Close
Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 127 prej 127

Tema: Vallja

  1. #121
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Nė grimėn e vogėl

    Nė grimėn e vogėl tė kthesės sė murrme,
    Me frymėn e thellė tė thelbit tragjik,
    Lėviz mbi qerpik pak pluhur i verdh

    Nė mal bie ylli i fundit atė natė,
    Pranė grimės sė vogėl, nė malin e rrallė

    Tė heshtur, pa frymė janė gurėt e drurėt,
    Njė djalė syjeshil lėkundet nė degė,
    Pamja trishtohet vetiu nė harresė…

    Nuk ka asnjė perde, koha ndalon
    As drita nuk bie, as nata nuk vjen

    Tė mbushėsh pesė gishtat e dorės me dhé
    Tė heshtėsh sė mbrami si guri nė varr
    Tė bėsh dashuri me tokėn…ngadalė

    Nė degėt e lisit varur njė emėr,
    Si zog i murosur kėndon bukurinė

    E heshtjes sė gjatė se koha ndaloi,
    E zėrat nuk bien nga qielli gjithmonė
    I fundit ra ylli nė malin pėrballė.
    Shtepia e vjeter

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Parajsa

    Ėngjėll nuk ka sonte qė bie nė dritare,
    Nuk vjen ai nė netėt e mbushura stuhi
    Ky bar po rritet rrafsh me tokėn e ligshtuar,
    Dhe nata ngjan e mbyllur si zogu nė kuvli.

    I dehur prej njė lėngu tė athėt dhe tė verdhė
    Zhytur nė mes gjėrash tė murrme, qesharake
    Pasqyrat janė tė sheshta, blerimi ėshtė bėrė krėnd,
    E fjalėt janė tė hirta, tė rėnda, dredharake.

    Rėndon ēdo kockė e bardhė dhe thyhet nė vetmi,
    Me ngjyrė ėshtė lyer dera prej lisi dhe prej guri,
    Ti mbetesh fillikat nėn pranga dhe lagėshti...

    Nė ditėt e pastajme ti belbėzon me barin,
    Fillon tė endėsh ėndrra me lulet kuqaloshe
    Me tokėn bėhesh njė, e toka ėshtė Parajsa

    Tiranė, 19/06/2004
    Shtepia e vjeter

  3. #123
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ėshtė mirė kur hyn e del kėshtu si xixėllonjė Det, se mė kujton qė akoma s'tė ka rėnė vala. Pėrshėndetje

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Lule bore nė rrgajė

    Nė majėn e tij njė kreshtė rrotull harkon,
    E maja thellohet teposhtė nė rrgajėn zhuritur,
    Po derdhet si qumshti nė breg hana trishtuese…

    Nėn bredhin e ri ėshtė ulur burimi, nė sy
    Qerpik e nė buzė praron pa nda rankimi,
    E mbetur i vetėm si lodėr, kalon udhėtari.

    Errsirės i bie pėrtokė era kumbuese,
    Mes ahut, lisit dhe gurit fryma e barit urtohet
    Udhėtari ndalon e pėrkundet me tokėn e zezė.

    E zbardh pak hanė mes rrugės, e mali ofshanė
    Pa frymė mbetet kraharori mbuluar me barė,
    Me gjethe e krend e lule bore, nė rrgajė…


    15.03.2005
    Shtepia e vjeter

  5. #125
    Luaj me kohėn Maska e Almaaa
    Anėtarėsuar
    28-08-2007
    Vendndodhja
    atje ku enderrat bashkohen me realitetin
    Postime
    35

    Pershendetje DET

    Te ka thene kush qe je mahnites?
    Me ke munguar per disa dite rresht, nuk kemi komunikuar, kjo per shkak te ngarkeses se madhe qe une kam ne pune, por.... nuk harroj te shfletoj faqet ku shkruan ti Det i dallgezuar.

    Shoh qe edhe jyve ju ka rene ca ritmi.... i krijimit....
    Po pres me padurim shperthime te reja ne vargjet tuaja, apo... ne proze. Me keni premtuar...

    Per sa kam lexuar deri me tash, jam e mrekulluar, kudo neper rreshtat tuaja, njefaresoj e gjej veten sikur valezoj edhe une ne to...

    Me shume respekt per ju.

    P.s. edhe kalofsh kendshem.
    Dashuria dėshirė tjetėr s'ka,
    - veē tė pėrmbushet....

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Pjese nga romani ne proces

    Hydajet BAJRI




    SHTĖPIA E VJETĖR




    Roman





    Po bie nata. Re tė zeza mbushin me shpejtėsi qiellin. Frynė njė erė e lehtė, herė herė e vrullshme, qė shton ritmet me rėnien e errėsirės. Njė rrugė e asfaltuar, vende vende e ēarė. Gjethet qė i merr era duke i trazuar sikur ndodhen brenda njė ene tė stėrmadhe, i ngre lart pėr t’i rikthyer pėrsėri. Bashk me erėn nė ajr ngrihen grimca pluhuri dhe gurė tė vegjėl. Dy tre shtėpi nė anė tė rrugės duken gjysėm tė mbuluara nga pemėt. Ato janė vendosur nė largėsi simetrike prej njėra tjetrės. Njėra prej tyre ėshtė me dyer dhe dritare tė mbyllura. Pa drita.
    Nė anė tė rrugės njė lis i madh, qė ēuditėrisht duket se ka mbirė aty shumė kohė mė parė, ose i ka shpėtuar pa dashje natyrės, njeriut dhe qytetrimit. Sepse ėshtė i vjetėr, shumė i moēėm. Mbase mund tė jetė edhe pesėqind vjeēar, ndoshta edhe mė shumė. Sepse gjithmonė ai ka qenė aty, gjithė historitė e rralla tė asaj rruge lidhen me kėtė lis, edhe ato mė tė vjetrat, edhe ato tė gjyshėrve, stėrgjyshėrve dhe baballarve tė tyre. Degėt e lisit duket se kėndojnė gjithmonė, ato fėshfėrijnė me disa tinguj tė rrallė, pa ndėrprerje, lehtė dhe me ritėm. Kurora e tij ėshtė shumė e ngjeshur, gati si njė masė e padepėrtueshme nga drita, era, shiu apo bora. Nėn hijen e tij tė krijohet pėrshtypja se ndodhesh brenda nė ndonjė shtėpi natyrore. Shumė herė njerzit qėllon qė kalojnė orė tė tėra posht kurorės, nė shi e nė diell, tė mbrojtur nga degėt dhe gjelbrimi i pėrhershėm i kėtij lisi tė rrallė.

    Shtėpia me dritare tė mbyllura ėshtė mė afėr lisit. Gjithė hapėsira nga muret e shtėpisė deri tek trungu i gjerė nuk ėshtė mė shumė se njėzet metra. Megjithse ajo ngrihet nė njė kodėr, me tė dy katet e saj, ēatia e lartė nuk e kalon majėn e pemės gjigante. Muzgu duket se krijon njė lidhje mase tė plotė tė hapėsirės mes shtėpisė dhe lisit. Si njė masė e gjallė e njė trupi tė vetėm, tė padepėrtueshėm nga asgjė, qenie frymore apo sendi ēfarėdo.

    Nė njė natė tė tillė, me erė, pluhur dhe gurė tė vegjėl qielli nuk konceptohet mė si i tillė. Asnjė yll nuk duket nė kupėn e zezė mbi ēatinė e pjerrėt tė shtėpisė dhe mbi kurorėn e madhe tė lisit. Feksin vetėm dritat e shtėpive rrotull, disi tė zbehta qė ngjajnė me vatrėn e zjarrit qė po shuhet nga ēasti nė ēast. Duket se agimi ėshtė larg dhe vėshtirė se drita e ditės qė do vijė do tė ndriēoj kėtė masė tė trashė dhe tė njėtrajtshme errėsire.

    Shtėpia nė kodrėn e vogėl me dritare tė mbyllura dhe pa drita hesht. Asnjė zhurmė ose shenjė jete nuk duket rrotull saj. Ajo mė shumė ngjan si njė gjalles natyre, e krijuar vetiu nė kėtė peisazh magjik dhe tė rėndė. E ndėrtuar me gurė tė gdhendur dhe tė rėndė, me mure tė trasha, dritare tė vogla qė ngjajnė mė shumė me frėngji, lartėsia e tė cilave ėshtė mbi shtatin e njė burri, zhytur mes njė gjelbėrimi gllabrues, asaj i dallohen vetėm konturet e drejta qė tė krijojnė idenė e njė shtėpie. Vetėm ēatia e pjerrėt me tjegulla tė kuqe mbuluar edhe ajo me lėmyshk tė jep mendimin e plotė se aty duhet tė jetė njė shtėpi.

    Nuk ka ndonjė arkietkturė unike, thua se ata qė e kanė ndėrtuar kanė dashur pikėrisht kėtė gjė, qė ndėrtesa tė mos binte nė sy, qė kalimtarėt tė kalonin shkujdesur; qė gjithēka tė ketė ngjyrimet e vogla tė ambientit rrotull, tė shuhet edhe detaji mė i vogėl duke krijuar shkrirjen e natyrshme mė natyrėn e zakonshme. Ajo ėshtė mė shumė njė vazhdim i kodrinės plot gjelbrim.
    Kodrina mbaron pikėrisht nė anėn e pasme tė shtėpisė. Maja e njė shkėmbi duket se ėshtė themeli i saj. Askush nuk e dinte se ēfarė ndodhet nė anėn tjetėr, pasi shkėmbi ngrihej nga toka si njė pllakė e pjerrėt gjigante, e pakalueshme nga njeriu. Shtėpia ngjante si e mbėshtetur nė kėtė shkėmb, e ulur aty nė njė kolltuk tė madh natyror, e qetė dhe madhėshtore. Thuhej se pėrtej ka njė humner, tė thellė dhe tė murrme. Mbase gabojnė, pjesėn pėrtej shtėpisė askush nuk e kishte parė. Nė tė dy anėt relievi mbulohej nga njė pyll i ngjeshur prej lisi.

    Shtėpia nuk ka asnjė murė rrethues, as ndonjė lloj gardhi ose shenje se ajo ka njė oborr. Nė fakt duket sikur oborri i saj fillon pikėrisht kėtu tek busti e lisit, rrėnjėt e tė cilit ngulen thellė nė tokėn e zezė. Thjeshtė ngjajnė si vazhdim i njėra tjetrės, qetėsisht nė njė dialog normal dhe krejt tė zakonshėm. Njė rrugicė e hollė, krijuar nga gurė tė vegjėl mezi dallohet tek rrėshqet e mbuluar nga bari drejt derės prej lisi tė trashė. Dera nuk ka ndonjė ēelės a bravė, por vetėm gjurmėn e lėmuar tė njė prekje tė lehtė.

    - Ky ėshtė lisi- tha Zanziana.
    - Je e sigurtė?
    - Po. Kur unė u largova ajo natė ka qenė njėlloj si tani. Me erė. E mbaj mend muzikėn e kurorės.
    - Prit... – Meti duket sikur edhe ai fillon tė dėgjojė feshfėrimėn e lisit.

    Asnjėri nuk lėviz nga makina. Herė herė era qetėsohet dhe ata dėgjojnė frymėmarrjen e njėri tjetrit. Tė dy mendojnė tė njėjtėn gjė, tė dy duket sikur ndjejnė tė njėjtėn frikė dhe nuk duan tė lėvizin nga makina.
    - Do presim kėtu tė zbardhė- tha Meti.
    - Mė mirė. Nuk mund tė hyjmė qė sonte nė shtėpi. Kushedi...
    - Cigare?- Zanziana flet pa vetdije dhe me duart qė i dridhen shkrep ēakmakun.
    Gaca e kuqe e cigares lėviz gjithė nervozizėm nė errėsirėn e thellė. Ēuditėrisht temperatura e erės qė nuk ndalon ndryshon si me magji. Herė e ngrohtė e ėmbėl dhe ledhatuese, pastaj e ftohtė dhe therėse.
    - Ajo natė ka qenė njėsoj si sonte. Ēdo gjė si tani, pus- pėshmėrit me vete Zanziana.
    - Dhe?
    - Mė bėhej sikur lisi dhe shtėpia mė ndiqnin nga pas. Qėndronin pas meje, gati tė mė rrėmbenin pėrsėri. Mjaftonte tė ktheja kokėn ose tė ndaloja. Me dukej sikur krejt ky peisazh do mė mbulonte, dhe unė do gjendesha brenda tij.
    - Tani jemi tė dy kėtu. Por jemi bashk...mos ki frikė- Meti pėrkėdhel dorėn e saj duke e shtrėnguar paksa.

    Zanziana mbyll paksa sytė. Rruga e gjatė ka bėrė tė veten, ajo ndjehet e kėputur. Meti i heq bishtin e cigares nga dora. Mbyll xhamin e makinės. Do rrinė aty deri nė mėngjes.

    - Zanzi, Zanzi, jam kėtu, tė kam xhan, mos qaj, - thotė Meti duke e shtrėnguar nė krah vajzėn. Me flokėt e shpupurisur dhe faqen e majtė me vijat e mbėshtetėses. Nga dritarja gjysėm e hapur njė rreze dielli i bie nė sytė blu. Ndalon pėr njė ēast e hutuar dhe hedh pėrtej shikimin, me sytė gjysėm tė mbyllur nga drita e fortė. Hap derėn dhe fillon tė hedh ngadalė hapa tė vegjėl, thua se nuk mundet ndryshe. Rrotullohet rreth vetes duke pėrpirė ēdo detaj tė rrugės sė shkretė. Lisi ėshtė po aty, veēse tani krejt i qartė. Madhėshtor. Edhe shtėpia nė kodrėn e vogėl, e mbuluar nga gjelbrimi. Shermasheku i shtrirė ngado, ka mbuluar gjithė pemėt, muret, dritaret, gati gjithė ēatinė. Madje edhe oxhaku mezi dallohet nga gjelbrimi.
    Zanziana ecėn me hapa tė vegjėl drejt shtėpisė. Pas saj Meti mė shumė vėshtron vajzėn se sa shtėpinė e gjelbėr. Nė mendje i kalon portreti i Zanzianės ditėn kur u pėrball me tė nė Hithrou. Pas njė pilotimi tė gjatė dhe tė lodhshėm nga pėrtej Atlantikut, mendimi i vetėm qė kishte ato ēaste qe hoteli, dushi, darka, pastaj klubet e rralla tė Londrės. Duke rendur drejt daljes ai ndjen vetėm se nė lėvizje e sipėr dikujt i kishte hedhur ēantėn pėrtokė. Ndalon duke kėrkuar falje njė vajze qė po e shikonte gjithė nerva.
    - Nuk shikon se ku lėvizė, zotėri? Tė dukem gjė e vogėl apo jam e padukshme?
    - Mė falni ju lutem...me falni, zonjė! Mė ndjeni!
    - E ēfarė vlere ka kjo e falur? Duhet tė keni thyer kujtimin tim, vazon time!
    Vajza kishte hapur zinxhirin e valixhes dhe ashtu gjithė nerva gati nė tė qarė me kokėn ulur.
    - Mbase nuk ėshtė dėmtuar shumė, mund tė riparohet. Doni t’ju ndohmoj unė? Ju lutėm mė lejoni...
    Ai nuk e kishte mbaruar dotė fjalinė kur vėshtrimi i vajzės qe pėrballur mė tė tijin. Njė pal sy tė qiellt dhe plot lot qė lėshonin xixa e kishin shtangur para saj. Balli i gjerė dhe nofullat e vogla tė shtrėnguara gjithė inat e dhimbje, flokėt e zeza, tė drejta dhe buza e tultė qė dridhej e kishin tronditur. Ai kishte arritur tė thoshte vetėm kaq:
    - Mė lejoni...mė lejoni, ju lutem...
    - Ēfarė t’ju lejoj Zoti Pilot? Tė mė thyeni ndonjė gjė tjetėr?
    - Zonjushė, edhe njėherė ju kėrkoj ndjesė!

    Aty pėr aty, ai qe kthyer tė largohej, paksa i inatosur, pasi vajza nuk kishte dashur t’ia dinte pėr ndjesėn e tij. Tek i afrohej daljes, dėgjon njė zė tė ėmbėl, tė qetė.
    - Je i falur zoti pilot. Vazoja ime pėr fat nuk ėshtė thyer. Mė ndjeni ju mua.
    - Oh, mė vjen mirė pėr kėtė. Unė nuk doja kurrsesi, por thjeshtė gjithmonė kėshtu mė ndodh; tė vrapoj.
    - Gjithmonė?
    - Jo gjithmonė, por sa herė vi nga fluturimet e gjata. Mė duket mrekulli qė po hedh hapa pėrsėri nė tokė. Met. Methju Grand. Emri im. Pilot i British Air.
    - Zanziana Lisi. Filologe, Universiteti Oxfordit.
    Tė dy qenė ndalur duke parė njėri tjetrin nė sy. Vonė Meti qė kujtuar se dora e vajzės ishte shtrirė drejt tij, nė pritje. Rrėmbimthi shtrėngimi i tij qe aq i fort, sa pėr njė moment ai ndjeu kėrcitjen e butė tė gishtrinjėve tė saj tė gjatė.

    ***

    Ata tė dy janė nė oborr e shtėpisė. Dritaret e katit tė parė nuk duken fare, tė mbuluara nga gjelbrimi. Vetėm dera prej lisi. Meti e ndjek vajzėn i heshtur, por gjithė kureshtje. Ndėrsa Zanziana mezi ēapitet drejt portės. Duket se kėmbėt e saj janė tė lidhura nga gjithė ai gjelbėrim, barė, degė tė harlisura ngado.
    Mjafton njė prekjė e lehtė dhe dera sikur hapet vetiu. Ajo ndalon nė pragun e gurtė tė shtėpisė, duke pritur Metin. Njė qetėsi e pluhurt hapet para tyre, e pluhurt dhe e gjelbėr. Nė dyshemenė prej dėrrase kanė mbirė fije tė holla bari. Tė zerdhura nga mungesa e dritės, tė holla dhe tė gjata. Holli i madh i shtėpisė ndriēohet nga drita qė vėrshon prej derės. Nė dy anėt e oxhakut shkallėt e mermerta harkojnė drejt katit tė dytė. Nė ballė njė portret, njė burrė me sy tė mprehtė, ballė tė lartė, flokė tė thinjura, edhe ai i mjegullt nga pluhuri i trashė.
    Ajri pėr ēudi ėshtė i freskėt, i lehtė. Muret janė tė zverdhura, vende vende tė plasaritur. Nė anėn e djathtė tė oxhakut ndodhet njė bibliotekė gjigante, prej druri tė errėt gėshtenje. Librat e trashė rėndojnė raftet e tejmbushur. Prej andej ndjehet njė erė athėt celuloze dhe myku. Edhe tavolina afėr, kolltuqet, skrivania, gjithēka ka njė hije tė errėt e madhėshtore.
    Zanziana ka mbetur pa fjalė nė mes tė hollit. Duket sikur po ledhaton me vėshtrim ēdo mobilje, muret, librat, portretin, gjithēka. Sytė e saj janė mbushur me lot, buza e poshtme i dridhet lehtė. Njė shkulm lemze i vjen tė dal nga kraharori, sa gjithė qenia e saj lėkundet.
    Mė vonė tė dy shkrihen nė njė pėrqafim tė gjatė. Meti vazhdon tė pėshpėris fjalė tė ėmbla nė anglisht duke pėrkėdhelur supet e saj.
    - Met, ti nuk e di se kjo shtėpi ėshtė gjithė bota pėr mua. Ėshtė nėna, babai. Ėshtė edhe shkolla ime. Prej kėtu e kam filluar tė njoh dhe mėsoj pėr gjithēka. E kupton? – Zaniziana po fliste shqip, ndėrsa Meti po e shikonte me dhemshuri, duke e pushtuar tė tėren me krahėt e tij.
    - Mbaj mend se njė natė po recitoja Zhuljeten, ulur nė kolltukun pėrballė. Babai nuk ishte nė shtėpi. Me sytė e mendjes sime Romeo qe ngjitur nė lisin pėrballė. Unė prisja sa ai tė mbaronte fjalinė, qė tė thoja edhe unė fjalėt qė duhej. Gjthmonė sipas Shekspirit. Ashtu me sytė gjysėm tė mbyllur pėr njė ēast unė dėgjoj njė zė tė vertetė qė po thoshte fjalėt e Romeos. Babai im qe kthyer... ai fillon tė luaj bashk me mua “Romeon e Zhulieta”. Pastaj shpesh bėnim prova tė dy, derisa njė natė ai mė tha:
    “Bija ime, sonte do tė bėjmė shfaqjen gjenerale. Ska gjė, kėtu nuk ka spektator, drita, zonja as zotėrinjė. Por ti mos ki dert, gjithēka do tė jetė e vėrtetė.”
    “E vėrtetė deri ku? Deri nė fund?”- pyes unė e habitur.
    “Jo deri nė fund, ti e di se kjo ėshtė njė lojė, loj aktorėsh bija ime. Ne nuk do tė vdesim”



    Kreu I


    Nė pranverėn e vitit 1999 Dega e Epėrme turfullonte nga gjethnaja. Kurrė mė parė nuk kishtė shpėrthyer me aq vrull gjelbrimi i harlisur. Aroma e luleve tė blirit, trėndafilit, notonte ajrit plotė lagėshti. Lumenjt e vegjėl malor shkulmonin drejt fushės me pasion. Degėt plot jetė tė pyllit riosh heponin drejt dritės, ndėrsa nė Livadhet e Hanės notontė gjithė flora si njė detė i gjelbėr.
    Dega e Epėrme shtrihej nė njė rrafshnaltė tė vogėl mes malėsh. Rrotull saj malet me kurora pishash dhe lisi, liqene dhe livadhe pa fund. Me njė dimėr tė ftohtė por tė thatė, me pranverėn gjithė shira, me verėn e bollshme me fruta qershie e mollė tė kuqe, Dega e Epėrme ishte si njė parajsė e vogėl pėr banorėt e saj.

    Atė ditė u nisa herėt drejt Degės sė Epėrme. E kisha lėnė takimin me Zanzianėn dhe tė fejuarin e saj qė njė natė mė parė. Megjithė kėmbėnguljen time qė ata tė mos udhėtonin natėn pėr tek Shtėpia e Vjetėr, qe e pamundur qė ajo tė bindej. Duket malli e kishte kapluar keq, sa lutjet e mia dhe tė Metit nuk e ndalėn dotė.

    Rrugės m’u kujtuan ditėt kur ne tė dy, unė me Zanzianėn shkonim nė shkollė. Unė isha tre klasė mė lart. Ēdo mėngjes e prisja para shtėpisė sė saj, nėn hijen e madhe tė lisit. Ajo dilte duke vrapuar me ēantėn nė krahė, me flokėt kapur me dy karfica tė mėdha, veshur mė njė grykėse tė zezė me jakė tė bardhė. Gjithmonė afrohej duke qeshur dhe ne pėrplasnim duart duke thėnė njė “formulė” tonėn, tė shpikur vetėm pėr ne tė dy.
    “E dielli nė mengjes do lindi pėrsėri,
    Qytetit t’i bėj dritė e lulet t’i harlisė”

    Nė fakt Dega e Epėrme nuk ishte qytet, por ne na pėlqente ta quanim ashtu. Madje shpesh nėper fletoret tona shkruanim “Dega City” duke vizatuar trotuare tė gjera, kinema, teatėr, stacionin e policisė, bashkinė, pa harruar asnjėherė Lisin me kurorėn e gjerė. Zanziana shpesh vizatonte njė Kopsht Zologjik, duke me thėnė: “Nuk ka qytet tė vertetė pa njė kopshėsht zologjik!”
    Njė ditė, nė orėn e letėrsisė, ajo vizaton nė fletoren e detyrave njė kishė. Nė maj tė kėmbanares Kuazimodon duke mbajtur pėr dore Esmeraldėn qė tė mos rrėzohej. Mėsuesja e letėrsisė e gjen tė pėrhumbur duke vizatuar me shumė pasion. Ajo ia merr fletoren duke i thėnė se do tė ma tregonte mua, kushėririt tė saj. “Babin tėnd nuk kam pse e thėrras, ai nuk mund tė flasė. Do i them Edmondit qė t’i thotė nėnės tėnde. Nesėr tė vish kėtu me nėnėn ose me gjyshin!”
    Gjyshi i Zanzianės vinte i gjatė, flokėthinjur dhe i hajthėm. Mustaqet e bardha, vetullat, flokėt mbi ballin e lartė, lėkura e rreshkur nga dielli i fortė, krijonin njė portret tė ashpėr prej burri tė rreptė. Zanziana dukej sikur e kishte sjell me zor deri nė oborrin e shkollės pasi gjatė gjithė kohės e tėrhite pėr dore.
    “Ju duhet tė keni ndonjė bibliotekė nė shtėpi? Mbase nuk ėshtė shumė mirė qė e lejoni vajzėn e vogėl tė lexoj kaq shumė. Shumė herėt pėr tė mėsuar se kush ėshtė Esmeralda shoku Arif!”
    “Vajza ime vetėm vizaton, ka ndonjė tė keqe kėtu?”- kishte thėnė me zėrin kumbues gjyshi i saj.
    “Po, sepse ka vizatuar njė Kishė, njė kumonė dhe Esmeraldėn, Arif!”- ia kthen mesuesja e letėrsisė me njė zė tė qetė por tė vendosur. “Dhe ti e di shumė mirė se ēfarė do tė thotė tė vizatosh kisha, sidomos nė shkollė! Tė lutem...a mos do ishte mė mirė qė tė bisedosh mė shumė me kėtė fėmijė...sepse e gjitha ėshtė njė gabim i madh. Tė lutem, jo nė shkollė, jo nė fletoret e detyrave!”
    “Por ėshtė njė vajzė e mrekullueshme, e bukur dhe shumė e zgjuar, zotėri!”, kishte shtuar ajo tek i shrėngonte dorėn gjyshit tė saj. “Zoti i dhasht fat dhe lumturi!”

    Para shtėpisė sė vjetėr Lisi i madh qėndron hijerėndė si njė monument. Meti e Zanziana po pastrojnė shtėpinė.
    - Mirėmėngjes Ed- tha Zanziana.
    - Mirėmėngjesi- thash unė duke tokur dorėn me Zanzianėn si njė herė e njė kohė.
    - “E dielli nė mėngjes do lindin pėrsėri,
    Qytetit t’i bėjė dritė e lulet t’i harlisė”- vargun e dytė e tham tė dy me njė zė. Sytė e Anzės shkėlqenin nga njė dritė plot lagėshti. Zėri i saj dridhej, aty pėr aty qe gati pėr tė plasur nė vaj, por gjithēka e ndalon nė ēastin e fundit. Anza, kėshtu e kisha thirrur Zanzianėn qė ditėn kur ajo ia kishte thyer hundėt Vladimir Ēatallit, djalit ilegal tė Aleksandėr Mirkos.
    - Ed, Metin e vura nė punė. Kjo shtėpi ka shumė nevojė pėr ndėrhyrje. Nuk e di a do kemi kohė, por shtėpia ėshtė gati e pabanueshme- tha Zanziana me shikimin drejt dritareve tė shtėpisė. Meti po mban nė krahė njė kolltuk tė rėndė prej lėkure tė zezė.
    Ata po lėvizin gjithėēka nė katin e parė tė shtėpisė. Nė librat me kapakė tė trashė, shumica me ngjyrė tė errėt shkėlqejnė titujt prej ngjyrė floriri.
    - Ed, do vish me mua posht nė bodrum?- pyet Zanziana me zė tė ulėt.
    - Pse shtėpia paska bodrum?- them unė i habitur. Qindra herė kisha luajtur nė atė shtėpi me Anzėn, njihja ēdo skutė tė saj, ēatinė, trarėt, shkallėt, mobiljet e vjetra, dritaret. Por asnjėherė nuk kisha parė ose dėgjuar pėr bodrumin e shtėpisė sė vjetėr.

    Zanziana mė tėrheq pėr krahu duke pėshpėritur.
    - Shtėpia ka shumė tė fshehta Ed. Im atė aty ka jetuar.
    - Anza, yt atė a nuk e kishte dhomėn sipėr, nė katin e dytė?
    - Po Ed...ne kemi shumė pėr tė folur. E di se do jetė e vėshtirė tė mė kuptosh, por unė nuk jam krejt ashtu siē dukem. Ed... duket unė nuk kam qenė banorja e lumtur e Shtėpisė sė Vjetėr- thotė Zanziana mendueshėm.
    Unė ndaloj. Meti vazhdon tė mbartė nė krahė gjithēka mund tė lėvizet nga kati i parė. Jasht dritareve, nė degėt e pemėve sillet rrotull njė kėngė bilbilash. Ndėrsa ne duhet tė flasim. Ēfarė tė fshehtash ka brenda kėtyre mureve tė trasha prej guri? “Po Anza?!”- belbėzoj pa mundur tė marr veten nga hutimi qė mbuloj gjithė qenien time.

    ***

    Pasdite, nė tė perėnduar tė diellit, kur hija e kurorės sė Lisit mbulon gjithė shtėpinė, Zanziana mė zgjat njė libėr tė trash me kapak blu tė errėt.
    - Ed, tė lutem lexoje me nge. Ėshtė libri qė ka shkruar nėna ime pėr vete, pėr mua, pėr tim atė, pėr gjyshin, pėr babain tim, Shtėpinė e Vjetėr. Lutem mos mė gjyko; edhe unė shumė vonė kam zbuluar se kush isha.
    - Mirė Anza- them unė i heshtur me duart qė mė dridhen. Dukej se fjalėt nuk na dilnin mė.
    Tek largohem ndjej njė lloj shtrėngimi nė kraharor. Unė jam rritur bashk me Anzėn, por ajo nuk ėshtė mė ajo vajza qė mbaja mend. Si sot mė kujtohet hollakja e gjatė me sytė blu, qė vetėm vraponte, qeshte, luante me djemt. Nė shkollė ishte mė e mira, ua merrte nga goja fjalėn mėsuesve, e gatshme pėr ēdo pyetje tė vėshtirė, trime sa askush nuk guxonte t’i afrohej. Tani ajo duket krejt tjetėr, njė zonjė e re nė kulmin e lulėzimit, e menduar dhe e heshtur, mbushur me dhimbje por e vendosur. Ngjan sikur do tė thotė: “Jam kėtu pėr tė ndryshuar disa gjėra, pėr tė kryer punė, pikėrisht atė ēka tė tjerėt ma lanė mua nė dorė dhe unė jam kėtu pėr tė bėrė gjėrat qė duhet.”
    Kureshtja se ēfarė ėshtė ky libėr qė mė dha Anza ėshtė e fortė. Pse kaq shumė mistere nė atė shtėpi? Pse Anza dukej shume solemne kur mė dha librin? Apo mos malli e ka bėrė tė ndjehet si nė njė rit tradicional? Libri ėshtė pėrbri meje nė sediljen e makinės. E hap ngadal diku nga fillimi. Njė shkrim i rrumbullakosur me embėlsi mbush gjithė faqet e librit tė trashė. Vazhdoj tė shfletoj ngadal. Nė krye tė faqeve ėshtė njė numėr i shkruar po me dorė, njė titull dhe njė datė. Letra ka marrė njė ngjyrė gruri tė hapur, herė herė gri. Kapakun e trash tė librit e mbyll, me frikėn se fjalėt e tij do mė rrėmbejnė. “Tė arrij njėherė nė shtėpi”- mendoj me vete pa ia ndarė sytė muzgut dhe hijeve tė pjerrta qė po binin rrutull rrafshnaltės nė Degėn e Epėrme.



    E diela e parė e majit, viti 1956

    Unė e nėnshkruara Rushe, lindur nė Degėn e Epėrme nė njė ditė tė premte tė vitit 1938, nga babai im Arif Dega dhe nėna Selvie, po filloj tė shkruaj librin tim, pėr vehte dhe pėr jetėn time. Askush nuk ka tė drejtė tė lexoj ato ēfarė unė do tė shkruaj nė kėtė libėr, askush nuk mund ta atė zotėroj pėrveē meje dhe ēka ėshtė mė e rėndesishme, ky libėr do tė mbaroj ditėn qė unė nuk do tė kem mė fuqi tė shkruaj asnjė fjalė tė vetme. Pėr kėtė betohem nė ēfarė kam mė tė shtrenjt nė jetė, nė emrin e babait tim dhe nė shpirtin e nėnės time!
    Kėtė libėr do tė ketė tė drejtė ta lexojnė vetėm fėmijėt e mi, pasi unė tė mos jem mė ndėr tė gjallėt e kėsaj bote.

    Sot kam ditėlindjen. Alberti mė ka dhuruar kėtė libėr tė bardhė, me shumė faqe. Kapakėt e tij tė trash mė pėlqejnė, ngjyra blu e errėt duket se shkon me germat prej floriri dhe fjalėt “Bloc Note” para pendės sė artė. Mė ngjan sikur ajo pret dorėn time tė mbush me fjalė kėto vija tė holla rozė. Nė faqen e parė ėshtė njė tufė me trėndafila tė kuq dhe tė bardhė, nė cep tė faqes disa vija tė holla njėra pas tjetrės. Aty unė shkrova emrin tim, mbiemrin, ditėlindjen dhe vendlindjen. Faleminderit Albert. Je shumė i mirė dhe uniforma e pilotit qė veshe sonte tė shkon shumė.
    Nuk e di se ēfarė pati Alberti qė mė shikonte me ata sy. Mė duket se fustani qė kisha veshur i pelqeu. Nė fakt ai ėshtė fustani i nėnės time, punuar me dorė, i qėndisur nė kraharor me disa motive lulesh. Ėshtė i bardhė, me pala tė shumta dhe me dantella tė hapura pėrpara. Edhe rruazat qė mbaja sonte janė tė nėnės sime. Ato m’i dha im atė sot nė mėngjes. Mė thirri nė dhomėn e tij duke mė thėnė: “Bija ime, tani je rritur, kėto rroba janė tė nėnės tėnde. Ti i ngjan shumė asaj, duhet tė tė rrinė shumė bukur. Merri, por tė lutem ruaji tė papėrlyera rrobat e saj”. Nuk e di pse tha ashtu babai.
    Pas darke im atė vuri gramafonin nė punė. Pasi i kurdisi ngadalė me duart qė i dridhen lehtė lėshohet nė kolltukun e madh me sytė e humbur diku pėrtej mureve tė shtėpisė. Sytė e babait u mbushėn me lot. Mė ndjek me shikim dhe buzėqesh lehtė tek sheh se Alberti me fton nė vallzim. Unė nuk di tė vallzoj, por Alberti kėmbėngul duke mė thėnė se gjithēka ėshtė shumė e thjeshtė, mjafton tė ndjek levizjet e tij.
    “Ėshtė Ēajkovski” –tha babai nėn zė.
    Alberti ėshtė njė burrė i gjatė, elegant. Xhaketa e pilotit qė ka veshur, spaletat prej argjendi, supet e drejta dhe shpatullat e gjera, simbolet simetrike dhe shenjat e vogla, kopsat ngjyrė gri tė hapur nė xhaketėn e bardh, pantallonat elegante dhe rripi i brezit prej lėkure tė zezė, i japin njė qėndrim solemn. Tani po vė re se flokėt e tij janė thinjur paksa. Gjysma e ballit tė lartė mbulohet nga balluket e gjata, tė cilat fshehin shenjėn qė ka nė ballė. Mė dukej se nuk peshoja fare nė krahėt e tij, ndėrsa ai mė rrotullonte pa m’i ndar sytė pėr asnjė ēast. Unė u trullosa paksa, nuk e di, nga vera qė kisha pirė apo nga sytė e Albertit.
    Alberti gjithmonė mė ėshtė shmnagur, vetėm darkave vonė ai vinte nė tryezė bashk me ne. Pa fjalė, i qetė dhe i heshtur, ulej pėrballė tim eti dhe mėrmėriste me vete njė lutje. Vonė mėsova se ai thoshte nė anglisht lutjen e krishterė “Ati ynė qė rri nė qiell, bukėn tonė tė pėrditshme falna sot!”.
    Mbaj mend si tani natėn kur babai e solli nė shtėpi. Unė isha vetėm gjasht vjeē. Qe errur me kohė, ndėrsa unė rrija ulur te kėmbėt e krevatit tė nėnės sime, e sėmurė rėndė. Jasht binte njė shi gjėmėmadh, vetėtinte ndėrsa bubullimat dukej se mė ngrinin peshė. Nėna ime mė shtrėngonte dorėn duke pėshpėritur fjalė qė unė nuk i kuptoja. Afėr saj unė nuk ndjeja shumė frikė. Lisi i madh nė oborrin e shtėpisė lėshonte njė oshtimė vajtuese, ndėrsa hija e tij e madhe shfaqej herė herė e frikshme nė ēastin qė shkrepte drita.
    Papritur dėgjoj zėrin e babait.
    “Rushe, Rushe, hape derėn bij!”
    Babai shfaqet nė pragun e gurtė me njė burrė tė bėshėm nė krahė, i gjakosur dhe i lagur. Ato ēaste, mė kujtohet shumė mirė, vetėm nxitova tė ndihmoj, megjithse doja tė dija se ēfarė ka ndodhur dhe kush ėshtė ai burri nė supet e tim eti. Vonė, kur unė po ofroja peshqir dhe ujė pėr ta larė, ndėrsa babai i kishte hequr xhaketėn, vė re se burri i shtrirė pranė oxhakut kishte njė uniformė tė bardhė, tė ndryshme nga ato qė kisha parė deri atėherė. Ajo nuk ngjante as me gjermanėt, as me uniformat e tjera tė partizanve qė vinin shpesh ne Degėn e Epėrme. Nga balli i lartė i rridhte njė vijė gjaku, ndėrsa dorėn dhe kėmbėn e majtė nuk i lėvizte fare. Vetėm njė rėnkim i lehtė i dilte nga nofullat e shtrėnguara fort.
    Pas 6 muash unė mėsova emrin e tij. Albert Xhekson, Kapiten i Parė i Forcave Ajrore tė Madhėrisė sė Saj.

    Tani ėshtė vonė. Jasht dritares sime janė yjtė, qielli, toka, lisi, krejt Dega e Epėrme. Dhoma ime ėshtė nė katin e dytė, pėrball ajo e babait. Ai nuk fle pothuajse asnjėherė kėtu, gjithmonė dremit nė kolltukun e tij tė madh prej lėkure. Mban oxhakun me zjarrin prej dru lisi. Nė shtėpin tonė zjarri nuk shuhet kurrė, dimėr verė. Nata ėshtė shumė e freskėt nė Degėn e Epėrme.
    Akoma mė duket se dėgjoj zėrin e Albertit.
    “Rushe, e di se jeni e mahnitshme? Faleminderit pėr vallzimin. Je kėrcimtare e zonja! Hapy birthday!”
    Pse mė shikonte ashtu? Se ēfarė kishin sytė e tij sonte...nuk e di.

    Unė ndalova. Nuk po u besoja syve, vetėdijes. Nuk po arrija tė mbushesha me frymė, emocioni po derdhej nė ēdo qelizė timen. Duart nuk mė bindeshin, ndėrsa njė mekje e beftė mė kap nė kraharor. Njė mjeshtri tė tillė nuk e kisha hasur ndonjėherė. Nuk mbaj mend tė kem lexuar asnjė libėr qė tė kishte kaq magji tė thjeshtė, ngjtėse, njė atmosferė trullosese dhe tė mrekullueshme njėkohėsisht. Fjalėt ngjajnė sikur kanė lindur aty, pikėrisht pėr atė libėr tė shkruar me dorė. Njėmijė mendime mė kaplojnė tek rrekem tė kuptoj se kush ėshtė Alberti, ky burri me uniformėn e pilotit. Ēfarė donte ai nė Shtėpinė e Vjetėr, pse ka kaq pak fjalė pėr tė? Ku ka jetuar ai, ku banonte, ku flinte? Rushja shkruan pėr tė si pėr njė njeri tė njohur, tė shtėpisė. Tek endem nėpėr dhomė duke thithur thellė cigaren e fortė, shikimi mė shkon tek libri i hapur qė mė pret nė tavolinė. Rikthehem tek ai i babėzitur, tė zbuloj faqet e tjera tė kėtij libri tė rrallė.


    E diela e dytė e Majit, viti 1956

    Do tė shkruaj vetėm tė dielave. Sepse e diela pėr mua ėshtė mė e lirė dhe e mirė. Se ēfarė ka kjo ditė diēka tė veēantė, tė qetė dhe tė paqme. Mė ngjan sikur unė jam nė njė vend intim, nė njė kohė intime vetėm pėr vetėn time.
    Nė shtėpi pothuaj jam gjithkonė vetėm, ndonjėherė i bėj shoqėri Albertit. Kėtė vitin e fundit duket sikur mė shmanget, mė thotė me plot delikatesė se ėshtė i zėnė. I mbyllur nė dhomėn e tij tė fshehtė, gjysėm tė errėt, fytyra e Albertit ka marrė tė bardhėn e mureve pėrreth. Pėr tė hyrė nė dhomėn e tij duhet tė shtrysh me gjithė forcėn faqen e bibliotekės. Pas saj njė palė shkallė zbresin poshtė nė njė bodrum tė sajuar. Muret janė forcuar me gurė tė mėdhenj, tė gdhendur. Nė fund tė shkallėve nė tė djathtė ėshtė dera e rėndė prej dru lisi. Mė kujtohen ditėt kur babai e ndėrtoi atė dhomė tė fshehtė, ditėt pasi nė shtėpinė tonė erdhi Alberti. Mbaj mend kur mbante nė supe trastėn plot dhe qė e nxirte nga bodrumi i shtėpisė. Punone gjithė natėn, nėn dritėn e llambės me vajguri. Unė sillesha rrotull nėpėr shtėpi, duke ndihmuar me sa mundja tim atė.
    “Rushe, mė dėgjo me vėmendje zemer. Ky burri ėshtė miku ynė, ėshtė shoku i babait. Mbaj mend, kėtė mos ė harro asnjėherė: askujt nuk duhet t’i thuash se ai jeton kėtu tek ne. Mė kupton?”
    Unė tunda kokėn nė shenjė pohimi, e habitur por edhe serioze se bėhej fjalė pėr diēka tė rėndėsishme.
    Mė kujtohet se babai e ndėrtoi dhomėn e Albertit pėr tre muaj. Ai sapo kishte filluar tė ngrihej nė kėmbė, lėvizte dy hapa nėpėr dhomėn e errėt pėr t’u ulur sėrish gjysėm i shtrirė pran oxhakut. Atė ditė ai kishte zbritur nga ēatia ku flinte, qė atė natė kur erdhi pėr herė tė parė nė shtėpinė tonė.
    “Zoti Albert, dhoma mbaroi. Ėshtė gati. Qė sonte mund tė flesh atje.”
    Babai im fliste pak. Kurr nuk e mbaj mend tė ketė thėnė mė shumė se dhjetė fjalė njėherėsh.

    ***

    Turqishtja ime nuk ėshtė edhe aq e mirė. Mė ėshtė dukur gjuhė e rėndė, si e ngjyrosur me baltė. Im atė mė thotė se duhet ta mėsoj shumė mirė, sepse librat qė kemi nė shtėpi shumica janė nė turqisht. Ka edhe nė gjuhė tė tjera, kryesisht revista dhe gazeta tė vjetra. Por unė kam filluar tė mėsoj anglisht me zotin Albert. Ēdo ditė zbres nė dhomėn e tij dhe marr mėsimin e rradhės. Alberti ėshtė mėsues i zoti. Ēdo fjalė e thėnė prej tij mua mė ngjit shumė shpejt. Sot mėsova se Mbretėria e Anglisė ėshtė ndėr mė tė vjetrat nė botė. Mėsova se nė Londėr ėshtė njė lumė qė quhet Tamiz dhe kryeministėr i Britanisė sė Madhe ėshtė Mr Ēurēill. Anglia qenka njė ishull i madh nė veripėrėndim tė Europės, qė gjithmonė ka qenė mbretėri.
    Alberti qenka nga rrethinat e Londrės, shtėpia e tij ėshtė sa njė kėshtjellė, nė njė fermė tė madhe, rrethuar me pyje dhe livadhe. Kur flet pėr vendin e tij i bie njė nur i pashoq, sytė i bėjnė dritė, nganjėherė zėri i dridhet gati si nė vaj. Unė gjysmėn e fjalėve nuk arrij t’i kuptoj, por e ndjej se ai e ka shumė pėr zemėr vendin e tij. Shpesh ndodh qė babai im pėrkthen ndėrkohė qė Alberti tregon pėr kėshtjellėn nė veri tė Londrės.
    “Nė pyllin pėrballė shtėpisė, diku mes drurėve tė lartė ėshtė njė lėndinė e madhe. Atje luaja sė bashku me dy shokėt e mi; Bill dhe Endrju. Billi ishte mė i madh se unė, njė vit e gjysėm, ndėrsa me Endrju ishim moshatar. Nė fakt ata ishin kushėrinjt e mi, djemt e dy xhaxhallarve. Atje mes pyllit, lėndina kishte formėn e njė zemre gjigante. Tė rinjė siē ishim, prisnim dashurinė e parė. Nė mendjen tonė ajo do vinte nė formėn e njė zane, do zgjidhte njėrin prej nesh si tė pėrvėluarin e zemrės. Vjedhurazi ne shkonim tek lėndina jonė ēdo javė me shpresėn se do tė shfaqej zana jonė. Por ajo nuk erdhi kurrė.”
    “Im atė donte qė unė tė shėrbeja nė ushtri. Studiova nė Akademinė Mbretėrore Ushtarake. Mė vonė u pėrzgjodha si aspirant nė Flotėn Ajrore tė Madhėrisė sė Saj. Mėsova gjithēka pėr avionėt, stėrvitje pafund, derisa erdhi dita qė unė tė ngrihem nė qiell.”
    Tregimet e Albertit janė tė qeta, fjalėt duken sikur rrjedhin ėmbėl nga buzėt burrėrore. Nuk jam nė gjendje ta pėrcaktoj pamjen qė merr kur rrėfen pėr vendin e tij. Mė shumė se tregim fjalėt e tij ngjajnė me njė gjendje, ngjyrė. Herė herė e fortė dhe e ndezur, pastaj mė qetė dhe shtruar gati nė tė pėshpėritur. Sikur tė gjitha kėto nuk na i tregon ne, por vetes sė tij.




    Kreu II

    Zanziana erdhi nė qytet nė tė perėnduar tė diellit. E kishim lėnė takimin tėk Qendra e Re Tregtare nė tė hyrė tė Lagjes sė Re. Nuk e di pse nuk pėrdorim emra qė nė krye tė herės, por gjithmonė vazhdojmė t’i thėrrasim vendet me fjalėt qė na vjen mė pėr mbarė. Lagja e Re nuk ėshtė mė e re, po ashtu edhe Qendra Tregtare (e Re!). Megjithse kafet i ka tė mira, duket se rrugicat po ngushtohen dita ditės. Nė atė pikė tė qytetit ka gjithmonė njerėz, sidomos tė rinjė, vajza dhe djem qė nxjerrin nė pah hiret e moshės me njė shkujdesje kėmbėngulse. Ka edhe mė nė moshė, tridhjet ose dyzetvjeēarė tė kamur qė kėrkojnė tė kėnaqin syrin ose tė joshin seksin e kundėrt me pijet energjike mė nė modė.
    - Cigare?
    - Po- pa vetdije unė marrė nga dora e Anzės ēakmakun me ngjyrė bronxi.
    - Ed, ditėt ė mia nuk janė edhe aq tė mira. Nuk jam e lodhur, pėrkundrazi. Dikush po mė ndjek dhe ti e njeh mirė. Ėshtė Vladimir Ēatalli. Ku e mori vesh ai qė unė u ktheva nė Degėn e Epėrme?- tha ajo me njė tonė disi nervoz.
    - Anza, ai ėshtė shumė dhelpėr. Je takuar me tė?
    - Po. Sot nė mėngjes njė makinė mercedes ngjyrė bari ndaloi tek Lisi i Madh. Unė me Metin sapo qemė ngritur. Shoh se njė burrė flokėgjatė dhe me mjekėrr tė zezė po shikonte nga shtėpia mbėshtetur tek makina. Nuk ia vumė veshin, por ai vazhdoi tė rrinte aty pincė. Dikur unė nuk durova mė gjatė dhe i afrohem. Ishte ai, Vladimir Ēatalli.
    - Po?
    - Asgjė, thjeshtė i them se unė u ktheva, tani pėrgjithmonė. Dhe se jam gati t’ia thyej hundėt pėrsėri. Ai vetėm u pėrvesh njėherė deri nė gjoks dhe iku. “Unė kėtu kam qenė pėrherė” tha ai duke u larguar.
    - Dhe?
    - Rrugės pėr nė qytet makina e tij mė ka parakaluar disa herė. Tani nuk ėshtė vetėm, janė tre veta. Metit nuk i thash asgjė.
    Unė heshta. E dija se Vladimir Ēatalli nuk do ta linte rehat Anzėn. Nė mendje mė erdhi dita kur ne u pėrleshėm nėn hijen e Lisit tė madh. Vladimiri vinte aty pothuaj ēdo ditė. Thėrriste nė kup tė qiellit vargjet e njė kėnge tė ējerr:

    “Dil pėrjashta goca ime,
    Trupi im ėshtė mbush me qime”

    Fjalėn “goce” nuk e pėrdornin nė Degėn e Epėrme, por ajo ishte nė fjalorin e Ēatallit. Kumbullat e zeza nė Degėn e Epėrme piqeshin nė shtator, ndėrsa Vladimiri thoshte: “Mė pelqejnė shumė gocat e zeza, tė njoma dhe tė thata.”

    “Mbushur plot dhe qimezi,
    Barku im ka shumė uri!”

    Dy vargjet e fundit tė kėngės duket se e mbushėn kupėn. “Do ia tregoj qejfin atij Ēatalli!”- kishte thėnė Anza duke shtėnguar nė duar njė shkop tė trashė me njė xhung nė kokė. Gjithė lufta zgjati vetėm pesė minuta, aq sa Vladimir Ēatalli u shtri pėrdhe me hundė tė thyer dhe i larė nė gjak.
    “Unė nuk jam goce por jam Anza Lisi qė tė bėj tė flasėsh me vete! Kurr mė mos ndalo para kėsaj shtėpie! Ēatall!”

    - Anza,- them unė me gjysėm zeri -Vladimir Ēatalli ėshtė i rrezikshėm. Kėto kohė ai e ka marrė veten shumė. Nuk e di me ēfarė merret, por di qė ka shumė para.
    - Mendon se ai do tė hakmerret pėr hundėn e thyer?
    - Jo vetėm. Mos harro i biri i kujt ėshtė dhe nga vjen. Nėse ne nuk ruhemi, ai do tė pėrpiqet tė kafshojė.
    I biri i Aleksandėr Mirkos qe rritur vetėm me nėnėn e tij. Qė nė bark tė nėnės nė Degėn e Epėrme u mor vesh se i biri i kujt ėshtė. Dila, nėna e Vladimirit punonte nė Zyrėn e Gjendes Civile. Vejush e re dhe pa fėmijė, pas vdekjes sė tė shoqit ajo nuk u largua nga Dega e Epėrme. Dy muaj pasi nė Kodrat e Blirit po prehej burri i saj i ri, Dila filloi tė fryhej. Aleksandėr Mirko gjithė ditėn rrinte nė kafen pėrball nė qendėr tė Degės sė Epėrme. Natėn qė erdhi nė kėtė botė Vladimir Ēatalli, Aleksandėr Mirko ėshtė parė i dehur nė rrugė tė madhe duke kėnduar njė melodi me fjalė gjysėm shqip dhe gjysėm serbisht. “Druge moja, Druge moja” qe refreni i kėngės.

    - Libri- them unė pa arritur tė mbaroja fjalinė.
    - Po libri- thotė ajo e qetė- Ed, ti di diēka mė shumė pėr mua.
    - Po lexoj- pėrsėri unė flas me gjysėm zėri.
    - Im atė ka vdekur. Varri i tij ėshtė nė shpatin pas shtėpisė pranė njė guri. Sot isha tek ai. Gjeta shenjat qė mė ka lėnė tė shkruara gjyshi. Askush nuk e di se ai ka egzistuar nė Degėn e Epėrme. As Meti nuk di asgjė.
    - Po nė Londėr? Ke kėrkuar pėr familjen e tij?
    - I kam gjetur. Nė rrethinat e Londrės jetojnė nipėrit dhe mbesat e babait. Ata nuk dinė asgjė pėr mua. E kam shumė tė vėshtirė tė ndėrhyjė nė jetėt e tyre.
    Nė banakun e drunjtė ekspresi i kafesė lėshonte njė fėrshėllimė tė lehtė. Ekrani i madh nė faqen e murit pėrballė ndriēonte lehtė kthinėn tonė. Pothuaj tė gjithė klientėt po tymosin cigare, ndėrsa kamarieri, njė djalė i ri rreth tė njėzetave na servir gjithe delikatesė “Johny Ėalker” me akull.
    - Nuk porositėm pije- thash unė i habitur.
    - Janė nga njė burrė flokėgjatė, ishte nė verandėn e lokalit, pėrjashta. Mė dha ketė pėr zonjėn- tha kamarieri duke zgjatur njė letėr tė bardhė- dhe iku.
    Tė dy shohim njėri tjetrin nė sy. Pa fjalė Anza merr letrėn dhe fillon ta lexoj.
    - E dija. Vladimir Ēatalli nuk do mė hiqet qafe kollaj. Ėshtė njė kėrcėnim. Lexoje.- thotė Anza duke mė lėshuar nė dorė fletėn e bardhė tė palosur nė katėrsh.



    “Gėzohem qė tė shoh pėrsėri. Kėnaqėsia ime merr pėrmasa tė reja kur mendoj se sė shpejti unė do tė shtroj gostinė e madhe tė mirėseardhjes tende.

    Pėrjetėsisht,

    V.Ē.”

    Nė cep tė fletės njė zemėr e plagosur nga njė thikė e stėrmadhe.

    Heshtje. Asnjėri nga ne nuk merr guximin tė thotė njė fjalė tė vetme. Unė po tymos thellė cigaren, ndėrsa Anza po rrėmon nė ēantėn e saj. Nė brendėsi tė ēantės vezullon diēka e metaltė, ndėrsa njė kėrcitje e lehtė si njė “krrak” humbet nė zhurmėn e lokalit.
    - Ėshtė e babait tim. E gjeta sot nė dhomėn e tij. Zot, gjithēka ishte siē e kam lėnė tetė vite mė parė.
    - Nė dhomėn e nėndheshme?
    - Po. Ed, mos ma vi re, unė sot jam si e humbur. Nė dhomėn- tunel zbulova shumė gjėra, shumė histori. Nuk e di a do mjaftojė koha tė t’i them.
    - Me kohė Anza. Do kemi kohė pėr tė gjitha. Por sė pari duhet tė kėsh njė gjė parasysh. Vladimir Ēatalli kėrkon diēka. Duhet tė ruhesh, duhet tė jemi tė kujdeshėm.
    Dalim. Pėrjashta ka rėnė nata. Njė erė e ngrohtė sillet rrotull rrugėve dhe pallateve pa fund. Anza ecėn para meje me hapa tė shpejtė dhe tė gjatė. E veshur me Jeans gjysėm sportiv dhe njė bluzė tė hapur ngjyrė mente, duket sikur gjithēka ndalon rrotull saj. Vetėm ajo lėviz nė rrugėn e ndriēuar fort nga projektorėt pėrballė. Flokėt e gjatė dhe tė zeza, si njė jele kali turfullojnė shpengueshėm nė supet e gjera. Kėrcitja e hapave ndjell shumė vėshtrime rrotull aq sa gjithēka ndalon pa frymė nė rrugėn plot njerėz. Nė fakt rruga ka njė lloj rrėmuje tė ėmbėl, naive. Vitrinat gjithfarėsoj tė dyqaneve tė vogla vezullojnė fort, ndėrsa emrat e tyre duket se nuk shkojnė edhe aq me atė ēfarė duket. Unė rend krah saj, ndėrsa njė ankth mė ngjitet nga lukthi pėrpjetė. Nuk ėshtė njėlloj si frika, por diēka mė e keqe, diēka qė nuk e kam ndjerė mė parė. Ndoshta kurrė nuk do tė ngjajė asgjė, por thellė ndjej se ajo ėshtė nė rrezik. Thelbi i saj ėshtė po ai; e sertė, e vendosur dhe e heshtur. Por tani ka diēka mė shumė, njė nur tė pėrzier me mall dhe dhimbje. E kam tė vėshtirė tė flas pėr bukurinė e saj. Diēka e ēuditshme mė bėn tė ndaloj sa herė shoh kėmbėt e gjata, belin e hollė dhe gjoksin e kėrcyer. Mbaj mend se ajo ka qenė e hajthme, me sytė plot dritė qė dukej se ndriēonin mė shumė poshtė vetullave tė zeza, qafė tė gjatė, mjekėr te vogėl, hundėn e drejtė dhe ballė tė lartė. Njehėrė i kisha thėnė: “Ēfarė ėshtė njė gjė e zezė, e hollė, e gjatė dhe e thatė?”
    “Anza Lisi!”- kishte thėnė ajo duke qeshur me tė madhe. Tani ajo gjėja “e zezė, e hollė, e gjatė dhe e thatė” nuk ishte mė e tillė, por njė femėr plot nur dhe bukuri tė pa shoqe.



    ***

    E diela e parė e Janarit, viti 1957

    Sapo ka hyrė ky vit, plotė borė dhe ngrica. Dega e Epėrme ka rėnė nėn njė pushtet tė mistershėm dhe tė bardhė. Vetėm kreshta e maleve pėrreth ndonjehėrė pėrflaket nga pėrėndimi i diellit. Shtėpitė e rralla lėshojnė me pėrtesė drejt qiellit blu shtėllunga tė holla tymi, qė treten nė ajrin e acartė. Bora ka kaluar njė metėr dhe ka ngrirė. Mė ngjan sikur kjo borė do tė jetė gjithmonė kėtu, aq qetėsisht mbulon gjithė pllajėn e Degės sė Epėrme.
    Nė shtėpinė e Balajve ka mort. Ka vdekur njė djalė i vogėl, dhjetė vjeē. U sėmur nga tuberkulozi. Nė atė shtėpi sapo ka vdekur edhe plaku, Ismail Bala. Duket se plaku e mori me vete djalin e vogėl; thonė se qenė tė dy shumė tė lidhur. Nipi dhjetvjeēar i Balajve flinte nė dhomėn e gjyshit tė sėmurė rėndė nga tuberkulozi.
    Babai ka shkuar nė mort. Me Balajt jemi kushėrinj, por ne morėm mbiemėr tjetėr, nga Lisi para Shtėpisė se Vjetėr. Dikur kjo shtėpi ka qenė e pėrbashkėt. Ne mbajtėm shtėpinė, ndėrsa Balajt morėn tokat nė pjesėn e sipėrme tė pllajės nė Degėn e Epėrme.
    Albert ėshtė nė dhomėn e tij. Ka ditė qė nuk del. Nganjėherė unė zbres poshtė pėr t’i shtruar ushqimin. E gjej ulur nė kolltukun e rėndė prej lėkure tė zezė, me libra nė duar. Se ēfarė e ka njė shikim tė qetė dhe tė thellė. Por edhe i ėmbėl.
    - Zoti Albert- i them me gjysėm zėri.
    - Urdhėroni zonjushe- faleminderit qė kujdeseni pėr mua. Sot jeni shumė e bukur.
    Ai e thotė kaq qetė kėto fjalė, ėmbėl, sa ėshtė e pamundur qė tė mos i besosh.
    - Ju solla dhe njė shishe verė. Ėshtė Merlot, blerė shumė vite mė parė nė Itali. Babai ka dhe disa shishe nė dhomėn e tij.
    - Faleminderit Zonjusha Rushe- ndjej zėrin e tij tek dridhet lehtė dhe njė shikim tė ngultė qė mė pėrshkon tė tėrėn.
    Pasi unė shtrova tavolinėn shkova afėr oxhakut tė hedh ca dru lisi. Albert ngrihet nė kėmbė dhė afrohet drejt meje me dy gota me verėn e kuqe.
    - Do tė pijmė njė gotė sė bashku Zonjushe?

    Unė ndaloj para tij. Njė burrė i gjatė, elegant, me balluket e zeza mėnjanė, veshur me njė kėmishė tė bardhė me spaleta ushtarake nė supe, qendron para meje. Ka hedhur krahėve njė xhaketė mente me kopsa ngjyrė floriri. Nė sytė e tij shoh njė lutje tė heshtur. Dhe shumė burrėrore.
    Unė ndjej se njė valė ė nxehtė po ngjit nėpėr barkun tim. Deri tek lukthi, mes gjinjėve ndjej lėmshin e zjarrtė qė mė pushton. Pastaj rrėnqethem nga gjymtyrėt, nė leqet e kėmbėve dhe gishtėrinjtė me djegin si zjarri. Zgjas dorėn tė marr gotėn e kristaltė nga ai, duke mos ia ndarė sytė pėr asnjė ēast.
    - Gėzuar zoti Albert- them unė me gjysėm zėri.
    - Gėzuar! –thotė ai duke buzėqeshur.
    Ndej se jam skuqur e tėra. Albert mė fton tė ulem pėrballė tij. Nga rafti me libra ai merr njė pllakė gramafoni.
    - Shtraus. Valset e tij janė tė mrekullueshme. Do mė shoqėroni nė njė kėrcim zonjusha Rushe?
    - Oh, unė nuk di tė kėrcej mirė zoti Albert!
    - Ju kėrceni si njė flutur- thotė ai duke mė parė tej e tej.
    Disku lėshon tingujt e parė dhe si njė valė e lehtė pėrhapen nė dhomėn gjysėm tė errėt. Pushteti i tyre sillet rrotull nė hapėsirėn e vogėl. Pastaj tė dy e gjejmė veten pėrballė njėri tjetrit nė kėmbė.
    - Me leje zonjusha Rushe?- zėri i tij mė ledhaton flokėt dhe veshin, duke prekur butėsisht gjithė qenien time. Ndėrsa zjarri nė oxhak ka marrė vrull duke pėrskuqur gjysmėn e dhomės. Nė krahėt e tij unė rrėshqas pa prekur asgjė vėē duarve tė forta. Herė herė ndjej se si gishtėrinjt e tij ngulen nė belin tim, ndėrsa unė lakohem nga pas pėr tė mos ēikur padashur kraharorin e tij.
    Shtepia e vjeter

  7. #127
    Nisa ta lexoj me kuriozitetin e nje krijimi te ri nga "Deti Bajri", por shume shpejt me rrembeu historia. Me pelqyen kapercimet ne kohe. Personazhet jane te plote, te duket sikur komunikon me ta dhe te fusin ne boten e tyre….
    Suksese deri ne fund!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 13 prej 13 FillimFillim ... 3111213

Tema tė Ngjashme

  1. Lasgush Poradeci
    Nga Bel ami nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 06-04-2023, 23:24
  2. Vallja qė e shpėtoi Osman Takėn nga litari.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 17:16
  3. Vallja e djajve
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 05:28
  4. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-06-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •