Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 127

Tema: Vallja

  1. #41
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ....

    KRISJA E ZEMRES




    Mė duhet tė thyej kurrizin
    Nė pragun e ngurtė tė vetmisė
    Ti je e vetme nė heshtje
    Me goglėn e vogėl nė mes

    Po digjet cigarja nė buzė
    Vetiu tymi gjallon
    Shtatėzėnė mendimi i krisur
    Gurrave tė gjinjėve buron.

    Pastaj i mbytur nė arkėn
    E drunjtė prej lisi tė thatė
    Nė natėn e ftohtė kallkan
    Tė zhytur nė tokėn e lagėsht.

    Kam mbetur i mbytur nė vaje
    Prej ditės dhe motit tė shkuar
    Hepohem nė gjoksin e larė
    Pranverės me lajle mbuluar.
    Shtepia e vjeter

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    MURTAJA



    Tymi i mbushur me farmak
    I ra malit nė kėtė muzg.
    Nė agim nė asnjė varg
    S’kishte mbetur asnjė lule…
    Shtepia e vjeter

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    SHTĖPIA



    Tani tė rrėfej nuk kam guxim
    Pėr netėt e pagjuma nė njė mal
    Nė tokėn e pushtuar nga eklipsi
    Kam betur fillikat si ushtar.

    Dhe ngroh dy duar tė bebes lozanjare,
    Mbetur nė mes malit, nė stuhi.
    Si kob na sillet vdekja mėkatare
    Nė pyjet me ulkonja dhe lubi.

    Po pres kėtu inatin e tufanit
    Me beben gjoks mė gjoks tė pėrqafuar
    Por nata s’ka tė sosur, tė mbaruar.
    ……………
    Tani! Po lind agimi rrezear
    Nė tokėn e rrėnuar nė stuhi
    Me beben kemi ngritur njė shtėpi.
    Shtepia e vjeter

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    VRASJE



    Nje zog a behet xixe?
    Xixe qe xixellon ne terr?

    Ka qene nje zog i bukur,
    Zog me fjale njeriu.
    Ndoshta ka qene njeri,
    Njeri me fjale fluturake.

    Dhe e vrane zogun,
    Se kendonte per diellin.

    Mos u cuditni; ka qene
    Zog me fjale njeriu,
    Ndoshta ka qene njeri,
    Njeri me fjale fluturake.

    Nje nate zogu u be xixe.
    Xixe qe xixellon ne terr...
    Shtepia e vjeter

  5. #45
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Perēartje poetike, aliteracion gerryes, pervelues, xxxxxxxxxx,
    enderr e fshehte per fluturim... Ku ke qejf te fluturosh ti Deti?

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Faleminderit...
    Ne te vertet une do doja te fluturoja...se ku se di, por do mjaftonte fluturimi... E merr me mend se ku? Vetem ti mund ta dish se ku dua te shkoj une...xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx...
    Nje dite te bukur vjeshte, vjeshte e hershme sigurisht, pa u ngjtur dielli ne zenit, do jem duke fluturuar, sigurisht...kush do jete me mua?

    Do jete dita ime...

    Faleminderit,
    Shtepia e vjeter

  7. #47
    I HUAJ I PANJOHUR... Maska e BAD00355
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    BRENDA VETES!
    Postime
    68

    Wink ...

    KUR TE LODHESH NDENJURI TROTUAREVE.KUR TE MERZITESH NGA VETJA JOTE.KUR TE IKESH NGA HALABAKET.KUR TE RENDESH DREJT PLEQERISE SE THELLE(ASAJ TE SHPIRTIT).KUR DASHURIA TE TE SHPIFET(NESE S'TE ESHTE SHPIFUR AKOMA)DHE TA KUPTOSH SA GABIME KE LENE PA BERE.KUR TE KUJTOHESH PER SHENIMET QE NE PLEHRA HODHE NGA INATI SE KAFEN S'TA KISHIN BERE TE MIRE.KUR TE KUPTOSH SE S'KE BERTITUR AS PAK AS SHUME POR SHUME PAK.KUR TE HARROSH SE SA E RREZIKSHME KA QENE JETA E POETIT...
    KUJTOHU TE SHKRUASH EPITAFIN TEND.MOS LER TA BEJNE TA TJERET.NUK KE NEVOJE PER MESHIREN E TYRE.
    OH ME FAL!E KE BERE GATI QE TANI.NUK E DIJA QE ZGJUARSIA JUAJ ARRINTE DERI ATY.ME FALNI JU LUTEM.
    NE C'HON PASKE RENE.ATY RAFSHA DHE UNE.(NESE S'KAM RENE AKOMA)

    DJE PASHE NE ENDERR F.B.SA ZIHEMI NE HARRAKATET!

    MARTINI QE PO PIJ UNE ESHTE I BARDHE.JU TE TILLE E PINIT?
    BIRIARROGANTiDJALLIT

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Per: Vijon

    Postuar mė parė nga deti_bajri
    DIGJI MEKATET



    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
    Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
    O Dielli im rrezebucites!

    O Diell bablok pa rrudhe ne balle
    Flaki dorezat, flake kapelen,
    I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
    Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

    O Dielli im, po rrjedh agimi
    Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
    Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
    Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.

    1989
    Miku im!
    Nuk e egzagjeroj je SHEKSPIRI i poezisė sonė!
    Do tė komentoj kur tė shlodhem, se mė lodhe, sinqerisht mė lodhe me kėto Margaritarė tė Dhėmbjes ØMakabre!
    Agim Doēi

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    ...

    Te falenderoj Agim...
    E cfare mund te them une pas asaj qe me ke thene? Eshte e pafund kenaqesia qe provon kur merr te tilla vleresime, sidomos nga ti Agim Doci!
    E nuk me mbetet gje tjeter ne dore, vetem te te falenderoj pafund, dhe te shkruaj perseri e perseri...

    Pershendetje,

    Deti BAJRI
    Shtepia e vjeter

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Ripostim

    DISKU

    Ah si sillet rrotull bota,
    Si nje disk i madh muzike.
    Si nuk behet copa-copa
    Nga acar i kesaj dite.

    Oh si fryne kjo ere e ftohte,
    Neper sy e neper zemra,
    Na ka thare, na ka bere kocke
    Sy pa gjak, e gjak pa endra.

    Po do te vije nje dite PENDIMI
    Ne mekate do te jete bota,
    Si nje disk i keq muzike
    Do te behet copa-copa!

    Si feniksi do te rritet
    Nga germadhat serish bota
    Le te vije pra ai mengjes
    Kur do behemi copa-copa...
    Shtepia e vjeter

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •