Close
Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 127

Tema: Vallja

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    MARREZIA

    Vezullon kjo kupe e qiellit,
    Si ne enderr mes vegimit.

    Ne mes agut ne medyshje
    Kthej permbys kupen e qiellit

    Fal frymezime ne mengjese
    I pafaj si cilimi

    Nga marrezia nga meria
    Theva kupen si kristal

    Kupa ime gjak i ngrohte,
    Ngrohur thelle nga dashuria...
    Shtepia e vjeter

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    PORTRET

    Nėnės time

    Syte i ke si qielli,
    Ballin si deti,
    Buzet-- shkretetire.

    Gjoksin lume te thare,
    shtatin pyll te djegur.
    Shpirtin-- rreze diell...

    Vlore 1984
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 14-06-2002 mė 12:29
    Shtepia e vjeter

  3. #53
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    si gjithmone..

    I magjishem.
    Tani qe u ktheva kuptova se poezite e tua ishin ajo qe me kishte munguar me shume.
    Faleminderit nga Krispi

  4. #54
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Per: Vijon

    Postuar mė parė nga deti_bajri
    LUMI IM A LOTI IM ESHTE SI KRISTALI


    Nga hapesira nuk rrjedh lumi, budalla!
    Nga hapesira nuk rrjedh lumi si kristali,
    Nje nate vere ti ke lindur nga marazi.

    Kot pi kupa me frymezime, budalla!
    Mandaj thua nga mendimi m’u rrudh balli!

    Pse udheton kembezbathur budalla!
    Mandej thua jam plagosur si lume mali!

    Te dhemb balli bashk me syte nga drite e marre,
    Nuk mesohesh dot me keto gezime!

    Me mos na shit mend, o budalla!
    Se lumi yt na paska uje kristali!



    Ejjj..po pse me pelqen kaq shume mua kjo? Shiko pak si e perfytyroj une kete skene: perballe teje nje gjykates me kamzhik qe te fshikullon per ca gabime a faje qe ti i ke bere , s'merret vesh se kur, as ka rendesi se kur, dhe ti krejt i hutuar nuk kupton per se po e merr kete denim, vetem sheh gjykatesin me shprese qe atij t'i hyje sado pak drite ne trurin e erresuar nga urrejtja, dhe te te shpjegoje se c'faj ke ti qe ke lindur ne nje nate vere te tille, sepse ne fakt ti e mban mend krejt ndryshe ate cast, po hajt t'i mbushesh mendjen gjykatesit , qe po i cahet zemra nga zilia qe ti je aq i forte ne durimin tend, dhe pikerisht atehere kur atij s'ia pret mendja, ti fillon dhe i thua nja dy vargje te Shekspirit, te cilat ky i varfri i kish shkruar per nje Jago qe ka jetuar 200-300 vjet me pare:

    Nuk je zilar se ke nje shkak
    por je zilar se je zilar

    Gjykatesi te sheh si idiot, nuk merr vesh pse i reciton ti keto, pastaj fap i ndizet nje drite ne tru, i bie kamzhiku nga dora dhe nguroset nga hutimi. Atehere ti shkon i qete rruges tende, por koken e kthen here pas here pas, se rruga jote ka shume gjykates qe te ngjiten si rrodhet e veres pas bluzes, po hajt mo, pune e madhe...e ka thone Kadareja ...shqiponjat fluturojne lart....dhe vate ajo pune....

    Te fala Pentesilea e dehur pa pire

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Pentesilea...

    Pentesilea,
    Dehesh e papire?
    E di, eshte dehje e embel. me e embla qe kam provuar ndonjehere. Dhe dije, as qe kam per te care koken per ate gjykatesin qe thua ti, dhe qe me bertet mua. Dhe e gjitha eshte pa shkak, shume gjera behen thjeshte se duan ti bejne njerzit, sepse kane lindur te tille, ca te mire, ca te keqinje, dhe te ndryshem....
    Te gjitha keto dihen, e reja dhe e bukura eshte se ti me lexon mua, dhe kjo me pelqen, me gezon, dhe une nga gezimi qesh e qesh e qesh e qesh....
    Shtepia e vjeter

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    PUSTERR


    Ne pusterr po hidhet copa-copa drita,
    Shkulur bashk me rrenjet e rrezes veshtullore.
    S'ka shami te kuqe, as zogj te pispillosur,
    Veē nje dore e shqyer dergjet ne bregore.

    Ti kerkon nje vel te vjelur prej shume vitesh,
    Ne ahurin tend ku enden kukuvajkat.
    E gjen vec nje pende te korbit sqepharbuar,
    Ne kermat e perdala, te zh'bera, te tradhtuara.

    Po dehesh me kete ere te mykur ne qilar
    Dhe ne pusterr po mbledh dhe driten e amshuar,
    E lart po thahen gjethet, venitur prej trishtimit.

    .................................................. .......

    Keshtu erdhi lubia nje nate pa yje shume
    Lubia ka pushtuar krejt fushen me bregore
    Nuk ka me drite te kuqe, as rreze veshtullore...

    E shtune, 15/06/2002

    *) Pusterr-- pus i erret -- pusterr
    Shtepia e vjeter

  7. #57
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    o det!!

    vazhdoj perzhitur e ngazellyer ne vargjet e tua o vlla! vazhdo dhe ti me postimet. urime!! me pelqen shume, shume...

    ani

    p.s. ...sidomos zgjedhja e fjaleve.

  8. #58
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Si jane keto fushat me bregore?


    Ndersa keto:

    Po dehesh me kete ere te mykur ne qilar
    Dhe ne pusterr po mbledh dhe driten e amshuar,
    E lart po thahen gjethet, venitur prej trishtimit

    me sjellin ndermend nje kenge te "Ferrit" (D. Aligieri) kushtuar Paolo Malatessit dhe Franceska da Rimines...
    Kjo poezi ka ankthin e ferrit dhe shkelqime te largeta te parajses, ah po, edhe banalitetin e purgatorit...Me pelqeu dhe me lodhi shume njekohesisht...

  9. #59
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Per: Vijon

    Postuar mė parė nga deti_bajri

    PIKEPYETJE


    Kur shndrit dhe shuhet dielli,
    Kur ndodh eklips i gjate,
    Kur lind dhe sapo lind vdes foshnja,
    Kur vyshket pa celur nje gonxhe.

    A duhet te shohim gurezit?
    Gurezit e shndritshem te lumit?
    Apo te ngjitemi ne maje te malit?
    Dhe te thithim ajrin e rralle.

    Kur dielli ne qiell shuhet,
    A duhet te kerkojme neper terr?
    Te gjejme pak fosfor eshtrash
    T’i bejme drite shpirtit te gjalle?

    Vertet, ēfare duhet bere? Une them :

    Te gjejme pak fosfor eshtrash
    T’i bejme drite shpirtit te gjalle

    Ka shume nevoje i gjori te shohe rrugen ne te erret. Apo nuk eshte bere bota si kopesht zoologjik. Ti kujton se ke perpara nje lepur, ai fap te del rreqebull, hajde vrite po deshe...Denohesh me ligj...Atehere? Duro te cjerrat dhe te kafshuarat... Per siguri bej ndonje tetanoz....
    Det, o det , i kalter det...
    Ku ke humbur dhe s'po ndihesh
    Jashte ka plasur nje rremet
    Mos mendo se mund te fshihesh
    kaq i madh dhe i paane
    nuk ka burg qe mbrende te mban...
    Hajt dil tani, boll fjete gjume
    Vish kepucet dhe nisu n'pune
    Vapa e madhe po te mbyt
    Por ti hic spo e can kryt...

    EJjjj, po s'qeka aq e veshtire me bo vjersha...Hehehee...Kadale , kadale po ia morim doren...Hajt se t'vegjel jena e do rritena...

    Pershendetje per keta miqte ketu...lol

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Tretja e shpreses

    Ajo po iken si vesa ne diten e veres,
    Ne agun e murrme perbiron hapesires me yje.
    Me ballin e rreshkur nga shpresa mbetem i vyshkur,
    E thahem e zverrdhem si gjethi mbetur ne hije

    E prape nje bulez dalloj ne barin e njome,
    Perpiqem ta ruaj pa tretur me locken e fjales sime;
    Po vesa ngrihet fluid hapesires me yje.

    Me mbetet vegimi i saj ne doren si gjethi
    I zhytur ne terrin e zi te shpreses se humbur,
    Ne hic katandiset materia e veses se tretur...
    Shtepia e vjeter

Faqja 6 prej 13 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •