Dhe sigurisht qe te gjthe Shqiptaret do votojme per kengen perfaqesuese ne eurovision, e cila ishte:Postuar më parë nga bOndi_oo7
FANTASTIKE
Dhe sigurisht qe te gjthe Shqiptaret do votojme per kengen perfaqesuese ne eurovision, e cila ishte:Postuar më parë nga bOndi_oo7
FANTASTIKE
Pershendetje Per Familjen Time Ne Zvicer![]()
Edhe nje pershendetje per familjen time qe ndodhen ne zvicer ju dua shummmmmmmmmmmmmm![]()
Sui generis
Postuar më parë nga Dorontina
Përshendetje e nderuara Dorontina
Më vjen shumë keq, që këtë shkresë tuajen, nuk e kam vërejtë me kohë ngaqë do të mundë të shkembenim ca fjalë për " shqetesimet tona". Në të vërtetë, migrimi tek shqiptarët, nuk daton që nga shekulli i kaluar por shumë- shumë herët. Tekefundit, a nuk ishte vet Kryeheroi ynë Skënderbeu, që bëri jetë mergimi për vite të tëra; Naimi, Samiu, Filip Shiroka, Çajupi?
Sa e sa balada, bënë rapsodët, në mënyrë didakqe( ngaqë akoma s'kishim alfabet për ta shkruar shqipen, këtë gjuhë të bekuar)për Baladen e Gurit, Për Mitruan që sall një natë ndejti me grua"...
Ishin kohëra tjera ato.
Emigrimi me të vërtetë nënkuptonte, vaj e mall e ndarje ndoshta e përhershme ngaqë ta zëmë:
Për të emigruar nga Europa në Amerikë, duheshin katër muaj rrugë me Anije dhe katra tjera për t'u kthyer. Pra, fare pa qendruar, në familje duhej të llogarisje tetë muaj rrugë në detë të hapur. E, tash ata që emigronin, me siguri që s'kanë mundur të mungojnë nga vendet e tyre të punës për një vit të tërë. Andaj, ata kanë zgjedhur një qëndrim për një çerek e më shumë shekulli, për t'u kthyer pastaj në vendlindje, sa për të mbyllur sytë përgjithnjë.
Me zbulimin e Aeroplanit, trenave të shpejtë, rrethanat kanë ndryshuar që do të thotë vendlindjen e ke në pëllëmbë të dorës.
Gjatë përshkrimit tim, të një vizite në Zvicer, ishte vetëm një dromcë imja e vogël nga shumë gjera të bukura por edhe të shemtuara, që më kishte parë syri. Natyrishtë që më së shumti më interesonin patriotet e mij ngaqë në fundë të fundit, ishin Njerzit e gjakut dhe ashtit tim.
Por shqetsimi im kishte të bënte, me gjeneraten e dytë dhe deri dikund të treten, që ngadal po vinte në jetë, për faktin që, edhe këta nuk lëviznin, shumë hapa më tutje, nga prinderit e tyre.
Më kishte rastis që të udhëtoj, nga një qytet në Jug të Zvicres ( Locarno) ku mbahej një Festival Filmi gjerë në Zhenevë, me një Pushim-Zbritje në qytetin e Cyrihut, që ndryshe njihet në botë si qyteti i FIFA-s. Bashkë-shoqëruesi im, më spjegoi që" Në trenë rrallë të bije të takosh ndonjerin nga zviceranët të cilët nuk lexojnë ndonjë gazetë, Libër, Roman apo edhe studime të ndryshme nga punët që bëjnë" teksa këta tanët ( e kishte fjalën për shqiptarët) edhe nëse pesë orë udhetojnë pa nderprerë s'u vate mendja të lexojnë bile pak".
Në Zhenevë kisha takuar një mik timin Krijues. U ç'mallem me njeri tjetrin. Kur ai kishte ikur për në Zhenevë, ia kisha pas lakmi duke menduar, që problemet e tija materiale i ka zgjedhur. Në faktë edhe kështu e takova. Pa probleme materiale por me probleme tjera të cilat ishin shumë më të mëdha se ato të xhepit; Ai vuante shpirterisht!
" Lum ti që je në Zhenevë"- i thashë." Ti tani je në qender të Europes"..
" Eh" psheretiu ai dhe vazhdoi.- " Europen e kisha në Prishtinë, Në Tiranë ngaqë atje rrinim me nga një kafe tërë ditën në " bagrem " ose te " ARTHURi" ama bisedonim për Lorken, Sartrin, Niçen, balzakun,kadaren ndersa këtu, sikur këto personazhe fare të mos ekzistonin. Personazhet e vetme me të cilat takohesh janë " sa po kurseni, ku çfarë kerri( makine) kam blerë ose " a po vjen sonte në Muzik se ishin ardhë do kangtare t'reja e krejt copa ishin"....
Sinçerishtë Intelektuali po vuante dy fish në Zvicër por më thotë mendja që kështu do të duhej të ishte edhe në vende tjera të Europës ngaqë; ata s'pari s'kish bashkëbisedues në gjuhen e nënës për të kuvenduar ( debatuar) dhe nga ana tjetër në Qarqet intelektuale të vendit s'bënin pjesë, të nisur nga egoja e tyre por edhe në mungesë të komunikimit të barabartë, si mungesë njohje të gjuhës shkencore.
Pra e nderuara doruntina
Ajo që më kishte shqetsuar, ishte " insistimi i prinderve" që fëmijët të mos i shtysin, për të bërë një shkollim, pak më të mirë se të tyrin por që insistonin që, ata të gjenin çfaredo pune, për ta sjellë pastaj pagen, babait në shtepi. Mua më ishte dukur shumë tragjike, kur takova një vajzë të re, të bukur, e cila më tha që punon në një Firmë për pastrimin e objekteve. Nga shkolla kishte bërë vetëm 9 klasë, ani pse ishte e lindur në CH.
Në Klube të shqiptarëve të binte të degjoje, britmA ndersa nga tymi, s'mund të shikoje më largë se tavolina e dytë, ndersa për çudi, asgjëkundi s'mund të vereje një libër, në ndonjë raftë përveqse letra bixhozi dhe aty ketu ndonjë shishe birre.
Për të mos ju lodhur do të ndalem me kaq megjithëse do të mundja të bëja një përshkrim me IKS faqe për Zvicren, Italinë, Gjermaninë, Britanin e Madhe ( Dablinin dhe Londren).
Në mbyllje të këtij shkrimi papritmas më jehuan në kokë vargjet e çajupit:
Ku na duket balta më e ëmbël se mjalta?-
Në SHQIPËRI!
"
Mire e tha dikush me larte.
Neve si zakonisht i marrim sendet nga e prapa. Ne vend qe te integrohen, te rinjte tone ne Zvicer asimilohen dhe behen me Zviceran se ta.
Problemi eshte integrimi nuk kerkohet neper disko e open air ndodhi, po duhet njeri te dij ku dhe si duhet te integrohet.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Postuar më parë nga StormAngel
Pajtohem me ty !
A e dini se qfar me pengon tek shqiptaret ne zvicerr ?
Jo-Diciplina !!!... Kur aj shqiptari e therri at vashen me thik ne Monthey.. disa "intelektual" shqiptar u thirren ne skenen e tsr1 per me spjegue at akt.. jo-human... a e dini se qfar na thojke aj i mjer ?
Thojke qe shqiptart e ri qe sun integrohen ne zvicerr sepse i ka fajet " KANUNI I LEK DUKAGJINIT" Ppffffffffffffffffffff... o Zot !!! ... a din sa keq me ka ardhë !
I ngrati veq ja futiii hajt !
Shqiptarve të ri,. i mungon nje forum ! Forumi rinor,. qe qdo kanton duhet ta ket.. kush ka probleme,. te jemi ne gjendje ti ndihmojn njeri tjetrit e mos te shesim budallakija. Për mu, kjo eshte e vetmja menyr per tu integruar ne nje shtet siq eshte Zvicra krejt ne diplomaci e mirsi.
::Ashkimi e bën Fuqinë:::::::
Postuar më parë nga BuB@
Ajo qe vërtet është penguese për integrimin dhe përparimin tonë këtu në Zvicër është mungesa jonë e dëshirës për përkrahjen e vlerave shoqërore në mjedisin ku jetojmë...
Që nga fëmijëria e hershme më kujtohet shprehja popullore hasur nëpër përralla, shkolla dhe biseda familjare: - Sipas vendit; bej kuvendin!
Këtu kërkojmë të bëjmë kuvende alla shqiptare, dhe këto.., jo kuvende alla shqiptare me frymen e kohës "sot dhe këtu" si në trojet shqiptare një të njëjtin ritëm kohe, por alla shqiptarshe me frymen që kemi sjellë me vete ketu e dekada me parë që jemi shpërngulur.
Harrojmë të kthejmë kokën anash të shohim të paktën vëllezerit dhe motrat tona që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni se në çfarë përparojnë ata... çfarë marrin të vyeshme nga jeta "sot" , çfarë lënë...?!
Harrojmë ti hedhim një këndvështrim civilizimit të vendit ku jetojmë...
Këta njerëz që jetojnë dhe mendojnë ndryshe nga ne historikisht kanë kaluar nepër problematikat tona të menduarit dhe jetuarit... Kjo shumë shumë kohë më parë dhe sigurisht disa lloj pasojash i kanë bërë ta shohin jetën me nje sy tjetër. Mbi të gjitha, i kanë mësuar ta shohin jetën më praktikisht dhe më realisht pa iluzione "si mund të bëhet" por "çfarë bëhet konkretisht" . Janë interesuar më shumë se thjesht sipërfaqësisht t'i drejtojnë fëmijët e tyre drejt arsimimit, kultivimit personal dhe ti ushqejnë me vlera vërtet të shëndetshme dhe kuptimplote për jetën...
Shqiptarët në Zvicër kanë mbi 30 vjet që kanë emigruar gradualisht, me një dyndje më masive pas viteve 1990... Kërkoni statitikisht: Sa përqind e fëmijëve të gjeneracionit të dytë, më pas të tretë, pra më konkretisht sa për qind e fëmijëve shqiptarë të lindur pas viteve 1970 e këtej janë arsimuar dhe realizuar plotësisht me një profesion që ngre nivelin e jetës si ekonomikisht, ashtu edhe personalisht, përpos në mirëmbajtje apo ndërtimtari...
Shumë, shumë, shumë pak në krahasim më gati 200 mijë shqiptarë që jetojnë këtu...
Pra asgjë nuk ka të çuditshme pse ne shqiptarët kemi probleme integrimi... dhe në vend që të humbim kohë duke u ankuar le të bëjmë dicka për veten e tone në drejtim të integrimit, ose më mirë në drejtim të bërjes së një vendi të denjë në mesin e shoqërisë ku jetojmë duke rehatuar vetveten në radhë të parë dhe shtrimin e një udhe më të mbarë dhe më të ngritur intelektualisht për pasardhësit që lindin dhe do vazhdojnë të lindin e jetojnë po këtu!
Ky ishte mendimi im....
Me respekt
Elna.
p.s. Më paska marrë malli të shkruaj në forum.
Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 27-06-2007 më 13:52
Rreth problematikës së shqiptarëve në kantonin Tiçino keni një informacion relativisht të mirë në këtë link:
http://www.rtsi.ch/trasm/falo/welcom...ds=0&idc=20904
Me shpresën se do tu pëlqejë, mirëmbetshi....
Ketu ne Zürich, kur i sheh te rinjte, te vjen te plasesh.
Shqiptare jane, shqiptarine e kane harruar.
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Krijoni Kontakt