Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 127

Tema: Vallja

  1. #71
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "ne gjoksin e femijes shtypni xixellonja"........
    cfare ti them kesaj-ketij (vargu)?
    ku ka me te bukur se ky?!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Pershendetje Arvin dhe El-Letersia!
    Ndjehem i prekur nga fjale te tilla, dhe nuk me mbete gje tjeter vecse t'Ju falenderoj thellesisht....
    Shtepia e vjeter

  3. #73
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    O detttt' po ku je o njeri ka gjithe ato kohe qe hesht.
    Pse?
    Mos me ler te mendohem shume po eja me nje poezi si te tuat, pls.
    Ndersa tani... po ta rthem ketu ke tema jote se po pertoj te shkruaj mesazh privat'
    Me dergo nje poezi (te pelqeses tende nga te tuat) pasi ketej nga rri une (michigan) komuniteti shqiptare ose me sakte shoqata e intelektualeve ka organizuar nje takim letrar dhe ka shpallur muajin tetor si muajin e letersise per nder te pervjetorit te Fishtes.
    Ne revisten qe botohet ketu(per te cilen te kam folur drejtperdrejt nje here te shkuar) eshte bere edhe nje speciale per kete rast... dhe kemi botuar shume autor me nga nje poezi.
    pra pres poezine tende , perndryshe e mora vete (lol)
    miqesisht dhe jo vetem miqesisht por edhe e shurdhuar pa poezne tende pres...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #74
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    arvin, mos ji xheloz per fatkeqesine e tjetrit.

    det, materien e kerkove, po a e gjete? e gjete gjalle si c'te la, apo kishte vdekur i lodhur si uji i distiluar? apo e gjete pas shqiponjes, ne gjoksin e vogel qe e mbante.

    det, te lutem me thuaj emrin e vertete. te pakten ne shqiptaret te mos ia vrasim identitetin vetes me pseudonime. qofte edhe ketu ne forum. boll na e kane vrare te tjeret.

    sa shume qe kerkoj. mbase do ishte me mire sikur vetem te pertypja, por nuk mundem. me fal!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Pershendetje Kulla!
    Po bere asnje koment, po te them se emri im i vertet eshte Deti Bajri. Te pakten keshtu me kane thirrur qysh diten qe linda. Dhe nuk eshte pak kohe, por plote 35 vjet.
    Te falenderoj qe me ke lexuar, shpresoj te ju kene pelqyer ato qe une kam shkruar.
    Mbase do me thuash ne ndonje e-mail se kush jeni ju. Do ishte kenaqesi per mua te njihem me ju.
    Shtepia e vjeter

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    El,

    El,
    E lexova mesazhin tend publik, dhe po te jap po ketu zgjedhjen time. Shpresoj se do te ju pelqej...
    Te falenderoj per ate qe po ben dhe suksese ne punen tende El.

    Kjo eshte pelqesa ime. Meqe edhe libri im do te jete me te njejtin titull, shpresoj se kam bere zgjedhjen e duhur.
    Edhe njehere te falenderoj,

    Postuar mė parė nga deti_bajri
    TRETJA NE DETE


    Tani po tretem I teri ne diten e hirte,
    E hurte si pluhuri I trashe ne diten e nxehte,
    Duke shkruar kronika dora po tretet ngadale,
    Vec mjegulles, hapesia e tera eshte mbushur me fjale,
    Me fjale fyryfycka, te trasha, sa spata s’I pret
    Dhe dora, dora ime e dashur, e tera m’u tret.

    Pa dore te mbetem, s’e di; c’do behet me mua?
    Pa shkruar kronika, s’e di, a rrohet pa zjarr?
    Pa zjarrin e mire bubulak; po tretet kjo dore,
    Ngadal venitet ngadal si bora ne Maj,
    O zot! Ky pluhur I trashe si tallash po me mbyt,
    Vec kockat kane mbetur ne dore, ne koke kane mbetur syte.

    Nuk rroj pa shkruar kronika, kronika ne diten e zymte,
    Kam linur i teri si prove, dhe sot po tretem,
    Te tretem nuk dua, nuk dua, vec eshtrat ne dore i kam,
    Fosfori po bie nga palca, e gishtat fyej m’u bene,
    Skaj detit po tretem ngadale, i lidhur nga vala e kalter,
    Fyejt e gishtave kercasin ne reren e ashper.

    Skaj detit kam lindur dikur i vogel si lemsh,
    Si lemsh i vogel drite jam rritur me shprese,
    Tani po tretem i teri, filli po iken ngadale,
    Hapsira eshte mbushur me mjegull, deti eshte mbushur me zjarre,
    Kroniken e fundit ne rere e keni te shkruar,
    Ndresa une trtetem ngadale, nga rera kockat mbuluar…
    Shtepia e vjeter

  7. #77
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po..flm , dhe urime per librin.
    Pelqesa jote perkon me pelqesen time . Dmth e dua kete poezi !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #78
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    det, gezohem qe je prane. aty qendro. ate librin e dua edhe une, se vetem titulli nuk me ngopka.

    joti
    dorian kulla
    dorian_k@hotmail.com
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  9. #79
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Deti i nderuar,

    Do doja te tregoja ne temen tuaj per nje ndodhi timen nga Tirana, shkaktuar nga nuk di pse, por nje lloj gjysme-ndrojtjeje e imja qe t'ju kerkoja me nje mesazh privat apo me email emrin tuaj te vertete, per te blere nje botim tuajin ne Tirane.


    Ne nje librari prane nentekatsheve, pasi isha pajisur me tre libra te tjere, pyes librashitesen per nje poet i cili eshte 35 ose 36 vjec, qe ka botuar nje liber me poezi ne fillim te viteve '90. Pyetjes per emrin i pergjigjem me tundjen e kokes, me ca shtremberim ne mimike besoj dhe me fjalet shoqeruese se nuk do te dija c't'i thoja gje tjeter pervec faktit qe une kam lexuar poezi te ketij poeti ne internet. Ne cast ajo leviz koken si ne menyre te pandergjegjshme. Ndoshta kjo nje shprehje e vecante e habise se nje femre, qe besoj se me internetin pak kontakt ka.
    Duke mos ditur qe ju qe prej fillimit nuk jeni dyzuar me nje pseudonim, por jeni i verteti qe jeni dhe ne jete, i pergjigjem habise se saj vizive me ca vargje tuajat qe me ishin fiksuar ne mendje. Ah, pergjigjet ajo, besoj se e kuptoj se cili lloj poezish ju pelqen ju zonjushe (ishte nje zonje e kulturuar, por akoma edhe me e mire si eksperte ne ate qe bente, shitjen e librave; thate si ekonomiste do te thoja beri marketing te mrekullueshem ne ato caste).......dhe me zgjat ne dore nje vellim me nje permbledhje sonetesh nga Shekspiri. Vazhdon me fjalet: "Duket se jeni e dhene pas vargut klasik".
    Nje buzeqeshje nga ana ime, se tjeter gje c'te beja......por tani penduar qe nuk kam shqiptuar emrin, se ju qenkeni Deti me te vertete......Odisea ime ne boten e librit brenda disa metrave katrore te atij dyqani prane nentekatsheve perfundoi me blerjen e soneteve te Shekspirit.


    Tani ma lejoni lutjen qe nese e keni te permbledhur ne kompjuter vellimin tuaj te pare, apo nese e keni dhe nje te dyte, te mund te ma nisnit dhe mua ne nje email.....Nese po i nderuar Deti, ju lutem shkruajeni ketu reagimin ndaj kerkeses sime, e une do t'ju shkruaj nje email.......e te me falni (ndoshta edhe kuptoni) nese une e kam zgjedhur qe te jem e dyzuar ketu ne forum e jo me emrin tim te plote sikunder leviz ne jeten reale, e t'ju drejtohem me kerkese pa nenshkruar me emrin tim.

    Dita!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Dita!
    Duke lexuar ato qe ke shkruar sot, ne te vertet u ndjeva mire dhe i perkedhelur paksa. Prandaj te falenderoj qe ke kerkuar librin tim ne Tirane.
    Tani po ju sqaroj; libri im dygjuhesh (shqip dhe gjermanisht) "Tretja ne mjegull" eshte botuar shume heret, qe ne vitin 93', dhe tani nuk gjendet ne asnje nga librarite e Tiranes.
    Kjo per arsye te tirazhit modest, si dhe kohes se gjate qe ka kaluar. Tani ne fund te tetorit do te dali libri im i ri me poezi, "Tretja ne det", ndoshta nje vazhdimsi e librit te pare, ku perfshihen edhe disa nga poezite e librit tim te pare; sepse shume pak gjera kane ndryshuar te ndijimet dhe perjetimet e mia, shume pak gjera kane ndryshuar ne boten shqiptare...
    Shpresoj se kam arritur diēka. Gjithsesi do jete lexuesi qe do te me vleresoj, tani keto poezi nuk jane me thjeshte brenda meje. Libri shoqerohet edhe me nje CD audio, prodhuar ne studiot e Top Albania Radio, te recituara nga aktori i Teatrit Kombetar dhe pedagogu im Vangjel TOĒE.
    Dita,
    Une te premtoj se do ua dergoj librin tim, kudo qe te jeni. Jo vetem ju, por te gjithe atyre qe jane te interesuar. Per kete do ju lutem te me shkruani ne adresen time e-mail:
    detibajri@msn.com

    Dita

    Edhe njehere te falenderoj per ato qe shkruani, dhe me vjen keq qe nuk kisha mundesi te te dhuroja vet librin tim ne Tirane.
    Pres shenjen tende.
    Shtepia e vjeter

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •