Flm per pergjigjeje . Kam edhe nje pytje .
Pse i shfaqet fantazma Gjorgut ?
Flm per pergjigjeje . Kam edhe nje pytje .
Pse i shfaqet fantazma Gjorgut ?
Gjakova Blonde
E kam lexuar ne moshe teper te re "Prilli i thyer" dhe s`jam fort i sigurte . Por besoj se duhet te kete lidhje me komunikimet me paraardhesit e vdekur. Sipas tradites shqiptare te vdekurit percillnin mesazhe. Dhe ne kete rast duhet te kete te beje me paralajmerimin e pushtimit. Dmth fantazmat paralajmerojne per te keqijat kombetare.
Kadareja rralle ka shkruar drejtperdrejt. Edhe kur ka shkruar...personalisht nuk me ka terhequr fort. Kurse shumicen e veprave e ka te dy/shume-kuptimte.
Pra nuk behet fjale per ndonje "pjese" apo ndonje "fragment".
Kadareja pjesen me te mire dhe me te bukur te vepres se vet e ka pikerisht me nenkuptime dhe "kuptime mes rreshtash".
-
Qe te kuptosh Kadarene nuk eshte e veshtire, por duhet te kesh rrojtur ne Shqiperi qe te kuptosh shkrimet e tij dhe do te pakten nje minimum kulture artistike.
Nuk ka nevoje te flasesh per Kadarene, sepse flet vepra e tij.
Cili eshte fundi i romanit " Prilli i thyer" shum e ngaterron Kadareja .
Gjakova Blonde
Pasardhesi i Kadarese
E Merkure, 08 Korrik 2009
Nga Simon Caterson*
"Eshte nje gjeegjeze e mbyllur ne misterin brenda nje enigme". Vleresimi i Winston Churchill-it per Rusine ne vitin 1939 mund t'i adresohet njelloj Shqiperise se vitit 1981. 'Pasardhesi' eshte nje mesazh nga zemra e regjimit totalitar qe eshte ne renien perfundimtare, i izoluar nga pjesa tjeter e botes dhe i cili madje nuk e njeh me as vetveten. Ceshtja e ikjes per kete roman brilant dhe ngaterrues eshte vdekja e pashpjegueshme e Mehmet Shehut, i cili ka qene trashegimtar i dukshem i Enver Hoxhes, diktatorit komunist psikotik, i cili ka udhehequr kombin e vogel te Ballkanit nga viti 1944 deri ne vitin 1985. Ne nomenklaturen kafkiane te romanit, Shehu eshte Pasardhesi i titullit, derisa Hoxha permendet kudo si Udheheqesi. Ne ate kohe, Ismail Kadare, romancieri me i njohur shqiptar, ka pasur mprehtesi te rralle personale mbi veprat e shtetit komunist: gje qe e kishte furnizuar me materiale te pasura per fiksionin e tij, por qe e kishte futur etiken e tij ne pikepyetje.
Kadare eshte i sinqerte ne fjalite e tij me synime fiktive dhe ne te njejten kohe enigmatik. Ne faqen ku hedhen poshte standardet e botuesit se libri eshte nje veper fiktive dhe personazhet jane imagjinatave, autori ofron nje qasje tjeter: "Ngjarjet e ketij romani terheqin te miren e pakufishme te kujteses njerezore, thesaret e se ciles mund te sillen ne siperfaqe ne cdo periudhe, perfshire periudhen tone. Ne kete kendveshtrim, cdo ngjashmeri ndermjet personazheve dhe rrethanave te ketij tregimi dhe njerezve dhe ngjarjeve te verteta eshte e paevitueshme."
Disa prej romanciereve te medhenj te totalitarizmit - Kafka, Orwell, Solzhenitsyn - i kane marre viktimat si protagoniste qendrore. Shqetesimi i Kadarese eshte pothuajse vetem me efektet e shtypjes totalitare ne udheheqesit e shtetit dhe familjet e tyre. Romani ne vecanti eshte imponues ne pershkrimin e jetes dashurore te trazuar te vajzes se Pasardhesit, Suzana. Ajo eshte e frustruar te mesoje se, shume larg nga te qenit objekt i epshit, te qenit vajza e nje figure te larte ne regjim e bene ate dukshem joterheqese. "Ne vallezimet shkollore, djemte e klases se saj ishin te nxehte si ferri kur vallezonin me vajzat tjera, por kur e kishin ate si partnere ne dysheme, ata beheshin te ftohte si guri, sikur te ishin te magjepsur." Supozohet se ndonje te dashur qe ka ajo veshtire se do te jetonte me gjate se nje merimange mashkull.
Udheheqesit dhe njerezit si ata, ne mungese te burimit te besueshem te informacionit, u kthehen miteve dhe besetytnive te se kaluares para-Staliniste. Pas dekadave me genjeshtra, udheheqesit nuk jane me te vetedijshem se masa e gjere rreth asaj se cka ne te vertete po ndodh. Ne mesojme se vete Udheheqesi "nuk ka ditur se cfare ka ndodhur ne te vertete ne rezidencen e Pasardhesit ne ate nate te 13 dhjetorit." Ndoshta, sic raportuan mediat e kontrolluara nga qeveria, ka qene vetevrasje? Udheheqesi as qe e di e as qe i behet vone, perderisa kontrolli i tij ndaj pushtetit nuk vazhdon nepermjet efikasitetit te inteligjences se tij apo nepermjet aftesise se tij per te neutralizuar rivalet e mundshem. "'Sekreti i tij' i vertete, sic veren nje personazh, eshte aftesia e tij 'per t'i mbajtur njerezit ne gjume".
Familjariteti i dukshem i Kadarese me autoret e krimit te torturave te Shqiperise - 'Pasardhesi' eshte i bazuar pjeserisht ne bisedat qe autori ka pasur me djalin e Shehut - u be ceshtje e debatit. Pas njoftimit se ai ka fituar cmimin inaugurues Man Booker International Prize, Kadare, i cili kishte ikur ne perendim ne vitin 1990, ishte akuzuar se kishte pasur marredhenie te mira me Hoxhen, per t'u konsideruar disident.
"Kadare nuk eshte Solzhenitsyn," ka pohuar poetja rumune Renata Dumitrascu, duke aluduar ne te qenit e Kadarese si kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Shqiperise dhe vendimin e tij per te ikur nje vit pas rrezimit te Murit te Berlinit. Kryetari i komitetit te Man Booker Prize, John Carey, ishte pergjigjur se 'vendimi unanim per ta shperblyer Ismail Kadarene ishte marre vetem ne baze te vleres letrare,' nje qendrim qe, sic ka verejtur kritiku anglez John Sutherland, mund te inkurajoje ndonje romancier pjellor ende te panjohur me emrin e Sadam Hussein-it.
Nje prej personazheve ne 'Pasardhesi', Arkitekti, vuan nga dilema qe e konfronton artistin me nje shoqeri totalitare. Jo gjithkush ka kurajen, kembenguljen apo talentin per te qene martir. Artistet jane me te prekshem per te dyshuar dhe per t'i pasur frike se cdokush tjeter: "Ndoshta kam qene nje prej te pakteve qe ia kane shtruar vetes pyetjen fatale: a kam apo nuk kam talent? A ka qene mosha qe m'i ka kthyer duart ne argjile, apo kam qene aq i ngathet saqe kam mundur te vegjetoj pa marre parasysh ne cfare periudhe kam jetuar?" Eshte nje pyetje qe pa dyshim shumica e artisteve qe ia kane shitur shpirtin e tyre qeverise se kohes, madje edhe ne demokracite si tonat, e kane peshuar ne fshehtesi. Edhe nese Kadare ka bashkepunuar ne regjimin e Hoxhes dhe nuk ka asgje ne kete roman te mrekullueshem per te sugjeruar se ai nuk ka qene, eshte mjaft e mundshme se 'Pasardhesi' ndryshe nuk do te shkruhej. Ashtu sic eshte, libri shtron pyetje per te cilat nuk mund te gjenden pergjigje te pershtatshme.
"The Monthly Magazine"
koha jone.
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
prsh
jam duke punuar nje studim shkencor mbi vepren e I.K. - Prilli i thyer
cdo ndihme do e mireprisja, cdo ide do t'me ndihmonte
flm per mirekuptim
E kam thėnė dhe e them, qė krijimtarinė e Kadaresė e prisja nė rininė time, si ai fėmija gjirin e mėmės. Dhe e di, jam i sigurtė, jo vetėm unė si lexues dhe pak belbėzues nė krijimtari, por edhe kolegėt e tij shkrimtarė, qė merrnin kurajo mė shumė. Krijimtaria e atėhershme e Kadaresė, ka qenė ajėr me mė shumė oksigjen, nė hapėsirėn e frymėmarrjes sė artit shqiptar.
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt