Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 127

Tema: Vallja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vallja

    VALLJA E HAMEJVE

    E shihni si po erret faqja e rrenuar
    Dhe ballit rend nje vije e zjarrte si nje rrufe?
    Mos qeshni ju hamej; kjo dite nuk eshte mejhane
    Ku hahen trendafila ne vazot plot me dhe!

    E dini se kjo bebe ka lindur nga ky lis,
    Qe ju i hani frutin neteve te kerrusur?
    Ne gjunje ju bredharak! Nuk behet toka pis
    Kjo bebe duhet rritur, kjo bebe duhet rritur!

    Pale! Po hidhni valle me gjethe trendafili
    Me mjekrat gjer ne bark lengoni te harbuar,
    Ne gjoksin e femijes shtypni xixellonja
    E hidhni flake syzeza kraheroreve zbuluar.

    Po lisi eshte i thelle, rrenjet i ka gure
    E bebet nuk keputen si mollet ne shtator,
    Ne faqen e rrenuar kjo pike e vogel loti
    Eshte fare e mire; e rritet e perkore

    Nate, e premte, 17/05/2002
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deti_bajri : 18-05-2002 mė 09:09
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Deti...

    Kjo poezi nuk eshte poezi...eshte metafore e tera.
    NJe metafore e vetme ka mundesine te mbaj gjithe nje poezi
    kurse ti ke me shume se dy, tri, e disa....
    kjo nate qofte bekuar , qe ta dha vallen , e figurave...me imazhe.
    kjo poezi te meson ndjenjen dhe prejardhjen e saj....
    urime!

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Vallja...

    Nje nderthurje e rralle e tradites me modernen. Nga me te bukurat qe kam lexuar prej poezise tende....

    Po shkepus ca vargje qe me ngelen ne tru:

    Ne gjunje ju bredharak! Nuk behet toka pis
    Kjo bebe duhet rritur, kjo bebe duhet rritur!

    Po lisi eshte i thelle, rrenjet i ka gure
    E bebet nuk keputen si mollet ne shtator

    Te mrekullueshme, te paharrueshme...Nuk gjej dot saktesisht fjalet qe duhen per te shprehur ate qe ndjej.
    Fjalet nganjehre jane shume te varfra, nuk shprehin pikerisht thelbin e mendimit,te asaj qe ndjehet dhe perjetohet, saqe nje teori thote se pamundesia per t'u shprehur sakte ka shkaktuar luftrat boterore....Vazhdo keshtu, urime , Dikea
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 19-05-2002 mė 19:41

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    REQUIEM PER UJIN E DISTILUAR


    POEME


    NATA



    Sa larg kam mbetur nė varreza,
    Degėz e tharė nga era,
    Tė ftohtėt mė cingrisi veshėt
    Tė vdekurit mė shohin si vreri….

    ……………………………..

    Ka, po ē’ka nė varresa,
    Degėz e tharė nga era,
    Tė ftohtėt mė cingrisi veshėt
    Tė vdekurit mė qeshin si vreri!


    Duke ndjekur me vėmėndje tė madhe fjollėn e tymit tė kaltėr, rrufis kafenė e zezė dhe numėroj pa vetėdije ca katrorė tė ērregullt nė faqen e bardhė tė murit. Mė duhet tė lė fjollat e tymit dhe tė nxjerrė numrin e saktė tė katrorėve. Padyshim qė duhet tė lyhet ky mur. Ose tė vishet me letėr. Lodhem duke numėruar katrorėt. Mė mirė tė iki se mė mbyti dhe tymi i kaltėr. Papritur njė fletore e zhubravitur fėshfėrit te kėmbėt e mia. E marr me pėrtesė dhe lexoj “UJI I DISTILUAR”. Unė jam “UJI I DISTILUAR” dhe jam shumė i pastėr. Aq i pastėr, sa kur mė pranuan nė shoqatė mė lanė nga fundi, dhe nė sajė tė pastėrtisė sime tani jam nga fillimi i listės. Unė dua vetėm sheqer, se vuaj nga diabeti. Kam fituar njė million dollar nga UNESKO, se e kam llogaritur rrėnjėn katrore tė ēdo numri.
    …….

    Sot pagova Tatim Qarkullimin pėr sheqerin qė e pi me ujė, se ju thashė qė vuaj nga diabeti. Nėnpunėsi pėr Tatim Qarkullimin me njė stilolaps me katrore llogariti se unė duhet tė paguaj 3.99 USD nė ditė tatim qarkullimi pėr sheqerin tim. Ai e kishte gabim se llogaria ime me rrėnjė katrore dilte 3,66 USD. Ai mė tha se unė nėntėn e kisha kthyer kokėposhtė prandaj duket ashtu si gjashtė. Nejse, unė tatimin e pagova se pėrndryshe do tė paguaja Tatim Vonesėn dhe pas Tatim Vonesės do paguaja Tatim Kthesėn dhe Tatim Kujtesėn. Nuk e zgjata me nėnpunėsin e Tatim Qarkullimit, po vendosa tė shkoj nė takimin qė organizonte Shoqata pėr Mbrojtjen e Maceve dhe Majmunėve.
    ……….

    Mė kujtohet takimi qė lashė me studenten pėr mjekėsi, Ejona. Mendova se ėshtė mė interesante tė flisnim pėr erotik me Ejonėn se sa tė lexoja ditarin e “Ujit tė Distiluar”. Ejona mendon se duhet tė dashuroj sa mė shumė, se vetėm kėshtu unė harroj andarallat e kėsaj bote. Ose tė drogohem, por unė, meqė nuk kam para dhe organizėm tė fortė qė tė pėrballoj drogėn mė mirė tė dashuroj. Dhe Ejona thotė se duhet tė dashuroj pikėrisht atė, se ajo ėshtė bjonde klasike, studente e mirė, e veēantė nė dashuri dhe mua mė do shumė.
    Mė thotė se e ka ėndėr njė shtėpi me verandė dhe kopėsht pėrpara, me njė pishinė tė bukur me palma, ku do tė gugatnin gjithė ditėn fėmijėt tanė, njė djalė dhe njė vajzė. Vazja do quhet Melani dhe djali Hermes. Sa bukur do tė jetė Ejona, i them unė dhe i jap nė tė puthur sė bashku me njė ēokollatė “Kiss”.
    Ajo qesh e lumtur dhe pėrplas duart topolake duke ju dridhur gjoksi i bėshėm si Sofia Lorenit.
    Mua mė pėlqen ta thėrras Sofia, dhe mendoj se ia kalon si seks edhe asaj. Kot mė pėlqen ta dėgjoj kur ėndėrron parajsa tė tilla se ato janė tė huaja pėr planetin tonė tė rizbuluar para disa vitesh. Pastaj ne na pėlqen tė pijmė “Campari” me akull se ajo na trullos shpejt tė dyve dhe bėhemi tė dy mė melankolikė dhe qyllemi mė mirė nė lotėt e epshin e njėri-tjetrit. Unė i them se do tė bėhem i famshėm si Gabriel Garsia Markez. Do tė shkruaj romane, poezi, poema, novela, tregime, drama, komedi dhe tragjedi. Do tė shkruaj shumė pėr dashurinė tonė dhe do tė lundrojmė nė dete fame dhe parash. Bota do tė nderojė kujtimin tonė dhe do tė ngrejė bustin tim nė sheshin mė tė dukshėm tė qytetit. Ejona ka frikė se kjo do tė ndodhė pas vdekjes.
    Nejse, nuk e di a ka tė drejtė, por unė i them se jam shumė i lodhur, prandaj mė mirė tė ēlirojmė mendjet nga mendime tė tilla dhe tė dėgjojmė pak muzikė nga ajo mė modernja, muzikė metal me vampira.
    Ejona mendon se ne duhet ta rregullojmė sa mė parė krevatin tonė martesor, se divani ku ne bėjmė dashuri ėshtė shumė i ngushtė. Pa le pastaj ai pėr dreq kėrcet shumė dhe gjithmonė ajo mendon se na pėrgjon Qazimi, ai burgaxhiu qė sot punon nė Tatim Qarkullim. Ai ėshtė 55 vjeē dhe kur flet i kėrcet nofulla e poshtme. Ka shumė miq, dhe ka njė mercedes blu, prodhim i fundit. Kur pėrplasemi nė shkallė na buzėqesh plotė ėmbėlsi dhe thotė “Edhe Hygoi nuk do dinte mė mirė tė dashuronte sa dashuroheni ju. Ju kam zili!” Dhe sytė i bėjnė dritė dhe goja i lėngėzohet. Ejona thotė se i duket sikur ai e ngesh kokėn pas murit duke dėgjuar ofshamat tona dhe sigurisht masturbon nė tavllėn e cigareve.
    Mua mė kujtohen cigaret dhe ndez njė ciager “Davidoff”. Mendoj tė shkruaj njė poezi pėr dashurinė. Poezinė do ta titulloj,


    “Martesa”

    Jemi mbledhur nė trotuar
    Qė tė zėmė peshq me dorė
    Mbushim xhepat ēokollata
    Dhe udhėtojmė me vapor.

    Unė do tė tė dua deri nė vdekje thotė Ejona, vetėm tė lutem mė bli ato xhinset e grisura dhe makinėn. Qejf kisha pėr kabriolet, po edhe TOYOTA bėn. Hė shpirt blije tė lutem. Nuk tė pėlqen PEUGEOT i them unė. Jo, jo TOYOTA.
    Unė buzėqesh i lumtur. Mė duhet tė marr pjesė nė ankandin qe e organizon Aqifi. I kam dhėnė fjalėn se unė do ta ngre ankandin pas ēdo oferte. Aqifi mendon tė fitojė mijėra dollarė me gėrshėrėt. Ato janė prej ēeliku dhe mjaft tė forta. Aqifi thotė e me ato gėrshėrė ėshtė qethur Skėndėrbeu, dhe kėtė e mbėshtet nė faktin se njė kandidat shkencash, arkeolog, i ka gjetur nė Vėndvarrin e Tij.

    Nisem. Ejona vjen pas meje. Rrugės fillon njė shi i pėrhimtė. Makina gjithėfarėsoj rrėshqasin asfaltit. Trotuaret plot me njerėz dhe drita. Reklamat fiken dhe ndizen. Ne pudhemi me Ejonėn. Kėshtu ėshtė moda.

    Shkallėt pa drita tė shtėpisė sė Aqifit. Ka shumė njerėz. Ne rrinim nė fund. Drejtuesi i ankandit e fillon ankandin.

    Tė nderuar xhentėllmenė!
    Paraqet ankandin “Uji i Distiluar”! Arsimi i lartė, matematikan. Origjina shoqėrore, fisnik. Gjithashtu merrem me arkeologji, muzikė, letėrsi, financė, biznes, filma dhe qymyr. Kam kategorinė mė tė lartė si mjek psikiatėr.
    Jam Hero i Heshtur.
    Tani fillojmė:
    Objekti i ankandit janė gėrshėrėt e Skėndėrbeut. Kush jep 500 USD? Jap unė! Thotė njė zė qė mua mė duket si zėri i Qazimit.
    Nėnpunėsi i Tatim Qarkullimit ishte aty.
    Kush jep 760 USD?
    Unė, thotė Ejona, duke ngritur dorėn. Qazimi shikon me njė buzėqeshje plot jarg gjoksin e kėrcyer tė Ejonės. Unė ngjeshem tek gjoksi i saj. Ėshtė moda. Uji i Distiluar e rrit ēmimin e gėrshėrėve, Aqifi gėzohet, Qazimi e rrit ofertėn, ne rrisim ofertėn, tė tjerėt marrin vesh, presin. Ankandi vazhdon.
    Ankandi zgjati dy orė.
    Qazimi fitoi ankandin.
    Uji i Distiluar deklaron:

    Jam 30 vjeē! Jam vetėm njė ingranazh. Boshti nuk ėshtė kėtu. Bosht nuk ka. Ka vetėm kompjuter, sheqer, kripė dhe helm. Ju lutem dėgjoni! Ministri pėr Ekologjinė ka prerė pyjet nė Pukė, dhe ka shitur tė gjitha dėrrasat. Ministri pėr Mjekėsi ka ngrėnė njė valixhe me suposte. Ministri pėr Punė ka pesė vila nė Plazhin e Bunės.
    Bosi i Jeep-it ka arritur prodhimin. Stop. Harrova. Ankandi mbaroi.
    Nėnpunės Qazimi, pėr Tatim Qarkullimin, fitoi gėrshėrėt e Skėndėrbeut.
    Faleminderit pėr pjesmarrjen. Ngushėlloi sinqerisht zonjushėn Ejona. Mirupafshim, nga Uji i Distiluar!
    Unė dhe Ejona dalim. Tani duhet tė flemė.

    vijon
    Shtepia e vjeter

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Po pastaj? Si vazhdon?...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    * * *


    Prapė rrufis kafe tė zezė dhe pi Davidoff. Mė kujtohet Uji i Distiluar. Hej dreq! Ēfarė elokuence. Marr Ditarin e tij dhe lexoj.
    Me urdhėrin e Kryetarit tė Dhomės sė Lartė dhe me propozim tė Kryetarit tė Dhomės sė Ulėt, me idenė e Organizatės pėr Ēlirimin e Pakistanit, Kryetari i Kryesive tė Komiteteve Pėrbėrės,
    Dekoron:
    Zotin Dambush Dema, me motivacionin:
    Ka dhėnė Kontributin e Tij nė uljen e ēmimit tė vajgurit nė Pejė, Kaēanik, Gjakovė dhe Vuēitern. Hapjen e shkollave shqipe nė Stamboll dhe nė shtetin fqinjė tė Xhibutit. Organizon konkurse pėr ndėrtimin e grataēelave nė Nju Jork dhe punėsimin e shqiptarėve nė Rusi. Faqja mbaron dhe Uji i Distiluar nuk kishte arritur tė nėnshkruante.
    Unė mbaroj kafenė e pestė dhe nuk kam lekė tė paguaj. Mė duhet tė thyej pak marka.
    Ngrihem ngadalė. Nė derė takoj Gimēen.
    Ai thėrret:
    Zoti Blljek! Hellou!
    Hellou! – them unė. Gimēja ka revolver. Punon si nofullthyes, dhe mban me vete njė “KAWASAKI” njėmijė e pesėqindsh. Ai thotė se po tė bjerė puna ai udhėton dhe me 1000 km nė orė. Por nuk harron tė thotė se kurrė nuk ka pėr tė ra puna. Nejse. Nisem pėr tek Ejona. Ajo mė pret nė fakultet.
    Mė duket se ajo ėshtė shtatzėnė. Dhe unė jam shumė prapa me planet. Duhet tė ngre shtėpinė. Duhet tė ble krevat pėr bebushin. Duhet tė siguroj para pėr lindjen. Duhet t’i bėjė njė dhuratė Ejonės.
    Shi bie pėrherė.
    Ejona thotė se unė qėnkam vonuar. Kur nuk fituam nė ankand, pėrse duhet tė rrisim ofertėn e ankandit. Unė i them se kėshtu ne e ndihmuam Aqifin, ai fitoi shumė para dhe do na japė edhe ne diēka. Tė shpresojmė, thotė Ejona. Ulemi tek “Wikendi”. Njė tip me njė palė mustaqe si turk ma bėn me sy. Ja bėj dhe unė. Na qeras. Me nga njė xhin Australian.
    Mė vonė mė hukat tek veshi. Sa e keni orėn?
    Trembėdhjetė e tridhjetė, i them unė.
    Dakord, mė thotė dhe mė zgjat parasyve njė qindėshe USD.
    Pėr gjithė natėn, dhe e merr pėrdore Ejonėn. Ata dalin dhe zhduken nė njė PORSHE tė kuqe. Unė mbetem vetėm. Paguaj. Ėshtė fallco, babė. Kamarieri mė kthen qindėshen. Futja katundarėve. Kėtu ėshtė “Wikend”! Unė dal nė shi. Shiu binte i pėrhimtė. Kalon mesi i natės. Prapė binte shi. Nė trotuar pra “Wikendit” ndalon PORSHI i kuq. Ejona zbret ngadalė. Duart i dridhen.
    Unė i them: tė shkojmė.
    Shiu binte i pėrhimtė.

    * * *


    Lexoj nė Ditarin e Ujit tė Distiluar:

    Mė propozuan pėr Ministėr tė Biznesit. Unė nuk pranova sepse: sė pari ēmimi i vajgurit ėshtė ulur shumė. E ka ulur Dambush Dema.Sė dyti: pulat nuk bėjnė vezė dhe janė shtuar shumė vreshtat, ėshtė rritur Tatim Qarkullimi. Nėnpunės Qazimi nuk i bėn llogaritė mirė. Unė vuaj nga diabeti. Kam vendosur tė jap njė koncert me kėngė spanjolle dhe australiane. Kam harruar tė them, se unė di nėntė gjuhė tė huaja.
    Di tė them se jam “Top Sekreti” mė i rrezikshėm. Di tė gjitha hilet e rusėve pėr armet bėrthamore dhe planet e tyre nė ekonomi. Kėto m’i ka thėnė Tolstoi dhe Pushkini. Nė Egjypt mblidhemi shpeshherė. Nė piramidėn CA 6. Hej! Bota ka shumė sekrete!
    Prap mbaronte faqja dhe Uji i Distiluar nuk kishte arritur tė nėnshkruante.
    Ejona fle. Unė dihas si cjap. Vėshtroj sytė e saj. Janė mavi. Ajo bėn gjumė tė thellė. Drita e qiriut lėkundet lehtas mbi flokėt e saj. Unė prap buzėqqesh dhe mė shtohet frymėmarrja. Barku duket i zbuluar nėn dantellėn e hollė tė kėmishės.
    Unė e pashė. Bebushi lėvizi. Po po, e sigurtė, ai e goditi me shqelm barkun e saj! A ėshtė bebi im ai? Unė shkruaj. Dora mė dridhet.

    Mė puth kėtu e vogla ime.
    Ashtu ngadalė mė puth nė faqe.
    Ti je muzika dhe vjen si ėndėr.
    E ndrit mbi mua netėve me yje.

    Ashtu buzėqesh o perėndesh
    O gjak i ėmbėl dashurie
    Njėmijė bekime t’i dhashtė Zoti,
    Notofsh nė dete lumturie...

    Mė puth kėtu e vogla ime
    O gjak i ėmbėl dashurie!

    Pėrmbys kam rėnė dhe fle pranė Ejonės. Nata zgjat pafund. Jashtė bie shi. Brėnda dihasim ne tė dy.

    * * *
    Mė duhet tė krahasoj Mitologjinė me Historinė. Uji i Distiluar thotė: Historia ėshtė Mitologji ose anasjelltas, Mitologjia ėshtė Histori. Unė jam kėtu dhe shkruaj fjalė nė letėr. Njė ditė tė bukur edhe ne do tė jemi, ose nuk do tė jemi, por mė shumė kjo e dyta. Unė kam shkruar pėr Mitologjinė njė roman. Titullohet:


    “Kufitari”.



    Krisi pushka nė Qafė tė Gazepit,
    Lidhi qentė se po na hanė
    Veē mos dalēa i gjallė prej burgut
    Do tė bėhet Kryetar!

    Antropologėt do tė thonė se autori ka qenė Qazimi, Nėnpunėsi pėr Tatim Qarkullim.
    O more Zot, sa rrena ka Historia! Dhe thonė se historinė e bėjnė faktet historike!
    Pėr shembull, ėshtė fakt se Skėndėrbeu i ka luftuar turqit. Ėshtė fakt se Skėndėrbeu qethej me njė palė gėrshėrė ēeliku ēdo muaj. Dhe Skėndėrbeun kur e varrosėn bashkė me rrobat e tij futėn dhe gėrshėrėt. Fizikantėt gjetėn gėrshėrėt nė Vendvarrimin e Tij. Dhe ja dhanė Aqif Kapėrtonit. Aqifi bėri ankandin. Fitoi shumė para dhe iku nė Amerikė.
    Ankandin e fitoi Qazimi, Nėnpunėsi pėr Tatim Qarkullimin. Ai boton studimin,

    “Trashėgimtarėt e Skėndėrbeut” me nėntitull:

    “Unė Qazim Tatimi jam gjak me Skėnderbeun”.
    Studimi ka 99 faqe ku vėrtetohet me fakte historike se Qazimi ėsthė gjak nga nėna dhe babai me Kastriotėt. Tani ka mendimin se ai duhet tė jetė mė fisniku i shqipėtarėve. Por kėtė unė do ta vėrtetoj me anėn e rrėnjėve katrore, ndėrsa Qazimin e kėshilloj tė vizitohet tek gjinekollogu.
    Prap mbaronte faqja dhe Uji i Distiluar nuk kishte kohė tė nėnshkruante.



    * * *



    Mua mė mbushet mėndja top se tani duhet tė pushojė Lufta nė Ballkan. Stop! Duhet tė pushojė shiu dhe Ejona tė lindė vajzėn pa probleme. Duhet tė shfaqet mė nė fund Krishti ose Muhamedi dhe ta vėrtetojnė katėrcipėrisht se kanė ekzituar dhe tė vendosin Drejtėsi nė Tokė. Palestinezėt tė lėnė bombat dhe rusėt mashtrimet. Amerikanėt…… Unė nuk e kam mėndjen top se ēfarė duhet tė bėjnė amerikanėt. Stop! Stop….stop!

    Unė po shkruaj!


    Fisniku

    Unė jam fisnik si plak me mjekėr,
    I fortė si shkėmb,
    Dhe bredh nė dete si ujk i vjetėr
    Me shpirt nė dhėmbė.

    Dhe jam i fortė si Faraon,
    O zot sa shumė,
    Po qesh vegimi qė ndriēon
    Jam vetėm unė,

    Qė nė botė kam bredhur
    Si ēifut
    Bubullimat nė gjithė botėn i kam hedhur
    Huk kuk!

    Zoti im qė rri nė qiell
    Jam samuraj
    I ėndrės time plot diell
    Haj, haj!

    Dhe mjekėr gjatė u lemerisa
    Nė kėtė ditė,
    Je biri i Zotit pėrmbi dhe
    Si yll e dritė!

    Haj, haj!



    Nėnpunėsi Qazim do tė largohet nga banesa dhe shkon nė Sauk. Atje ka njė vilė tre katėshe dhe ėshtė martuar. Gimēja i ruan shtėpinė dhe ua thyen nofullat hajdutėve tė luleshtrudheve qė mundohen tė vjedhin nė kopshtin e zotit Qazim. Gimēja ka marrė patllake tė re me mulli, dhe ka zėnė tre dashnore tė reja. Thonė se ai fle me tė tria njėherėsh. Gimēja ėshtė kopuk, mė falni kavalier i madh dhe tė tri dashnoret i mban pėr merkulli. Ato quhen Linda, Loreta, Lola. Janė bjonde me stazh. Stop!
    Ujė i Distiluar mė duket se kurrė nuk do tė arrijė tė nėnshkruajė se faqja mbaron. Ndėrsa mua mė duhet tė kėrkoj para pėr Ejonėn, se ėshtė gati tė lindė. Dhe bie shi. Shi i pėrhimtė. Unė mendoj se nė pranverė gjithēka do rregullohet. Fundja kėshtu mendojnė tė gjithė. Ose kujtojmė se mendojmė. Ose mendojme se pėr mendimet tona tė tjerėt mendojnė mirė. Rrejmė veten. Dhe patritur dėgjojmė se Shoqata pėr Mbrojtjen e Maceve dhe Majmunėve doli shterpė se majmunė nuk ka, dhe macet s’kanė nevojė pėr mbrojtje se janė vetė tė zonjat. Uji i Distiluar ėshtė hedhur nė ilegalitet. E ndjekin pėr punėn e Tatim Qarkullimit dhe tė Ditarit. Ditarin e kam unė po tatimet s’ka kush ia paguan. Unė lodhem. Po fle, sepse jam i sigurt se nesėr prapė do tė bjerė shi. Shi i pėrhimtė.


    Fundi i pjeses se pare
    Shtepia e vjeter

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Do i mbaj komentet per ne fund deti_bajri

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    deti-

    Aq sa mund te them deri tani...
    eshte nje nder kompozimet me te kendshme qe kam pare se fundi... po te uroj...dhe po e le pritjen time ne bese tende....
    pra....vijimin ...flm.


    ps.
    Pa dashur te lendoj asnjerin, por dikush me duket ruan macen se cfare shkruan....kam filluar te kem frike nga koka ime ...e qe te mos komentohet ajo qe thashe me lart. fjlaen "kompozim qe perdora" kush nuk e di te mos me torturoje vazhdimsine e mendimit..dhe te lexeimit . Ja qe une i jap te drejte mendimit se ka kompozim edhe ne letersi.
    Megjithese ketu krejt faqia eshte nje kompozim letrare ne vete.
    C'ti besh se une e dua aq shume kete forum!

    "macet nuk kane te drejte te jetojne me pak te duan e te deshirojne"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    Pjesa e dyte

    REQUIEM PER UJIN E DISTILUAR


    Pjesa e II

    Bebushi lindi. Ashtu e kuqe me flokė tepėr tė gjata, ngjante si koka e njė manekini. Ejona e kishte stolisur pėr mrekulli krevatin plastik tė bebushes. Kishte qėndisur nė tė gjitha pelenat e saj emrin Melani. Ajo ishte bėrė shembullore dhe dukej si nėnė e vėrtetė ashtu e shtrirė pranė saj.
    Unė prisja vizitat e vajzave dhe grave tė miqve. Sigurisht, mbaja edhe listėn me emėr dhe mbiemėr tė sejcilit si dhe kontributin, fshehurazi Ejonės. Ejona ishte e lumtur.
    A ėshtė Melania ime kjo? Unė lexoj Ditarin e Ujit tė Distiluar.
    Kokėposhtė mė mbushėn kurrizin me vraga. Me mua punoi vet Metush Dashi, Ministėr pėr Punė Publike. Unė thashė:
    Mos u lodhni kot. Jeep-i me bombė ka ardhur nė Shqipėri. Gabimisht. Dhe nuk ėshtė bombė dosido po ka mbushje bėrthamore. E futėn serbėt pėr hesap tė rusėve dhe pse. Pėr para dhe qejf. Jeep-i gabimisht erdhi kėtu. Ai nuk duhej tė vinte. Kėtė ma ka thėnė Beni Hill. Pėr kokė tė nėnės! Ai ishte pėr pushime nė Filipine kur e lajmėruan se serbėt e futėn bombėn. Dhe Jeep-i erdhi kėtu. Nuk dihet kur plas. Prandaj mos vononi. Kthejini tė gjithė Jeep-at pas. Nė origjin!
    Zoti ministėr qeshte. Mė rrahėn mirė. Pastaj mė futėn njė shkop nga prapa dhe mė dhanė supė.


    ………….


    Skėndo Lefteri ka botuar njė roman ku shanė romanin e parė, lėvdon tė dytin pėshtyn tė tretin, mohon tė katėrtin, e mbron tė pestin dhe lulet pėr tė gjashtin. Romanin e shtatė thonė se do t’ia botojnė francezėt nė 3 milionė kopje. Ēfarė fitimi dhe fame!
    Skėndo Lefterin e njoh mirė. Ka shumė talent dreqi dhe punon shumė. Stop.



    * * *



    Marr letėr nga Aqifi.
    “ I dashur mik!
    Ju pėrshėndes nga larg, nga Bota e Lirė, nga Amerika!
    Dėshiroj qė edhe Ju tė jeni mirė, gjithashtu edhe Ejona me vajzėn.
    Gjithashtu po ju dėrgoj edhe njė ēek me 500 USD. Bli dhuratė pėr Ejonėn dhe vajzėn
    I dashur mik!
    Ju lutem verifikojeni njė problem tė vogėl. Nė Shqipėri ka ardhur njė Jeep. Flitet se ka njė bombė tė kurdisur. Bomba ka mbushje bėrthamore. Kėto dreq makinash janė shitur prej meje. Rusėt na e hodhėn dhe futėn bombėn.
    Tė lutem kujdesu.
    Pėrqafime mikut yt, Aqifi!

    AVENYS 7676
    Bronx
    New York
    America”.

    Mua mė duhet tė takoj Ministrin pėr Gravitetin, zotin Qazim. Afėr shtėpisė takoj Gimēen. Hellou Gimēe, them unė. Hellou thotė Gimēja dhe bėhet gati tė mė thyejė nofullat, me njė stil tė veēantė. Por befas ndalon dhe mė godet krahėve me pėllėmbėn e tij tė fuqishme.
    Duhet tė takoj Qazimin, zotin Ministėr tė Gravitetit. Thuaji zotit Ministėr se ka ardhur i dashuri i Ejonės...
    Gimēja flet nė radio.
    Ngjitem nė shkallėt plot dritė tė Rezidencės. Qylymat e kuq zbusin tė gjitha ngjyrat dhe era e ngrohėt mė gudulis lukthin.
    Qazimi nė zyrė, nė kėmbė pranė bufesė, po mbushte njė gotė. Pas derės pres i hutuar. Ah, i dashuri i Ejonės! Si ėshtė Ejona? Mė duket se lindi vajzė. Sigurisht jeni i lumtur. Ēfarė ēifti!
    Tė fala keni nga Aqifi. Dhe i dorėzoj letrėn. O zot, zotit Qazim nė pesė sekonda i kėrciti pesė herė nofulla e poshtme. Ē’ē’ēfarė???? Ah, ah, ha Aqif Kapėrtoni?
    Pa vetėdije largohem. Nė shtėpi arrij me vrap dhe mar frymė si qen. Si qen i vogėl. Ejona po qeshte me vajzėn.




    * * *



    Thonė se njėherė njė njeri deshi tė ndizte njė cigare. Pasi e drodhi cigaren me njė gazetė, dhe pasi e ndezi me njė ēakmak pa gaz, e thithi cigaren aq fortė sa tymi mbuloi pėr mijėra vjet vendin. Ay ndodhi kataklizma….. Kur u davarit tymi dhe njerėzit qė kishin mbetur gjallė, pleq me mjekra tė gjata, ai pėr dreq arriti tė ndizte cigaren e dytė dhe tymi mbuloi prapė gjithēka. Sa keq!
    Kataklizma vazhdoi pėrsėri…….



    * * *



    Ditė e lagėsht shkurti. Papritur fillon njė llohė e ftohtė. Unė bredh me duar nė xhepa. Kalimtar dhe njerėz gjithfarsoj. Dhe makina. Dhe karoca. Dhe biēikleta. Lypsarė me depozita nė trasta bredhin nė trotuare. Karrocier me kėpucė llustrafini krehin krifat e kuajve tė kuq. Nė “Wikend” nuk ke vend ku tė ulesh. Nė “Belfast” ėshtė ulur Gimēja me dy nga tri dashnoret e veta. Kamarierėt e shkathėt nuk kursejnė asgjė pėr Gimēen. Tek “Parajsa” ka plasur sherri mes Cen Kallofit dhe grupit tė Selitsave. Zihen pėr vajzat e liceut qė gjithmonė kalojnė para “Parajsės” pėr tė ē’kurdisur beqarėt me stash.
    Tek “Filadelfia” tre kopukė dėgjonin tek kėndonte Merita Halili kėngėn “Mė ka marrė malli pėr nėnė time” dhe qanin me piskama.
    Mė nė fund gjej njė cep tek bar kafe “Shkrimtari”. Kamarieri i shkathėt dhe xhentil mė ofron njė kafe me Ujė tė Distiluar. Pėrmball meje njė burrė shkurtabiq me kapele i rrethuar nga shtatė gazetar deklaronte:
    Partia ime ėsthė parti qė anon nga qendra e majtė tek qendra e djathtė, pra ėshtė lavjerėse, por e pavarur. Varet vetėm nga kryetari i saj Namik Vehbi Fadile Hoti, i cili ka patur kėtė pseudonim “Gaforrja 13 qė ecėn duke u rrotulluar nga e majta, herė nga e djathta”. Burri me kapele vazhdon konferencėn pėr shtyp me gazetarėt, ndėrsa para meje kalojnė me rradhė pėr njė promovim libri njė dyzinė shkrimtarėsh dhe poetėsh. Promovohet libri i njė poeti i cili me para tė falura e botoi librin e tij tė ri megjithėse kishte dy vjet qė e kishte shkruar. Ėshtė lajmėruar televizioni dhe gazetarėt dhe meqė aty nuk kishte numėr tė saktė tė ftuarish, kishte ardhur edhe ca zyrtarė tė tjerė. Do tė pihej edhe birrė.

    Ejona mė hukat tek veshi.
    Shpirti erdha unė!
    Vajza, Melania po qante me kuje, unė ia lashė komshies dhe mendova tė qetėsohem pak kėtu me ty. Ejona mė puthi nė cep tė buzėve. Unė i them Ejonės se kėtu ėshtė njė promovim libri me poezi i njė poeti tė ri mjaft tė talentuar. Ka shumė gazetarė qė kanė me vete edhe tė dashurat e tyre daktilografiste, kėtu ka shkrimtarė edhe poetė qė ta fikin derėn me reputacion, kėtu ėshtė edhe njė kryetar Partie, kėtu ka edhe biznesmenė diva me sekretaret e tyre tė zhdėrvjellta, kėtu ėshtė ajka e shoqėrisė sonė, kėtu ka intelektualė klasi qė kanė nga 15-20 tituj veprash. Ēdo tė bėjmė ne kėtu?
    Hajde ikim, Ejona!
    Melania sigurisht po qan pėr ne, po thėrret mamin dhe babin dhe ne por rrimė si guakė kėtu!
    Ejona kokėulur mė ndjek pas si kone e bindur. Ėshtė dobėsuar dhe duket sikur ka njė nur tė ri. Lėkura i shkėlqen, nė sy i ka rėnė hije e zbehtė grije, ėshtė me e lehtė dhe duket dy vjet mė e re. Ēapet i ka tė lehta dhe ėshtė shumė simpatike, femėr klasi!


    vijon
    Shtepia e vjeter

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Bravo

    e kisha ndare mendjen qe do shkruaja ne fund te shkrimit, po nuk me rrihet.
    BRAVOOOO,
    Megjithate kulmi jane pozite e ndermjetme (vetem mendimi im ky)

    Me kujton pak shkrimet e Kadarese ku ai sidoqofte do vere ne gojen e personazheve ca strofa delirante qe krijojne nje thyerje te mrekullueshme te zhvillimit te ngjarjes.

    Me shume respekt Krispi

    PS. krahasim me Kadarene shpresoj ta marresh si kompliment, nuk po insinuoj qe e imiton

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •