A esht e vertet se ne Zvicer nje gallon benzine kushton $6?
A esht e vertet se ne Zvicer nje gallon benzine kushton $6?
Ju uroj te gjith forumisteve nga Zvicra gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri 2005 !
LeNNoN !
You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.
Do ishte mire te thoje ekujvalentin e galonit me litra se ne amerikonet e Zvicres nuk i dime keto gjera. Sa te duash eshte, prandaj dhe une e lashe Zvicren.Postuar më parë nga friendlyboy1
![]()
C'kemi Zvicerona,
Une kam jetuar ne Gjeneve nja 7 vjet dhe kete vit u largova per arsye "mbarim studimesh"
Si ka mundesi qe ne mes te gjithe atyre shqiptareve Elna, s'ke pasur rastin te njohesh asnje? Jane pothuajse 80 studente sqhipatre ne UniGe. Flas per ata qe vijne vetem nga Shqiperia sepse bashke me te tjeret qe vijne nga Kosova apo Maqedonia(me pak) behet nje numer akoma me i madh.
Nuk e di ne kam te drejte postimi adresash te tjera, por doja te jepja adresen e asosacionit te studenteve shqiptare ne Gjeneve. Nqs je e interesuar me dergo nje mp dhe ta jap ne privat.
Festat qe jane bere per ndeshjen, vitin e Ri apo 28 Nentorin ne Gjeneve do mbeten te paharrueshme.
Ka shume te tjere qe kane patur te njejtin problem si dhe ju qe s'keni patur rastin te njihni shume shqiptare te tjere, pro kjo varet nga pozita qe keni(propabiliteti me i madh eshte kur je student) dhe nga mundesite per te degjuar ndonje gje rreth e qark. Eshte e vertete qe ne Autobus apo Poste nuk eshte vendi i duhur per te ruajtur nje shoqeri sepse mundet qe personi qe ke patur perballe te jete komplet pasiv apo te mos ta ndjeje aq shume te nevojshme njohjen me dike vetem pse eshte shqiptare. Une nuk po flas per veten, sepse e re kam qene vete dhe e di qe njohja me shqiptare te tjere te ngroh zemren, sidomos kur ke mall per vendin, por jo te gjithe e shohin me kete sy.
Mgjth ju uroj te treve, dhe Ades ne Zurich por sidomos Elnes dhe Er Gjen suksese e gezojuni Gjeneves, sepse aq e keqe sa behet ne dite me shi, qe mezi lind dielli aq e bukur eshte kur kalon disa vjet atje.
Une kam pas jetuar Ne Cite Universitaire disa kohe e me pas mora nje apartament diku afer Placetit (Manor sot)
Po ju ku jetoni? Jam kurioze se e njoh permendesh qytetin.
Au revoir et Bonne annee a tous.
Julie
Postuar më parë nga Julie
Përshëndetje Julie.
Më vjen mirë që po të kontaktoj nëpërmjet forumit , por dhe keq që nuk të paskam njohur këtu në Gjenevë.
Unë nuk mund të vete dyerve të Universitet me tabelë në dorë duke pyetur : A jeni ju Shqiptar/e.
Në Gjenevë ekziston Universiteti Popullor Shqiptar, dhe aty ka mjaft aktivitete Shqiptare. Fatkeqësisht Shqiptarët nga Shqipëria nuk para vijnë. I kuptoj deri diku se cilësia e aktiviteteve në të shumtën e rasteve është mjaft e dobët, por a i shtron dikush pyetje vetes: C'bëj unë si pjesëtar/e e komunitetit tim për të rritur reputacionin e popullit tim si dhe cilësinë e aktiviteteve të tij?!
Ne e kemi këte shans me këtë institucion, por shumë pak kontribojmë, dhe sigurisht aktivitet mbeten gjithnjë në nivel të dobët se i përshtaten pak a shumë nivelit pjesëmarrës. Ne kemi dhe shansin tjetër : 80% e shqiptarëve nga Shqipëria që jetojnë në Gjenevë janë njerëz të integruar mjaft mirë në jetën e këtushme dhe kanë punëra të mira, por çfarë bëjmë ne për të mbajtur lidhjet midis njeri-tjetrit që të mos shuhet magji e gjuhës Shqipe, këngët dhe ritet e rretheve tona? Asgjë.
Unë isha në mbrëmjen e Vitit të ri që u organizua këtu.
Kishte shumë shumë pak nga Shqipëria , diku 4 ose 5 persona. Këngëtaret dy ishin nga Shqipëria, njëra e mirënjohura Mimoza Nazarko, tjetra Enkelejda Basha si dhe një këngëtar nga Kosova Shkëlzen Kelmendi në mos gabohem, emrin. Të tre kanë kënduar shumë bukur.
Mimoza këndoi " potpuri shkodrane" e plot këngë të tjera. Shkëlzeni këngë kosovare. Enkelejda ka kënduar këngët e Parashqevisë, të lehtat dhe populloret, dhe i ka qarë. Ku ishin pra Shqiptarët e Shqipërisë meqë paska kaq shumë që të vallëzonin në ritmin e "Lemzës" apo Potpurive popullore?!
Në organizimet e festave Kombëtare kam 10 vjet që vete. Prapë nuk i shoh të jenë Shqiptarët e Shqipërisë. Ose janë , por të heshtur të pabashkuar?
Ç 'dreq na ka hyrë që mos bashkohemi e të bëjmë një përvjetor për Vaçe Zelën , me muzikë të këngëve të saja p.sh, apo një përvjetor të Violeta Manushit me batuta nga rolet e saja, ose thjesht thjesht diskutim mbi konceptet e jetës.
Unë sot po e mësoj që paska një shoqatë Studentësh Studentësh Shqiptar , dhe punoj në Avenue Dumas, 200 m larg Cite Universitaire. Pse kjo Shoqatë nuk bëhet e gjallë në aktivitete. Janë të rinj. Plot ide dhe energji.
Nesje ,
nëse ke dëshirë dërgomi në mp, ose mail adresat se kam dëshirë ti kontaktoj.
Të përshëndes
Elna
Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 07-01-2005 më 20:29
Gezuar 2005 te gjitheve
O sa mire edhe Elna paska gjetur nje cike kohe per forumin.
Une per vete jam plot.
Nje krijese nuk e di mbase 70 cm ka tani me merr te gjithe kohen.
Nje informacion i vogel :
Te shtunen me dt 22 janar nga ora 17 deri ne 20 organizohet ne qytetin e san gallenit nje mbremje interkulturore.
ekspozite e dy piktoreve shqiptare Rafet dhe Nexhmedin Jonuzi(Presheve)
ka lexime poetike shqip-gjermanisht.
intermexo muzikore me Fiqerete Imeraj Mimoza Selimi dhe Gentiana Tafili
film dokumentar mbi Butrintin.
Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!
Gezuar 2005 te gjitheve
O sa mire edhe Elna paska gjetur nje cike kohe per forumin.
Une per vete jam plot.
Nje krijese nuk e di mbase 70 cm ka tani me merr te gjithe kohen.
Nje informacion i vogel :
Te shtunen me dt 22 janar nga ora 17 deri ne 20 organizohet ne qytetin e san gallenit nje mbremje interkulturore.
ekspozite e dy piktoreve shqiptare Rafet dhe Nexhmedin Jonuzi(Presheve)
ka lexime poetike shqip-gjermanisht.
intermexo muzikore me Fiqerete Imeraj Mimoza Selimi dhe Gentiana Tafili
film dokumentar mbi Butrintin.
Apero
Kush ka mundesine eshte e mirepritur.
Hyrja eshte e lire
pershendetje te gjitheve![]()
Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!
Ciao Elna,
Adresen do ta nis ne privat dhe mund te regjistrohesh ne forumin e studenteve shqiptare. Kontakto Lumen dhe i thuaj qe je e interesuar te regjistrohet emaili yt ne liste. Keshtu sa here te bejne aktivitete do te vije nje email.
Sa per festat e 28 Nentorit, i kemi festuar fjithmone shume bukur. Vjet kemi bere disa festa ne Uni Popullor Shqiptar, gjithashtu 28 Nentorin e kemi festuar cdo vit por jo vetem kaq por dhe Vitin e Ri e kemi bere te gjithe bashke. Uni Popullor shqiptar rralle eshte zgjedhur nga studentet, kjo sepse eshte pak larg (dhe pas 12 mbarojne autobusat)dhe gjithashtu kur hyje brenda kishte vetem nje dore me burra ne hyrje qe e kishin mbushur sallen me tym cigareje. Nuk e di, personalisht skam pasur asgje kunder por ne pergjithesi nuk preferohej nga studentet. Kete Vit kane festuar Vitin e Ri ne Laussane se bashku me studentet e Friburgut.
Pastaj, une s'te thashe merr tabele e shko ne Universitet te kerkosh njerez, por vetem po te jepja nje vend ku eshte propabiliteti me i madh per te takuar shqiptare, mqs te duket sikur s'ka. Nderkohe qe Studentet me pjesen tjeter te shqiptareve qe mund te kene ardhur per arsye te tjera, specializime apo ku ta di une, s'kane mundesi te takohen.
Sa per kenge e valle shqiptare, do te gjesh gjithmone midis studenteve te Gjeneves. Ka nga ata qe harrojne qe jane shqiptare, por ka dhe nga ata,si une
, qe e hedhin vallen ne rradhe te pare . Por keta te paret jane me kokrra dhe i gjen kudo, ne cdo vend te botes.
Te pershendes dhe po te dergoj adresen ne privat.
BYE julie
Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 11-01-2005 më 21:06
Me ju thon te drejten ne CH skam qen as nje her por me sa kam ndegju nga Shoket dhe qe i kam te gjith Familjen ateje ne CH eshte vend i mire , por me sa kam ndegju Kosovaret e kan Zuerich hahahaha , te GJILANI-t keni me shum ne Zuerich , por te Premten mendoj me shku dhe me pa se si eshet
Rroft Zurichi![]()
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Mos eshte gje nga Saranda Ky Rolandi, se po eshte ai e njof une.Postuar më parë nga dimegeni
Krijoni Kontakt