Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mushkolaj:Sadiku ishte njė nga atdhetarėt e devotshėm tė ēėshtjes sonė kombėtare


    Gjakovė, 12 nėntor (Kosovapress) Time: 9:39

    Tė martėn nė fshatin Dushnjė tė komunės sė Gjakovės, nė prani tė njė numri tė madh pjesėmarrėsish, miqsh dhe ish-luftėtarė tė UĒK-sė, u varros veprimtari i shquar, Sadik Ukė Zeneli dhe nipi i tij, Sefedin Zeneli, tė cilėt tė shtunėn e kaluar u vranė nga polici i SHPK-sė, Valon Miftari
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Llapi,

    Autori I kesaj vrasjeje te dyfishte nuk I takon UDB-se, bazuar ne shkrimin e mesiperm ai I takon SHPK-se.

    Cfare te shtyen te mendosh se kjo vrasje ka motive politike?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Arb vrasesi vjen nga sigurimcat e ldk-se qe njikohesisht jan edhe bashkepuntor te UDB-es e qe per fat te keq jan pranue ne SHPK kjo veq dihet kaher se kush po vret ne Kosove por u mundoishi tia futni Ēlirimtarve veq do vjn dita e do te dalin te gjitha ne shesh.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Njė police e vrarė dhe dy tė plagosur nė njė atentat afėr Pejės

    Pejė, 24 nėntor - Sot nė orėt e mėngjesit, nė aksin rrugor Pejė - Deēan, nė njė atentat tė organizuar, ėshtė vrarė njė pjesėtare e SHPK-sė kurse dy policė tė tjerė janė plagosur. Policja e vrarė ėshtė Sabahate Tolaj mga fshati Pobėrgjė, kurse dy policėt e plagosur janė Jusuf Haklaj (1956) nga fshati Isniq dhe Hysen Ukė Lataj, tė cilėt janė shtrirė nė spitalin e Pejės.
    Policia menjeherė ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Njė ish-ushtar i UĒK-sė mbijeton njė sulm nga prita


    Prishtinė, 24 nėnor (Kosovapress) Time: 14:31

    Nė mbrėmjen e sė dieles,rreth orės 22, duke u kthyer nė shtėpinė e tij nė fshatin Krujė (ish- Kishnarekė)tė Drenasit, Shaban Haxhi Sylaj, (1965) ish ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nga persona tė panjohur ėshtė sulmur nga prita me tė shtėna automatiku.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ai polici i LDK-se (nuk e dime sakte kte punen e kujt partie eshte ) vrau ball per balle dhe u dorzua.. kurse kta te tute o Llap vrasin mbas shpine dhe ikin ne erresire si hajna..


    A eshte prononcuar Qosja, Demaci, Surroi e Xhavit Haliti ne lidhje me vrasjen e Sabahetes?


    Ne Kosove disa njerez mendojne se ... ata qe vriten e meritojne vrasjen e do jen "tradhatara" se Partia ... sipas mendjes tyre.. nuk vret kot..

    Keshtu mendonin dhe ne Shqiperi dikur..

    Enveri i shkruante Nakos.. vriteni Zef Malen se eshte i poshter..
    Bab Myslymi e mori vesh se dun tja vrasin mikun dhe i tha Zef Males..ik o bab se kta dun me te vra..

    Mirpo dhe Nako dhe Myslymi u mjaftuan me nga nji po ose jo urdherave te Enverit e nuk e moren seriozisht e ti kunderviheshin ksaj metode..
    Dhe pas nje viti Bab Myslymit ja vrane Mikun e Familjes, Mustafa Gjinishin, Heroin e Luftes Antifashiste, Njeriun qe krijoi FRONTIN e qe mobilizoi te gjitha Shtresat ne luften kunder okupatorit..
    Bab Myslymi qau nje muaj rresht per Mustafane nga hidherimi e turpi qe ata qe Ai i strehoi e i dha buke ja vrane njeriun e Shpise..
    100 vjet miqesi kishte fisi i Bab Myslymit te PEZES me Gjinishet e Peq-init dhe ishte ky Mustafa Gjinish qe ngriti ne luft nje Popull nga Shkodra deri ne Gjirokaster..
    Asnji njeri nuk ishte aq popullor e aq aktiv ne organizimin e Levizjes nac-Clirimtare sa Mustafa Gjinishi dhe megjithate ata cubat e Dushani..e vrane te mjerin Mustafa..
    Dyftyrshi Hoxha u detyrua qe te jap urdher qe ne Gjithe Shqiperine ku kish partizan e Kshilla nac-Clirimtare te ngrihej flamuri ne gjysem Shtize..ne shenj zie se "armiku" na vrau heroin Mustafa Gjinishi..

    2-3 vjet me vone vet Nako bie i vdekur ne zyre nga plumba te panjohur..

    Shoket e partise e hengren me buke turpin dhe mbyllen sqepin.e nji nga ata ishte dhe bab Myslymi i cili ra squke e nuk u ndje 50 vjet..
    Por ai qe vret njehere vret Gjithmone dhe Dora e Hoxhes filloj ti vrase nji nga nji te gjithe..

    E hengri Koci Xoxja..e hengri Bedri Spahiu..e hengri Tuk Jakova e Pandi..e hengri Koco Tashko, vellai i Teftes Tashko e hengri dhe Dyl kėllezi e Beqo by-th ulluku i tirones..besniku i Enverit..e hengren Koc Theodhosi e kico ngjela i Tirones me . e kadri Hazbiu..e hengri Hito e Petrit Dumja..Nexhip Vincani e Gjin Marku..e nuk numrohen te vraret e te burgosurit..por ata kurre nuk reaguan..
    He se kte plenum nuk e ka ndoshta me mua Enveri po do ja fusi Kocos..he se kte radhe po ja fut Beqirit..e nje dizaj nuk i ngeli asnje Partizan Legjendar PPSH-se pervec Kufomave te sklerozuara e te poshteruara te llojit Peci, Lleshi e Peza..e PPSH u mbush me Mjelsa e Druvare e Populli perfundoi ne Litare...ne litaret e Eksodit te vaporrave...

    Edhe Kosova qe duhet ti kish te qarta se ku te con VRASJA E PARE..duhej te reagonte me Kohe...
    Tash eshte vone..

    U Vra enver Maloku..he pun e madhe..u vra Drini..mir ja bene..u vra Smajli..pun shum..u vra Tahiri..mir ja ban qenit..u vra Ahmet Krasniqi ..mir ju ba titistit..e tash dhe gra e vajza po vriten ne Pritat enveriste..

    UNMIKU nuk ka detyre patriotike te luftoje vrasjen..
    Lufta kunder enverizmit vrases Kosovar eshte detyre NR 1 e LDK-se sepse ajo ka mandatin e Popullit..

    Deri kur do fleje LDK???

    U vra Sabahetja..vajza e mire e atdhetare e kosoves dhe RUGOVA nuk guxon te shkoje ne Varrim sepse i ka gati AAK-PDK raketat kunder tije..

    KOSOVA po perjeton nje okupacion te RI..okupacioni Enverist Kosovaro LPK-isto PDK-AAK-ist..


    Ky okupacion ka filluar qe ne kohe te Okupacionit SERB dhe i sherbeu SERBISE ne Masakren kunder Kosoves..
    Me ikjen e SERBISE nga bombat e NATO-s okupatori i ri hyri si gjarperi ne Kosove e po ben ligjin..

    Ata vrasin e qeshin ata vrasin e shpifin..ata vrasin e derdhin lot krokodili ne sy te UNMIKUT..

    Populli frikacak i Kosoves eshte trembur ne palce dhe i ngjan si dy pika uje Popullit Vlla frikacak te Shqiperise qe dhe sot Voton krokodilet staliniste..

    turp..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari Prralla a???!!!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vdes edhe pjesėtari i dytė i SHPK-sė


    Prishtinė, 29 nėntor (Kosovapress) Time: 13: 29

    Tė premten mbrėma, nė spitalin e Prishtinės, ka vdekur Isuf Haklaj (47), pjesėtar i SHPK-sė, i cili ishte plagosur rėndė nga persona tė panjohur mė 24 nėntor nė hyrje tė Pejės.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Lajmi i hidhur mbi vrasjen e oficeres sė Shėrbimit Policor tė Kosovės, Sabahate Tolaj dhe plagosjen e dy oficerėve Isuf Haklaj ku me vone me date 28 nentor vdiq ne spitalin e univerzitar te Prishtines dhe Hysen Lataj indinjoi mbarė qytetarėt e Kosovės e mė gjerė.

    Kriminelėt po vrasin njerėz tė institucioneve tona. Ky ėshtė njė skenar i njohur pėr shqiptarėt edhe nga regjimi pushtues serb. Edhe ata vrisnin njerėz ditėn edhe natėn madje i zhduknin edhe pa gjurmė.

    Edhe sot na vriten nė pritė njerėzit ditėn edhe natėn. Na vriten madje edhe oficerėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės. Lajmi i hidhur pėr vrasjen e oficeres sė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė mėngjesin e 24 nėntorit ishte lajm i hidhur dhe tragjik pėr tė gjithė ata qė u informuan. E pabesueshme por e vėrtetė. E ky lajm u pėrhap shum shpejt anekėnd rruzullit tokėsor. Nė Kosovė po vriten mbrojtėsit e rendit. E vrasėsit si gjithnjė deri mė tani janė persona tė panjohur.

    Vetėm viktimat gjithmonė identifikohen e vrasėsit ikin tė qetė nga vendi i krimit dhe zhduken pėrkohėsisht sa pėr tė vazhduar planet e tyre tė errėta edhe mė tutje.

    Dhe puna e pėrgjegjėsia mbeten nė organet e hetuesisė qė tė punojnė mė me vendosmėri qė kryerėsit e kėtyre veprave kriminale tė vihen para drejtėsisė.

    Kėtė punė e bėnte edhe Sabahatja. Ia prenė rrugėn ata qė nuk e duan as Kosovėn e as demokratizimin e saj. Kushdoqofshin e farėdoqofshin ata janė armiq tė pėrbetuar tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, ata janė njerėz tė lig qė mundohen tė mbjellin frikė kudo madje edhe nė institucionet e Kosovės.

    E kanė gabim. Askush mė nuk i frikohet vdekjes, askush nuk e vė jetėn para gjakut tė derdhur, mundit e tė sakrificės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, para institucioneve tona. As Sebahatja e cila nė moshė tė re kapi pushkėn dhe doli nė front pėr ta mbrojtur tokėn e Kosovės, nderin dhe dinjitetin e kombit. Pas luftės u rreshtua aty ku e donte nevoja nė ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit dhe tė sigurisė nė Kosovė.

    Shpėtoi nė luftė e u vra nė paqe! Por a thua u desht qė edhe ajo tė bjerė viktimė nė vend se tė vazhdojė punėn e saj fisnike pėr tė jetuar ne tė qetė e tė lumtur.

    Se Sabahatja u vra nė pritė e me paramendim kėtė tanimė tė gjithė e kanė tė qartė, por nuk e kanė tė qartė pse dhe kush e bėri kėtė. Kush dhe pse e vrau nė pritė nė fillim tė shtatorit edhe policin nga Berjaha, Hajdar Ahmetin.

    Kush janė ata qė aq shumė e urrejnė lirinė e Kosovės dhe qytetarėt e saj.

    Kush janė ata qė aq shumė i kundėrshtojnė institucionet tona pėr tė prodhuar kaos e anarki. Njė ditė do tė identifikohen me emrin e vėrtetė.

    Po bie kambana e fundit qė tė ndėrgjegjėsohen tė gjithė ata qė kanė obligim dhe kanė pranuar pėrgjegjėsinė historike pėr tė mbrojtur kėtė vend tė pėrvuajtur pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut, pėr tė mbrojtur institucionet tona, pėr tė mbrojtur tė ardhmėn e Kosovės qė tė zbulojnė kriminelėt. Ata duhet tė kapen sa mė parė dhe tė marrin dėnimin e merituar.

    Ėshtė e tepėrt qė ky popull t'i bartė mbi supe gjithė kėto ngjarje tragjike qė po ndodhin nė Kosovė dhe po shkaktojnė dhembje e pezm. Tė gjithė po protestojnė ashpėr kundėr sė keqes qė po na kanoset nė shekullin e 21.

    Vrasjet nė pritė nuk i kemi pasė traditė as trashėgim. As nuk duam t'i kemi kurrė nė mesin tonė. Ato do tė duhej tė marrin fund njėherė e pėrgjithmonė dhe tė pėrvishemi punės e ta ndėrtojmė jetėn dhe ardhmėrinė.

    Fundja kjo ishte dėshirė edhe e Sabahate Tolajt dhe e Hajdar Ahmetit, oficerė policorė dhe tė gjithė atyre qė ia falėn jetėn ndėrtimit dhe mbrojtjes sė institucioneve dhe shtetit tė Kosovės.
    Neve na mbetet qė tė punojmė e tė ndėrtojmė edhe mė tej dhe tė forcojmė institucionet tona nė mėnyrė qė krimit t'i ndalet hovi dhe tė zhduket fara e tij nga trojet tona duke i vėnė kriminelėt para pėrgjegjėsisė.

    Ndėrkaq pėr tė gjithė ata qė e njohėn Sabahaten nė luftė, nė paqė, nė punė dhe pėrmes ekranit televiziv ishte dhembje e madhe vrasja e saj nė mėnyrėn mė tinzare, por krenaria do tė mbetet si vulė e pėrjetshme pėr ne dhe brezat qė vijnė.

    I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr veprėn jetėsore tė heroinės sonė Sebahate Tolaj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •