mė e lėmuar nėn petkun e bardhė, i vjen njė erė e mirė. Ndėrsa zbres, e lė kryet tė afrohet edhe mė te supi i infermieres dhe gjithė pikėllimi i lėnies sė kėsaj bote, pėrpara se tė lidhet me tė afėrmit, tempujt, katedralet dhe plazhet e gėzueshme, mblidhet befas tek ajo qafė vajze tė panjohur. Ajo mė shoqėron gjer te ndenjėsja dhe ulet pėrbri meje. Mjekėt janė ende nė kėmbė pėrbri aparatit. – Unė e di ē’kam, – i them vajzės. Ajo vėshtron e habitur pėr tė thėnė “jo”. – I dėgjova mjekėt kur thanė “dhenine dhiskales. Ine allos”. Ce n’est pas une discale. C’est autre chose. – Kjo s’do tė thotė ende asgjė, – thotė ajo. – Deshifrimi i fotografive tė aparatit kėrkon mjaft kohė. Ju kuptoni greqisht? – Jo, pėrveē atyre fjalėve. Vajza buzėqesh dhe pėrsėri bėn “jo” me krye. Ajo vėshtron nga mjekėt. Heshtja bėhet e vėshtirė. – A ėshtė polici pėrjashta? – Me siguri. Pse pyesni? Nė tė vėrtetė, pyetjen e kisha bėrė kot. Ose pėr tė dėgjuar atė fjalė, qė befas m’u duk e rėndėsishme. Sikur tė mos ishin mjekėt, e ndieja se do ta pėrqafoja atė vajzė dhe po aq natyrshėm do ta puthja. Njė gjė tė tillė e kam pasur gjithmonė tė lehtė. Jam i sigurt se nuk do tė kishte kundėrshtim. Ritualet nuk prishen nė fund tė jetės. Mjekėt afrohen mė nė fund. Shtojnė se s’duhet tė shqetėsohem. Sytė e vajzės janė tė thellė, me njė gri tė dendur, tė pafund. Mė shoqėron nė sallonin pėrbri, ku nėpunėsi i Ambasadės shqiptare dhe polici grek rrinė sikur s’kanė lidhje me njėri-tjetrin. Dalim njėri pas tjetrit tė tre.

    ISMAIL KADARE


    (Marrė nga libri me kujtime i Helena Kadaresė “Kohė e pamjaftueshme”, botimet “Onufri”)
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2009
    Postime
    182
    Postimet nė Bllog
    11

    Pėr: Ismail Kadare

    Nuk eshte e thene qe nje njeri qe ka punuar mire per emrin e tij,duhet te kete vuajtje vetem nga ndeshkime politike.

  4. #134

    Ismail Kadare / Kadare, mes Skilės e Karibdės nė komunizėm

    Kadare, mes Skilės e Karibdės nė komunizėm

    Kadare, mes Skilės e Karibdės nė komunizėm

    Ismail Kadare, romancieri shqiptar dhe kandidati nė pritje i Nobelit, ka kohė qė e ka ndarė mė dysh opinionin, dhe jo vetėm pėr veprėn e tij. Disa komentues perėndimorė nuk kanė qenė edhe aq tė ngadaltė pėr t’u dhėnė zė dyshimeve pėr dikė qė ia doli mbanė tė jetonte, relativisht i patrazuar, nė Shqipėrinė e Enver Hoxhės, njė prej diktatorėve socialistė mė brutalė (dhe mė tė krisur).

    Pati disa pak entuziastė mė tė mėdhenj pėr dėnimin me vdekje dhe regjimi shtypės i Hoxhės e shtriu juridiksionin e vet nė tė gjitha aspektet e jetės sė shqiptarėve. Pėr tė eliminuar kundėrshtarėt, ai burgosi mijėra persona nė kampe pune tė detyruar, ndėrkohė qė shumė tė tjerė u torturuan dhe ekzekutuan. Pėr mė tepėr, kultura perėndimore konsiderohej si e dėmshme dhe armiqėsore; madje, nė mėnyrė akoma mė qesharake, mbajtja e mjekrės ndalohej si johigjienike. Sa i pėrkiste dhe i interesonte Hoxhės, e ardhmja e Shqipėrisė ishte e rruar taze dhe – tė paktėn pėr njė farė kohe – nė aleancė me Bashkimin Sovjetik.

    Kadareja, sipas opinionit tė ekspertit tė respektuar tė Ballkanit Noel Malcolm, ishte pjesė e klasės drejtuese tė Shqipėrisė, shumė i kujdesshėm pėr tė mos e komprometuar veten. Gjykuar nga jashtė, ai konsiderohej si instrument i njė regjimi mizor dhe i pėrmendur njėkohėsisht me Vaclav Havelin dhe Aleksandėr Solzhenicinin vetėm pėr ta dėmtuar. Pa dyshim, pak ishin tė gatshėm pėr ta mbrojtur atė, por vala filloi tė merrte kthesė ndėrsa mė shumė detaje u bėnė tė njohura nė kapėrcyell tė mileniumit, se si ishte tė jetoje e tė ishe artist ndėrsa punoje prapa perdes sė hekurt.

    Sė fundmi, reputacioni i Kadaresė ėshtė lartėsuar dhe ēmimet, nderimet e pjesėmarrja nė festivale tė librit e kanė ngritur atė nė njė status, qė mė parė do tė ishte i paimagjinueshėm. Tashmė, siē demonstrojnė edhe shėnimet lėvduese nė kopertinė tė librit tė pėrkthimit tė ri, “Muzgut tė perėndive tė stepės” (i cili u botua sė pari nė vitin 1978), ai pėrmendet rregullisht krahasuar me Kafkėn dhe nderohet nga pėlqimet e “Financial Times” dhe “Wall Street Journal”. Ėshtė njė kthesė e jashtėzakonshme.

    Pėr kėtė, njė pjesė e meritės duhet t’i jepet David Bellos- it, pėrkthyesit tė respektuar tė Kadaresė, hyrjet prezantuese tė tė cilit paraqesin njė sfond tė vlefshėm informues pėr lexuesin, qė nuk e njeh jetėn e pasluftės tė Bllokut tė Lindjes nė pėrgjithėsi dhe tė Shqipėrisė nė veēanti. Siē edhe vėren ai, Shqipėria kishte qenė, qė nga viti 1949, “njė varėsi virtuale” e BRSS-sė dhe kishte siguruar vend ankorimi pėr tė vetmen bazė tė nėndetėseve sovjetike nė Mesdhe.

    Nė fund tė viteve 1950, sidoqoftė, Hoxha ishte alarmuar gjithnjė e mė shumė nga liberalizimi i dukshėm i shoqėrisė sovjetike nga Nikita Hrushovi dhe tensioni ndėrmjet Moskės dhe Tiranės ishte rritur.

    Prandaj, “Muzgu i perėndive tė stepės” ėshtė pasqyrim i njė kulture tė paranojės dhe dyshimit, nė tė cilėn kushdo qė kryente njė lėvizje tė gabuar ose pėshpėriste diēka qė mund tė konsiderohej subversive, mund tė priste tė kishte pasoja ndėshkimore.

    Nė qendėr tė tij ėshtė nderimi me Ēmimin Nobel pėr Letėrsinė, nė vitin 1958, i Boris Pasternakut, gjė qė nė Bashkimin Sovjetik shkaktoi njė trazirė tė fuqishme. Lexuesi i interesuar pėr tė mėsuar mė shumė pėr kėtė mund tė kėrkojė librin “The Zhivago Affair”, shkruar nga Peter Finn dhe Petra Couvee, i botuar mė herėt gjatė kėtij viti. Rrėfimi i Kadaresė pėr kėtė ėshtė si personal, ashtu edhe i krijuar dhe shumė lehtė i fiksionalizuar. Narratori i tij ėshtė njė shkrimtar i ri shqiptar, student i letėrsisė nė Institutin Gorki, i cili u krijua pėr tė prodhuar njė kuadėr shkrimtaresh qė do t’i thurte lavde realizmit socialist. Duhet ta pranojmė se nuk ėshtė njė nga leximet mė tė lehta dhe duhet ta ndjekėsh pėr tė mos humbur njė numėr tė madh personazhesh, shumica e tė cilėve janė persona realė. Por avantazhi ėshtė, sidoqoftė, portretizimi i Moskės nė njė kohė kur lexuesit e kėsaj ane tė fushės sė betejės ideologjike ishin mė tė interesuar pėr “From Russia With Love” dhe “Dr No”, sesa pėr ndonjė gjė qė shfaqej nė lindje.

    Ashtu si Kadare vetė, narratori rastėsisht ndesh nė disa faqe tė “Doktor Zhivagos”. Mė vonė, pasi Pasternakut i ėshtė dhėnė Ēmimi Nobel, ai ia pėrmend kėtė njė shoku, i cili i thotė: “Mos i thuaj asnjė fjalė njeriu. Mund tė futesh nė telashe serioze pėr asgjė”. Nė Institut, narratori ndeshet me shkrimtarė tė tjerė nga satelitė tė BRSS-sė, tė cilėt kanė braktisur gjuhėn e vet, pėr tė shkruar sipas njė “recete” marksiste-leniniste sovjetike. Ky nuk ėshtė njė kurs qė ai dėshiron ta ndjekė. Pėr tė, kultura dhe mitet, gjuha dhe historia e vendit tė vet janė intrinsike pėr artin e tij dhe pjesė tė kėtij romani i kushtohen parafrazimit tė baladave tė ngjashme me ato tė mitologjisė greke.

    Megjithėse magjepsėse siē janė, mbi to bie hija e fushatės kundėr Pasternakut, e cila u udhėhoq nga transmetimi ndėrgjegjshmėrisht hakmarrės-ndėshkimor dhe helmues, shenja dalluese e regjimeve tė tilla. “Njė e gjashta e dheut ndodhet nėn sharje”, shkruan Kadare. Ndėshkimi i Pasternakut erdhi nga ēdo qoshk, pėrfshirė thuajse tė gjithė kolegėt e tij shkrimtarė. Narratori sa ē’ka rėnė nė dashuri, po aq pėrjeton njė torturė. Si Hoxha, ai ėshtė zhgėnjyer nga Bashkimi Sovjetik, por pėr arsye krejt tė ndryshme. Ai duhet tė kthehet nė shtėpi nė Shqipėri, pavarėsisht nga ē’pret tė gjejė atje. Ishte njė rrugė qė vetė Kadare zgjodhi ta ndiqte, ku ngadhėnjeu patriotizmi i tij i brendshėm, i lindur, ndaj tundimit pėr tė qėndruar nė ekzil. A ka pasur ndonjėherė ndonjė shkrimtar tė ngecur mė ngushtė ndėrmjet Skilės e Karibdės?

    Alan Taylor
    HERALDSCOTLAND
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  5. #135

    Ismail Kadare - Darka e Gabuar

    Darka e gabuar - Ismail Kadare
    (fragment nga romani)

