Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 138
  1. #81
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    "Tre mijė vjet...Akoma zjarret e Trojes
    si floknaje e kuqe mė rrinė nė sy.
    Po mė i tmerrshėm se zjarret, kumet e vomet
    ishte fundi fare,
    kur u bė qetesi.


    Troje e braktisur.
    Gėrmadhė
    Hi i ftohtė
    dhe poshtė ne tė vdekurit shtrirė rresht.

    Dhe papritur, nė muzg sipėr tokės se mardhur
    u ndje diēka qė atė ēante pėrmes.

    Ē'ishte kjo gėrvimė kėshtu, kjo jehonė?
    Vumė veshin. Kuptuam, grekėt e ligj
    pėrmbi qėndrėn e qytetit me parmėndė lėronin
    pėr tė thėnė se Troja pėrjetė vdiq."
    ... ... ...

  2. #82
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Kadare: "E penguara" nuk i kushtohet Drita Ēomos

    "E penguara, requiem pėr Linda B", romani i ri i Ismail Kadaresė i kushtohet vajzave shqiptare tė internuara. Kėshtu e pėrmblodhi pėrsėri homazhin me pak fjalė shkrimtari gjatė prezantimit tė djeshėm tė veprės sė tij komplete. Nė kėtė mėnyrė ai pėrgėnjeshtroi lajmin e dhėnė nė disa tė pėrditshme se ky roman i kushtohet Drita Ēomos, vajzės sė Liri Belishovės. "Libri flet pėr njė njeri tė penguar. Zakonisht nė traditėn e letėrsisė botėrore pengesėn e krijon fati, kėtu ėshtė pėrshkruar njė pengesė e njė tipi tė ri mė tė vonshėm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet tė gjithė vajzave shqiptare qė kanė pėsuar internimin dhe jo njė emri, apo njė tjetri. Vajzat shqiptare kanė thithur brengėn shqiptare", - pohoi Kadare. Pėrmbledhja me 20 vėllime e krijimtarisė sė Kadaresė ėshtė pėrgatitur dhe botuar nga shtėpia botuese "Onufri". Njė letėrsi e shkruar nė harkun kohor tė gjysmė shekulli.


    Tek tė rejat e "Veprės sė Plotė" janė futur romani "Aksidenti" botuar sė pari nė frėngjisht dhe eksperimenti letrar, siē e quan autori, "Sorkadhet e trembura" njė rrėfim pėr skenar filmi artistik.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    Shqipėri e sertė
    Borė e shi medet
    Treqind beteja
    Katėrqind vjet...

    ps
    _____
    Kėto vargje tė Kadaresė i kam lexuar, ka mė shumė se 30 vjet, nė njė nga numrat e revistės "Nėntori" Ėshtė me sa mė kujtohet sall njė fragment poezie.

    E, si mund tė thuhet mė shumė nė vetėm katėr vargje?!
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

  4. #84
    Tunelet

    Metro Arbatskaja.
    Njė linjė ikte djathtas,
    Tjetra majtas vinte.
    Lamtumirė, thamė ne.
    Konduktorėt flamurthėt ngritėn
    Dhe si gojė tė zeza tė Harrimit
    Tunelet e zeza na gėlltitėn.

    Moskė, 1958
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #85
    Pėrcjellje vargjeve

    U nisėt,
    Rruga ėshtė e gjatė.
    Nė tė ka dhe diell, dhe ujq, dhe natė.
    Shkėlqejnė vetėtima tė rreme lavdie,
    ēakejtė ulėrijnė nėpėr korije,
    E gjatė udha, shum' e gjatė.

    Do tė keni vallė fat nė tė largėtin shtegtim,
    Apo eshtrat do t'ju mbesin botės tejembanė,
    Nė varre tė panjohur, nėn tufane,
    Shqyer ujqish shkretėtirave,
    Gojėn plot me rėrė
    Do tė jepni shpirt, duke mė mallkuar
    Qė mė te fortė nuk ju bėra?

    Nė secilin prej jush
    Ca gjak dhe copa nervash vura
    Dhe njė dorė balte Shqipėrie,
    Qė mbi dhe,
    Kushdo qė t'ju pjekė vendeve tė huaja,
    Mos guxojė t'ju quajė
    Person pa atdhe.

    Dhe rrugės po t'ju roniten fjalėt si fletėt,
    Ikni mė larg,
    Le t'ju ngjani skeleteve,
    Fjalėgjysmuar
    Gjymtyrėgjymtuar.
    Nė pafshi si vdes rrugės ndonjė strofė e trishtuar,
    Ikni mė tej
    Ajo le tė vdesė,
    Mėkati pėr tė mbi mua le tė mbesė

    1961
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #86
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Mbarova dje librin 'Aksidenti' te Kadarese. Nga sa kam lexuar prej krijimeve te tij, mund te them se ky liber eshte krejt ndryshe.

    Nuk e di eshte thjesht mendimi im, por i ngjet disi menyres se te shkruarit te Kunderes tek ky liber.

    Disa here me pelqente menyra si i pershkruante gjerat/njerzit por kish dhe raste kur mendova se i kish rene shkurt sikur s'e kish mbaruar mendimin...Me beri pershtypje stili i thjeshte me te cilin pershkruante maredheniet e ciftit, pa qene banal (si shpesh kam lexuar nga autoret e sotem shqiptare), por ne te njejten kohe duke shprehur sensualitetin e mardhenieve, ndoshta dhe duke dale disi nga 'normalja'.

    E sugjeroj librin, lexohet shpejt dhe ka mjaft mendime qe mund t'i marresh me vete pasi ke mbaruar leximin.

    Ndoshta po pata kohe mund te sjell pjese nga libri ne te ardhmen.

  7. #87
    Ēufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Kadaren se kam dururar dot s shkrimtar, asnjehere nuk me kane pelyer apo terhequr veprat e tij. Mund ta kem lexuar shume si autor, dhe prap se honeps dot. Mund te jem nga te paktet, ne mos i vetmi, qe skam aspak simpati per te, si individ, ashtu edhe si autor.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "Aksidenti" i Kadaresė, ta lexosh, humbje kohe

    "Aksidenti" i Kadaresė, ta lexosh, humbje kohe

    » Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:12

    "Financial Times"

    Unė ndihem i privilegjuar, qė e di se si ka qenė shekulli i 19-tė. Jo tė kem njė ide tė mirė nėpėrmjet kėrkimit apo imagjinatės, por ta kem kėtė ide sepse e kam parė dhe e kam jetuar. Nė vitin 1987, unė bėra njė udhėtim nė Shqipėri dhe pavarėsisht nga fakti se kryeqyteti, Tirana, ishte i zymtė dhe gri dhe ekspozita e vetme nė Muzeun Kombėtar ishte mjaft e rezervuar, ai ishte ende njė qytet qė kishte fytyrėn e tij. Por, kur shkoje nė zonat rurale, tė dukej se ktheheshe 100 vjet prapa, ndėrsa shihje fshatarėt tek ecnin pa kėpucė. Tė jetoje nė Shqipėri nė atė kohė, ajo ishte domethėnia e vėrtetė e pėrvojės pas Perdes sė Hekurt. Sado keq tė ishte nė Hungari apo Poloni, mund tė ikje gjithsesi. Por, Shqipėria ishte njė bunker, njė bunker i tmerrshėm.
    Ismail Kadare, i lindur nė 1936 ishte nė fakt i vetmi shkrimtar nga Shqipėria qė mori famė ndėrkombėtare. Novela e tij e 17-tė, "Aksidenti" ėshtė njė rrėfim pėr Ballkanin pas rėnies sė Murit tė Berlinit, por pėr ata qė nuk e kanė pėrjetuar ēmendurinė e diktatorit Enver Hoxha ėshtė e vėshtirė tė vlerėsojnė njė paragraf ku protagonistėt pėrshkruajnė pėrshtypjet gjatė njė vizite: "E pabesueshme' tha ajo pas njė pauze... restorantet pėrgjatė rrugės me emrat e Hollivudit ishin tė jashtėzakonshėm, kishte shumė vila me pishina private, komunistėt e dikurshėm ishin kthyer nė oligarkė dhe shtresa e mesme njė zot e di se ē'transformim po pėsonte…"
    Aksidenti nis nė mėnyrė premtuese me vdekjen nė njė aksident nė Austri tė njė ēifti shqiptar, ku njė prej tė cilėve, punonte pėr Kėshillin e Europės. Aksidenti nuk ushqente dyshime, por agjencitė e shėrbimeve sekrete nė Ballkan besonin tė kundėrtėn, dhe njėsoj si tė ishte vdekja e princeshės Diana, gėrmuan gjithfarėlloj teorish konspiracioni pėr kėtė.
    Si njė veteran i Shqipėrisė staliniste, Kadare ka dhuntinė tė pėrshkruajė paranojėn dhe tė pėrdorė suspansin gjithandej, ndėrsa "Aksidenti" ka shumė refleksione tė ēuditshme pėr historinė kaotike tė Ballkanit nė 20 vitet e fundit: "mirėnjohjen e serbėve pėr mbrojtėsit e tyre dhe inatin ndaj shkatėrruesve, qė mendohej se do tė zgjaste pėrgjithnjė por qė ka nisur tė zbehet.
    Zotimi i tyre pėr hakmarrje, inati dhe nostalgjia pėr tė shkuarėn tashmė kujtohet me kuriozitet mė shumė sesa dhimbje".
    Megjithatė, kjo ėshtė njė novelė e mėrzitshme dhe personazhet kanė thellėsinė e njė flete letre.
    "Aksidenti" vjen me njė rekomandim tė shkrimtarėve tė organizatės "Pen International". Por, ata duhet tė ndihen tė turpėruar qė kanė dhėnė njė rekomandim tė tillė, pasi ky libėr mund ti heqė lexuesve interesin pėr letėrsinė njėherė e pėrgjithmonė.
    Ismail Kadare ėshtė kthyer nė njė figurė qėndrore tė qarqeve letrare, mė shumė sepse ai ka qenė brenda totalitarizmit. Duhet tė kujtojmė se shumė kampionė tė demokracisė dhe fjalės sė lirė qė dolėn nga komunizmi, shumė prej shkrimtarėve tė Europės Lindore qė keni dėgjuar, e nisėn karrierėn duke e mbėshtetur sistemin apo duke mos bėrė asgjė pėr ta kundėrshtuar atė, derisa krijuan stilin e tyre. Kadare ėshtė te tė shtatėdhjetat dhe nė vitet e fundit, veprimtaria e tij ka qenė modeste, edhe pse ai fitoi ēmimin e "International Man Booker Prize" nė vitin 2005. Ashtu si Kundera, Kadare ka jetuar nė Paris dhe duket se miklimi i intelektualėve francezė ėshtė i dėmshėm pėr prozėn. "Piramida" e botuar nė vitin 1993, qė flet pėr ndėrtimin e piramidės sė Keopsit, ėshtė njė alegori e Shqipėrisė sė Enver Hoxhės qė ndoshta duket kurioze pėr tė njohur Shqipėrinė, por nuk ėshtė aq e kėndshme pėr ne tė tjerėt.
    Duhet tė kthehesh prapa deri te "Dosja H" qė ėshtė botuar nė vitin 1981 pėr tė gjetur diēka qė i ngjan njė novele tė vėrtetė; historisė interesante tė dy studiuesve qė vizitojnė Shqipėrinė nė vitet '30 pėr tė studiuar poezinė epike shqiptare. Nėse ndiheni tė joshur nga Kadareja dhe nė fakt duhet thėnė se ai ka talent tė konsiderueshėm, duhet tė zgjidhni novelat e hershme tė tij; "Prilli i Thyer" nė 1978 apo i preferuari im, "Gjenerali i Ushtrisė sė Vdekur" nė 1963. Njė histori e dhimbshme e njė gjenerali gjerman, qė vjen nė Shqipėri pėr tė rikthyer nė vendin e tij eshtrat e ushtarėve gjermanė tė Luftės sė Dytė Botėrore, do t'ju bėjė tė kuptoni pse shumė e konsiderojnė Kadarenė si njė novelist. "Aksidenti", pėr fat tė keq ėshtė njė humbje letre dhe kohe pėr kėdo, qė nis ta lexojė atė.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Aksidenti, njė roman ambicioz

    Aksidenti, njė roman ambicioz

    » Dėrguar mė: 10/08/2010 - 14:06

    Jean-Paul Champseix


    Romani i fundit i Ismail Kadaresė, pa dyshim, do t'i befasojė lexuesit e tij tė zakonshėm. Periudha komuniste, edhe pse ėshtė pėrmendur, nuk ėshtė mė nė plan tė parė dhe vetė Shqipėria nuk ėshtė mė shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se nė tėrė veprat e kėtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtė me "Aksidentin", i cili ka tė bėjė kryesisht me natyrėn e marrėdhėnieve dashurore. Njė ēift qė jeton njė dashuri tė gjatė, edhe pse shumė tė stuhishme, pėrfundon nė njė humnerė, pas gabimit tė njė shoferi taksie. Kryhet njė hetim, nė pėrpjekje pėr tė rindėrtuar ditėt e fundit tė viktimave.
    Si gjithmonė, te Kadareja ėshtė e pamundur tė vendosėsh fakte. Realja tė shpėton, pėrvidhet, tretet ose merr forma qė sfidojnė logjikėn. Nuk bėhet fjalė pėr subjektivitetin e thjeshtė njerėzor ose tė mosrrjedhshmėrisė sė dėshirės ose tė rindėrtimeve. Realiteti ka tė bėjė me tjetėr gjė. Tė gjallėt nuk janė veēse pėrdorues tė njė universi, qė i shohin veē dukjen.
    Kadareja, atėherė kur jetonte nėn diktaturėn staliniste dhe tė turpshme tė Enver Hoxhės, nuk pati kurė mundėsi tė trajtonte temėn e seksualitetit. Nė kėtė vepėr, ai i kushton njė vend tė paparė mė parė. Megjithatė, erotizmi merr aspektin shqetėsues tė shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.
    Ky roman ambicioz, kundėr rrymės - e pakta qė mund tė themi pėr tė - shkėlqen nė njė arsyetim tė stėrholluar, tepėr tėrheqės, qė bėhet magjepsės me tė gjitha pistat qė hap. Raportet e ēiftit kthehen nė njė antropologji tė thurur me tregime tė panumėrta, tė para si "rrėfimi i tė vdekurve". Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarė para kohe nė trurin e tij "qelizat pararojė, vetė ato qė ripėrtėrijnė artin" (Bisedė me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftė, disa prej tyre duhet t'i kenė rezistuar goditjes… Hetuesi, nė fund tė romanit, jep frytin e pėrsiatjes sė tij nė shkėmbim tė pasqyrės qė do tė marrė me vete nė varr. Ai harton njė testament, duke dėshiruar qė varri i tij tė hapet pas njė mijė vjetėsh, sepse ėshtė i bindur se "pasqyrat, te tė cilat gratė zbukuroheshin pėrpara se tė putheshin, ose tė vriteshin, diēka thithnin prej tyre. Mirėpo nė kėtė botė shėrfillėse askujt nuk i kishte rėnė ndėrmend tė merrej me to".

    ("La Quinzaine Litteraire") Nėntor 2008
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Dy komente ku njeri kundershton tjetrin kush ka te drejte valle?!Nuk e kam lexuar akoma kete roman te Kadarese por me ben pershtypje diversiteti i ketyre dy komenteve qe nuk e kam idene se c'rol do te luajne ne ecurine e romanit.Natyrisht gjithkush ka kendveshtrimin e tij personal nga ku e sheh dhe e percepton nje roman ,por kushdo qofte ai askush nuk mundet te garantoje pa anshmerine dhe objektivitetin ne kritiken e tij...Megjithate Kadareja eshte nje dhe i vetem, i madh per nga permasat e krijimtarise se tij sepse eshte i vetmi shkrimtar shqiptar qe me talentin e gjenine e tij arriti me menyre te persosur e koincize te ngreje ne art historine ,mitet,balladat dhe traditat shqiptare.Ai eshte shperhesi me autentik i shpirtit dhe artit shqiptar,i paperseritshem,i pa arritshem dhe i pa vdekshem si nje nga burrat me te shquar qe ka lindur rraca dhe gjeni i lashte i shqipes...

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. Leter drejtuar Ismail Qemal bej Vlores
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:14
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •