Vijon
Trokitje ritmike nė derė.
Tak-tuk, tak-tuk, tuk-tak. Ejona me vajzėn nė krah hap derėn.
Mbiquhem Uji i Distiluar. Ju lutem zonjė e nderuar kini mirėsinė ti bėni zė burrit tuaj fisnik, se kėtu nė paradhomėn tuaj tepėr tė ngrohtė dhe miqėsore po pres me padurim ta takoj.
Mirėsevini Uji i Distiluar, them unė duke i ofruar njė karrige kėrcitėse.
Zotėri!
Tė mė falni por jam i detyruar tju them se keni tė bėni me qenien mė tė pastėr nė botė, Ujin e Distiluar!
Prandaj kujdes, unė nuk dua tė prish sadopak imazhin e pastėr qelibari tė shpirtit tim. (Ai po thante gotėn e dytė tė ujit me sheqer).
Kam mbajtur njė ditar tė gjatė dhe mora vesh se ju keni lėēitur tė tėrin. Aty janė tė gjitha shėnimet e mia, vrojtimet, esetė, komeditė me njė akt, kėngėt, poezitė, romancat si dhe tė gjitha studimet e mia shkencore. (Ai kapėrdiu gotėn e pestė tė sherbetit).
Zotėri, motra ime kėngėtare, nuk kėndon mė, dhe edhe si femėr nuk bėn. Nga njė dyzinė dashnorėsh qė kishte tani ajo ka vetėm njė pijetar klasiko kronik. Unė, siē e shikoni vuaj nga diabeti, dhe jam zhytur nė broxhe. Mbrėmė dėgjova me veshėt e mi se nė tokė paskan ardhur jashtėtokėsorėt. Vėndi ėshtė mbushur me Ufo. Tatimet dhe taksat janė rritur shumė! Me profesionin qė kam nuk siguroj as 2% tė sheqerit qė e pi me ujė. As ēmimet qė kam fitur nuk mi japin. Maskarenjtė! (Jargėt i mbuluan gjoksin dhe gulēonte si shkallmuar).
Zotėri!
Kėtu i keni tė shkruara tre dashuritė e mia. Kėtu keni dhe Gurėt me disa poezi tė tjera. Kursimet i keni nė ēantėn time se unė po pushoj pak kėtu i ulur nė kėtė paradhomėn tuaj tepėr mikpritėse. Kjo karrigia kėrcitka pak. (Filloi tė villte gjak).
Nė orėn 7.20 tė ditės sė nesėrme mė duhet tė shkoj tek zoti Metush Dashi. Ai ėshtė njė **** e gjysėm! Por nuk do tė shkoj! Kėtu ėshtė shumė ngrohtė dhe mirė. As e ēaj kokėn fare! (Gulēon me dėnesa). Lamtumirė, nga Uji i Distiluar. Mos harroni tre Dashuritė e Mia!
Vdiq, tha Ejona me vajzėn nė krah.
Vdiq, thashė unė zėmekur.
Botoje Ditarin e Tij, tha Ejona.
Do tė botoj dhe poezitė e Tij, thashė unė.
Ballin e paska tė lartė, tha Ejona.
Nė kokė paska dy fraktura, i them unė.
Ska gjė, ato nuk dhembin fare, shpirti im.
Po shkoj nga kodrat tė mbedh pak lule pėr Ujin e Distiluar.
Mirė Ejona, them unė. Uji i Distiluar i meriton lulet. Ti shko nga kodrat pėr lule, merr edhe vajzėn, unė po rri ta ruaj dhe po lexoj dhe poezitė e Tij.
Ejona largohet.
Unė jam vetėm me trupin e Ujit tė Distiluar.
Si njė pendė e lehtė e ngre dhe e vė nė divan. Pasi e kam larė i vesh kėmishėn me jakė tė kollarisur dhe kostumin tim tė zi tė markės Salamandėr. Nuk harroj ta rruaj si dhe ta parfumos me njė deodorant Romancė. Me shumė kujdes i maskoj frakturat pas ballit tė lartė dhe fisnik.
Nė karrigėn kėrcitėse zė vend pėrballė Tij. Hap radion dhe njė stacioni i huaj transmeton Requiem-in e Moxartit. Marr poezitė e Tij. Ai duket sikur dėgjon ashtu me sy tė mbyllur, tek i lexoj poezitė e Tij nėn tingujt klasik tė muzikės...
Krijoni Kontakt