    [...]
    Ja ē’kishte ndodhur. Atė pasdite tė paharrueshme, kur tanket dhe autoblindat, pas shkarrangjitjes rėnkuese hynė nė qytet, prej njėrės autoblindė, atje te sheshi i Bashkisė, kishte dalė komandanti i divizionit gjerman, koloneli Fritz von Schwabe, mbajtės i Kryqit tė Hekurt.
    Pa ēmpirė ende kėmbėt, nė kohėn qė shoqėruesit e tij prisnin urdhrat e para, ai ia nguli vėshtrimin pamjes nė njė mėnyrė, qė i habiti tė tjerėt. E si tė mos mjaftonte kjo, po aq mungues, si tė fliste me vete, shqiptoi fjalėt: “Gjirokastėr... kam njė mik kėtu...”
    Shoqėruesit kujtuan se po bėnte mahi, ēka ishte dhe s’ishte e besueshme, pas njė dite aq tė gjatė e plot tė papritura. Por koloneli vazhdoi me tė njėjtin zė: njė mik tė madh, njė shok universiteti... mė tė ngushtin e miqve... vėlla e shkuar vėllait...
    Shoqėruesit pritėn qė, mė nė fund, t’ia shkrepte gazit, siē bėhet pas mahive tė tilla e, pasi tė thoshte “bėra shaka”, tė shpjegonte shkakun e mahisė.
    Asgjė e tillė s’ndodhi. Pėrkundrazi, duke vėshtruar shoqėruesit me ca sy tė menduar, qė nuk ia kishin parė kurrė, ai tha emrin e mikut, fakultetin ku kishin qenė bashkė nė Młnchen dhe adresėn vendase tė tij: Doktor Gurameto i madh, alias grosse doktor Gurameto, Rruga Varosh, 22, Gjirokastėr. Albanien.
    Pa e marrė veten nga kjo, shoqėruesit dėgjuan urdhrin e komandantit qė tė gjendej e tė sillej menjėherė pėrpara tij shqiptari i ēuditshėm. Katėr ushtarė, hipur nė dy trirrotėsha, me mitraloza nė duar dhe me adresėn e tė kėrkuarit, u nisėn me rrapėllimė tė gjenin njeriun.
    Ngaqė banorėt ende nuk kishin dalė nga strehimet, askush nuk e pa atė qė ndodhi, mbėrritjen e ushtarėve te porta e doktor Gurametos, trokitjen, marrjen e tij me vete.
    Te sheshi i Bashkisė, ndonėse i kishin besuar mė nė fund fjalėt e kolonelit, kur vunė re nervozizmin me tė cilin ai priste mikun e shpallur, shoqėruesve, kushedi pse, iu ngjall pėrsėri njė fije dyshimi. Ishte vėrtet mik i madh, vėlla e stėrvėlla apo dikush qė kėrkohej pėr t’u dėnuar? Pa e vrarė mendjen mė tej, me njėfarė kureshtie, tani po prisnin nėse doktorit tė famshėm do t’i jepej ndonjė medalje e lartė apo do tė pushkatohej pėr ē’kushedi krim.
    Trirrotėshat mbėrrinė njėri pas tjetrit, me tė njėjtėn rrapėllimė tė padėgjuar, por qė tani nuk habiste kurrkėnd, ngaqė mbėrritja e doktorit enigmatik s’mund tė mendohej veēse e tillė.
    S’dukej tė ishte fjala as pėr medalje e as pėr dėnim. Ishte tjetėr gjė ajo qė pikėrisht ishte dukur e pabesueshme, sentimentale, si nga shekulli i kaluar, mė thellė, si nga koha e kalorėsisė.
    Nė krye doktori u duk se shtangu, thua se nuk e njohu shokun e shkollės (kalimi i viteve, uniforma ushtarake e sidomos dy gjurmė plagėsh mbi fytyrė, kishin qenė ndoshta shkaku i mosnjohjes), por pastaj ēdo gjė shkoi siē duhej.
    Pėrqafimet e natyrisht mallėngjimi dhe lotėt ishin tė tillė, saqė fije tė tjera hamendjesh nisėn tė valaviteshin e sakaq tė treteshin aty pėr aty... A ishte vizituar koloneli te mjeku kohėt e fundit?.. Nga ana tjetėr... njė pėrdėllim i tillė... kaq... O, jo, jo... nuk mund tė ishte kjo... As njėri e as tjetri s’dukeshin tė atillė... Njė diēka tjetėr ishte megjithatė... Koloneli von Schwabe, ndonėse i ri e me gradė tė paktė, kishte lidhje tė forta atje nė Berlin, nė qendrėn e Rajhut... Ai mund tė dinte gjėra qė s’i dinte kush... Ai mund tė dinte, pėr shembull, se ky doktor shqiptar mund tė emėrohej befas... guvernator i Shqipėrisė.
    Ndėrkaq, mallėngjimi vazhdonte. Gjetja e vėllait tė humbur, si ato qė tregoheshin nė baladat e vjetra, nuk do tė ishte mė prekėse. Koloneli, si tė ishte nė mendjen e tyre, po i thoshte diēka tė ngjashme doktorit.
    Nibelungen, he? Kodi Lek Dukaxhin, he? Tė kujtohet ē’mė thoshe te “Taverna e vejushės Marthe”? Besa shqiptare, mikpritja.
    Mė kujtohet, si s’mė kujtohet?, pėrgjigjej doktor Gurametoja i madh.
    Ishte i mallėngjyer pa dyshim edhe ai, por njė hije e pashpjegueshme i kalonte herė pas here nė sy.
    Fytyra e kolonelit, gjithashtu, herė pas here ngurosej.
    Kaq shumė e ėndėrroja kėtė takim, thoshte mendueshėm. Kur qėllonte qė dikujt i tregoja pėr ty dhe pėr Shqipėrinė, siē e kisha lexuar te Karl Maye dhe siē ma kishe thėnė ti, mė merrnin ndoshta pėr tė marrė... Sepse ata nuk e dinin lidhjen time me ty... Nuk e dinin se, kur kujtoja se po jepja shpirt, ty tė kisha ndėr mend. Aq shumė tė kisha ndėr mend, saqė befas m’u duk se jo mjeku ynė ushtarak, por ishte ti qė po mė operoje... Tė kujtohet kur mė kishe thėnė se kishe parė njėherė njė ėndėrr tė frikshme, ku tė dukej se po operoje vetveten?.. Ja, ashtu m’u duk... Po mė operoje ti... pavarėsisht se veglat i kishte ndėr duar tjetėrkush... Pra, ti mė shpėtove... mė ngjalle, mė thirre, mė ktheve nga vdekja.
    Nė ēast e preu tė folurėn dhe vuri dorėn te balli, aty ku kishte njėrėn nga shenjat e plagėve. Kur nisi tė fliste prapė, zėrin e kishte tė ngadaltė, gati-gati tė pikėlluar.
    Kėshtu pra... kur mora urdhrin... kur mė thanė: merr divizionin e tankeve dhe shko tė pushtosh Shqipėrinė... mendimi i parė ishte pėr ty. Ishte fjala jo ta pushtoja, por ta shpėtoja Shqipėrinė, ta bashkoja me Rajhun e pėrjetshėm dhe, natyrisht e nė radhė tė parė, tė tė gjeja ty, vėllain tim... Dhe kėshtu u nisa hareshėm nė vendin e Besės, siē mė kishe thėnė ti...
    Ai prapė pushoi sė foluri, kėtė herė pėr njė kohė tė gjatė.
    Nė qytetin tėnd, doktor Gurameto, mė qėlluan.
    Zėri i tij ishte tani i ngjirur dhe fytyra i nxinte.
    Shoqėruesit ndiqnin tė zymtė tė folurėn e kolonelit. I ngrirė, pa thėnė asgjė, dėgjonte doktor Gurametoja i madh.
    Mė goditėn pabesisht... Kur pararoja, me shpirt ndėr dhėmbė, arriti tė jepte lajmin: na goditėn! mendimi im i parė ishte prapė pėr ty. Pėr fajin tim, ngaqė tė besova ty, i shtyrė nga mallėngjimi, mendjelehtėsisht i kisha nisur drejt vdekjes. Nuk e fsheh, me pezėm tė tmerrshėm thirra: Gurameto, tradhtar, ku e ke besėn tėnde shqiptare, ku?!
    Ja ku doli, gati sa nuk thirrėn me zė shoqėruesit e kolonelit... Kishte dalė atje, ku ata kishin dyshuar. Doktor Gurametoja i madh ishte i humbur.
    Ai vetė rrinte shtang, pa u pėrgjigjur. Zėri i kolonelit sa vente bėhej mė i mbytur. Tė dėrgova lajm. Mijėra fletushka tė hodha me avion. Po vij si mik. A pret miq, o i zoti i shtėpisė? Pastaj, si pėrgjigje, u duk pararoja qė po kthehej me shpirt ndėr dhėmbė. Kur pashė ushtarėt e mi, me kokat qė u vareshin anash motoēiletave, nuk e fsheh, mė erdhi tė ulėrija. Ku janė fjalėt qė kemi folur te “Taverna e vejushės Marthe”, ku ėshtė besa jote, Gurameto? Pėrse nuk flet?
    Doktori, mė nė fund, arriti tė fliste:
    S’tė godita unė, Fritz.
    Ah, ashtu?! S’mė godite ti? Aq mė keq. Vendi yt mė goditi.
    Unė pėrgjigjem pėr portėn time, jo pėr atė tė shtetit.
    Ėshtė njėlloj.
    S’ėshtė njėlloj. Unė s’jam Shqipėria, ashtu si ti s’je Gjermania, Fritz.
    Ah, ashtu?
    Ne jemi tjetėr gjė.
    Koloneli uli sytė dhe qėndroi njė grimė kohė mendueshėm.
    Tjetėr gjė, murmuriti. Thėnie e bukur. Ti je i ēuditshėm, Gurameto. Kėshtu ke qenė pėrherė, i veēantė. Ti je Mbinjeri, apo jo? Domethėnė, ti s’je i kėsaj bote.
    As ti, Fritz.
    Do tė thuash, ndaj s’merremi vesh me tė tjerėt?
    Ndoshta. Unė kam mbetur ai qė isha.
    E unė jo? Ti mendon se uniforma qė mbaj, plagėt qė kam marrė, lufta, Kryqi i Hekurt mė kanė ndryshuar? Ja ku ta them, aspak.
    Nė qoftė ashtu, Fritz... Nė qofsh ai qė ke qenė, unė tė ftoj pėr darkė nė shtėpinė time, sipas kodit qė kemi folur. Sonte.
    Koloneli vuri dorėn te balli, si ta kishin goditur. Vėshtrimin e kishte tė akullt, thua se ai vėshtrim thoshte: tė shkoj pėr darkė, nė vendin ku mė qėlluan pas krahėsh?
    Pėrpara se tė pėrgjigjej e pėrqafoi Gurameton, por kėtė herė ftohtėsisht. Ky i fundit, duke e marrė atė pėrqafim si mospranim tė ftesės, tendosi qafėn. Pėrgjigja, pėr habi, ishte e kundėrt.
    Tė jap fjalėn se do tė vij. Pastaj, duke ia afruar kryet te veshi, pėshpėriti: s’besoj se ke me mė pre nė besė.
    Fjalėt e fundit i tha gjysmė shqip e gjysmė nė gjermanishte tė vjetėr.
    Kur mbrėmja ra mbi qytet, doktor Gurametoja i madh ndjeu ta kaplonte njė pikėllim i madh, i panjohur. Tek dėgjonte zhurmat e pėrgatitjes sė darkės, qė nga tremja e katit tė dytė, vėshtronte portėn e shtėpisė, ku i ftuari do tė trokiste.

    ...

    Ai erdhi pėrpiktas nė orėn qė kishte premtuar, ēuditėrisht, pa zhurmė e rrapėllimė, si tė kishte flatruar mbi qytet, pėr tė mos e marrė vesh askush. Pikėrisht kėshtu e kuptoi atė heshtim i zoti i shtėpisė, ndaj pyetja e parė qė i bėri ishte nėse duhej tė ulte perdet e tė fikte gramafonin.
    Pėr habinė e tij, tjetri u pėrgjigj: kurrsesi. Kur koloneli Fritz von Schwabe shkonte pėr darkė e sidomos nė Shqipėri, le tė ndizeshin llambat e tė gjėmonte muzika, siē e kėrkonin doket.
    Ti mė thirre pėr darkė, unė erdha!, tha me zė tė bujshėm.
    I qeshur e plor gjallėri ngjiti shkallėt, ndjekur nga shoqėruesit, pas tė cilėve vinte ushtari me njė arkė me shampanjė. Ashtu hynė nė sallonin e madh, i puthėn dorėn zonjės sė shtėpisė dhe vajzės, pa harruar tė pėrshėndesnin prerazi dhėndrin.
    Zėnia e vendeve nė sallon, hapja e shampanjės dhe zgjedhja e muzikės pėr gramafon vazhdoi njė copė herė. Njėfarė mpirjeje, e shkaktuar ndoshta nga ajo qė asnjė shtėpi shqiptare ende nuk kishte pritur ushtarakė gjermanė, ashtu si kėta tė fundit s’kishin pasur tė tillė rast, u kapėrcye kur tė ftuarit zunė vend nė tryezėn e darkės.
    Qysh nė krye u duk se ajo kishte marrė pėr mbarė. Hareshėm ngriheshin dollitė dhe zhurmėria e tryezės i shkonte shkumbėzimit tė shampanjės, e kjo e fundit kryqėzimit tė bisedave, qė nuk kishin as vazhdimėsinė e mėrzitshme e as ndėrprerjen e shthurur. Koloneli me tė zotin e shtėpisė disa herė folėn vesh mė vesh, pa e fshehur se ngacmoheshin pėr kujtimet studenteske, tė cilat kurrsesi nuk mund tė pėrfytyroheshin pa emra pijesh e zonjushash, nė kohėn qė zonja Gurameto, me sytė e saj tė qeshur, jepte tė kuptonte se nuk bezdisej aspak prej tyre.
    O Zot, psherėtiu koloneli pas pak. Zėri nuk ishte aq i lartė, megjithatė njė heshtje u krijua aty pėr aty. O Zot, tha prapė ai, kaq javė, kaq muaj kam ėndėrruar tė gjendem nė njė shtėpi tė tillė...
    Sytė iu mjegulluan prapė. Zėri iu zbut, ashtu si pasdite te sheshi i Bashkisė.
    Kaq javė e kaq muaj, vazhdoi me zė tė ulėt, midis Europės sė shkretuar, rrethuar nga morti e urrejtja, nuk ėndėrroja veē njė darkė tė tillė... Gurameto, miku im, kur pak mė parė tė thashė se ditė tė tėra mendjen e kisha tek ty, kjo t’u duk ndoshta e tepruar. Por mė beso, kam qenė i sinqertė... Nga tė gjitha shtėpitė e mundshme, ku ėndėrroja tė bujtja, nė krejt kėtė kontinent tė trishtuar, e para e mbi tė gjitha ishte shtėpia jote.
    Tė besoj, u pėrgjigj i qetė Gurametoja.
    Tė faleminderit, vėlla... Ishte dyfish joshėse.
    Ngaqė ishte jotja dhe ngaqė ishte shqiptare. Ashtu siē ma ke thėnė ti. Lek Dukaxhin... A mė jep besėn, o i zoti i shtėpisė! Formula madhėshtore. Gjithė kohėn mendoja se, jo mė kot, doket tona tė lashta gjermanike ngjajnė me tuajat... Ato kode qė bota i ka harruar, por qė ne do t’i ringjallim... Kėto thosha me vete, tek rrugėtoja mespėrmes Europės sė kallkanosur nga dimri... Tė gjitha i kishim, tė gjitha po i fitonim, veē diēka mungonte...
    Njė nga oficerėt deshi tė pėrfitonte nga heshtja, pėr tė ngritur njė dolli, por vėshtrimi i kolonelit e bėri ta linte gotėn nė vend.
    E folura e tij sa vente e bėhej e vėshtirė.
    Dhe, siē tė thashė, kur mora urdhrin ta pushtoj... domethėnė ta... bashkoj Shqipėrinė, mendimi i parė ishte, do shkoj te vėllai i em. Do ta gjej kudo qė tė jetė. Dhe ja, erdha... por ti...
    Ti...
    Darkėtarėt vėshtronin njėri-tjetrin, pastaj sytė e tė zotit tė shtėpisė, si tė kėrkonin ndihmė se si tė shmangej kjo bisedė. Doktor Gurametoja ishte zymtuar pėrsėri.
    Ti mė godite, Gurameto... Pas krahėsh, pabesisht.
    Jo unė, tha dokori qetėsisht.
    E di. Por ti e di mė mirė se unė se Lek Dukaxhin... se kodi juaj kėrkon gjak pėr gjak... Gjak gjerman u derdh... gjaku nuk hup kurrė...
    Me sy tė mbyllur doktor Gurametoja priste vendimin.
    Tetėdhjetė pengje do ta lajnė atė gjak... ndėrsa ne hamė darkė, ata mblidhen... portė mė portė...
    Fytyra e tė zotit tė shtėpisė mbeti e ngurosur. Kishte dėgjuar diēka, por kishte kujtuar se urdhri do tė sprapsej.
    Tė gjithė prisnin se ē’do tė pėrgjigjej. Ndihej qė diēka do tė dilte nga ai gur. Tė thoshte, pėr shembull, pėrse m’i thua mua kėto? Ose: tė thirra si mik, nderomė siē tė nderoj. Ose thjesht tė shqiptonte formulėn e vjetėr pėr druvezėn e turpnueme. Pas sė cilės, siē e kėrkonte Kodi, tė dilte nė dritare pėr me lajmėrue gjindjen se miku gjerman i kishte turpnue druvezėn.
    Doktor Gurametoja i madh nuk tha asgjė tė tillė. Ajo qė do tė thoshte ishte tjetėr gjė, kėtė e ndiente, por edhe mė e ndryshme ishte ajo qė mendonte.
    Nė tė vėrtetė, s’ishte mendim. Ishte thjesht diēka e beftė, e pavend, shi nė kohėn qė s’duhej, njė ndėrhyrje nė trurin e tij, qė ngjante se lidhej me ėndrrėn e ēuditshme, qė ia kishte kujtuar koloneli disa orė mė parė, te sheshi i Bashkisė. Vetėtimshėm, me qartėsi verbuese, si asnjėherė tjetėr e kujtoi ėndrrėn kur, i shtrirė nė tryezėn e operacionit, befas kishte vėnė re se mjeku qė po e operonte ishte ai vetė. Ishte habitur disi, aq sa mund tė habitej njeriu nė ėndėrr, madje, mė fort se kjo i kishte bėrė pėrshtypje shprehja e fytyrės sė tjetrit. Prej saj nuk kuptohej nėse e kishte njohur a jo, madje, kishte patur dėshirėn t’i thoshte: jam unė, a s’mė njeh? Ndėrkaq, kirurgu me thikat nė duar e dha njė shenjė njohjeje, por tepėr tė zbehtė, siē ndodh kur njeriu takon dikė tė bezdisshėm, dhe ai prapė deshi t’i thoshte: kujdes, ki mėshirė, a nuk e sheh qė jam unė, domethėnė, ti vetė? Por mjeku kishte vėnė maskėn mbrojtėse ndėrkaq, dhe tani atij i duhej tė zbėrthente shprehjen e maskės. Ajo ndryshonte. Herė i dukej se i jepte tė kuptonte se, natyrisht, do tė kishte mėshirė pėr tė, si pėr tė vetin, e herė e kundėrta, pėr gjithkėnd mund tė kishte dhimbsuri, veē pėr tė jo.
    Deshi t’i thoshte: pse? Por narkoza nuk e linte. Shprehja e maskės sa vente bėhej mė e rreptė. Tani qė mė re nė dorė, do ta shohē ē’do tė tė punoj.
    Dhe tortura vazhdonte. Bėra shaka, ti je unė, si mund tė tė bėj keq? E fill pas kėsaj, idiot, si nuk e paske mėsuar se armiku mė i madh i njeriut ėshtė vetvetja? Si s’e ditke ti se nga tjetri ka gjasė tė shpėtosh, por nga vetvetja kurrė? Dhe maska ishte pėrkulur mbi tė pėr t’i ngulur thikėn e parė, shi atėherė kur ai, nga klithma e vet, ishte zgjuar.
    Nė tryezėn e darkės koloneli po i thoshte diēka, por zėri vinte si nga jashtė dhe ai s’ishte i sigurt se ia shkoqiste fjalėt. Ti mė ngjalle, Gurameto. Zėri ishte i ulėt, fare i ulėt: mė ngjalle pėr tė zezėn tėnde.
    Natyrisht, pėr tė zezėn e vet ishte kjo qė po ndodhte. Qysh tani, me siguri, anekėnd qytetit po pėrgojohej si tradhtar. Dhe mė pas, nė ditėt qė do tė vinin, nė stinėt, vitet, madje pas vdekjes, me siguri qė ashtu do tė pėrmendej.
    Ai donte tė klithte, si atėherė nė shtratin studentesk nė gjumė, pėr tė shpėtuar nga ky makth. E hapi mė nė fund gojėn, por nė vend tė klithmės, nxori vetėm dy fjalė, madje edhe ato qetėsisht:
    “Liroji pengjet, Fritz!”


    * * *




    Kopertina e romanit "Darka e Gabuar"
    Emri:  darka-e-gabuar-m.jpg

Shikime: 2481

Madhėsia:  61.0 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 12-08-2014 mė 12:26
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,970

    Pėr: Ismail Kadare

    Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

    Presidentja e Kosovės, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”.

    Osmani tha se me veprat shkrimtari Kadare ka mbrojtur e ka promovuar kulturėn, traditat e gjuhėn shqipe.

    Ajo shtoi se Kadare ka qenė njė gardian i sė drejtės sė popullit shqiptarė.

    “Vepra e tė cilėt ėshtė njė enciklopedi e jetės sė shqiptarėve. Jam shumė i lumtur qė jeni kėtu kur Prishtina e jonė e dashur ėshtė veshur me petkun e librit. Prania juaja nė panairin e librit ėshtė njė mesazh i rėndėsishėm”.

    “Ju keni qenė vazhdimisht pikė referimi pėr shqiptarėt. Nėpėrmjet krijimtarisė suaj ju keni dhunėn shembullin pėr shqiptarėt. Ju e keni shpalosur artistikisht si rrallė kush historinė e tradita shqiptare. Ju e keni mbrojtur e keni promovuar kulturėn shqiptare, si dhe keni qenė njė gardian i sė drejtės sė popullit shqiptarė”, tha Osmani.

    Shkrimtari Kadare tha se pėr tė nuk ka nderim mė tė madh se dekorata qė morri nga Osmani.

    “Sė pari ju falėnderoj, jam shumė i prekur qė tė jem afėr jush pėr kėtė nderim kaq tė madh. Ėshtė njė fat i radhė qė njė popull tė nderoj dhe tė tė quaj bashkė mbrojtės tė tė drejtave te tij”, tha Kadare.


    Lajme.al

    https://www.lajme.al/osmani-e-dekoro...san-prishtina/

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,970

    Pėr: Ismail Kadare

    ISMAIL KADARE – NJĖ RRĖFIM PĖR SEKRETET E ROMANEVE DHE ĒMIMIN E FUNDIT

    2019


    Shqipėria, njė vend i vogėl nė Gadishullin Ballkanik, ra nė komunizėm pas pėrfundimit tė Luftės Botėrore. Pėr dekada, ajo qė njerėzit thonin dhe shkruanin u censurua rreptėsisht nė Shqipėrinė komuniste.

    Ismail Kadare, shkrimtari 83-vjeēar shqiptar ishte adoleshent kur iu fut rrugės sė letėrsisė duke kopjuar me dorė Makbethin e Shekspirit dhe bėri emėr si njė romancier nė moshė 27 vjeēare me romanin e tij tė parė “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1963)”.

    Kadare kėrkoi politik nė Francė nė 1990 dhe vazhdon tė shkruajė atje qė atėherė. “Bota ende nuk e kupton sa tragjike ėshtė tė jetosh nė njė vend qė nuk e do letėrsinė. Letėrsia ėshtė gjėja mė e ēmuar nė jetė, ” shkruan Kadare nė njė intervistė tė dėrguar me email.

    Besoj se ju keni mėsuar pak pėr shkrimtaren korean Pak Kyongni pasi jeni njoftuar pėr ēmimin. Ē’mendim keni pėr tė?

    Kam dėgjuar fjalė shumė tė mira pėr shkrimtaren Pak Kyongni dhe mė duket njė fakt shumė i bukur, qė ky ēmim mban emrin e saj. Gjithashtu, ėshtė njė gėzim pėr mua qė kėtė ēmim e ka marrė para meje njė shkrimtar qė e ēmoj shumė si Amos Oz, njė nga miqtė e mi mė tė mirė. Letėrsia ėshtė e tillė, ka nė thelbin e saj globalizmin. Ne jetojmė nė njė shtėpi tė madhe, qė quhet tokė, glob tokėsor. Nė thelbin e saj, ėshtė universale, e pėrjetshme, e pamoshė, e pa vend, nė kuptim e pa caktuar nė njė vend. Ndjehem i nderuar qė e kam fituar kėtė ēmim nė Korenė e Jugut.

    Nė 1970, Parisin e pėrshkroi njė stuhi letrare, botimi i “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”. Njė libėr i cili ju ka dhėnė njė emėr tė madh nė botėn letrare. Si lindi ky roman?

    Ka filluar si njė tregim i shkurtėr, mbresė. Por ėshtė e bukur si fakt qė tė jep jeta ndonjėherė. Jeta shpesh nuk te jep fakte tė bukura, por i krijon shkrimtari. Nė kėtė rast ėshtė njė dhuratė, njė ngjarje e pazakonshme qė ka brenda diēka qė kapėrcen vetveten. Njė mision i ēuditshėm, qė ndodh nė botė shumė rrallė, qė ndodh midis dy vendeve shumė rrallė. Dhe qė ndodhte nė Shqipėri nė njė atmosferė jo tė pėrshtatshmė pėr tė. Do me thėnė, vinė pėrfaqėsues tė njė ushtrie qė ende quhej e NATO-s, armiqėsore pėr ne, pėr tė kryer njė mision njerėzor, tė cilin Shqipėria komuniste dhe nuk e kuptonte mirė.

    Shqipėria s’ishte mėsuar me mallėngjimet e vjetra, tė kaluara, tė stėrkaluara, tė harruara, tė paharruara, tė fajit, tė jofajit. Pra ishtė njė subjekt, njė ngjarje qė tė jepte liri. Por liria nė kėtė rast, dhe befasia, janė tė pėrshtatshme pėr letėrsinė por janė tė rrezikshme nė njė vend ku liria nuk ēmohet, nė njė vend ku liria, pėrkundrazi, tė kall frikėn. Kjo ėshtė. Kjo kundėrthenie, bėri qė unė t’i kthehesha shumė herė kėsaj teme, sepse sapo e shkrova, m’u duk se ishte mė e thellė, gjithmonė se ē’mendova nė fillim, mė e thellė, mė e ngatėrruar, mė problematike. Nisi si tregim, pastaj u pasurua si novelė, u botua nė shtyp, pastaj u kritikua.

    Ky ėshtė romani mė i njohur nė botė i juaj, por sipas mendimi tuaj nuk ėshtė romani mė i mirė, apo jo?

    Unė mendoj qė nuk ėshtė romani im mė i mirė, por mė i njohuri, vėrtet pasi unė kam qenė shumė i ri kur e kam shkruar, njėzet e pesė vjeē, shkrimtar i ri nė njė vend, domethėnė, nė njė rend shoqėror tė mjerė, tė trishtueshėm, jashtėzakonisht armiqėsor pėr letėrsinė, pėr njė talent. Dhe nė fillim, sigurisht unė s’krijova… njė temė e tillė s’tė krijonte asnjė afėrsi me shoqėrinė socialiste, me shtetin, me klimėn, gjithēka ishte e kundėrt me atė qė neve e kishim bazuar artin tonė, letėrsinė tonė tė realizmit socialist.

    Bazohej nė njė gjė shkretanė, njė gjė jashtėzakonisht e trishtueshme pėr artin. Gėzimi, optimizmi, qielli ishte blu, qė shndriste. Kurse ky ishte njė roman me baltė, shi dhe vdekje. Ishte i mbarė si letėrsi por krejtėsisht i mbrapshtė pėr vendin ku jetoja.

    Nė romanin tjetėr tuaj, “Pallati i Ėndrrave”, ju iu afruat shumė afėr rrezikut, duke jetuar nė njė vend diktatorial si Shqipėria, ku pavarėsisht nga alegoria, ishte e qartė qė ju i bėnit autopsi vendit ku jetonit?

    Unė nuk u nisa me kėtė qėllim, si tė thuash qė, po ia hedh regjimit me njė temė jo tė pėrshtatshme pėr tė. Nė letėrsi, zakonisht, shkrimtarėt seriozė, nuk nisen nga dikanėri tė tilla. Vetvetiu tema e tillė, e shtypjes sė njeriut, ėshtė e natyrshme, dhe meritat e tij, ose mosmerita e tij, ėshtė qė ta vėrė re kėtė gjė ose tė mos e vėrė re kėtė gjė.

    Cilėt shkrimtarė ju pėlqejnė dhe cilat vepra konkretisht?

    Mua mė ka pėlqyer letėrsia dramatike, pėr arsye qė mund t’i duken njė lexuesi, njė kritiku, njė studiuesi, njė akademiku, mund t’i duken mjaft banale. Ėshtė njėlloj si tė habitesh pse fėmijėve iu pėlqejnė tmerret ndonjėherė. Fėmija sa ėshtė natyrė e padjallėzuar, e pastėr, aq mė shumė do tė shikojė tmerrė tė frikshme, tė kundėrta. Dhė unė kur isha fėmijė, mė tėrhiqnin shumė fantazmat, dhe pak a shumė, shtėpia ku banoja ishte e tillė – nė Gjirokastėr – qė ma nxiste kėtė pėrfytyrim. Ma nxiste pėrfytyrimin e frikshėm.

    Kėtė ēudi ma ma nxiti edhe njė shkrimtar qė unė s’kuptoja ēfarė ishte dhe ai quhej Shekspir, nga Anglia, i pėrkthyer, dhe u mahnita, se libri quhej “Makbeth”. Sigurisht e shfletova nė fillim, pastaj e shfletova me kujdes, e lexova njė mė njė, nuk kuptova thelbin e tij, s’mund ta kuptoja se ishte vepėr shumė e thellė. Por ama u kėnaqa shumė qė atje kishte magjistrica, fantazma, qė uleshin nė tryezė, qė vinin iknin. Mė pėlqente ēdo gjė e kėtij libri dhe m’i errėsoi tė gjithė librat e tjerė. Shekspiri mė errėsoi ēdo letėrsi tjetėr, edhe atė greke. Shekspiri ishte kaq i ashpėr dhe dramatik, impresionant.

    Homeri mė pėlqente, por, normalisht, ashtu si edhe tė tjerėve. Kjo ishte diēka e mirė se mė mbajti nė ekuilibėr, qė tė mos degradonte fantazia ime vetėm pėr tmerre. Pėr ēudi, ai qė mė ekuilibroi vėrtetė ishte Servantesi me “Don Kishotin”. Nėse nė veprėn time ndjehet humori, kėtė e kam nga Don Kishoti.

    Cila ėshtė kėshilla qė mund t’u jepni shkrimtarėve tė rinj kudo nė botė?

    Botimi i hershėm mund tė jetė mbase edhe fatal. Pėr fat tė keq, qė mė vonė m’u shndėrrua nė mbarėsi, emri im doli nė shtyp si shkrimtar, shumė pėrpara se tė isha shkrimtar. Mė doli nė mėnyrė qesharake, nė njė pėrgjigje tė gazetės “Letrari i ri”, te rubrika “Posta e redaksisė”. Pėrgjigjja ishte tallėse pėr mua: “Ismail Halit Kadare.

    Lexuam vjershat tuaja, por ato, tė mos ju vijė keq, qė po jua themi, por janė shkruar nė njė gjuhė qė letėrsia nuk i pranon fare.” Kishin botuar dhe strofėn time tė parė. Unė qė as doja t’ia dija se ēfarė mė shkruanin, por isha i mrekulluar nga emri im i shtypur pėr herė tė parė nė gazetė. Mendoj se ashtu si pija u ndalohet adoleshentėve, mund t’u ndalohet edhe tė botojnė herėt.

    Ēfarė do donit t’i thonit lexuesit tuaj korean?

    Lexuesit koreanė dua t’i shpreh mirėnjohjen, sepse ka treguar interesim pėr veprėn time, po ashtu edhe pėrkthysve dhe botuesve koreanė qė kanė sjellė nė kėtė vend tė largėt mbi dhjetė libra tė mi.


    / Gazeta Shqip / Insajderi.com

    https://insajderi.com/ismail-kadare-...imin-e-fundit/

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,970

    Pėr: Ismail Kadare

    Corriere della Sera/ Ismail Kadare: Fuqia e informacionit sot po rikthen njė tjetėr totalitarizėm, atė mbi kulturėn

    Shkrimtari Ismail Kadare rikthehet nė libraritė italiane me njė roman tė shkruar rreth 40 vjet mė parė. “Pallati i ėndrrave” ruan gjithė fuqinė dhe freskinė distopike tė sė tashmes.

    Nė njė intervistė pėr “La Lettura” tė Corriere della Sera, shkrimtari flet pėr kohėn kur u shkruajt romani, marrėdhėnien me Enver Hoxhėn, arratinė nė Francė e deri pėr teknologjinė dhe frikėn se mos kjo e fundit po na kontrollon mendjen.

    I nderuar zoti Kadare, fillimisht ju falenderoj shumė qė pranuat kėtė intervistė. Kjo intervistė po bėhet me rastin e botimit nė Itali tė veprės suaj “Pallati i ėndrrave”, botuar nė Shqipėri nė vitin 1981. Cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj aktual ndaj njė libri qė keni shkruar mė shumė se 40 vjet mė parė?

    Ėshtė njė libėr i shkruar pėr atė kohė. Shqipėria ishte njė vend totalitar dhe si shkrimtar ndjeja qė pėrmasa e komunizmit dhe pushteti i tij mbi individin po bėhej absolut. E gjithė ajo atmosferė qė pėrshkruhet nė kėtė vepėr nuk ndryshon shumė nga totalitarizmi shtypės i Shqipėrisė sė Enver Hoxhės nė atė periudhė. Nė kokėn time, gjithė ajo zymtėsi qė kam mundur tė shpreh ishte e vėrtetė, e sot kjo mė gėzon qė kam mundur ta shpreh. Letėrsia tė jep mundėsinė e jetės dhe nė kushte tė tilla. Ky ishte fati im, jeta me letėrsinė.
    Nė kohėn kur u shkrua ishte absolutisht aktual. Por edhe tani ėshtė aktual, por me kalimin e 40 viteve asgjė nuk ka humbur nga kualitetet e tij. Unė me gėzim i rishfaq edhe njėherė ato mendime pėr publikun e sotėm.

    E bėn aktual fryma kritike, mohuese qė ka pasur qė nė atė kohė, ka qenė shumė e ashpėr. Mė gėzon fakti qė kam pasur njė mendim aq radikal pėr kohėn. Kjo ashpėrsi nuk ka rėnė me kalimin e kohės. Ndaj librit nė ato vite pati presione, ndalime, kritika. Pėr herė tė parė pas daljes sė kėtij romani mendova se do tė mė arrestonin, pasi fryma anti-sistem nė tė ishte e dukshme.

    Dhe cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj ndaj njeriut dhe shkrimtarit Ismail Kadare tė vitit 1981? Mendoni se keni ndryshuar shumė? Dhe nėse po, si?

    Nuk mendoj se kam ndryshuar. Ne letėrsi gjėrat ndryshojnė shumė ngadalė, nė mendjen e shkrimtarit gjithashtu, e kjo ėshtė diēka pozitive.
    Nė vitin 1981 pikėpamjet e mia mbi totalitarizmin, kėrkonin tė konfiguronin njė Shqipėri evropiane ashtu siē ishin rrėnjėt e saj. E kam mbrojtur kėtė pikėpamje me veprat e mia, nė mėnyrė tė natyrshme, duke besuar nė njė pėrkatėsi tė hershme evropiane tė kėtij populli qė jetoi njė nga sistemet mė tė egra komuniste. Gjithė vepra ime pėrpiqet tė orientojė lexuesin drejt njė zgjimi tė brendshėm, por dhe aq tė bukur qė letėrsia mund ta japė, dhe pse nė ato vite dukej e pamundur.

    Pėr njė person si unė, qė sot lexon pėr herė tė parė veprėn “Pallati i ėndrrave”, ky roman ėshtė befasues sepse ėshtė shumė aktual. Mendonit se po shkruanit mbi tė gjitha njė alegori tė regjimit komunist shqiptar? Apo ishit nė dijeni, tashmė qė nė atė kohė, pėr shtrirjen universale dhe tė pėrjetshme tė romanit?

    Shkrimtari e ndjen me intuitė pėr gjėrat qė shkruan e jeton, se duke qenė tė kohės ato janė njėkohėsisht tė pėrjetshme. Pėr fat tė mirė kjo temė qė zhvillohet nė kėtė roman ėshtė e pėrjetshme.
    Vepra ėshtė njė satirė e totalitarizmit, qė kalon kufijtė lokalė e kombėtarė. Thagma e kėtij romani ėshtė shkruar te njė nga novelat qė kam shkruar paralelisht nė atė kohė. Ndoshta te “Qorrfermani” kam idenė e njė personazhi qė tė ēon tek ėndrra. Mė vonė, ky mendim do tė fekste tek unė kur dėgjova mbi disa vjedhje nė Tiranė. Vjedhje tė ēuditshme, groteske, nė plan tė parė, por qė zgjuan tek unė projektimin e skėterrės. Kishte kohė qė mė joshte projektimi i njė skėterre. E kam treguar kėtė e nė librin “Kohė pėr rrėfim”, njė bisedė me njė studiuese shqiptare ku them se “E dija qė ishte e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, tė shkruaja njė vepėr tė tillė. Vetėm pasi shkrova dy kapitujt e parė tė veprės, ndjeva se po realizoja atė qė mė ishte dukur e pamundur: skėterrėn. Ishte njė lloj mbretėrie e vdekjes ku, nė mos ne vetė, ishte gjumi dhe ėndrrat tona, njė pjesė e jetės sonė qė gjendej matanė, ndėrkohė qė ne ishim kėtej.
    Romani pasqyron tensionin midis etnicitetit kombėtar dhe atij perandorak pėr njė individ e dinasti, fati i tė cilėve ėshtė i lidhur njėkohėsisht me politikėn kombėtare e atė ndėrkombėtare. Isha i vetėdijshėm pėr fatalitetin qė mund tė mė sillte ky libėr, por aq i bindur nė fuqinė universale tė kėsaj teme.

    A ėshtė fuqia e ėndrrave nė roman e ngjashme me fuqinė e informacionit nė botėn e sotme?

    Imazhet e fuqishme dhe logjika gati surreale e bėnin personazhin e kėtij romani Mark Alemin shpesh tė pafuqishėm pėrballė fuqisė sė ėndrrave.
    Bota njerėzore ka aftėsinė tė pėrshkruajė e pėrsėrisė veten nė shumė forma, tė gjejė mėnyra pėr t’i mbijetuar pengesave. Alegoria e “Pallatit tė Ėndrrave” nė kontekstet e reja kulturore, shoqėrore, apo njė bote e cila tashmė po pėrballet me konflikte tė reja mė ashpra siē janė dy vatrat e luftėrave tė reja, qė po sjellin njė kėrcėnim pėr stabilitetin, rikthen vėmendjen tek nevoja e urtėsisė njerėzore.
    Fuqia e informacionit nė kohėt e sotme po rikthen njė tjetėr totalitarizėm, atė mbi kulturėn. Ruajtja e kulturės nė kėto ujėra tė fuqishme tė informacionit ėshtė detyrė e njerėzve tė shkrimit.

    Ēfarė mendoni pėr pėrpjekjet e teknologjisė, e cila po funksionon (punon) kudo nė botėn bashkėkohore, nga Kina nė Silicon Valley, dhe po bėhen pėrpjekje tė digjitalizohet gjithēka, dhe si rrjedhojė ndoshta njė ditė a do tė mund tė arrihet deri aty sa tė kontrollohet mendimi njerėzor?

    Kjo ėshtė njė pėrpjekje e pamundur.

    Ēfarė roli luajti vepra “Pallati i Ėndrrave” nė lidhje me situatėn tuaj nė Shqipėri edhe nė lidhje me vendimin qė ju morėt pėr tė jetuar nė Paris?

    Ky roman mė solli shumė telashe dhe pse isha mėsuar me telashe. Zakonisht botimi i veprave tė mia shoqėrohej gjithnjė me kritika nė shtyp, mbledhje nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Kudo nė Tiranė flitej se “ėshtė ndaluar libri i Kadaresė dhe pritet dėnimi”. Botimi i veprave tė mia nė Francė ka luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė lidhje me situatėn nė tė cilėn unė si shkrimtar ndodhesha nė Shqipėri. Franca, lexuesi perėndimor ka luajtur njė rol nė shpėtimin e situatės sime. Mė vonė nė Kafe Rostand nė Paris kam takuar njė gazetare franceze e cila mė ka treguar se ka shkuar nė ambasadėn tonė dhe ka pyetur mbi gjendjen time. Erdhėn shumė informacione nga Perėndimi, qė shtypi i huaj interesohet pėr Kadarenė dhe kjo e trembi Enver Hoxhėn. Nė kėtė rast veproi mekanizmi i mbrojtjes perėndimore. Ka qenė periudha mė e zezė nė jetėn time.
    Largimi im drejt Francės duke ikur pėrgjithmonė nga vendi im erdhi nė rrethana kur kuptova se kjo ishte mėnyra e vetme pėr tė ndryshuar kursin e regjimit nė Shqipėri. Udhėheqėsi komunist i asaj kohe duket se nuk do ta bėnte njė veprim tė tillė. Ika kur mendova se ky veprim do tė luante njė rol pėr rėnien e komunizmit nė vend.

    Keni lindur nė tė njėjtin qytet, Gjirokastėr, me diktatorin Enver Hoxha. Cila ka qenė marrėdhėnia juaj me tė?

    Nuk kam pasur asnjė marrėdhėnie personale me tė. Ne kemi qenė komshinj, nė lagjen mė tė vjetėr e mė tė madhe tė Gjirokastrės, te rrugica qė unė i kam ringjallur emrin e ēuditshėm “Sokaku i tė marrėve”. Nė Gjirokastėr Enver Hoxha nuk njihej shumė gjatė luftės, pasi shtėpitė gjirokastrite kishin shumė identitet tė fortė dhe nuk lejonin spikatjen e identiteteve tė zbehta. Mendimi im i gjithėkohshėm pėr Enver Hoxhėn ka qenė jo pozitiv. Nuk gjendet nė veprėn time askund ndonjė pėrshkrim ku tė theksohet admirimi pėr tė. Kjo shpaloset qartė, sidomos, te “Dimri i vetmisė sė madhe”, ku ai pėrshkruhet gjerėsisht nė biseda me tė tjerėt dhe s’ka ndonjė ndryshim midis tij dhe galerisė sė personazheve krejtėsisht negative tė atij qė quhej blloku komunist.

    Nė moshėn 11-vjeēare ju kopjuat me dorė tė gjithė Makbethin. Pse Shekspiri ishte kaq i rėndėsishėm pėr ju?

    Tragjedia e Shekspirit pushtoi mendjen time qė kur isha ende fėmijė. Makbethi shfaqi para meje botėn e letėrsisė. U dhashė pas kėsaj magjepsjeje siē i jepesh njė feje. Me mendimin se po ta kopjoje librin bėhet yti, pra bėheshe autor, e kopjova tė gjithin me dorė me njė laps e njė letėr. Ky ishte njė koncept i ēuditshėm qė nuk e di se nga mė lindi dhe nuk arrij ta shpjegoj dot, por njė ide e tillė mė vazhdoi pėr njė kohė shumė tė gjatė, duke menduar se pėrderisa unė kopjoja njė libėr, isha njėkohėsisht dhe pjesėmarrės nė krijimin e tij. Kėshtu, pasi kopjova njė pjesė tė Makbethit, jetoja vetėm me tė.
    Shekspiri ka qenė gjithnjė i rėndėsishėm nė veprėn time e vijon tė jetė si njė mjeshtėr qė tė udhėheq drejt portave tė letėrsisė sė madhe.

    Ndryshe nga shkrimtarėt e tjerė tė mėdhenj tė mėrguar, si Conrad, Nabokov apo Kundera, ju nuk e keni braktisur kurrė gjuhėn tuaj origjinale, shqipen. Pėrse?

    Mendoja se mund ti jepja mė shumė artit tim me kėtė gjuhė. Gjuha shqipe mė ka dhėnė gjithė hapėsirėn pėr tė shprehur pėrmes saj pėrfytyrimet e mia. Nuk kam ndjerė asnjėherė pengesė nė artin tim nga kjo gjuhė, por jam magjepsur vazhdimisht pas bukurisė sė saj.


    Javanews.al

    https://javanews.al/corriere-della-s...-mbi-kulturen/

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •