Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37

Tema: Plasaritje

  1. #11

    Re: Plasaritje

    Postuar mė parė nga fisnik
    Fly away

    “Ti vjen e shkon
    kjo s’ka rėndėsi”
    zjarri i ndezur
    nuk shuhet dot
    nėse dashuria
    mbėshtetet nė zemėr
    e kėnga nė melodi
    fjala ka kupim
    kur,
    loti nuk del
    vetėm nga syri
    poeti
    nuk mban zi
    veē,
    lidh nyje-nyje
    kėnaqėsitė e natės
    me puthje tė buta
    qė shkrijnė yjet
    e pėlcet delli
    mes kėmbėsh
    shkumė e bardhė
    zjarr nė kurm
    prush pėr kėngė
    nisin rrėshqitjet
    psherėtimat ripėrtypen
    ēdo ēast
    fjalėt digjen
    maja e gjuhės
    lėvizje nė terr
    ethe
    gjamėt si nė jerm
    zgjasin lojėn
    s’marr vesh
    ėshtė kjo dashuri
    apo flakė

    Zėmė pozitat
    si nė beteja
    gjumit i shpallėm luftė
    derisa na tradhėtoi


    Dy puthje tė fundit
    asnjė fjalė
    goja s’punon
    dėshmi e ndarjes
    mes buzėsh pėshpėrimė
    ti tash po shkon
    n’mot kur vjen
    deshta tė them

    Ikja
    me hapa tė shpejtė
    gulshimin nė fyt
    shikim tė ēartur
    lėng nė buzė
    pėrzirje
    lotėsh me djersė
    shije e rėndė
    reklamat veshėn
    veladonin e zisė
    unė rrugės time
    ti - fly away
    Lamtumirė

    Shumė e bukur . Urime.

    Elna.

  2. #12
    Fisnik te kam percjell gjithemon ne heshtje...shume here kam pas deshir te te pergezoj per poezit por me ka mungu vetebesimi...

    Sonte vendosa te shkruaj edhe te ju pergezoj per poezit e tua por edhe prozen e ke te shkelqushme!

    Ne vargjet tua ka shume dhimbje...!



    Me shume respekt
    Nje adhuruse e shkrimeve tua
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 03-11-2003 mė 22:45

  3. #13
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Postuar mė parė nga Brari
    Poezi te bukura je ka i ban o fisnik djali..

    Edhe un po e baj nji poezi per Kosoven..

    ....
    Brar i nderuar,

    Tė falėnderoj, si gjithnjė, pėr kohėn qė i kushton leximit tė poezive tė mia, por edhe tė tjerėve. Ti ke tė drejtė t’i kėndosh Kosovės sepse e do sikur unė, pra ket tė drejtė edhe tė kritikosh veset e ēoroditura tonat siē ke bėrė nė poezinė tėnde.

    Postuar mė parė nga Elna Durrėsi
    Shumė e bukur . Urime.

    Elna.
    Durrėske e nderuar, tė falėnderoj pėr vlerėsimin qė mė ke bėrė. Mbiemi yt Durrėsi mė kujtoi pushimet aq tė kendshme qė kalova nė Durrės vitin e kaluar. Ma kujtoi hotel Illirinė dhe siishullin artifical nė tė cilin gjatė qėndrimit tim ndodhėn tri dasma. Romantike kjo!

    Shėndet !

    Postuar mė parė nga Dea_a


    Fisnik shumė therrėse i ke poezitė......

    Dea a, emėr i ri qė me paraqitjen e pare freskove forumin. Pastaj me tregimin e shkurtėr e tė ndier na mallėngjeve tė gjithėve. Na i ktheve edhe njė herė kujtimet e tmerrshme tė luftės dhe ankthin qė familjet po pėrjetojnė duke pritur pjestarėve e tyre: as tė vdekur as tė gjallė!
    Ndėrsa me elegjinė e huazuar ke shprehur njė dhimbje tė madhe!

    Tė falėnderoj duke tė pėrshėndetur dhe shprehur ngushėllime.

    Postuar mė parė nga Mjellma
    Fisnik te kam percjell gjithemon ne heshtje...shume here kam pas deshir te te pergezoj per poezit por me ka mungu vetebesimi...

    Mjellma,

    Guxo pa hezitim! Tė falenderoj pėr kėtė inkurajim dhe pėrgėzim. Edhe unė t’i kam lexuar shpesh shkrimet ne ditarin e kujtimeve.

    Pėrshėndetje

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  4. #14
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212


    SHPRESĖ

    Nga ēardaku i kullės
    ndihet fishkėllima e trenit
    kerkon t’i lirohet rruga

    S’e sherben mė kėtė stacion
    ka vdekur edhe udhėtar i fundit

    Tri notat e lozura
    nė pianon e vjetėr
    muzikė sublime pa tekst

    Me “kėngėt e pakėnduara “
    poeti niset n’banesėn e fundit

    Nė dhomėn sterile
    diagramėve nė monitor
    nisi t’u zihet fryma

    Copė-copė trupi stėrkeqet
    Shpresa (s) vdes e fundit


    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #15
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    DRAMĖ

    Asnjė denim s’ma prishė gostinė
    engjėjut le tė prehen n’deliret pambarim
    n’darsėm s’e kam ftuar pėr inat hyjninė
    nė u zhduktė njerėzimi pėr fajin tim

    Shfaqjen e dramės s’dua ta ndalė
    edhe nėse teatri mbytet nė lotė
    lakuriq n’skenė vdiq shpirt i pėrdalė
    ngaqė fjalėn dashuri e di pėr zot

    Atė mbrėmje t’kam thirrė tri herė nė derė
    njė erė tė ēudishme ia ndieja trupit
    n’damarė digjej gjaku nga venė e prerė

    Trazimi i shpirtit pėr atė buzėqeshje
    ėshtė dyluftim qė s’ka fitimtar
    « prishje e gjumit » sipas Jeseninit

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Urime fisnik!
    Je mjeshter i vargut ,padyshim.
    Te lexoj me endje.

  7. #17
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Citim Postuar mė parė nga H-D
    Urime fisnik!
    Je mjeshter i vargut ,padyshim.
    Te lexoj me endje.
    Shumė tė falėnderoj pėr epitetin e mjeshtrit qė mė ke dhėnė. Por mjeshtrat janė tjerė. Unė ende asnjė pėrmbledhje me poezi nuk e kam tė botuar. Megjithatė falemnderit shumė qė gjen kohė e mė lexon nė kėtė jetė shumė dinamike.

    Pėrshėndetje...

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Fisnik,une mjeshter quaj dike qe me vargun e tij ,kur e lexoj me ndjen ne shpirt,dhe tek ty i gjeta,dhe filozofine dhe pathosin.
    Saper librin qe s'ke botuar?C'behesh merak,ka qe kane libra dhe s'ju lexohen dot te gjitha,pra s'ka te bej fare me keto qe thua,por te uroj nga zemra,qe krijimet e tua t'i perfshish ne nje vellim dhe jo vetem.
    Koha eshte e vlefshme kur lexon gjera te vlefshme dhe kjo s'quhet kohe e humbur.
    Nje poezi te bukur te lexosh ,nje tabllo te bukur te shikosh dhe nje fjale me mend ta thuash cdo dite,atehere thua jetova diten(kete e kam lexuar diku).
    Te pershendes H-D

  9. #19
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    POETĖ

    Poetėt janė dashnorė
    tė njerėzishėm
    qė orėt e vuajtjeve
    i kėthejnė nė gėzim

    Poetėt qeshen
    kur i kafshojnė
    nuk iu dhemb
    as kur u pėlcet damari
    nga tradhtia e radhės

    Poetėt janė zogj
    pa emėr e mbiemėr
    stoikisht u qėndrojnė
    trazimeve qėmtuese

    Poetėt janė emancipues
    tė vetmisė sė trishtė
    tė ėnderrave mbytėse
    tė nėnēmimit qė vret

    Poetėt janė racė mbi raca
    guxojnė me guxim
    t’iu kėndojnė virgjėreshave
    grave e kurvave
    muzave dhe hyjnive

    Poetėt i lodh lufta
    i merzit paqja …

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Bukur e ke thene Fisnik si kunderpergjigje te Oscar Wild,por ja qe ekziston dhe kjo dashuri shkreta qe ne i shkruajme pa pushim,a nuk e shfrytezojme ate gjer ne palce...?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •