Mengjes ne tetor
Eshtė njė mengjes pa ty,
pėrpiqem tė tė largoj nga mendja,
nuk ka mundesi.
Pse mė mundon kaq shumė,
ti dashurija ime mbyllur nė dry.
Ka kohė qė nuk tė kam shijuar mallin,
ka kohė qė nuk tė kam prek,
ka kohė qė loti mė rrjedh,
por ti nuk mė preh.
Asgjė nuk mund tė paramendoj,
mė tė mire, se ty tė tė kam pran.
Asgjė nuk mund tė paramendoj mė tė ėmbėl,
se perqafimin tėnd ta mbajė.
Asgjė nuk mund tė paramendoj mė tė qeshur,
se buzėn tėnde ngjitur nė mua.
Asgje mė tė mirė nuk ka nė kete botė,
se dridhjet e shpirtit pėr njė dashuri tė ngroht……..
Krijoni Kontakt