-
heather's pub
Rrathe pa forme ne mendjen time
per nje copez t e harruar.
Trupa ditesh, perkujtime
urth i zemres tej i nxjerr,
e ben castin te praruar
nė vershime perndjellimesh.
Prit dhe pak, ti marramendje
gjithe trupin mos ma merr
se kam canta ende zbrazur
skuta shpirti krejt pambushur
faqe miqsh kam per te puthur
dhe aromen per t'iu ndjere
Rrathe pa forme me dredhin kurmin
mendja rrugeve me eshte ndere.
-
-
miku im, ne nete te gjata
koken vjen ma ve ne preher
thithesh fort, me merr gjithe eren
thelle ne bebez me kundron
Pret nje dridhje rastesore
me pasthirrmat mik per koke
liroj floket - krah i shtrire
m'i shkul fort, t'i hedhe pertoke
dhe te ngelet gjithe lekura
nene, e ve, me bark te thate
fryma ime te perthahet
ballit djersen kur ia thith.
Duart thelle m'i fut nder gjinje
afsh leshon lekura jote
e zhurit, ma tkurr tundimin
dhe une kthehem kraheleshuar
nga vegime ngjyra-boshe
djegien per te ta shijuar.
-
-
i/e regjistruar
...
heather's pub
Rrathe pa forme ne mendjen time
per nje copez t e harruar.
Trupa ditesh, perkujtime
urth i zemres tej i nxjerr,
e ben castin te praruar
nė vershime perndjellimesh.
Prit dhe pak, ti marramendje
gjithe trupin mos ma merr
se kam canta ende zbrazur
skuta shpirti krejt pambushur
faqe miqsh kam per te puthur
dhe aromen per t'iu ndjere
Rrathe pa forme me dredhin kurmin
mendja rrugeve me eshte ndere.
....
C'te thuash me shume se sa kaq? E mrekullueshme Henri...me more mendet me keto vargje, me trullose...
E gjitha eshte nje MAGJI, e gjitha eshte...
Deti BAJRI
-
-
E gjitha eshte dehje Deti. Me fal per banalizimin, po ne fund te fundit, nje e vjelle i ve kapakun. Gjithe gjithe mbetesh vetem me djegesiren e fytit ne mengjes dhe copeza bisedash qe vera nuk i treti dot nga mbreme. Te kutjohet taksia qe prite per me shume se njezet minuta tek qoshja e MAin dhe East 1st, aty perpara burger king dhe syte e ēapelyer te njerezve qe kuisin "Sa eshte ēmimi per nje nate?" Qelluan shume te dehur ne qytet ne nje nate te heret. Shume ankthe per t'u varrosur e pritje per te fashitur; gezime per t'u vrare per pjelljen parakohe dhe thjesht ēaste madheshtie qe hijezojne dhe friken. Qelluan femije qe nje dite me shume mund ta mbajne mend vetem nga era me te cilin e kishin parfumosur. Mesoburra qe llogaria e pesembedhjetediteshit nuk do t'u dilte as po te pinin nje birre me shume a me pak. Rastisa une qe udhet peshtyja se me dukeshin te panjohura, me ishin te pangrohta dhe plote damare te zbehte. Semundja me e gjate vdekjeprurese me rastisi.
Pese vjet kam pertypur
si bleta zgjoin e vet ne prag dimri.
Asnjerit prej tyre emrin nuk ia mesova
as shijen e frymes se mengjesit
Gezimet qe hidhnin drejt meje
i volla.
Dhe kafen me qumeshtin e skremuar
dhe pistat e skive dimer e vere
Peshqit e ngecur rrjetes sime,
i peshtyva ne qoshe te rrugeve.
Pashe dhe njehere emrat dallues
te tyre,
dritat jeshile, te pishmantat,
te kuqet.
Me kane shterrur diajte per te nėmur
Nenat e tyre nuk me shohin mė
si mbarsėse te denje per faren e tyre.
Po filloj te mallkoj dhe muzgjet
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Henri : 08-06-2002 mė 06:28
-
-
kalimtare--folje
***
nepsi,
te te therras keshtu? ti mbart nepsin e neps shperndan. witch po frymezuese ama!! sa here qe te lexoj, mesoj! thanks henri.
perqafime,
ani
-
-
It's not enough to speak.
Henri
keto jane gjerat me te bukura qe ke shkruar. C'qe ajo vere e bekuar qe te beri te ligjerosh kaq kthjellet? Pi, pra, c'pret, per nate pi vere, dhe na hidh te tjera....
Te perqafon Dikea
-
-
Si nje rutine ne mend me hyne
me gojet hapur
qe kaperdihen me ngutje
dhe me perqeshin: e perdale.
Me kallin datėn te gjitha maskimet,
rrobat e zgjedhura per mua te vesh.
Kam shtuar ne peshe,
s'me nxene mė miklimet.
Karficat e bindjeve i rruajta,
bashke me qimet.
Pergezimet neper shishe i ktheva mbrapsht
adrese kthimi nuk me ka asnje valė.
Gjymtyret e shkelen paqen me trurin,
pa afat.
Pas vetes ndjej se po marrosem
prape!
Ishte vere e bere vete, kortezi e Marges... musht i trashe ishte.
-
-
i/e regjistruar
permbytje
Nderkaq ti vret edhe rrudhat e ajrit
qe cuditerisht te rrine varur mbi sy
dhe si per inat, leshojne kumbimet: e perdale
Turfullon me veten qe te ndjell tundimet
vrapon e dehur per ne perfundime te shpejta
e padurimte dhe kurora jote prej shenjtore
Terheq fustanin permbi bel dhe nxjerr gjuhen si femije
Une nuk e njoh ate thua e pra mospllenimin
Moslag-ja e qellimte eshte e papranueshme
Per premtimet qe vjell
Sa here me zene ne fyt rrotat e kohes
..
-
-
qyfooooooooo
pershendetje...
diku takohemi shpesh ne te dy!
-
-
i/e regjistruar
Te dyjave
Per macen,
Nder ardhje verbuese te kam pare mjaullime
dhe nderlikime qerpikesh, gershete te bere
nga humbje sysh qe vagellohen haptaz
dhe shkembejne thellesine e njeri-tjetrit
Ti harkoje kurrizin ne perpelitje epshi
e une vrisja me mijera te palindur qumeshtore
Ndersa ti humbisje e dale jashte nga vetja
une shqyeja me etje guacken qe kish lene nga pas
ajo endecake qe nuk donte me kufij te parapercaktuar
Te mblidhej lukthi ne qender te grykes
flegrat te thithnin vetem aromen e djerses sime
dhe me gjuhen varur nga bedenat e gojes
kerkoje shijet e mija, sa te ishin te fresketa
Terboheshe kur me mblidhej rrenja
Kur mund te me crrenjosje me ore te perjeteshme
P.S: Akoma me percellojne majat e gjoksit
Per Henrin,
Poeteshe, te kane bezdisur lavirėt e fjales se shkruar?
Fillove te ndiesh edhe ti fshikullimat e kamzhikut popullor?
E ngrite hunden te kerkosh aroma me te bukura diku me tej?
Apo thjesht te percelloi e verteta (ajo pa zbukurime pra)?
Ndersehu me qentė e vetes e jo me embelsirat e te tjereve!
Keshille kjo e fundit!
Qyfo qe nuk le vryme pa mbyllur ky djall!!!!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qyfyri : 10-06-2002 mė 19:09
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt