Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 127

Tema: Vallja

  1. #21
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Tretje ne mjegull

    Deti,
    poezite e tua jane si gjithmone te bukura, po behemi monotone duke perseritur te njejtat gjera.
    Vetem te lutem me shuaj nje kuriozitet:
    "Tretet ne mjegull" ishte shkruar ne 1985 mos valle i kushtohet vdekjes se diktatorit ????

    Krispi

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Krispi i dashur,
    Vertet ajo poezi eshte shkruar ne vitin 1985, por kurrsesi ajo poezi nuk i eshte kushtuar diktatorit. Ne te vertet ajo poezi i kushtohet vellait tim, i cili arratiset ne ate vite nga Shqiperia komuniste, ndersa une interneohem familjarisht per 5 vjet. Merre me mend, une atehere kam qene vetem gjimnazist 18 vjecar. Une ne te vertet nuk do te doja te beja kete shpjegim, por u detyrova nga insinuata juaj.

    Edhe nje here faleminderit per vleresimin qe u bene poezive te mia.
    Shtepia e vjeter

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    LUMI IM A LOTI IM ESHTE SI KRISTALI

    I


    Pika-pika rrodhi nga hapesira,
    Lumi im a loti im eshte si kristali,
    Nje nate vere them kam lindur vec nga malli.

    Rrudha-rrudha m’u be balli nga mendimi,
    Qe me djeg dhe me pjek si flake zjarri.

    Udhetoj kembezbathur rrugeve te panjohura,
    Dhe perplasem gureve si lume mali.

    Me dhemb gjoksi bashke me syte nga drita e marre,
    Me dhemb gjoksi bashke me zemren nga krijimi.

    II


    Nga hapesira nuk rrjedh lumi, budalla!
    Nga hapesira nuk rrjedh lumi si kristali,
    Nje nate vere ti ke lindur nga marazi.

    Kot pi kupa me frymezime, budalla!
    Mandaj thua nga mendimi m’u rrudh balli!

    Pse udheton kembezbathur budalla!
    Mandej thua jam plagosur si lume mali!

    Te dhemb balli bashk me syte nga drite e marre,
    Nuk mesohesh dot me keto gezime!

    Me mos na shit mend, o budalla!
    Se lumi yt na paska uje kristali!

    III


    Hidhem e perhidhem mes dy zjarresh,
    Dhe me shkrep mendimi flakadan:
    “Do te digjem e te piqem per kete lume,
    Se lumi im a loti im eshte si kristali!”



    PIKEPYETJE


    Kur shndrit dhe shuhet dielli,
    Kur ndodh eklips i gjate,
    Kur lind dhe sapo lind vdes foshnja,
    Ku vyshket pa celur nje gonxhe.

    A duhet te shohim gurezit?
    Gurezit e shndritshem te lumit?
    Apo te ngjitemi ne maje te malit?
    Dhe te thithim ajrin e rralle.

    Kur dielli ne qiell shuhet,
    A duhet te kerkojme neper tterr?
    Te gjejme pak fosfor eshtrash
    T’i bejme drite shpirtit te gjalle?
    Shtepia e vjeter

  4. #24
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Faleminderit

    per sqarimin, edhe une nuk doja te te futja ne siklet, thjesht mendova se ajo poezi ishte nje elegji nga qindrat qe u prodhuan ate vit.
    Nuk eshte? Nje arsye me shume per te respektuar (pervecse pelqyer) punen tende.

    Me respekt Krispi

  5. #25
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Nuk di c'te them, kam mbetur pa fjale. Keto dy poezite e fundit nuk ngjajne me asgje, fryma mbetet pezull kur i lexon, megjithate po perseris dhe une te tjeret: te mrekullueshme.
    Tek poezia e pare kontrasti midis dy pjeseve eshte i persosur. Perseritja e fjaleve jep nje goditje ne tru si ritmi i nje cekani

    Udhetoj kembezbathur rrugeve te panjohura,
    Dhe perplasem gureve si lume mali.

    Une e di si perplaset gureve nje lume mali, kam qene shume e vogel kur e kam pare kete gje, nuk vriten guret , vritet uji...

    "Nje nate vere them kam lindur vec nga malli.
    ******
    Nje nate vere ti ke lindur nga marazi. "

    Mund te nxjerr shume kunderthenie te tilla, jane brilante. Flmn qe i poston .......Dikea

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    TRETJA E BEBES


    Si tretet nje bebe e vogel ju nuk e dini,
    Dhe floket i mbeten mbi bar si ashkel e thate
    Dhe tretet si shkuma e bardhe ne agun e fundit,
    Dhe kockat e buta kercasin kur kemba e madhe,
    Shetitje ka dalur e dehur dhe qesh me te madhe,
    Sic qeshin ngahera kepucet e bera me sholle.

    Nje vesh i vogel si bulez barit vrapon,
    Me hapin e bebes kapet pas fijes se barit,
    E floket kane mbetur pa koke ne mes te livadhit.

    E tera kjo bebe u tret pa qare njehere,
    E bebet e vogla nuk lindin si pikat e ujit,
    Pa bebe ka mbetur livadhi i mbushur me bar...
    Shtepia e vjeter

  7. #27
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    detiiiiiiiiiiiiiiiii

    me cmende....
    me vrave......
    pls!


    ooooooooh....po renkoj ne shuarjen e bebes se shuar
    po shuhem.... duke ndezur nje bebe te munguar.

    me ler te te perqaf shume, se jam e perlotur.
    mbame ne kete perqafje edhe nese je i lodhur

    mikja jote macia_blu e gribere pas kesaj qe lexova.

  8. #28
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Nje vesh i vogel si bulez barit vrapon,
    Me hapin e bebes kapet pas fijes se barit,
    E floket kane mbetur pa koke ne mes te livadhit.
    E mrekullueshme, horror...dikea

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    DIGJI MEKATET



    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Ne indin e duarve, ne thonjte e gjuhes,
    Shkterro guaskat, mermerin e “ndershem”
    O Dielli im rrezebucites!

    O Diell bablok pa rrudhe ne balle
    Flaki dorezat, flake kapelen,
    I zjarrte, i qeshur takoi majmunet,
    Ne kete fundshekull dhe puthi ne faqe.

    O Dielli im, po rrjedh agimi
    Si lume nga Qielli i lare ne mekate,
    Homerin dhe Lorken i kane vare per qafe.

    O Dielli im, ti digji mekatet,
    Eshte mbarsur agimi me re dhe shtrengata,
    Po i varin poetet ne shtyllat e gjata.

    1989
    Shtepia e vjeter

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    JAM DJEGUR NGA HAREJA NE PRANVERE





    Jam djegur nga hareja ne pranvere,
    Duke bredhur rrugeve pa nje cak,
    Jam plagosur neteve ne buzembremje,
    Pa fole kam mbetur si trumcak.

    Jam djegur nga hareja ne pranvere,
    Zhuritur duar, kembe, vec syte i kam
    Pa kenge e valle mbeta i shurdhuar,
    Me shurdh-memece ditet i kaloj.

    I lodhur, i sfilitur, ne buzembremje,
    Nje strehez sa nje gogel nis kerkoj;
    Po streheza eshte djegur si ne enderr,
    Me yjet vetem netet i kaloj.

    Pastaj mengjesin bredh me zemren sterre,
    Djegur e zhuritur ne kraharuar,
    Perplasem rrugeve, cirrem e gjakosem,
    Pranveres nga hareja perveluar.

    Jam djegur nga hareja ne pranevere…


    Drezden, mars 1991
    Shtepia e vjeter

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •