Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Arrow Studentët prezentojnë projektvizionet për qendrën e Prishtinës (Arkitekturë)

    02.08.2003

    Universiteti Veror i Prishtinës disa ditë para përfundimit të edicionit.

    VETON KASAPOLLI
    PRISHTINË - Vizionet se si mund të duket pamja e qendrës së Prishtinës paraqiten edhe nga studentët e Universitetit Veror. Studentët e kursit “Disenji i vendeve kulturore” kanë prezentur të enjten në një ekspozitë katër projekte si vizion për rrugën “Nëna Tereze”. Studentë kosovarë dhe të huaj kanë treguar punën e bërë gjatë tri javëve të studimit veror në Prishtinë në ligjërimin Roxana Meygide, e cila i ka drejtuar ata në një hapësirë të caktuar në qytet, në të cilën ata janë përqendruar. “Studentët kanë dhënë disa vizione për hapësirën afër hotelit ‘Grand’, prej nga mendohet të fillojë në të ardhmen projekti për ndryshime në rrugën kryesore të qytetit”, thotë profesoresha Meygide. Sipas profesoreshës argjentinase, qytetit i duhet një hapësirë ku njerëzit të kënaqen, të relaksohen, një qendër që do të jetë kulturore, si dhe hapësira të mëdha me gjelbërim, të cilat i mungojnë kryeqytetit në përgjithësi. Që të katër projektet e punuara tentojnë t’i japin një pamje dhe efekt kulturor sheshit, që ndryshojnë rrënjësisht nga gjendja e sotshme. Një nga projektet i quajtur “Sheshi i Diellit” simbolizon gjallërinë, jetën e paqen, ndërsa parasheh që në të të zhvillohet çdo lloj aktiviteti kulturor me elemente tërheqëse për qytetarët e vizitorët që vijnë nga rrugët ngjitur me këtë hapësirë. Projektin tjetër, “Ameba”, studenti Nenad Radoja nga Novi-Sadi e quan: “Pak abstrakt dhe vështirë të realizueshëm, por kemi propozuar disa objekte të cilat simbolizojnë vlerat kulturore e tradicionale, që mund të shërbejnë si objekte funksionale”. Të gjitha punimet e bëra në kursin “Disenji i vendeve kulturore” kishin projektuar nga një objekt i mbyllur kulturor me pamje tërheqëse, i cili mendohet të shërbejë për kinema, galeri, shpërndarje të informacionit kulturor si dhe aktivitete të tjera kulturore. Ndërsa një student çek, Radek Schovanek, mendon se “fillimisht duhet të hiqet trafiku nga qendra e qytetit për t’i dhënë një frymë tjetër qytetit”. Sheshi i studiuar, sipas arkitektes Meygide, duhet të transformohet në një hapësirë ku të gjithë prishtinasit dhe turistët do të mblidhen, rreth tregut i cili mund të improvizohet me karakter tradicional një ose dy herë gjatë javës, rreth ngjarjeve kulturore siç janë shfaqjet teatrale apo ekspozitat e hapura. Studentët e arkitekturës me këtë ekspozitë, e cila do të jetë e hapur edhe dy ditë, po vazhdojnë të japin propozime për qendrën e Prishtinës, e cila pritet t’i shohë ndryshimet e para këtë vit. Universiteti Veror i Prishtinës edhe vitin e kaluar ka pasur si temë ndryshimet në kryeqytet, ndërsa muajin e kaluar është prezentuar nga disa institucione një projekt në të cilin rruga “Nëna Tereze” paraqitet si rrugë vetëm për këmbësorë.

    (shkëputur nga gazeta Koha)
    --------------------------------------

    Mendoj se është një gjë shumë e mirë, dhe shumë e vyer që vizioni ubranistik i një qyteti, nga të shumtat rrugë, të projektohet por edhe të lindet si ide nga nxënës së degës së Arkitekturës. Ata zakonisht janë edhe pjesë e qytetit ku banojnë, megjithëse në shumë raste janë edhe të ardhur nga qytete apo vënde të tjera të rajonit, pra e njohin mirë jetën e qytetit ku ata bëjnë dizajnimin e qytetit në fjalë.

    Një mynyrë të ngjashme për mendimin tim do të ishte shumë e mirë edhe për Tiranën, përpara sesa të hapeshe konkursi ndërkombëtar, për dy arsye:

    1. Sepse i jep një mundësi direkte studentëve të Arkikturës në ndonjë Universitet të Tiranës për të dizajnuar diçka konkretisht, dhe i stimulon dhe i lidh edhe më tepër me qytetin e tyre.

    2. Sepse nëse ndonjë, ose shumë prej projekteve të studentëve merren parasysh, at'herë buxheti i shtetit s'do të kishte nevoj të shpenzonte miliona ose miliarda Lekë për të paguar një studio arkitekturike prestigjoze, ku në këtë kontekts e dimë shumë mirë sesa shumë i duhen fondet Shqipërisë si aspekt i gjithanshëm.

    Megjithatë, i uroj fat dhe mbarësi këtij procesi për zhvillimin e qëndrës urbanistike të Prishtinës.

    Drini.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e troptit
    Anëtarësuar
    04-07-2002
    Vendndodhja
    Ne ate pjese te tokes qe me takon
    Postime
    109
    Tung!
    me fal po cilet ishin studentet kosovare qe paskan marre pjese ne kete Universitet veror?
    Se ketu degjova te flitej vetem per Zonjen Meigide( ne fillim thashe se mos e kane shkrujte keq ne vend te Mejhane!!!!) edhe te nje fare Nenad Radoja nga Novi Sadi, e mesa di une ky vend nuk eshte ne Kosove.
    Per sa i perket mendimit te meposhtem rreth pjesemarrjes ne ri shikimin e qyteteve tona, mendoj se ne rradhe te pare duhet te kerkohet mendimi i arkitekteve vendes e me pas per ndonje gje te dores se dyte mund te merret mendimi i ndonjearkitekti te huaj. Se pari sepse ne e njohim vetveten me mire se askush tjeter, e ne baze te kesaj mund te parashikojme zhvillimet urbanistike. Se dyti sepse studimet aritekturore te studiove te huaja kushtojne sa i biri te emen.
    JO NEGOCIATA! VETËVENDOSJE! WE SHALL NEVER FORGET!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 14:52
  2. Kosova me kod të ri ndërkombëtar postar
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •