Përseri disa pamje tjera nga Gjeneva.
Po ku jini ooo shqipet e zvicrres ,a po pushoni sot ,pushoni pushoni se jeni lodh gjithe vitin to punu,hajde po ju pershendes te gjitheve edhe kaloni si eshte me se miri.... tung tung
FAKTET JANE KOKEFORTA
Pershendetje edhe nga nje shqipetare nga zvicra
Nuk e kuptoj se perse flasim per tema qe skan te bejne fare me temen ne fjale...Ata qe duan te flasin per fene le te shkojne tek ajo teme. Ketu eshte me rendesi te flitet per shqiptaret qe jetojne dhe veprojne nje zvicer sepse ka shume gjera per te cilat ja vlen te flitet edhe ne forum.
Eshte evidente se shqiptaret numerikisht jane shume, diku rreth 150.000 shqiptar qe llogaritet se jetojne ne Zvicer. Prej tyre rreth 40.000 gezojne te drejten e neneshtetesise zviceriane.
Duke qen se ne numer jemi kogja shume eshte krejt normale qe nje pjese nuk tregojne sjellje te mire dhe bien shpesh ndesh me ligjet e ketushme e kesaj kur i shtojme edhe pasivitetin apo mosorganizimin e pjeses tjeter ka bere qe imazhi i shqiptarit te zvicres te perkeqesohet ne shkalle te konsiderueshme.
Ka shume deficite ne organizimin e shqiptarve ne zvicer por problemi me shqetesues per mua mbetet problemi i rinise shqiptare e cila nuk po arrin te sfidoj problemet e identitetit. Ata as nuk po arrijne te adaptohen ne menyre te shendoshe dhe te plote ne jeten zviceriane e poashtu shpesh vetem formalisht e ndjejne veten si shqiptar. Kur flas keshtu eshte fare e qarte se ka perjashtime por qe ato len per te deshiruar.
Une uroj qe shqiptaret e zvicres te vetorganizohen ne nje forme te re dhe ndoshta menyra me e mire per te perfaqeusar problemet tona do te ishte kyçja ne spektrin politik vendor sepse vetem nekete menyr ne mund te mborjme me mire interesat tona si qytetar te zvicres. Kete tashme nje pjese ka filluar ta bej me shume sukses dhe kjo gje eshte nje shprese e madhe per nje te ardhme me te mire ngaqe dihet se zvicra ofron llojllojshmeri per sa i perket mundesive per tu zhvilluar qofte si individ apo edhe si shoqeri.
Ndryshuar për herë të fundit nga Gjilani2002 : 24-03-2009 më 17:31
Të gjithe jemi pergjegjës për të bërat dhe të pabërat.....
SUPER700
http://super700dev.motor.de/start
Host: Fri-Son
Type: Music/Arts - Concert
Network: Global
Date: 08 May 2009
Time: 20:00 - 22:00
Location: Fri-son
Street: Fonderie 13
Town/City: Fribourg, Switzerland
Ëmbëlsia e trishtimit berlinez
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Super700“Super700” i këngëtares Ibadet Ramadani nxjerr një album të ri “Lovebites”
"Ibadet, prapë me muzikë të trishtuar?” - do t'i thonë asaj të afërmit kur të dëgjojnë albumin e ri. Kosovarja e lindur në Gjermani i përzgjat enkas zanoret për të imituar më mirë gjermanishten e evropianojugorëve. Nuk do të jetë hera e parë që të afërmit nuk do të jenë të kënaqur me muzikën e saj. “Në Kosovë ka një uri të madhe për dëfrim dhe konsum”, gjykon ajo.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ibadet Ramadani
“Por ky nuk është stili i jetës sime. Më pëlqen më shumë të festoj me def dhe çifteli, se sa me muzikë që tingëllon si varianti shqiptar i "pop-çamçakizit". Në këngët e saj ka gjithmonë një hije trishtimi dhe melankolie. Kjo nuancë e përshkon edhe albumin e ri: “Lovebites”, i cili tashmë ka dalë në tregun gjerman. “Pop melodramatik” e emërton atë basisti Michael Have-s. Michael dhe Ibadet përbëjnë bërthamën e grupit Super700 të krijuar në vitin 2003 në Berlin.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: "Lovebites"
Por historia fillon në Amsterdam, ku Ibadeti studionte për këngëtare xhezi. “Isha në turmën e turistëve në Leidseplein kur ky për pak sa s'më shtypi me biçikletë.“ Si nëpër filma? “Ishim takuar njëherë më parë në një party. Dhe kishim kohë pa u parë”, korrigjon Michael-i. Mbas kësaj përplasjeje fillon bashkëpunimi mes dy muzikantëve dhe "rebelimi" i tyre ndaj xhezit: "Frank Zappa ka thënë dikur: 'Xhezi nuk ka vdekur, ai bie pak erë'," qesh Michael-i dhe shton: “Xhezi në të cilin kisha hyrë unë kishte filluar të kundërmonte”.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Super 700
Që atëherë ata bëjnë pop. Në grupin e tyre janë edhe tre instrumentistë dhe dy motrat binjake të Ibadetit, Ilirjana dhe Albana, që e mbështesin të motrën vokalisht. "Super700 bën pop tepër të bukur për Berlinin," do të shkruante gazeta berlineze "Tagesspiegel" në vitin 2005 pas daljes së albumit të tyre të parë Super700. Ngjashëm duhet ta presin berlinezët edhe albumin e dytë Lovebites, aq më tepër kur aty ka gisht edhe producenti i U2, Bob Irwin.
Disa nga këngët si “Tango” ose “S.T.T.S.M.C” kanë kohë që jepen rregullisht nëpër radiostacionet e kryeqytetit. “Për fat të mirë adhuruesit e muzikës sonë janë të moshave të ndryshme dhe është një publik shumë i hapur dhe i veçantë dhe shumë kurreshtar.” Një komunitet të vogël me simpatizantë Super700 e ka edhe në Prishtinë, për të cilën Ibadeti do të përkujdeset në vjeshtë, kur grupi të shkojë për të dhënë një koncert në kuadër të javës gjermane e t'u çojë prishtinalinjve pak nga ëmbëlsia e trishtimit berlinez.
Anila Shuka/Berlin
Krijoni Kontakt