Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 138
  1. #111
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga kolombi Lexo Postimin
    Eh si jane miqte e vjeter,si puna e veres me kalimin e kohes.........lol.Thashe te KADARESE,jo te AGOLLIT..........
    "Ti ze pyet e thua prape
    ka poet arnaut stani
    te pergjigjem kish poet
    qe kur priste jatagani"

    keto jane disa prej vargjeve.............
    "Trendafilat e turkeshes"

    1. Kėnga e parė

    Marmaraja bojėgjelbėr, bojė e ēallmes sė sulltanit
    Ndrit nėn gjunjėt e Stambollit, portes plakė tė vatanit

    Cipė e trupit tėnd tė bukur e lėmuar si tespie
    Shket nė varkėn e pėrgjumur, feks me naze dashurie.

    Ti mė thua se pėr varkat s'bėj dot vjersha unė i ziu
    sipas teje vjersha bėnte veē poet Orhan Veliu.

    Tė pėrgjigjem se Orhanin e njoh mirė e ma ka enda
    Ky pėr varkat bukur shkruan, unė kėndoj ē'ka varka brenda.

    Ti zė qesh e thua prapė "ka poetė Arnautstani"
    Tė pėrgjigjem kish poetė qė kur priste jatagani.

    Nė Stamboll nėn jataganin ngrinte kėngė e ligjėrime
    Njė sulltan i poezisė, Naim Beu i tokės sime.

    Marmaraja bojėgjelbėr, bojė e ēallmes sė sulltanit
    Pėrkund varkėn tek turkesha i kėndon Arnaut-stanit.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #112
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Fjalet e teperta jane fukarallek...........Je fenomenale Core.Ma gjej te plote pls...........hugs.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pėrkthyesi: Librat e Kadaresė ishin tė ndaluar nė Rusi










    5

    Specialee Shtunė, Korrik 28th, 2012




    Pėrkthyesi rus Vasilij Tjuhin

    Pėrkthyesi rus Vasilij Tjuhin, i ftuar nga gazetari Qafoku

    .

    “Pas ‘Dimrit tė Madh’ konsiderohej shkrimtar antisovjetik, u botua vetėm pas vitit 1980”

    Vasilij Tjuhin ėshtė gazetari qė ka pėrkthyer veprėn e Ismail Kadaresė “Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur” nė rusisht dhe qė ka marrė pėr herė tė parė nė intervistė kėtė shkrimtar nė Rusi. Por tashmė ai vjen vetė nė rolin e tė intervistuarit pėrballė gazetarit Roland Qafoku, nė televizionin “Planet”.
    Cila ėshtė arsyeja e vizitės suaj nė Shqipėri?
    Mė ka ftuar Bujar Hudhri, botuesi i librave tė Ismail Kadaresė, pėr tė diskutuar pėr librat e tij dhe pėr situatėn nė pėrgjithėsi, sepse nė Rusi Kadare nuk njihet mirė dhe unė mendoj se ai ėshtė njė ndėr shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė botės.
    Pėrse vendosėt qė tė pėrkthenit Ismail Kadarenė…

    (Artikullin e plotė e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotėm tė versionit print).

    Me shume nga kjo kategori:
    ■“Nė Kodrėn e Kuqe ishim katėr, jo tre sa thotė Enveri”
    ■Dokumenti i gjyqit: Halim Xhelo i ka bėrė presion Enverit. I biri: Kam 20 vjet qė kėrkoj eshtrat.
    ■Halim Xhelo, Gjenerali qė i shkroi Enverit: Na ke vėnė litarin nė fyt
    ■Dokumenti sekret i Sigurimit: “Kufomat e tė vrarėve nė kufi mos ua jepni familjarėve”
    ■Telegramet qė shpallėn pavarėsinė nė Elbasan para Vlorės
    ■Dorėshkrimi i Kadaresė te Arkivi i Shtetit
    ■Nexhmija: Dorėshkrimin e ruaj me dosjet e Enverit
    ■Artan Hoxha, letėr tjetėr pėr SHISH: Pse e dua dosjen
    ■Biznesmeni: Policia mė trafikoi gruan e mė rrėmbeu fėmijėt
    ■Meksi: Akti i Pavarėsisė u firmos nga 40 veta, nė fletėn pas janė 6 emra






    5



    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Beni nje Koment





    Emri (duhet)

    Email (nuk do te publikohet) (duhet)

    DmMrb6fX

  4. #114
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Eshte e ēuditshme...!Madherisht mahnitshem,ky shkrimtar,shkruan ne menyre te pakohet.Cdo gje qe shkruan mund ta lexoje nje njeri i lindur ne vitin 1444 ose ne vitin 2084.
    Cdo Shkrimtar qe shkruan per Dashurine dhe Vuajtjet e njeriut mbetet gjithmone i pakohe. Ovidi shkruajti Artin e Dashurise ne shekullin e fundit BC. Nje veper qe edhe sote eshte akoma aktual, po te shikosh pertej personazheve dhe emerave mitologjik.

    Kadareja eshte produkt i sistemit komunist. Para disa ditesh nexhmia hoxha i tha se nuk duhet te mari neper goje sistemin e vjeter sepe ai ka qene shkrimtari me i perkedhelur i komunizmit. Pra ai ka qene klysh e pertej klysh komunisti, sepse i sherbeu atyre me zell. Jo vetem qe nuk kishte asnji far konkurrence por edhe sote ngaqe mbeturinat e ati sistemi akoma kane qeverine ne dore dhe gjith infrastukturat e tjera e mbajn ne piedestal sikur te ishte ky nje idhull i vertet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maqellarjot : 07-08-2012 mė 11:30
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  5. #115

    Poezi Nga Ismail Kadare


    NE 70 VJETORIN E TIJ



    Ismail Kadare lindi nė qytetin e Gjirokastrės mė 28 janar 1936. Atje ai kaloi fėmijėrinė dhe kjo la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin "Asim Zeneli". Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin "Gorki" tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kėto studime iu ndėrprenė pėr shkak tė krizės politike ndėrmjet Shqipėrisė dhe ish Bashkimit Sovjetik. Nė fund tė vitit 1990, dy muaj pas rėnies sė shtetit diktatorial, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, por mbajti lidhje mjaft tė shpeshta me Shqipėrinė. Ismail Kadare ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė. Kadare ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute. Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve dhe nderimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale. Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė 40 gjuhė tė huaja duke arritur kėshtu njė rekord tė pėrhapjes nė tėrė botėn e qytetėruar.

    Mė 28 janar kolosi i letrave shqiptare mbushi 70 vjeē. Me kėtė rast i urojmė jetėgjatėsi dhe krijimtari, qė ta pasurojė edhe mė tej thesarin e letėrsisė sonė kombėtare me kryevepra tė tjera.


    VALLJA SHQIPTARE



    Tri herė opinga rrahu dheun

    sikur kėrkoi leje prej tij

    pastaj shamia palėt ndehu

    me qetėsi dhe madhėshti.



    Kėshtu mes qiellit dhe tokės

    vallja u lind, vallja u shpall

    kėmba sinjale i jep tokės

    dhe dora qiellit i jep lajm.



    Dhe vallja rrokulliset tutje

    mbi kohra hedhur si hobe

    prilli pėrsipėr i hedh lule

    dhjetori borėn shkund atje.



    Valle shqiptare, shenja nė erė

    ylbere tirqesh tej-tėhu

    kush ju kėrceu ju njėherė

    dhe kėmbėt rob mbenė tek ju.



    Kush ra midis vorbullės suaj

    dhe s'u pėrshit dhe s'u pėrflak

    ju bubullima me opinga

    qė nėpėr shekuj brodhėt varg.



    IKJA E MOISI GOLEMIT



    Kjo rruga pėrdridhet

    si gjarpėr i zi

    pėr ku po vrapon

    gjeneral Moisi?

    Pelerinėn era

    ta ngre me tallaz

    gjeneral Moisi

    pluhur shumė lė pas.



    Kali pėrpin udhėt

    muzgu bie ngadal

    pse tė dridhet freri

    dorės gjeneral?

    Leshrat gjithė pluhur

    tė godasin sytė

    mbi boshllėk tė tyre

    balli i ftohtė i yt.



    Nata zbret mbi udhėt

    larg zjarre ēobenjsh

    gjeneral Moisi

    pėrse shpatėn zhvesh?

    Udha ėshtė e gjatė

    tutje teri nxin

    i ndėrgjegjes troku

    prapa oshėtin.



    Larg dy-tre shkėndija

    patkoi shkrepėtit

    ndan udhės sė madhe

    ndėrgjegjja jep shpirt

    Moisi ndėrgjegjes

    vallė si i re?

    Ajo ngrihet, bie

    mbytur gjak pėrdhe.



    Nata ėshtė e shkretė

    troku natėn mbush

    veē ndėrgjegjes sate

    prapa s’tė ndjek kush

    Nė kalldrėme shekujsh

    troku yt i zi

    Moisi i Golemėve

    Gjeneral Moj-Zi.



    DIMRI



    Dhe vjeshta i shkoi "fletėt e saj"

    i vėrtit era, i pėrpjek

    dimri si perandor kinez

    ngjyrėn e verdhė kudo e ndjek.





    Dhe kėto ré qe tani vijnė

    ndryshe nga retė e gjertanishme

    tė shkreta janė pa vetėtima

    porsi djerina tė mėrzitshme.



    Veēse nėn to qyteti zien

    me drita, zhurma dhe trafik

    dhe flokėt e tymta tė uzinave

    mbi supe i bien madhėrisht.



    Ja horizonti i bardhė i dimrit

    pėrballė peisazhit qė lėviz

    harxhon tė fundmen vetėtimė

    si reporteri tė fundit blic.



    KRISTAL



    Ka kohė qė s'shihemi dhe ndiej

    Si tė harroj unė, dalngadal,

    Si vdes tek unė kujtimi yt

    Si vdesin flokėt dhe gjithēka



    Tani kėrkoj unė posht' e lart

    Njė vend ku ty tė tė lėshoj.

    Njė strofė, notė a njė brilant

    Ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.



    Nė s'tė pranoftė asnjė varr

    Asnjė mermer a morg-kristal.

    Mos duhet vallė prap tė tė mbart

    Gjysėm tė vdekur, gjysmė tė gjallė?



    Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh

    Tė gjej njė fushė a njė lulnajė

    Ku butėsisht porsi polen

    Gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndaj.



    Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu

    Dhe tė tė puth e t'ik pa kthim

    Dhe nuk do tė dimė as ne, askush

    Harrim ish ky, a s'ish harrim.



    MALL



    Ca pika shiu ranė mbi qelq.

    Pėr ty unė befas ndjeva mall.

    Jetojmė tė dy nė njė qytet,

    Dhe rrallė shihemi sa rrallė.



    Edhe m'u duk pak e ēuditshme

    Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.

    Qiejt e ngrysur pa lejlekė

    Dhe shirat pa ylber nė mes.



    Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit

    Seē m'u kujtua sot pėr dreq:

    "Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,

    Kurse tė fjeturit janė veē".



    Nė ē'ėndėrr kemi rėnė kaq keq,

    Qė dot s'po zgjohemi vallė?...

    Ca pika shiu ranė mbi qelq

    Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall



    NĖ PARKUN QĖ E MBULUAN FLETĖT



    Nė parkun q'ė mbuluan fletėt

    Tė dy ne ecim qetėsisht,

    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta

    Qilim tė verdhė natyrisht.



    Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė

    Ju fanit njė muzg i vonė

    Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt

    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.



    Nga vagabondėt me cigare

    Ti mos u tremb e dashur kot

    Imazhin tėnd as dinosaurėt

    Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.



    Qė ti tė vije kaq e bukur

    Me kėta flokė, me kėtė hap

    Toka tė egrėn klimė e zbuti

    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.



    Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe

    Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.

    U desh tė zhdukeshin pėrbindshat

    Qė te kjo botė tė vije ti...



    TETOR



    Ti ike udhės sė pafundme

    Ku zverdhin drurėt gjetherėnės

    Mbi gjokse pellgjesh tani tundet

    I arti medalion i hėnės.



    Lejlekėt ikėn, fill pas teje

    Si stof i keq u zbeh blerimi

    Dhe ngjajnė toka, pylli, reja,

    Me negativin e njė filmi.



    Tani nė fusha shkoj menduar

    Ku nis tė fryjė erė e ftohtė,

    Ku ca mullarė tė gjysmuar

    Duken qė larg si Don Kishotė.



    Ē'tė bėj, po them me vehten time,

    Nė kėtė orė tė vonė tė muzgut,

    Ku qerrja baltave bėn shkrime.

    Tė lashta sa tė Gjon Buzukut?



    Do tė shkoj tė ulem pėrmbi pellgjet,

    Tė pi nė gjunjė duke rėnė,

    Nė grykė e di, do tė mė mbetet

    I ftohti medalion i hėnės.



    TI QAVE



    Ti qave dhe mė the me zė tė ulėt

    Se unė tė trajtoja si prostitutė.

    Athere lotėve tė tu s'ua vura veshin

    Tė desha, pa e ditur se tė desha.



    Veē njė mėngjes tė beftė kur u gdhiva

    Pa ty dhe bota krejt e zbrazėt m'u duk,

    Athere kuptova ē'kisha humbur,

    Ē'kisha fituar kuptova gjithashtu.



    Mė rrezėllinte si smerald mėrzija,

    Dhe lumturia ngrysej si njė muzg me re...

    Nuk dija kė tė zgjidhja nga tė dyja

    Sepse secila m'e bukur se tjetra qč.



    Se ish i tillė ky koleksion bizhush

    Qė dritė e terr lėshonte njėkohėsisht,

    Qė njėqindfish etjen pėr jetėn shtonte,

    Por dhe qė vdekjen ndillte njėqindfish.



    TĖ HUAJ JEMI



    Tė huaj jemi ne prej kohėsh

    Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.

    Si gurėt qė zėnė vend nė tokė

    Njė jetė vend ne kemi zėnė.



    Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur

    Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet

    Si dy qytete mesjetarė

    Me mure, heshta dhe me pirgje.



    Por natėn kur i lodhur truri

    Portat i Mbyll me qetėsi,

    Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda

    Njė shteg qė vetėm ti e di.



    Futesh dhe si n'rrugica parqesh

    Shėtit mes cirkonvolucionesh.

    Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,

    Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.



    Po kur mėngjesi zė ofrohet

    Nis shqetėsohesh befas ti.

    Dhe heshturazi del pėrjashta

    Nga shtegu qė veē ti e di.



    E dita vjen. Rrjedh prap jeta

    Dhe ne tė dy si dhe mė parė

    Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur

    Si dy qytete mesjetarė.



    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, shkurt 2006)

  6. #116
    gabim materiali
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 05-09-2012 mė 08:43 Arsyeja: gabim materiali

  7. #117
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Kadare, ēmim pėr humorin e zi dhe kafkian

    Shkrimtari Ismail Kadare vlerėsohet me ēmim pėr sensin e humorit tė zi dhe ironisė kafkiane nė letėrsinė e tij. Drejtori i Javės Ndėrkombėtare tė Letėrsisė dhe Artit Humoristik, “La Risa de Bilbao”, shkrimtari Juan Bas, ka deklaruar se ēmimi i festivalit do t’i akordohet shkrimtarit shqiptar, fitues i ēmimit “Princi i Asturias” dhe kandidat pėr ēmimin “Nobel”, Ismail Kadare, qė pėrmes njė “humori tė zi dhe kafkian” ka denoncuar “barbarinė nė Shqipėri”. Ismail Kadare do tė jetė i pranishėm nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit dhe do tė flasė pėrpara publikut bashkė me shkrimtaren Carmen Posadas. Nė kėtė edicion, me njė buxhet prej 350.000 eurosh do tė zhvillohen edhe tri sesione mbi temėn “Dialogu mes shkrimtarėve”. Tema e edicionit tė sivjetshėm ėshtė humori si armė kundėr barbarisė, nė cilėndo formė qė ajo shfaqet. Edicioni i tretė i kėtij festivali zhvillohet nga data 2-7 tetor dhe ka zgjedhur si kėndvėshtrim tė kėtij viti humorin si “njė armė sa mbrojtjeje, ashtu edhe sulmi” kundėr “barbarisė nė formėn e totalitarizmit, terrorizmit, margjinalizim kulturor…” dhe nė formėn mė tė pėrgjithshme “gjithēka qė ēon nė shkatėrrimin e kulturės dhe tė qytetėrimit”.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #118
    Ky eshte nje cop debili i rrjedhur.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #119
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Rikthehet “Gjenerali i ushtrisė vdekur”

    Hidhet nė qarkullim versioni i parė i “Gjeneralit tė ushtrisė sė vdekur” i Ismail Kadaresė qė pa dritėn e botimit pėr herė tė parė nė Revistėn “Nėntori” 1962.
    Njė vit mė vonė do tė botohej romani qė njeh lexuesi i gjerė: njė gjeneral dhe njė prift italian vijnė nė Shqipėri tė tėrheqin eshtrat e ushtarėve qė gjetėn vdekjen gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

    Bota me tė cilėn ndeshen merr pėrmasėn e njė zbulimi mė sė shumti psikologjik. Ėshtė vepra e parė e pėrkthyer e Kadaresė nė disa gjuhė tė huaja e qė i dha atij njohje ndėrkombėtare. Qysh atėherė vepra ėshtė ribotuar shumė herė nė Shqipėri dhe Kosovė. Ndėrsa tregimi, tri herė nė revistat letrare “Nėntori”, “Zėri i Rinisė” dhe “Jeta e Re”.

    Botimi i ri vjen nga shtėpia botuese “OM”, enti mė i ri botues nga Kosova. Lexuesi merr nė dorė versionin e tij tė parė, qė do tė thotė njė tekst burimor pothuajse i harruar. Tregimi botohet edhe me ilustrimet qė e kanė shoqėruar atė nė revistėn “Nėntori”. Pra, pėrveē dizajnit qė ėshtė i ri, gjithēka ka vlerėn e mbrojtjes sė tekstit burimor. Vihet nė qarkullim teksti, nga i cili doli vepra mė e njohur shqiptare. “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” shoqėrohet nga njė parathėnie e gjatė dhe analitike e Ag Apollonit, studiuesit, poetit e dramaturgut shqiptar.

    Parathėnia fillon me gjenezėn e “Gjeneralit...”, siē e quan shpesh Apolloni, pėr tė vazhduar mė tej me njė studim tė detajuar tė kėtij tregimi. Botimet kritike (“critical editions”) janė niveli mė i lartė i botimit tė njė vepre, sepse shoqėrohen me njė analizė tė thellė kritike dhe dallohen pėr seriozitetin dhe pėrkushtimin qė kanė ndaj tekstit dhe autorit.

    Drejtori i shtėpisė botuese “OM”, Xhemajl Avdyli na siguron se pėr kėtė botim kritik ėshtė punuar me seriozitet dhe pėrkushtim tė madh, ndaj edhe priten reagime pozitive. “Gjithsesi, njė falėnderim tė veēantė meriton shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare, i cili me kėnaqėsi na e dha lejen pėr botimin e tregimit tė tij”, thotė pėr “Shekullin” Avdyli. Ndryshimet qė ka sjellė koha e qė pa dyshim shoqėrohen edhe me kėrkesa tė tjera ndaj librit e ka bėrė stafin e kėsaj shtėpie botuese tė jetė e vendosur pėr t’i sjellė lexuesit libra tė njė rėndėsie tė veēantė, qoftė nė prozė, poezi, dramė, apo edhe nė studimet letrare, tė cilat i kanė munguar mjaft lexuesit shqiptar. Pritet qė javėn e ardhshme “Gjenerali...” tė qarkullojė edhe nė libraritė e Tiranės.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti?
    ...........
    .......
    Etj
    Etj

    Me te vertete, ku ti kerkoj? Ska mbet as nam as nishan.

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •