Close
Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 243
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Milla Lexo Postimin
    Ka mundësi se edhe atë do ta bëjmë, por pa ty.
    Shqiptarët sot në Zvicër marrin pjesë në organizimin e shoqërisë zvicërane. Ka me dhjetra deputet nëper komunat e zvicrës. Shumica prej tyre kanë pozita të larta në pushtetin zvicëran.NUUUUK JEMI TË NËNçMUAR!!!!!!!!!!!!
    disi me duket shum pergjegje e ashper per nji diskutim."intelektualesh"...kinse njeni e don kosoven ma shum se tjetri apo shqiperin...hajde mende hajde ....ani thot vullnetarisht ipet mesim ...hajde rren hajde . pse njiher nuk beni bisedê te sinqert dhe te pasur .pa nenqmime e replika te nji pasnjishme ...ani do boni diqka ne zvicer eh....zvicra kontollon sa lugê ka i hueji ka ne shtepi e lere me ba nji kanton .
    ---------------------------------
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Milla Lexo Postimin
    Ti ske së pari asnjë farë feje .
    kesaj i thojn shkurt fyrje ! asht leht ti thuajsh dikujt ske fe e ske dije deri sa te aprovohet e kunderta , kjo vlen edhe per juve mikesh MIlla.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #163
    Dhe kur idealizimi tejkalon caqet!

    Citim Postuar më parë nga Milla Lexo Postimin
    Posi ka institucione shqiptare në Zvicër, është LAPSH-i. Po bëhen 17 vite që merret me edukimin dhe shkollimin e të rinjëve në gjuhën amtare. Janë hapur shumë shkolla shqipe në tërë zvicrën. Këto shkolla mbahen gjallë me mundin e djersën e mësimdhënësve dhe prindërve të nxënsve. Mjetet janë të siguruara nga vet prindërit. Ka raste që gati për 17 vite mësimdhënësi punon në mënyrë humanitare, pa pagesë. Rezultatet janë shumë të mira dhe të mëdha gati në çdo shkollë. Ju personalisht nëse doni që të kyçeni në ndihmesë të kësaj shkolle tregoni adresën ku gjendeni ose së paku kantonin dhe t'iu orientoj në mënyrën e ndihmës. Për rëndësin dhe profesionalitetin e kësaj shkolle mund ta gjeni në faqen e LAPSH-Zvicër.
     Që ka institucione shqiptare ne Zvicër, e vërtetë.

     Që janë punonjësit janë falas është pak skeptike...

    - Sot, në vitin 2007 ora e mësimdhënësit shqip këtu në Gjeneve paguhet 45 franga. Kjo të paktën që nga viti 2004 që unë jam në dijeni.

     Që ka patur dikur mesimdhënie vullnetare, ka patur.

     Që paguajnë diçka shumë simbolike prindërit, paguajnë.

     Që subventionohen nga kantonet për ruajtjen e kulturës origjinës dhe zhvillimin e saj , subvensionohen.
    - Jo më larg se bahari 2007 LAPSH-i Gjenevës ka marrë një subventionim të rëndësishëm me nje shumë prej disa mijëra frangash. Pra dhe aq vullnetarshëm nuk punojnë sot, sa himni këndohet!

     Që cilesia e mësimdhënies është e dobët në disa nga këto pika mësimdhënie, është.

    - Djali tim në një aksionet e sensibilizimit me gjuhet e huaja ne kuadrin e shkollimit fillor i është "mësuar" shqip nga një këto mësimdhënës. Kur im bir erdhi në shtëpi dhe i habitur më pyeti: Mam`, pse të verdhës ( ngjyrë) i thoshte i/e sarit ajo mësuejsja shqipes sot, dhe trëdafilit , trondafill ?!- më ka lënë pa tekst dhe me shume revoltë.

    - Që e donte një denoncim në DIP (Département D’Instruction Public) e donte… po ç’ti besh faktit që humb përfitime kulturore gjithe komuniteti nga këto njerëz të pa formuar mirë dhe konservatorë të barbarizmave.

    - Që të ngrihen nervat kur përjeton këtë degradim gjuhësor të ngrihen… por ç’të bësh. Populli thotë:- Kur s’ke pulën do hash sorrën ( në lidhje me mësimdhënien), kështu që dhe ne bëjmë si bëjmë për të mos humbur fare dhe sorrën e hamë!

    Mendimi dhe eksperienca ime kjo
    Elna!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 01-10-2007 më 14:39

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin

    E nderuara Zonja Elna.

    Së pari ju përgëzoj për paraqitjen tuaj këtu. Si nënë është mjaft me rëndësi që të njiheni me mësimdhënsit ku është fëmija i juaj. Natyrisht që shpeshherë ka edhe të meta, sepse nuk jemi të përkryer. Është e vërtetë se Kantoni i Gjenevës merr ndihmë që ju e quani "subvencionim", por jo edhe të gjitha kantonet.Nëse mësuesja ka përdorur ndonjë fjalë në dialektin kosovar atë ke pasur mundësi t'i drejtohesh mësueses. Pra ju lutem këtu s'kemi të bëjmë me "konservatorë barbarizmash" por fjalë nga dialekti i gjuhës shqipe.
    Po edhe ju zonja Elna si nënë përdorni në këtë pak tekst që keni bërë këto fjalë që janë me të vërtetë barbarizma.

    1.Skeptik....dyshim, 2. subventionim.....ndihmë 3. sensibilizim.....ndjesimin
    4. denoncim......njoftim 5. eksperiencë......përvojë

    Ju lutëm zonjë nuk e kam qëllimin për t'iu nënçmuar por dua të them se asnjë nuk jemi të përkryer, ka edhe gabime te të gjithë. Me nderime nga mësuesi i Juaj!!!

  5. #165

    Dhe kur rrotullimi "Shqipes": ktheht në shkencë!

    Por kur krahasohet dendësimi i barbarizmave midis:

    1.Skeptik....dyshim, ( Koncept filozofik)

    2 subventionim.....ndihmë ( koncept social , jo dhe ndihmë, ndihmë e mirëfilltë, por ndihmë e kushtëzuar me objektiva të caktuara)

    3. sensibilizim.....ndjesimin ( koncept socio-psikologjik në lidhje me ndjeshmërinë. Në rastin përkatës sensibilizim ndaj guhës së origjinës)

    4. denoncim......njoftim ( Koncept njoftimi… epo dhe kur dhe kjo nuk është shqip… nuk di: pa tekst )

    5. eksperiencë......përvojë ( Epo dhe kur ekperienca rrotullohet: "Jo Hoxha Tasim, po Tasimi Hoxhë"...?!!!)

    Dhe, Sarit ( barbarizëm i mirëfilltë, personalisht nuk ja njoh konceptimin e as etimologjinë kështu që nuk mund të shprehem nga janë frymëzuar përdoruesit) e Trondafill ( deformimin i fjalës trëndafil)

    O nëne, moj nëne !

    Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë ( f.q. 1764)

    Skepticiz/ëm --
    1. – filozof. Rrymë filozofike idealiste që e vë në dyshim mundësinë e njohjes së saktë të botës dhe të vërtetës objektive nga ana e njeriut.

    2. – Mosbesim ndaj dikujt a diçkaje: qëndrim me dyshim e mosbesim për mundësitë e kryerjes së diçkajeje ose për vërtetësinë e diçkaje. E sheh me skepticizëm. Shpreh (shfaq) scepticizëm. Flet me skepticizëm.(Pra koncept i përdorur në vite në kulturën e gjuhësisë shqiptare).

    Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë ( f.q 309)

    Denoncim, i – Veprimi e rrjedhimi tij nga folja denoncoj.

    Denonc/oj Njoftoj organet përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohet, që duhet ti nënshtrohet kontrollit shtetëror etj

    Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë (f.q 1293)

    Njoft/oj
    1. – Jap një lajm, bëj një njoftim ; lajmëroj ;bëj të njohur një vendim, një udhëzim a një urdhër. Njoftoj shokët për mbledhjen. Njoftoj datën e nisjes. Njoftoj adresën. Njoftoj një vendim.

    2. – edhe jokal. Vë në dijeni dikë, i bëj te ditur dikujt. Njoftoi drejtorin për diçka, Njoftoi organet përkatëse.

    3. – bëj të njohura disa të dhëna, kumtoj rreth një çëhstjeje, rreth një ngjarjeje etj. Njoftoi për zbulimet e reja

    Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë ( f.q. 1472)

    Përvoj/ë -Tërësia e njohurive, e shprehive, e aftësive etj., që fitohen në jetë e në punë; eksperiencë! (kështu shkroi fjalori shqip-shqip).

    Kultura e çdo populli evoluon * e bashkë më të evoluon dhe gjuhësia. Qëllon që gjatë këtij evolucioni gjuhësor fjalët të kenë kuptim e domethënie dhe të jenë të pranueshme: Pra bëhet kultivimi i gjuhës. Fatkeqësia është kur evolucioni regreson* në vënd që të përparojë!

    Evoluim* - Shih: Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë (fq. 439)

    Regres* - Shih: Fjalori i Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Insituti Gjuhës dhe i Letërsisë , Botim i vitit 1980 Tiranë ( fq 1641)

    Për mbyllje:
    - Mbetem në kërkim të fjalorit shqip - shqip ku sqarohet koncepti "Sarit"

    Mbrëmje të mirë!

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 01-10-2007 më 16:50

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Mirëmbrëma Zonja Elna! Të gjitha këto i kam parasysh sepse i kam të gjithë fjalorët egzistues të gjuhës shqipe. Mirëpo këto fjalë rradhiten në fjalët me prejardhje të gjuhëve të huaja. Jo pse e them unë kështu por lexo Fjalorin e Mikel Ndrecës me titull: Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja, Rilindja Prishtinë1986.

    Fjala "sari" vjen prej fjalës turke...sari... i verdhë Po i njëjti fjalor që përmenda më lartë, faqa 623.

    Me nderime dhe pa keqkuptime Zonja Elna!

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Unë do t'i jipja të drejtë në të githa ato që ka paraqitur si shqetsime zonja Elna. Në faktë tek mësimdhënësit në Zvicër nuk është edhe aqë me rëndësi zhvillimi i mësimit sa më cilësor por në radhë të parë përfitimi i tyre material. Pra, nuk bëhet puna falas, absolutisht jo, por perkundrazi me lekë!
    Ndersa lufta për lekë në mesin e mësimdhënësve të Zvicres më së shumti është e theksuar në Zhenevë. Këtë gjë kam pas mundësi ta hetojë pas disa vizitave që i kam bërë Zvicrës dhe kantonit të Zhenevës ku për së afërmi isha njohtuar për problemet e mbrendshme në radhët e LAPSH-ës dhe atë për gjëra fare banale!

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Është e vërtetë se pak e njoh çështjen e gjenevës, por unë e pata fjalën në Kantonet tjera, se puna për organizimin dhe mbatjen e mësimit plotësues ka qenë dhe është mjaft e vështirë.Ka raste ku mësimdhënësi i duhet t'i bëjë të gjitha vetëm e vetëm që të mbes gjallë shkolla shqipe. Zotëri Sherri nuk më pëlqen mënyra se si u kyçët në këtë problem. Ju lutem nuk mund të bëni një vlerësim të till për mësimdhënëst në tërë Zvicrën pa e njohur situatën pa i njohur problemet.Shqetësimi i zonjës ishte se mësuesja ka përdorur "barbarizma" në gjuhë. Nëse e ke lexuar mirë të njëjtën gjë e ndaj edhe unë, se mësusja ka përdorur fjalë që nuk janë të shqipes. Për atë është dashur të bisedojë me mësuesen. Dakord në Gjenevë pagesat i bënë Departamenti përkatës që organizon mësimdhënie të tilla. Duhet ta dini se ai që paguan edhe urdhëron, pra pasiqë LAPSH nuk paguan në këtë rast atëherë edhe ndikimi në çdo vendimarrje rreth mësimdhënëse është shumë i vogël. Të njëjtën gjë e kemi edhe në Kantonin e Zyrihut. Në kantonet tjera mësimi organizohet nga prindërit dhe mësimdhënësit. Pra fjalën e kam për Kantonet tjera se mësimbajtja përçdoherë po bëhet edhe më e vështirë. Kemi mësimdhënës që punon pa kompenzim gati 16 vite, mësimdhënia është mjaft cilësore sepse aty kanë kalur shumë gjenerata edhe sot vazhdojnë të kalojnë. Në rastin e Gjenevës nëse ka keqpërdorime atëherë ka shumë forme për ti paraqitur ato.Z. Sherri më vjen shumë mirë që jeni paraqitur në diskutim për këtë çështje dhe besoj se do të vazhdojmë më tutje diskutimet. Nderimet e mija. Nëse iu intereson të dini më gjersisht mbi mësimin plotësues në Zvicër shkoni te Faqa e internetit: LAPSH-zvicër Mbesim në kontakt flm për mirëkuptim!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 04-10-2007 më 12:32

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Milla
    Anëtarësuar
    19-10-2006
    Vendndodhja
    në zvicër
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    disi me duket shum pergjegje e ashper per nji diskutim."intelektualesh"...kinse njeni e don kosoven ma shum se tjetri apo shqiperin...hajde mende hajde ....ani thot vullnetarisht ipet mesim ...hajde rren hajde . pse njiher nuk beni bisedê te sinqert dhe te pasur .pa nenqmime e replika te nji pasnjishme ...ani do boni diqka ne zvicer eh....zvicra kontollon sa lugê ka i hueji ka ne shtepi e lere me ba nji kanton .
    ---------------------------------
    Jo jo s'ka ndërmend askush Dorontina që të bëjmë kantone në Zvicër se edhe po të mundnim nuk e bëjmë dot se janë shumë arsye. Nuk është mirë të thuash "se po rrej", nëse këtu po mundohesh të këshillosh diç më mirë, ju po sharroni edhe më tepër. "Ani thot vullnetarisht ipen mësimet" këtë në gjuhën shqipe e quajmë Ironi. Nuk e di ku jetoni ju, por nëse jetoni këtu në Zvicër kërko hollësira në lidhje me mësimin plotësues. Edhe njëherë po ta vërtetojë se nuk është edhe aq lehtë të oganizosh mësimin plotësues në diasèporë. Ka raste thash se mësimdhënësi punon pa pagesë gati 16 vite, kjo s'është aspak për t'u krekosur apo lëvduar dikush, por ashtu është gjëndja. Megjithate unë ju falënderoj për angazhimin tuaj në bisedë por pa fyrje atyre që punojnë e flijojnë çdo gjë për ta ruajtur brezin e ri nga asimilimi që është veç duke e bërë punën e vet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Milla : 04-10-2007 më 12:25

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E nderuara Milla,
    Herë pas herë, kam çasje në problemet e shqiptarëve, në diasporen tonë europiane dhe në veçanti në Zvicër, pasi që disponoj me një vizë tremojure, jo të përhershme, kështu që një herë, më ka rastis që të jem, në një Kuvend të Lapshit për Zvicër, nga i cili, kuptova që, ata mësimdhenesit kishin Probleme të mëdha, në radhë të parë në komunikim me njëri - tjetrin por që besa një pjesë edhe në përgaditjet e tyre profesionale.
    Tashti, këtu megithëse nuk është tema dhe Rubrika për gjuhën, Ju mbase edhe nella, kishit të drejtë rreth përdorimit të gjuhës nga mësimdhenesit, varesishtë rrethit nga vijnë ata, por unë mendoj që nuk është shqetesuese, përdorimi i ndonjë fjale, që është e " huazuar" ose siç quhen ndryshe " barbarizma" ngaqë shumë nga ato, me kalimin e kohës janë bërë si fjalë origjinale të shqipes. E kjo vlenë sidomos për fjalët që kanë pas përdorim dhe prejardhje nga gjuha latine. Ajo që unë mendoj që do të ishte si tepër brengosëse është diksioni i të folurit, të shumicës së mësimdhënësve, për aqë sa kam parë në atë Kuvend, ku përpos një a dy vetave, të cilët me të vërtet kishin diksion të pastër, të tjerët flisnin gjuhën me intonacionin e rrethit prej nga vijnë. Pra, mësimdhënesit nga Kosova duhet më shumë t'u kushtojnë kujdes theksimit ( shqiptimit) të zanorëve të theksuara.
    Përndryshe po të na njohtonit pak më detalishtë për, ta zëmë lapshin e Cyrihut s'do ishte keq ngaqë në atë Kuvend, kam dëgjuar që kanë probleme teksa tek një mik i imi, ku gjendesha në Aarau, pash dhe u informova që; atje LAPSh-i. po funksiononte në mënyrë të shembullortë.
    Por mua më ka brengosur, një dukuri shumë evidente dhe e theksuar, e që është ajo e mërgimtarëve të vjetër. Ata nuk kishin bërë ndonjë hap përpara në ngritjen e nivelit të vetvetes por kishin ngelur po ata që kishin qenë shumë vite më parë. E kjo " prapambeturi" e tyre ishte manifestuar edhe tek brezi i të rinjëve.
    Gjatë një vizite që kisha bërë në Universitetin e Llozanës, Gjenevës dhe të Cyrihut, shumica e studentëve shqiptarë, ishin prindërit e të cilëve kishin emigruar në fillim vitet e 90-ta.
    Për mua kjo ishte brengosëse sikurse mos njohja e gjuhës shqipe nga një masë jashtëzakonisht e madhe e të rinjëve tanë...
    Me sinçeritetin më të madh
    Preng Sherri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 05-10-2007 më 06:00

Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  4. Kadare - "Kombi shqiptar në prag të mijevjeçarit të tretë"
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •